Announcement

Collapse
No announcement yet.

Sofokliu

Collapse
X
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

  • Sofokliu

    Sofokliu, sė bashku me Eskilin dhe Euripidin, janė tre poetėt mė tė mėdhenj tė tragjedisė greke. Jetoi nė periudhėn e lulėzimit tė qytetit-shtet tė Athinės.
    Lindi mė 497 para erės sė rč, nė njė fshat piktoresk afėr Athinės, nė Kolonė, bukuritė e tė cilit i kėndoi me frymėzim nė vargjet e tragjedisė sė tij tė fundit "Edipi nė Kolonė": "Kolona dritėplotė/ ku zėėmbėl bilbil/ kėndon nė pyllin gjetheblertė,/ ku fryn me gaz flladi i freskėt,/ edhe hardhia, dhunti e Bakut/ fruta tė bollshme na sjell". Qė i ri, Sofokliu mori njė edukatė shumė tė mirė nė pregatitjen fizike dhe mendore, ashtu siē e kėrkonte tradita e epokės. Pėr bukurinė fizike dhe aftėsitė e tij muzikore e letrare, nė moshėn 17 vjeēare u zgjodh tė drejtonte korin e tė rinjve qė do tė kėndonte me rastin e fitores sė grekėve kundėr ushtrisė pėrse pranė ishullit tė Salaminės, nė vitin 480. Kjo, dhe fitore tė tjera pėrpara dhe pas luftės sė Salaminės, betejat kundėr dėrgatave tė njėpasnjėshme ushtarake tė monarkisė pėrse, ngritėn lart shpirin e popullit tė vogėl trim e liridashės tė Athinės dhe zgjuan vetėdijen e tij pėr nevojėn e bashkimit, nė mbrojtje tė ēėshtjes sė pėrbashkėt pėr ta ndier veten si njė forcė e vetme politike e kulturore.
    Sofokliu mori pjesė nė konkurset tradicionale mė tepėr se njezet herė, tetėmbėdhjetė herė zuri vendin e parė dhe mė tė rrallė tė dytin, asnjėherė vendin e tretė. Nuk udhėtoi kurrė jashtė atdheut tė tij, Atikės, qė e donte aq shumė sa qė shtyu ēdo lloj ftese qė i bėnin sundimtarėt e ndryshėm pėr ta pasur nė oborret e tyre.
    Pas shfaqjes sė tragjedisė "Antigona" nė vitin 442, Sofokliu u bė kaq i njohur dhe i dashur, saqė u zgjodh midis strategėve, sė bashku me udhėheqėsin e shtetit tė Athinės, Perikliun, pėr tė drejtuar flotėn athinase kundėr ishullit Samos. Por gjatė kėsaj dėrgate poeti nuk u shqua si strateg. Madje edhe vetė e pranonte se nuk kishte aftėsi tė veēanta nė punėt e luftės dhe tė politikės.
    Sofokliu pėlqeu mė tepėr t'i kushtohej dijes dhe artit, tė ruante qetėsinė shpirtėrore, larg joshjes pėr tė marrė ofiqe politike. Me mendje tė freskėt e tė kthjellėt ai jetoi 91 vjet. Vdiq mė 406 para erės sė Re. (1)
    Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

    Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...

  • #2
    Veprat

    Sofokliu ka qenė poet shumė pjellor. Siē dėshmojnė autorėt antikė, ai shkroi rreth 123 tragjedi, nga tė cilat kanė mbetur shtatė tė plota, si dhe drama satirike "Ihneutet" (Kėrkuesit e gjurmėve). Edhe nga kjo dramė kanė humbur shumė vargje.
    Tė shtatė tragjeditė e humbura sipas redit kohor kur janė shkruar janė: "Ajaksi", "Antigona", "Edipi nė Kolonė". Nga tė 115 veprat, nga tė cilat njihen vetėm titujt, kanė mbetur diēka mė shumė se njė mijė fragmente. Tė gjithė subjektet e tragjedive dhe tė dramave satirike, Sofokliu i ka marrė nga mitologjia dhe legjendat e ndryshme. Burim i pashterrur, si pėr shkrimtarėt e tjerė, dhe pėr Sofokliun, janė poemat e Homerit.

    AJAKSI. Tragjedia "Ajaksi" ka nė themel tė saj ngjarjen e njohur nė kėngėn XI tė "Odisesė"(2) . Ajaks Telamoni, heroi mė i fortė pas Ajaksit nė luftėn e Trojės, ėshtė fyer rėndė nga prijėsit grekė Agamemnoni dhe Menelau, sepse armėt e Akilit nuk ia dhanė atij, por Odiseut. i tėrbuar nga kjo padrejtėsi, mendon tė bėjė kėrdinė tek ata qė ia patėn me tė pabesė. Hyjnesha Atenė, e ēmend Ajaksin, i cili nė valėn e marrėzisė, sulet mbi njė kope bagėtish duke e mbytur dheun me gjak. Mbasi vjen nė vete dhe bėhet i vetėdijshėm pėr veprėn e tij qesharake, hidhet mbi shpatėn e tij dhe gjen vdekjen. Jeta pa nder dhe lavdi, pėr tė vazhdon tani midis vėllait tė heroit, Teukrit, dhe dy Atridėve, Menelaut dhe Agamemnonit, lidhur me varrosjen e tij. Tė dy vėllezėrit Atridė ngrihen kundėr Teukrit qė bėn ēmos tė varrosė tė vėllanė, Ajaksin. Lėmshi zgjidhet me ndėrhyrjen e Odiseut, i cili lejon qė kundėrshtari i ardhjes pėr atė qė e ēmonte sė tepėrmi: "Ndėr Argiet,/ q'erdhnė nė trojė, pas Akileut/ s'kam parė burrė mė trim se ky".

    EDIPI MBRET. Tragjedia sa madhėshtore aq edhe komplekse nė shtjellimin e linjės sė subjektit ėshtė "Edipi mbret". Nė kėtė vepėr poeti trajton problemin e fatit tė paracaktuar dhe pėrpjekjet njerėzore pėr tė mėnjanuar atė. Pasojat e fatit tė mbretit tė Tebės, Llait, do tė rėndojnė mbi fatin e djalit tė tij Edipit, dhe nė atė tė fėmijėve tė tij. Kjo vazhdė fatkeqėsish qė bie mbi njė familje tė tėrė, do tė tregohet edhe nė dy tragjeditė e tjera, te "Antigona" dhe "Epidi nė Kolonė" tė cilat krijojnė me tragjedinė e parė"Epidi mbret" njė lidhje shumė tė ngushtė.
    Sipas orakullit, intrepretuesit nė tokė tė vullnetit tė perėndive, Edipit i ishte paracaktuar njė fat i rėndė, tė vriste tė atin e tė martohej me tė ėmėn, Jokastėn. Ky njeri kaq i mirė, i cili mishėron idealin e sundimtarit tė drejtė e tė urtė qė i sjell kaq tė mira atdheut tė tij Tebės, kryen nė mėnyrė tė pavetėdijshme krime tė tmerrshme. Por Edipi nuk rri duarlidhur, vepron pėr t'ia nėshtruar fatin vullnetit tė tij. Kjo fle pėr optimizimin dhe besimin e heroit nė forcat e veta, dhe kjo pėrbėn shtratin e tragjedisė, e cila mbart njė ide kaq pėrparimtare dhe tė guximshme pėr atė kohė: luftėn kundėr fatit.

    EDIPI NĖ KOLONĖ. Pas verbimit tė tij, fati i Edipit mė tej trajtohet nė tragjedinė "Edipi nė kolonė" ai largohet nga teba pėr tė gjetur strehimin e tij tė fundit nė kolonė, nė vendlindjen e Sofokliut.
    Mbreti i Tebės, Kreonti, kėrkon tė kthejė Edipin nė qytetin e tij, sepse sipas profecisė sė orakullit, vendi ku do tė vdiste Edipi, do tė bėhej i lumtur e i begatė. Por Edipi nuk largohet nga ai vend, mbreti i tė cilit, Tezeu, e priti me aq bujari.
    Skenat qė pasojnė e bėn gjithnjė mė tė bukura e mė prekėse. Edipi, i lajmėruar nga Zeusi se i ka ardhur fundi, i shoqėruar nga Tezeu dhe i ndjekur nga sytė plot lot tė qytetarėve qė e shikojnė pėr herė tė fundit, niset drejt pyllit tė shenjtė tė Eumenideve. Aty mbaron me njė vdekje tė ēuditėshme. Zhduket papandehur pėr ēudinė e tė gjithėve. Epidin e thirrėn nė gjirin e tyre perėnditė. i martirizuar prej tyre, ai tani shpėrblehet pėr tė gjitha vuajtjet qė hoqi." Kjo ėshtė njė sfidė e dhimbshme kundėr atyre fuqive qė e drejtojnė fatin e njeriut nė mėnyrė tė egėr e tekanjoze.

    ELEKTRA. Njė tjetėr vepėr e shquar ėshtė tragjedia "Elektra", subjekti i sė cilės ėshtė marrė nga cikli mitologjik mbi Atridėt. Ngjarjet e tragjedisė shtjellohen nė situata tė ngjashme tė "Koeforeve" tė Esikilit: nė tė dyja veprat Oresti rritet e bėhet burrė nė dhč tė huaj. Ai ėshtė vazhdimisht i shoqėruar nga miku i tij besnik Piladi. Tek tė dy tragjeditė Oresti vė nė provė tė motrėn duke iu shfaqur nė fillim si i huaj, pastaj ndodh ēasti i rinjohjes. Por secili nga kėta dy poetė tė mėdhenj ka vėnė nė vepėr vulėn e personalitetit tė tij si artist. Ndėrsa te Eskili rolin kryesor e ka Oresti, Sofokliu vė motrėn e tij, Elektrėn, nė qendėr tė vėmendjes. Oresti nuk ėshtė veē krahu, shpirti ėshtė e motra. Tė dy janė tė vendosur dhe s'kanė asnjė luhatje nė ēastin kur ngren dorėn dhe vrasin nėnėn e tyre, Klitemnestrėn.
    Elektra ėshtė shumė e afėrt me Antigonėn pėr nga foca e vullnetit, nga vendosmėria pėr tė kryer atė detyre qė ajo e quan tė shenjtė.

    TRAHINIET. Kjo tragjedi nga njėra anė i thurr himn madhėshtor ndjenjės fisnike tė dashurisė, nga ana tjetėr ngre njė problem tė rėndėsishėm shoqėror fatin e dhimbshėm tė gruas nė Greqinė e lashtė. Burri i lejonte vetes gjithēka qė nuk ia lejonte gruas sė tij, nga e cila kėrkonte besnikėri dhe nėnshtrim.
    Sofokliu erdhi nė letėrsi si njė risitar i shquar. Nga risitė qė solli poeti nė dramaturgjinė greke, rėndėsi tė veēantė ka futja e aktorit tė tretė nė skenė. Kjo bėri qė tė zvogėlohet roli i korit dhe tragjedia tė ēlirohet nga fryma e saj e dikurshme si kanate. Pjesėmarrja e njėkohėshme e tre aktorėve nė skenė i dha veprimit dramatik mė tepėr hapėsire e tendosje. Kjo risi qė solli Sofokliu, u huazua edhe nga bashkėkohėsi i tij Eskili nė trilogjinė "Orestia".
    Arti i Sofokliut dallohet pėr vizatimin e karaktereve sa tė fuqishme, aq edhe tė natyrshme e njerėzore, pėr vendosjen e konfliktit nė situata tė mprehta e befasuese, pėr krijimin me mjeshtėri tė linjave dhe episodeve qė lidhen natyrshėm me nyjen kryesore tė veprimit.
    Nė tragjeditė e Sofokliut ndėrthuren nė njė shtrat tė pėrbashkėt notat epike monumentale me lirizmin e hollė tė ndjenjave tė brishta e tė bukura tė njeriut. Komediorafi i madh Aristofani, nė veprėn e tij "Paqja" duke kėnduar tė mirat qė ajo i sjell njerėzimit, shikon te Sofokliu edhe anėn lirike tė veprės sė tij: "Po kjo mban erė fruta vjeshtarake,/ gaz mysafirėsh, qejfe Dionisiane/, fyej, mėllenja, kėngė sofokliane".
    Tragjeditė e Sofokliut, janė burim i pasur pėr tė njohur shqetėsimet dhe idealet qė e frymėzuan poetin pėr tė shėnuar njė nga kulmet mė tė lartė nė dramaturgjinė botėrore.
    Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

    Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...

    Comment


    • #3
      Titulli: Sofokliu

      U mundova ta gjej Antigonen ne Shqip, por nuk arrita, dhe solla ketu kete mbi nje nga veprat e mija te preferuara te Sofokliut.

      ANTIGONA (greq. Antigone)- e bija e Edipit, mbretit tė Tebės dhe bashkėshortės sė tij Jokastės, njė prej personazheve mė tė mėdha tė mitologjisė greke dhe tė letėrsisė dramaturgjike botėrore. Meritė pėr famėn e saj ka Sofokliu. Antigona e tij, sė bashku me Mbretin Edip, hyn nė radhėn e veprave mė tė njohura tė letėrsisė dramaturgjike dhe deri mė sot ėshtė pjesė e trashėgimisė sė kulturės antike. Nė fillim Antigona ishte njėra prej personazheve epizodike tė miteve tė lashta tebane pėr Edipin dhe luftėn „tė shtatė kundėr Tebės". Mė vonė ngritet nė trimėreshėn e vėrtetė tė madhėsisė dhe fisnikrisė klasike. Kėshtu tė kuptuar Sofokliu Antigonėn e shndėrron nė bartėse tė mosmarrėveshjeve nė mes „ligjeve tė ndryshueshme tė njerėzve", cėnimi i tė cilėve shkakton dėnimin e patronit dhe tė „ligjeve tė amshueshme'' tė morailit dhe tė religjionit, thyerja e tė cilėve shkakton turpin e gijthmbarshėm dhe pėr pasojė ka denimin e zotėrave. Jo vetėm bartėsin, por edhe viktimėn tragjike tė kėtij konflikti.

      Fisnikėrinė e vet dhe besnikėrinė ndaj ligjeve tė larta, tė pashkruara tė moralit, Antigona pėr herė tė parė i ka dėshmuar gjatė dėbimit tė babait tė saj nga atdheu. Edipi ishte i detyruar ta braktisė Teben, se u hap lajmi se duke mos ditur e ka vrarė babain e vet dhe u martua me Jokastėn, tė vejėn e tij, pėrkatėsiht me nėnėn e vet. Jokasta, pasi qė mėson pėr kėtė virret, kurse Edipi nė dėshpėrim verbohet. Populli i Tebės, i cili deri mė ateherė e ka dashur dhe e ka nderuar pėr shkak tė meritave tė tij pėr shtetin, menjėherė fillon tė kėrkojė qė tė pėrmbyset nga froni dhe tė ndiqet si „profanizues" i qytetit. Kreonti, vėllau i Jokastės, sė pari e mbron Edipin fatėzi, por kur dėbimin e tij e kėrkonin djemt e tij, Eteokli dhe Poliniku, merret vesh me ta dhe e pėrsekuton Edipin. Izmena, e bija mė e vogėl e Edipit, nė tė vėrtetė, e ruajti dashurinė ndaj babės, mirėpo, Antigona kėte edhe e dėshmon. Vullnetarisht shkon nė mėrgim me babain e vet tė verbėt pėr ta mbrojtur dhe pėr ta ndarė me tė fatin e tij tė rėndė.

      Sė shpejti pas largimit tė Edipit dhe Antigonės nga Teba, Eteokli dhe Poliniku bijnė nė konflikt pėr shkak tė pushtetit. Eteokli i bashkohet Kreontit dhe e dėbon Polinikun. Poliniku strehohet nė Argė dhe atje i gjen aleatėt me ushtrinė e tė cilėve niset pėr nė Tebė. Orvatej qė pėr kauzėn e vet ta pėrfitojė edhe Edipin se nga profecia ka mėsuar se nė betejėn pėr Tebėn do tė ngadhėnjejė ai, nė anėn e tė cilit do tė jetė Edipi. Aq mė tepėr, pėr shkak tė negociatave tė turpshme me babain muar mbi vete mallkimin e tij: „Para se ta pushtosh Tebėn, do tė rrėzohesh i pėrgjakur. Dhe dije, se me ty do tė vritet edhe Eteokli". Kėshtu Edipi nė mėnyrė tė barabartė ua ndanė trashėgimin e vet djemve.
      Mallkimi i tmerrshėm u plotėsua: tė dy vėllazėrit u vranė nė betejėn reciproke, kurse mbret i Tebės u bė Kreonti.

      Pas ngadhėnjimit mbi argeasit, Tebanėt ia pėrgatitėn Eteoklit varrimin solemn, kurse trupin e Polinikut, sipas urdhėrit tė Kreontit, e lanė mbi dhe nėn mure, pėr arsye se e ka sjellė ushtrinė e huaj kundėr Tebės. S'do mend se Poliniku me luftėn kundėr Tebės, vendlindjes sė vet, ka bėre krim. Mirėpo, a ka qenė i pafajshėm Eteokli? A ka guxuar Kreonti qė me tė drejtėn e ngadhėnjimtarit ta dėnojė Polinikun, me turpin mė tė tmerrshėm dhe me dėnimin e pėrjetshėm? Kufoma e Polinikut nuk u varros dhe kėshtu u ėshtė lėnė nė mėshiren e mishngrėnėsve dhe qenve tė egėr, kurse shpirti i tij nuk ka mundur tė shkojė nė mbretėrinė e tė vdekurve qė aty:ta gjejė pushimin pa u varrosur. Vendimi i Kreontit, nė tė vėrtetė, nga aspekti juridiko-shtetėror ka qene i drejtė, mirėpo, bie nė kundėrshtim me ligjet e larta tė cilat urdhėrojnė qė i vdekuri tė varroset. Vėēmas biente nė kundėrshtim me ligjet mė tė shenjta tė cilat i lidhin kusherirėt e afėrt. Pėr kėtė airsye Antigona vendosi qė vėllaut tė vdekur t'ia bėjė nderimin e fundit, pavarėsiht qė Kreonti iu ka kėrcnuar atyre qė do ta thyejnė urdhėrin e tij. U pėrpoq qė motrės sė vet, Izmenės, t'ia mhushė mendjen, qė tė marrė pjesė nė varrim, por nuk mundi ta mposhtė frikėn e saj. Prandaj vellaut tė vdekur vetė ia bėri nderimet e fundit.

      Kreonti nė afėrsi tė trupit tė Polinikut i ka vendosur rojet tė cilėve u ėshtė urdhėruar qė secilin qė dėshiron ta varrosė menjėherė ta arrestojnė dhe ta sjellin nė pallat. Zotėrat u pajtuan me vendimin hyjnor tė Antigonės. Prandaj e shkaktuan shtėrngatėn dhe fushėn nėn mure e mbuluan me njė re, kėshtu qė rojtarėt e vėrejtėn Antigonen mu atėherė kur kjo e mbulonte trupin e Polinikut me dhe dhe kėshtu simbolikisht e varrosi. Menjėherė e sjellin para Kreontit, i cili e sulmoi me sharje e fyerje dhe kėrkoi prej qė ta pranojė krimin e vet. Antigona veprėn e vet nuk e mohonte: „E kam shkelur ligjin e mbretit, por e kam kryer detyren ndaj vėllaut tė vdekur, sipas ligjeve tė pashkruara dhe vullnetit tė zotėrave. Nuk kam bėrė krim, por vepėr tė pėrshpirtshme, dhe nė qoftė se pėrshpirtshmėria sipas ligjeve laike ėshtė e dėnuar, atėherė nuk i frikėsohem vdekjes, por pėrkundrazi mallėngjehem pėr tė".

      Fjalėt e Antigonės e tėrbuan Kreontin. Urdheroi qė Antigona veprėn e vet ta paguajė me jetė dhe me tė edhe motra e saj, pėr tė cilėn ka qenė i "bindur se i ka ndihmuar me rastin e varrimit. Izmena e frikėsuar gjet nė vete fuqi qė fatin ta ndajė me Antigonėn, por Antigona nuk lejoi qė kjo tė kryhet. Populli teban, i cili nė turma tubohej para pallatit tė Kreontit, qėndronte nė heshtje. Nė tė vėrtetė, e pa, se Antigona ka vepruar mirė kur e ka kryer ligjin mė tė lartė, se sa ėshtė ligji i mbretit. Por frika prej Kreontit ia ka mbyllur gojėn. Vetėm Hemoni, i biri i Kreontit dhe i fejuari i Antigonės, pat guxim qė t'i kundėrvihet urdhėrit tė vrazhdė. Sė pari u pėrpoq pėr ta bindur se ka vepruar mirė dhe se me kėtė popull pajtohet dhe mė ne fund e akuzoi se i ka shkelur ligjet e zoterave dhe e qortonte se zbatimi i urdhėrit tė tij nė tė ardhmėn do tė shkaktojė shumė vdekje. Kreonti ishte tepėr i zemeruar pėr t'i pranuar fjalėt e Hemonit. Populli i Tebės, pėrkundėr frikės kundėrshioi dhe Kreonti qe i detyruar qė tė lėshojė pe.Pastaj urdhėroi qė Antigona tė muroset e gjallė nė mauzoleun mbreteror: nė qoftė se nuk duhet tė shkojė te tė vdekurit, atėherė nuk duhet tė mbetet nė gjirin e tė gjallėve.

      Posa e ēuan Antigonėn, para Kreontit u paraqit falltori Tireziu dhe e bėri me dije se ka parė shenjėn e kobshme. Zotėrat kanė paralajmėruar se janė zemėruar pėr shkak tė veprimit tė pafe me kufomėn e Polinikut dhe dėnimin e Antigonės dhe kėrkojnė prej Kreontit qė ta korrigiojė gabimin e vet. Kreonti mė sė pari u vėrsul nė Tireziun, por, duke iu frikėsuar zotėrave, megjithatė vendosi qė ta zbatojė vullnetin e tyre. Polinikut ia organizoi varrimin solemn dhe shkoi nė mauzoleun mbretėror qė ta lirojė Antigonėn. Nuk e gjet tė gjallė. Ishte varur nė shokėn e petkave tė vdekjes.

      Antigona e sakrifikoi jetėn e vet, mirėpo, ajo ngadhėnjeu. Mbreti u detyrua qė t'u nėnshtrohet ligjeve supreme, kurse fati i tij u bė vėrejtje pėr tė gjithė ata qė mendoinė se mund t'i shkelin pa u dėnuar. I biri i tij Hemoni me shpatė ia mori vetės jetėn, duke parė tė fejuaren e vet tė vdekur, kurse Euridika, gruaja e Kreontit, prej pikėllimit pėr djalin, bėri vetėvrasje. I braktisur prej tė gjithėve, Kreonti i luti zotėrat qė t'ia marrin jetėn duke ia dhuruar atė qė ia ka caktuar ai si dėnim Antigonės.

      Sofokliu e krijoi Antigonėn rreth vitit 442 para e.s. Tragjedine Edipi nė Kolon, ngjarjet e sė cilės i paraprijnė Antigonės e ka shkruar pėrafėrsisht tridhjetė e pesė vjet mė vonė, pikėrisht para vdekies (viti 406 para e.s.). Pak ka vepra qė kanė ndikuar aq shumė nė krijimtarinė dramaturgjike evropiane (dhe nė kulturėn nė pėrgiithėsi). Hegeli Antigonėn e quajti „shembėll absolut i tragiedisė'' dhe kėshtu e ka theksuar rėndėsinė e cila i ėshtė dhėnė nė shek. XVIII dhe XIX. U bė jo vetem shembėll i "tragjedisė nė pėrgjithėsi" por edhe baza pėr pėrpunimin e veprave tė ngjashme, e veēmas nė kohėn e klasicizmit; asnjėra nuk ia ka kaluar Antigonės burimore tė Sofokliut.

      (Marre nga Syri 3)

      Comment


      • #4
        Elektra (greqisht: Ἠλέκτρα; Latin: Electra) - emri i dy qenieve hyjnore dhe i njė gruaje vdekatare nga mitet greke. E para prej kėtyre qenieve hyjnore ishte e bija e Titanit Oqean dhe gruas sė tij, Tetis. Ėshtė martuar me Taumantin, zotin e fenomeneve natyrore nė det dhe me tė ka pasur katėr vajza: hyjneshėn e bukur tė ylberit dhe lajmėtaren e zotėrave, Iridėn, dhe tri Harpie tė shėmtuara gjysmė-gra gjysmė-shpend.

        Tjetra nga kėto ishte e bija e Titanit, Atlant dhe Oqeanidė Pleones. Me zotin suprem, Zeusin, ka pasur djalin Dardan, stėrgjyshin e themeluesit tė Trojės Iliun. Bashkė me gjashtė motrat e saj Zeusi e sjell nė qiell dhe e shndėrron nė hyllėsi Pleadė. Pas rėnies sė Trojės nga pikėllimi i lėshon flokėt dhe kohė pas kohe bredh nėpėr qiell si yll komet.

        Elektra e vdekshme ishte e bija e Agamemnonit, mbretit tė Mikenės dhe gruas sė tij Klitemnestrės. E shpėtoi vėllanė e vet, Orestin dhe i ndihmoi qė tė hakmerret kundėr vrasėsve tė babės, xhaxhait, Egjistit dhe nėnės sė vet Klitemnestrės. Pas kėsaj hakmarrje nė pėrgatitjen e sė cilės ia kaloi shtatė vjet tė jetės sė vet, u martua pėr Piladin, shokun e Orestit dhe me tė shkoi nė Fokidė. Me Piladin ka pasur djalin Strofin.

        Pėr dallim nga emnaket e veta hyjnore, Elektra vdekatare i ka qėndruar shkatėrrimit tė botės sė miteve dhe jeton sot e kėsaj dite si heroinė kryesore e dy tragjedive madhėshtore antike nga fundi i shek. V, para e.s. Elektra e Sofokliut dhe ajo e Euripidit. Rol tė rėndėsishėm ka edhe nė Orestinė, nė trilogjinė e Eskilit, veēmas nė pjesėn e saj tė dytė, Flijimit nė varr ose Heoforete (nga viti 458 para e.s.). Veē kėsaj ėshtė ringjallur nė trajtime tė kohės sė re. Nė mesin e tyre bėn pjesė drama Elektra e Hugo von Hofrnanshtalit, e cila u bė bazė e libretos sė operės me tė njėjtin titull e Rikard Shtrausit) nė vitin 1909, transponimi modern i dramės sė Eugen O'Neilli (Jugjin O Nili) Elektra nė zi (1931). Kuptohet se Elektra nė trajtimet e ndryshme tė mitit dallohet mjaft, kurse nė trajtimet mė tė lashta ka madje edhe emrin tjetėr: Leodika. Te Eskili ajo ėshtė vetėm ndihmėse e Orestit, te Sofokliu personifikimi krenar dhe e pakompromis i dėshirės pėr tė marrė hakun pėr vrasjen e babait tė vet, ndėrsa te Euripidi e gjorė dhe grua e shkatėrruar nė vete, e cila beson nė jetėn mė tė mirė pas vuajtjeve tė mposhtura.

        Fatin e saj autorėt modernė e kanė trajtuar sipas dėshirės. Nė operėn e Shtrausit, p.sh. pas kryerjes sė hakmarrjes vdes nė vallėzimin ekstatik. Sidoqoftė Elektra me Medenė, Ifigjeninė dhe Antigonėn hyjnė nė radhėn e figurave mė tė mėdha tė krijimtarisė sė tragjedisė antike dhe dramės botėrore nė pėrgjithėsi.
        Njeriu ndjehet i frikėsuar vetėm nėse nuk ėshtė nė harmoni me veten

        Comment

        What's Going On

        Collapse

        There are currently 210 users online. 3 members and 207 guests.

        Most users ever online was 7,146 at 08:56 on 08-03-2018.

        Working...
        X