Kirurgia,Ramës: Nuk i deshët kurrë mjekët, jeni fodullë, arrogantë, mosmirënjohës
Kirurgia Lida Shosha ka reaguar pas shkarkimit nga puna të mjekut të Urgjencës Ilir Allkja.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, Shosha i drejtohet kryeministrit Rama e shprehet se ky i fundit asnjëherë nuk i ka dashur mjekët me zemër.
Ndërkaq, Shosha shkruan në postimin e saj, që para se të pushohen mjekët, duhen pushuar parlamentarët.
Ajo thotë gjithashtu se bluzat e bardha po humbin jetën...