Announcement

Collapse
No announcement yet.

Aristoteli

Collapse
X
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

  • Aristoteli

    Aristoteli, njė nga filozofėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėve,lindi nė Stragirė, qytet nė bregdetin thrak nė Greqi, nė vitin 384 para erės sė re.
    Jetoi shumė kohė nė Athinė, ku u edukua dhe mori mėsimet e para tė filozofisė nė shkollėn e filozofit tė madh grek Platonit. Nė vitin 342 shkoi nė oborrin mbretėror tė Maqedonisė, i ftuar nga mbreti Filip si mėsues pėr djalin e tij Aleksandrin. Aty filozofi qėndoi shtatė vjet. Mėsimet themelore qė mori Aleskandri, mėshteteshin nė arrritjet e deriatėhershme tė letėrsisė, tė filozofisė dhe tė kulturės greke, por nė mėnyrė tė veēantė nė leximin e poemave tė Homerit. Pėr kėtė qėllim Aristoteli pėrgatiti pėr nxėnėsit e tij njė botim tė veēantė tė poemave homerike. ė vitin 335 u kthye nė Athinė, ku krijoi shkollėn e njohur qė u quajt shkolla peripatetike, mbase mėsimet bėheshin jashtė nė natyrė, nė sheshin pranė tempullit tė Apollonit.
    Me vdekjen e Aleksandrit nė vitin 323 para erės sė re, Athina, e cila ndodhej nėn hegjemoninė maqedonase, ngriti krye me shpresė se do tė fitonte lirinė. Nisi tani njė fushatė kundėr Aristotelit nga armiqtė e tij, qė e paditnin pėr lidhjet qė ai vazhdonte tė mbante me Maqedoninė. Kėshtu filozofi u detyua tė largohej nga Athina dhe tė shkonte nė Kalkidė, qytet dhe port i Greqisė nė ishullin Eube, ku vdiq mė 322 para erės sė re,nė moshėn 62 vjeēare.
    Aristoteli, njė nga mendjet mė tė ndritura dhe mė tė thella tė tė gjitha kohėve, shkroi mbi shumė probleme dhe nga mė tė ndryshmet. Me pėrjashtim tė matematikės, lėroi tė gjitha fushat e dijes, duke lėnė politikėn, shkencat e natyrės, artin etj.
    Rreth 120 veprat e tij formojnė njė lloj enciklopedie, ku pėrfshihen njohuri ga tė gjitha fushat e diturisė. Nė tė gjitha veprat e Aristotelit tė bie nė sy dashuria pėr tė mirėn dhe tė vėrtetėn. Megjithėse e adhuronte dhe e nderonte shumė mėsuesin e tij, filozofin Platon, nė mjaft pikėpamje filozofike dhe estetike nuk ishte nė njė mendje me tė.. Nė njė nga veprat e tij thotė s'ėshtė e arsyeshme tė kesh respekt pėr miqtė e tė vėrtetėn. Por midis miqve dhe sė vėrtetės ėshte gjė e shenjė tė duash mė shumė tė vėrtetėn. Nga jo ide lindi mė vonė dhe shprehja e njohur latine: Mik ėshtė Platoni, por mike mė tė madhe ėshtė e verteta.
    Nė mjaft nga veprat e tij Aristoteli e shikon letėrsinė dhe artet si mjet me fuqi tė madhe edukuese. Nė veprėn Poetika thotė se qytetarėt duhet tė merren me punė, tė ruajnė paqen dhe tė kryejnė vepra tė doishme e tė bukura. Nė kėtė vėshtrim rėndėsi tė veēantė i kushton filozofi edukimit tė njeriut me muzikė dhe me arte tė tjera, tė cilat ushqejnė shpirtėrisht dhe intelektualisht.
    Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

    Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...

  • #2
    poetika

    Pikėpamjet e tij pėr artin e veēanėrisht pėr poezinė, (epikėn, lirikėn dhe tragjedinė), Aristoteli i ka shfaqur nė veprėn e tij "Poetika", e cila ka arritur deri te ne nė formė tė cunguar. Por edhe me kaq mund tė krijohet njė ide e qartė mbi pikėpamjen estetike tė filozofit dhe estetit tė parė tė madh tė lashtėsisė.
    Teoria estetike e Aristotelit mbi poezinė (nė kuptimin e gjerė tė fjalės) ėshtė pėrfundim i njė studimi tė imtė i veprave tė letėrsise klasike greke dhe i mendimeve qė patėn dhėnė tė tjerėt para tij mbi tė bukurėn, por qė neve nuk na kanė arritur. "Poetika" mbetet monumenti mė i rėndėsishėm i mendimit estetik nė periudhėn klasike greke, Aty trajtohen ēėshtjet kryesore tė estetikės dhe tė teorisė sė artit, si: kuptimi i sė bukurės, prejardhja e gjinive letrare dhe klasifikimi i tyre, marrėdhėniet e letėrsisė me realitetin, parimet e vlerėsimit artistik etj.
    Aristoteli e ka quajtur veprėn "Poetika", mbasi aty trajton probleme qė kanė tė bėjnė me tė gjitha gjinitė letrare qė shkruhen nė vargje siē janė eposi, poezia lirike dhe poezia dramatike. Por nuk ėshtė thjesht vargu ai qė e ka shtyrė filozofin e madh ta emėrtojnė veprėn kėshtu. Nė radhė tė parė ėshtė pėrmbajtja ajo qė e dallon aritn e fjalės, poezinė nė kuptimin e gjerė tė fjalės, nga llojet e tjera tė shkrimit.
    Duke zbėrthyer kuptimin dhe rėndėsinė e artit, Aristoteli thotė se detyra e poetit ėshtė tė flasė jo vetėm pėr atė qė ka ndodhur nė tė vėrtetė, por edhe pėr atė qė mund tė ndodhė, pėr atė qė ėshtė e mundshme dhe e domosdoshme tė ndodhė. Duke analizuar kėtė mendim shumė tė rėndėsishėm, qė pohon nė thelb artin realist, nxjerrim si pėrfundim idenė e rėndėsishmė se poezia, arti nė pėrgjithėsi pasqyron vėrtet anėt mė thėlbėsore tė jetės, por nuk i jep ato thjesht ashtu sic janė, nė formė tė ngrirė statike, por nė mėnyrė krijuese, nė lidhjet e tyre ė brendshme, nė lėvizje dhe nė zhvillim tė vazhdueshėm. Nė kėtė vėshtrim, Aristoteli e quan poezinė dicka mė filozofike dhe universale nė krahasim me historinė qė i tregon gjėrat vetėm ashtu siē kanė ndodhur. Kėshtu duhet kuptuar mendimi shumė i rėndėsishėm i aturoit, se "vepra artistike duhet ta tejkalojė modelin". Me fjalė tė tjera, poeti, artisti nuk duhet tė riprodhojė nė mėnyrė dokumentuese realitetin, por nė bazė tė analizės sė dukurive tė vecanta, tė zbulojė dhe tė pėrgjithėsojė kuptimin e shkaqeve tė tyre.
    Vendin kryesor nė veprėn "Poetika" e zė teoria mbi tragjedinė. Nė tė flitet pėr zanafillėn dhe zhvillimin historik tė saj, duke sjellė shembuj nga vepra tė tragjikėve tė mėdhenj grekė. Interes tė veēantė kanė mendimet e Aristotelit lidhur me ndikimin e tragjedisė nė ndėrgjegjen e njerėzve. Pėrmes tmerrit dhe dhembjes ajo i bėn njerėzit mė tė mirė, duke i pastruar nga pasionet. Nė kėtė mėnyrė spektatorėt ose lexusit, pėrmes kėnaqėsisė estetike qė ndjejnė duke parė e lexuar njė tragjedi, lehtėsohen dhe ēlirohen shpirtėrisht, ndjenjat e tyre fisnikėrohen.
    Qė tragjedia tė ushtrojė ndikim pastrues te spektatori, nuk duhet tė ketė nė qendėr tė saj heronj tė lartė qė kalojnė nga lumturia nė fatkeqėsi dhe anasjelltas. Me njė fjalė heroi tė jetė njeri i zakonshėm, jo i veēantė pėr nga virtyti dhe drejtėsia, dhe qė bie nė fatkeqėsi jo pėr shkak se ėshtė i prishur dhe me vese, por pėr shkak tė ndonjė gabimi, nė njė kohė kur mė parė gėzonte nder tė madh dhe lumturi, sic ėshtė p.sh. Edipi ose personazhe tė tjerė tė kėtij lloji.
    Nė kėtė kapitull tė veprės Aristoteli flet edhe pėr poezinė epike, pėr zanafillėn e saj etj. E krahason gjininė epike me atė tragjike dhe vė nė dukje ēka i bashkon dhe ēka i dallon ato nga njėra-tjetra. Sipas mendimit tė Aristotelit poezia ėshtė njė gjini mė e hershme dhe mė pak e pėrsosur se tragjedia e cila ėshtė mė e koncentruar dhe ka fuqi mė tė madhe veprimi. Autori pohon se tė gjithė elementet qė ka epopeja i ka edhe tragjedia, kurse tė gjithė elementėt e tragjedisė nuk i gjejmė nė epopenė. Pėrveē kėsaj tragjedia ėshtė mė e ngjeshur nė veprim. Epopeja ka "njė unitet mė tė pakėt dhe kjo provohet nga fakti qė prej cdo imitimi epik mund tė dalin shumė tragjedira". Nga tė gjitha vrojtimet qė bėn lidhur me kėtė cėshtje, autori arrin nė pėrfundimin se tragjedia qėndron mė lart se epopeja.
    Me "Poetikėn" e tij Aristoteli krijoi njė vepėr qė shquhet pėr thellėsinė e analizės. Ajo hodhi themelet e mendimit estetik tė mėvonshėm pėr shumė proleme teorike tė letėrsisė dhe veēanėrisht tė tragjedisė.
    Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

    Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...

    Comment


    • #3
      Pse duhet rilexuar dhe sot Aristoteli

      Qė nga mesi i shekullit XVIII-tė, bota perėndimore ka pasur mundėsi tė diskutojė publikisht mbi ēėshtjet etike, pa iu referuar Krishterimit. Mendimi modern mbi moralin, qė niset nga supozimi se perėnditė nuk ekzistojnė, ose tė paktėn nuk ndėrhyjnė, ėshtė nė fillimet e veta.

      Por grekėt e lashtė dhe romakėt, ndėrtuan shkolla tė fuqishme filozofike tė mendimit etik pėr mė shumė se njė mijėvjeēar, nga agnostikėt e parė tė shpallur, si Protagora (shek. V P.E.S), tek mendimtarėt e fundit paganė. Akademia e Platonit nė Athinė, nuk u mbyll pėrfundimisht deri nė vitin 529 E.S, nga perandori bizantin Justinian.

      Kjo traditė e gjatė e filozofisė morale, ėshtė njė trashėgimi e ēmuar e qytetėrimit tė lashtė tė Mesdheut. Ajo ka nxitur disa mendimtarė shekullarė bashkėkohorė, tė ballafaquar me boshllėkun moral tė krijuar pas rėnies sė Krishterimit qė nga fundi i viteve 1960, tė ringjallin shkollat e lashta tė mendimit.

      Mė pak e njohur ėshtė receta e lumturisė (eudaimonia), e mbėshtetur nga Aristoteli. Nė Liceun e tij nė Athinė, ai zhvilloi njė model pėr maksimizimin e lumturisė, qė mund tė zbatohej nga individė dhe shoqėri tė tėra, dhe ėshtė ende i rėndėsishėm sot.

      Ajo u bė e njohur si “filozofia peripatetike”, pasi Aristoteli zhvilloi debate filozofike, teksa shėtiste nė shoqėrinė e me bashkėbiseduesit tė tij. Parimi themelor i filozofisė peripatetike, ėshtė ky:qėllimi i jetės, ėshtė tė maksimizojė lumturinė duke jetuar me virtyte, duke pėrmbushur potencialin tuaj si njeri, dhe duke u angazhuar me tė tjerėt – familjen, miqtė dhe bashkėqytetarėt – nė aktivitete me pėrfitime reciproke.

      Njerėzit janė kafshė, dhe prandaj kėnaqėsia nė pėrmbushjen e pėrgjegjshme tė nevojave fizike (ngrėnia, seksi), ėshtė njė udhėzues pėr tė jetuar mirė. Por, meqenėse njerėzit janė kafshė tė avancuara, natyrisht qė priren tė jetojnė sė bashku nė komunitete tė vendosura (poliset), ne jemi “kafshė politike” (zoa politika).

      Njerėzit duhet tė marrin pėrgjegjėsinė pėr lumturinė e tyre pasi ‘Zoti’ ėshtė njė entitet i largėt, qė mund tė kontrollojė lėvizjen e gjithėsisė, por s’ka asnjė interes pėr mirėqenien e njerėzve, dhe as ndonjė funksion providencial nė shpėrblimin e virtytit apo ndėshkimin e imoralitetit.

      Megjithatė, imagjinimi i njė jete mė tė mirė dhe mė tė lumtur, ėshtė i mundur pasi njerėzit kanė aftėsi tė lindura qė u lejojnė atyre tė promovojnė lulėzimin individual dhe kolektiv. Kėto pėrfshijnė prirjet pėr tė bėrė pyetje rreth botės, pėr tė menduar mbi veprimin dhe pėr tė aktivizuar kujtimet e vetėdijshme.

      Po ēfarė donte tė thoshte Aristoteli me “lumturi” ose eudaimonia ? Ai nuk besonte se ajo mund tė arrihej nga akumulimi i gjėrave tė mira nė jetė – duke pėrfshirė tė mirat materiale, statusin apo tė qėnit njė person publik – por ishte njė gjendje e brendshme dhe private e mendjes. Megjithatė, as ai nuk besonte se ajo ishte njė gjendje e vazhdueshme.

      Pėr Aristotelin, eudaimonia kėrkonte pėrmbushjen e potencialeve njerėzore, qė nuk mund tė arriheshin duke kėnaqur nevojat fizike. Dhe as nuk besonte se lumturia pėrcaktohet nga proporcioni total i kohės sonė tė kaluar duke pėrjetuar kėnaqėsi, siē bėri edhe studenti i Sokratit Aristipi nga Kirena.

      Aristoteli kėmbėngulte, se lumturia ėshtė e pėrbėrė nga diēka mė e madhe dhe e ndryshme, nga njė grumbullim i pėrvojave tė kėndshme. Qė tė jemi tė lumtur, ne duhet tė mbėshtesim aktivitete konstruktive, tė cilat ne besojmė se janė tė orientuara nga qėllimi. Dhe kjo kėrkon njė analizė tė ndėrgjegjshme tė qėllimeve dhe sjelljes sonė, dhe praktikimin e “etikės sė virtytit”, dhe tė “jetuarit mirė”.

      Historikisht, shumė filozofė, si Egoistėt, kanė pyetur nėse virtyti ėshtė nė thelb i dėshirueshėm. Por, qė nga mesi i shekullit XX-tė, tė tjerėt rehabilituan etikėn e virtytit dhe u pėrqendruan intensivisht mbi idetė e Aristotelit.

      Filozofi i njohur grek, thotė se nėse lumturia nuk ėshtė e dėrguar nga Zoti, atėherė ajo “vjen si rezultat i njė mirėsie, sė bashku me njė proces mėsimi dhe pėrpjekje”. Ēdo qenie njerėzore, mund tė praktikojė njė mėnyrė jetese qė do ta bėjė atė mė tė lumtur.

      Sipas tij, lumturia ėshtė shumė mė e vėshtirė tė mbėrrihet se sa kėnaqėsia. Por nuk ėshtė e pamundur. Ju nuk keni nevojė pėr pasuri materiale, forcė fizike apo njė pamje shumė simpatike, pėr tė filluar ushtrimin e mendjes tuaj sipas parimeve tė Aristotelit, pasi mėnyra e jetesės qė ai mbron ka tė bėjė me njė pėrsosmėri morale dhe psikologjike, mė shumė sesa njė gjė qė shtrihet tek pasuria materiale apo pėrsosmėria trupore.

      Ai e pranon se ka edhe pengesa mė tė vėshtira:pasja e fėmijėve apo miqve qė tė zhgėnjejnė plotėsisht. Njė tjetėr ėshtė problemi mė i vėshtirė me tė cilin pėrballet ēdonjeri prej nesh: humbja e fėmijėve, dhe miqve nėpėrmjet vdekjes.

      Megjithatė, ėshtė sėrish e mundur qė tė jetohet mirė edhe pas fatkeqėsive tė tilla. Nė kėtė kuptim, Aristoteli ėshtė njė optimist moral. Ai ka meritėn, se pa shumė kohė pėrpara Sigmund Frojdit, se instinktet tona biologjike janė mė tė natyrshme se sa tė sjellurit nė mėnyrė tė moralshme.

      Kjo e bėn etikėn e tij, tė pajtueshme me psikoanalizėn moderne. Njė ide inovative aristoteliane, ėshtė se emocionet qė supozohet tė dėnueshme, madje edhe zemėrimi dhe hakmarrja, janė tė domosdoshme pėr njė psikikė tė shėndoshė.

      Nė kėtė drejtim, filozofia e Aristotelit kontrastron me pikėpamjen stoike sipas sė cilės zemėrimi ėshtė irracional dhe njė formė e ēmendurisė sė pėrkohshme, qė duhet tė eliminohet. Vetėm se sipas tij emocionet e tilla duhet tė jenė tė pranishme nė sasinė e duhur, “mesatare” ose “tė kuptueshme”.

      Zemėrimi ėshtė gjithashtu thelbėsor pėr njė personalitet qė ecėn nė jetė. Njė individ apatik qė nuk zemėrohet kurrė, qė nuk ngre zėrin pėr veten ose vartėsit e tij kur duhet, dhe nuk mund tė arrijė lumturinė. Megjithatė, zemėrimi i tepėrt apo i njerėzve, ėshtė diēka e gabuar dhe shihet prej tij si njė ves.

      Ndėrkohė Aristoteli ėshtė njė utopik. Ai imagjinon mundėsinė qė tė gjithė njerėzit do tė jenė njė ditė tė aftė tė kuptojnė potencialin e tyre, dhe ta shfrytėzojnė plotėsisht atė. Ai parashikoi njė botė futuristike, nė tė cilėn pėrparimet teknologjike, do ta bėnin tė panevojshme punėn e njeriut.

      Edhe teoria politike e Aristotelit ishte fleksibėl.

      Ju mund tė jeni njė kapitalist apo socialist, njė biznesmen apo njė punonjės humanitar, tė votoni pėr thuajse ēdo parti politike, dhe tė jeni sėrish jeni njė aristotelian i qėndrueshėm. Aristoteli e dinte se njerėzit konfliktohen mes tyre, kur tė mirat materiale janė tė pakta:”Varfėria ėshtė prindi i revolucionit dhe krimit”.

      Falė kėmbėnguljes sė tij pėr tė bazuar teorinė politike mbi nevojat themelore tė njerėzimit, Aristoteli krijoi idetė mė tė avancuara ekonomike qė u shfaqėn ndonjėherė nė kohėn e tij, dhe kjo ishte arsyeja se pse e admironte Karl Marksi.

      Njė mohues i ndryshimit tė klimės, nuk mund tė gjente asnjė inkurajim tek Aristoteli. Ai do tė ngrinte qė atė kohe alarmin pėr dėmet qė njeriu po i shkaktonte mjedisit. Pėr shkak tė aftėsisė sė unike mendore, Aristoteli, thotė qė njė njeri i keq mund tė bėjė 10.000 herė mė shumė dėm, sesa njė kafshė.

      Burimi: “Aeon.co”
      Njeriu ndjehet i frikėsuar vetėm nėse nuk ėshtė nė harmoni me veten

      Comment

      What's Going On

      Collapse

      There are currently 227 users online. 2 members and 225 guests.

      Most users ever online was 7,146 at 08:56 on 08-03-2018.

      Working...
      X