Zgjedhjet Parlamentare 2021

Mbarvajtja e zgjedhjeve parlamentare 2021
Opinion i juaj personal, kush do mbijetojë ? :)
Agron Duka uron PS për fitoren: S’mund të fajësojmë kundërshtarin politik përse përfitoi nga gabimet tona, duhet të korrigjohemi për të mos i përsëritur në të ardhmen Kreu i PAA Agron Duka ka uruar Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Me një mesazh në “Facebook” Duka shprehet se në jetë është rrëzuar shumë herë dhe është ringritur po aq herë, teksa thekson se suksesi i mundshëm i qeverisjes së Edi Ramës nuk është medalje për të, por një e mirë publike, duke shprehur...
Neser jane zgjedhjet qendrore ne Shqiperi, por dhe pse eshte heshtje elektorale me duhet te bej nje nderhyrje reflektimi per veten dhe gjithesecilin prej jush qe me lexon. Eshte e drejta dhe detyrimi yne moral dhe ligjor per te shpehur bindjen dhe vendimin tone se kush do na qeverise 4 vitet e ardhshme. Do ju beja thirrje te gjitheve qe kane mundesi te shkojne te shprehin vullnetin e tyre te lire per te miren e Shqiperise, duke lene menjane interesat personale dhe shitblerjen e te ardhmes...
Në Tiranë, kandidatët janë me sytë nga kutitë. Pandeli Majko, Mimi Kodheli e Fatmir Xhafaj, shpresojnë të thyejnë listën për të hyrë në Kuvend. TIRANE- Shqipëria po shkon drejt finalizimit të procesit zgjedhor për zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe tashmë ka nisur edhe përllogaritja e emrave që do jenë në parlamentin e ri në 4 vitet e ardhshme. Edhe pse emrat s’janë të finalizuar, thyerja e listës duket e vështirë. Deri më tani, votat e numëruara sjellin një rezultat të pastër për pjesën e...
Meqe gazeta e ka te ndaluar berjen copy, po e sjell me print screen sepse mu duk interesant si shkrim
Tom Doshi, kryetari i dorëhequr i PSD-së, nga Shkodra ka thënë se është i gatshëm të bëjë koalicion me PS. Në një prononcim të shkurtër për media, Doshi shprehet se me Lulzim Bashën nuk do të bashkohet asnjëherë në koalicion. Doshi: Synoj dy mandate në Shkodër. Mendojmë edhe për dy mandate në Tiranë. Do bëni koalicion me PS-në? Doshi: Po jemi të gatshëm të bëj koalicion me Partinë Socialiste. Do bëni koalicion me bashën? Doshi: Jo nuk do bëja asnjëherë. Top Channel
Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit. Por kushti është që Basha duhet të ndahet nga Sali Berisha e Ilir Meta. Kreu i PD iu përgjigj duke u shprehur se kryesocialisti nuk do ta ketë shansin që të jetë pjesë e qeverisë së tij, duke i konsideruar zgjedhjet e fituara nga demokratët. Lulzim Basha TIRANË– Ftesa e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim ndaj kryedemokratit Lulzim Basha ka trazuar ujrat e politikës shqiptare, kur...
Gjysma e kandidatëve të Partisë Socialiste dhe tre të PD-së në listat e Shkodrës janë banorë të Tiranës në një garë ku marrin pjesë edhe dy fëmijë biznesmenësh. Për LSI konkurron deputeti biznesmen Agron Çela. Njihuni me kandidatët për deputetë në qarkun Shkodër. Kjo analizë është pjesë e një serie analizash zgjedhore nga BIRN Albania. Harta e Qarkkut Shkodër. Afro 274 mijë banorë të qarkut Shkodër do të kenë mundësi të zgjedhin 11 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, në një garë ku...
Krahasuar me rezultatet e sondazhit të janarit dhe shkurtit, LSI vërehet se ka një rënie të mbështetjes me 2.7%, ndërsa PD një rritje me 2.6%, ndërsa PS ka pasur pak luhatje. Sondazhi i tretë kombëtar i Euronews Albania me kompaninë prestigjioze MRB lidhur me votën e shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit zbuloi se nëse qytetarët do të drejtoheshin këtë të diel drejt kutive të votimit ata do të votonin në këtë mënyrë: PS – 41.3% e votave PD – 30.8% e votave LSI – 7.6% e votave PDIU –...
Këshilli Kombëtar i PD miraton listën për zgjedhjet e 25 prillit Është miratuar nga Këshilli Kombëtar i PD lista e kandidatëve për deputetë që propozoi Kryesia. Mbledhja e Këshillit Kombëtar zgjati 40 minuta, ndërsa në Kryesi jo të gjithë votuan pro propozimeve për të gjitha qarqet. Ndërkohë, pritet dorëzimi i listës në Komisionin Qëndror i Zgjedhjeve. Lista: Tiranë Lulzim Basha Jorida Tabaku Afred Rushaj Albana Vokshi Sali Berisha Agron Shehaj Fatmir Mediu Grida Duma Shpetim Idrizi...
Zbardhet DEBATI i ashpër në mbledhje/ U la jashtë listave, Rama përplaset keq me Ditmir Bushatin: Nga treni zbrite vetë! Ish-ministri revoltohet: Mos kandido personat e lidhur me krimin! Ja vendimi që la Braçen pa fjalë. Mbledhja e Kryesisë nga Partia Socialiste u shoqërua me dabete të forta mes ish ministrit, Ditmir Bushat dhe kryeministrit të vendit. Po ashtu edhe zëvendëskryeministri Erion Braçe ka shprehur habi që drejtuesi i Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, të jetë jashtë listës...
Disa emra të rinj po qarkullojnë në media si propozime nga Partia Demokratike, për të qenë në listat e deputetëve për zgjedhjet më 25 prill. Bëhet fjalë për shkrimtaren Flutura Açka, e cila thuhet se do të kandidojë në Elbasan. Analisti dhe opinionisti Agron Gjekmarkaj, me kandidaturë në Lezhë. Dhe zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, që thuhet se do të kandidojë në Vlorë. Ndërkohë që janë konfirmuar në listën kryesuese të PD-së për Tiranën, 8 drejtuesit politikë. Risjellim në vëmendje se...
Atentatori që donte të më merrte jetën”, zyrtari demokrat njofton dorëheqjen e tij nga posti i rëndësishëm dhe plas ‘bombën’ për kandidatin për deputet të PD: Kryetari Basha na ka shitur tek klanet kriminale! Kryetari i grupseksionit të Partisë Demokratike Bilisht, Ani Merolli përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar dorëheqjen e tij nga kjo detyrë. Merolli shpjegon me detajet se edhe pse është një demokrat i lindur është i detyruar të tërhiqet nga kjo detyrë pasi vihet në...
Partia Socialiste ka zyrtarizuar listën e kandidatëve në 12 qarqe për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kryeministri Edi Rama kandidon në këto zgjedhje në dy qarqe, i teti në Qarkun e Durrësit dhe gjithashtu i teti në Qarkun e Vlorës, duke qenë kështu në pozicion riskues. I shtati në këtë qark renditet Damian Gjiknuri. Kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama mund të mos zgjidhet deputet në 25 prill. Në zgjedhjet e fundit, ato parlamentare të 2017-ës, PS fitoi 7 deputetë, nga 12...
Firmoset marrëveshja e koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit, mes Partisë Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, me në krye Monika Kryemadhin. Palët kanë zgjedhur sloganin “Shqipëria, shtëpia që fiton”. Detaji që bie në sy është se logo është e shkrirë mes PD dhe LSI. Kujtojmë që PD dhe LSI kanë vendosur më parë që të dalin me dy lista në zgjedhje. /Fast News
Rama më i preferuari për Kryeministër, ai dhe Basha nuk gëzojnë mbështetjen e të rinjve. Kjo u vu re nga sondazhi i dytë i Euronews Albania kryer nga kompania prestigjioze MRB dhe publikuar në emisionin Barometri Politik. Shqiptarët shohin më shumë Edi Ramën se sa Lulzim Bashën si të përshtatshëm për të qenë kryeministër, ndërkohë që më shumë se çereku i tyre – kryesisht të rinj – nuk vlerëson asnjërin si të tillë. Kjo u vu re nga sondazhi i dytë i Euronews Albania kryer nga kompania...
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha e ka cilësuar ditën e sotme si fitore të Shqipërisë. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas finalizimit të koalicionit “Aleanca për Ndryshim” të PD me 13 aleatët e saj. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha e ka cilësuar ditën e sotme si fitore të Shqipërisë. “Për 8 vjet Rama e ka lënë Shqipërinë vendnumëro dhe ka dështuar në çdo drejtim. Vende si yni ndërkaq kanë qenë shumë më të suksesshëm se...
E PADËGJUAR! Teksa i rendit të gjitha gjërat që PD-ja do të bëjë për qytetarët kur të vijë në pushtet, Mano thotë se do të japin dhe kredi për të shlyer detyrimet e prapambetura që qytetarët kanë. Kandidati i Partisë Demokratike në Korçë, Andrea Mano ka qënë i pranishëm në një familje në zonë prej nga ka bërë një premtim ‘qesharak’. Teksa i rendit të gjitha gjërat që PD-ja do të bëjë për qytetarët kur të vijë në pushtet, Mano thotë se do të japin dhe kredi për të shlyer detyrimet e...
Nje here pulat gjetën dhelprën në mes të shtegut. I kishte syte e mbyllur , bishti nuk i lëvizte. "Ajo ka vdekur, ka vdekur", thirrën pulat. - Le te bëjmë varrimin e saj. Në fakt, këmbanat e vdekjes ranë, ato u veshën me të zeza dhe gjeli shkoi të gërmonte varrin në fund të livadhit. Ishte një funeral i bukur dhe zogjtë sollën lule. Kur iu afruan gropes , dhelpra u hodh nga arka dhe i hëngri të gjitha pulat. Lajmi fluturoi nga qymezi në qymez . Dhe radioja foli për këtë, por dhelpres as ju...
A mund te shtosh dhe nje tip revolucion popullor me sloganin "gjithe politikanet ne burg" ju lutmi
Top