Announcement

Collapse
No announcement yet.

Faik Konica

Collapse
X
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

  • Faik Konica

    Faik Konica ėshtė njė nga personalitetet mė nė zė tė kulturės dhe letėrsisė shqiptare. Prozator dhe poet, publiēist dhe estetist, kritik letrar dhe pėrkthyes, ai me veprėn e tij tė shumanshme pasuroi dhe ngriti nė lartėsi tė reja fjalėn shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri tė madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtėr i hollė i gjuhės shqipe, F.Konica ka hyrė nė historinė e kulturės sonė kombėtare jo vetėm si erudit e stilist i pėrkryer, por edhe si shkrimtar me vlera tė shquara ideoartistike. I lindur nė Konicė, mė 15 mars 1875 nė njė familje tė vjetėr feudale mėsimet e para ai i mori nė vendlindje, nė gjuhėn turke, arabe dhe greke. Mė vonė hyri nė liceun perandorak francez tė Stambollit pėr tė kryer pastaj shkollėn e mesme nė Francė. Ndoqi studimet pėr filozofi nė Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me ēmime pėr aftėsitė e tij intelektuale jo tė zakonta. Mė 1912 u diplomua pėr letėrsi nė universitetin e Harvardit tė SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetėn me veprėn e tij dhe me lėvizjen kombėtare shqiptare. Pasi boton broshurėn "Shqipėria dhe turqit" (1895) nė Paris ai vendoset nė Bruksel (Belgjikė), ku nxjerr revistėn "Albania", kjo revistė politiko-kulturore dhe letrare u bė organi mė i rėndėsishėm e mė me autoritet i Rilindjes sonė. E botuar nė gjuhėn shqipe, frėnge dhe pjesėrisht turke, si njė enciklopedi e vėrtetė, ajo propogandoi pėr vite me radhė (1897-1909) programin e lėvizjes kombėtare shqiptare, historinė dhe kulturėn e popullit tonė. Mė 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania" nė Londėr, i ftuar nga atdhetarėt shkon nė SH.B.A. ku drejton gazetėn "Dielli" edhe mė pas gazetėn "Trumpeta e Krujės". Me themelimin e Federatės "Vatra", mė 1912 ai zgjidhet sekretar i pėrgjithshėm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenė udhėheqėsit kryesorė tė lėvizjes kombėtare shqiptare nė SH.B.A., do tė shkojnė nė Londėr pėr mbrojtjen e ēėshtjes kombėtare nė Konferencėn e Ambasadorėve. Nė kongresin shqiptar tė Triestes (1913), qė u mblodh pėr tė kundėrshtuar copėtimin e Shqipėrisė nga armiqtė e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore dhe mė pas, ai zhvilloi veprimtari tė dendur diplomatike nė dobi tė atdheut, nė Austri, Zvicėr, Itali e gjetkė. Nė 1921 u kthye nė SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatės "Vatra", po ndėrkaq nė vitet 20 u lidh dhe ndikoi nė lėvizjen demokratike qė zhvillohej nė Shqipėri. Kėtė do ta bėnte nėpėrmjet gazetės "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikės". Me dėshtimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e A.Zogut nė fuqi, Konica u emėrua ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė nė SH.B.A. Vdiq nė Uashington nė 14 dhjetor 1942.
    Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

    Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...

  • #2
    Veprimtarinė e tij publiēistike e letrare F.Konica e zhvilloi kryesisht nė shtyp, nė revistėn "Albania" ai botoi vjersha, proza poetike, skica, tregime, portrete, ese, artikuj tė ndryshėm etj. Pėrgatiti dhe pėrmbledhjen letrare "Kandili i kuq", por nuk mundi ta botojė. Nė tė vėrtetė nga Konica nuk kemi asnjė libėr tė botuar, me pėrjashtim tė vėllimit me pėrralla tė pėrkthyer "Nėn hijen e hurmave"(1924). Krijimtaria e tij ka mbetur e shpėrndarė nė shtypin e kohės dhe njė pjesė ėshtė e papėrfunduar. Prej tyre duhen veēuar si vepra tė rėndėsishme proza e gjatė satirike, "Doktor Gjilpėra zbulon rrėnjėt e dramės sė Mamurasit", cikli i tregimeve "Kater pėrralla nga Zullulandi", udhėpėrshkrimi "Shqipėria si m'u duk…". Ai la nė dorėshkrim anglisht veprėn "Shqipėria - kopshti shkėmbor i Evropės jug-lindore" dhe ese tė tjera, e cila u botua pas vdekjes (1957).
    Nė trashėgimninė e Konicės vendin kryesor e zė publiēistika. Ai paraqitet si njė nga themeluesit dhe mjeshtrit e publiēistikės shqiptare. Pėr afro gjysėm shekulli ai shkroi me qindra artikuj, pamflete, polemika, shėnime, ese etj. tė cilat i botoi nė organet qė drejtonte vetė. Tema qėndrore e publiēistikės sė Konicės nė revistėn "Albania" do tė jetė ajo atdhetare, problemet e lėvizjes kombėtare, fati i Shqipėrisė, rrugėt pėr ēlirimin kombėtar etj. Nga ana tjetėr, ai do t'i kushtojė vėmendje tė posaēme ndriēimit tė historisė sė popullit shqiptar, zbulimit dhe propagandimit tė vlerave tė tij etno-kulturore, e veēanėrisht krijimit tė njė gjuhe letrare shqipe.
    Pas shpalljes sė Pavarėsisė publiēistika e Konicės, e botuar nė gazetėn "Dielli", do tė merret me ēėshtje tė mprehta tė kohės qė lidheshin me aspiratat e pėrpjekjet pėr krijimin e njė shteti modern shqiptar, me luftėn kundėr prapambetjes ekonomiko-sociale, me stigmatizimin e mendėsive dhe praktikave tė vjetra e anakronike etj. Ai ishte pėr njė shoqėri shqiptare tė emancipuar dhe kėrkonte qė Shqipėria, si pjesė e Evropės, tė mendonte e tė punonte nė shembullin e saj.
    Publiēistika e Konicės shquhet jo vetėm pėr problematikėn e pasur, por edhe pėr nivelin e lartė mjeshtėror. Ajo karakterizohet nga patosi atdhetar dhe nga shqetėsimi qytetar, siē dallohet edhe pėr forcėn e argumentimit dhe aftėsitė e shquara shprehėse. Tipari kryesor i saj ėshtė fryma satirike, fryma stigmatizuese dhe mohuese ndaj prapambetjes, injorancės, sė keqes.
    Faik Konica ėshtė krijuesi i kritikės sonė letrare, qė sė bashku me Nolin i hapėn rrugėn asaj nė kulturėn shqiptare. Ai shkroi njė varg artikujsh teorikė letrarė si "Arti i tė shkruarit", "Ca kėshilla pėr artin e shkrimit", "Kohėtore letrare shqipe" etj. tė cilat shėnonin njė kontribut pėr orientimin dhe zhvillimin e letėrsisė shqiptare. Por ndihmesa e tij nė kėtė fushė bėhet mė konkrete me artikujt dhe reēensionet qė boton pėr autorė dhe vepra tė letėrsisė sonė bashkėkohore. Kėshtu ai vlerėson lart shkrimtarė si Jeronim De Rada, Jul Variboba, Naim Frashėri, inkurajon autorėt e rinj tė kohės, Ēajupin, Asdrenin, Filip Shirokėn etj.
    Faik Konica kishte kėrkesa tė larta ndaj letėrsisė dhe shkrimtarėve. Duke i vėshtruar nė raporte tė drejta pėrmbajtjen dhe formėn, si dy komponentė qė s'mund tė ndahen nga njėri-tjetri, ai i jepte pėrparėsi formės si e vetmja mėnyrė pėr tė shprehur sa mė mirė pėrmbajtjen. Nė kėtė vėshtrim i kushtonte rėndėsi tė madhe gjuhės shqipe, pasurimit dhe pėrpunimit tė saj. Ai vetė dha shembullin e njė mjeshtri tė vėrtetė tė gjuhės. Me tė drejtė Noli e quan atq "kryelėronjėsi i gjuhės sonė" dhe "stilist i pėrkryer".
    Faik Konica zė njė vend tė merituar nė letėrsinė tonė tė Rilindjes dhe tė Pavarėsisė, jo vetėm si publiēist dhe kritik letrar, por edhe si shkrimtar me individualitet tė spikatur krijues. Megjithėse trashėgimnia e tij e mirėfilltė letrare ėshtė e kufizuar, ai ka vepra me vlera tė ēmuara. Pena e talentuar e Konicės provoi me sikses dhe lėvroi pothuaj gjithė gjinitė dhe llojet letrare, prozėn e poezinė skicėn dhe skeēin, prozėn poetike dhe prozėn historike, tregimin dhe novelėn. E frymėzuar nga historia dhe jeta shqiptare ai u pėrpoq tė krijonte njė letėrsi me koncepte bashkėkohore, me vizion tė ri, me shije tė lartė, larg modeleve tė vjetėruara:
    Vepra e tij letrare me nivelin e saj tė lartė artistik dėshnon atė tė vėrtetė tanimė tė njohur se nė art nuk ėshtė kurdoherė sasia ajo qė pėrcakton vlerėn e njė shkrimtari.
    Faik Konica, nė radhė tė parė ėshtė prozator, por ai shkroi edhe poezi, sidomos nė fillimet e krijimtarisė sė vet. Nė faqet e revistės "Albania" botoi vjershat "Gjuha jonė", "Flamuri", "Kushtrimi ose Marsejeza e shqiptarėve". Duke u bėrė jehonė ideve atdhetare dhe kryengritjeve tė popullit shqiptar nė prag tė Pavarėsisė, me tone luftarake dhe patos atdhetar, me figura tė goditura retorike, eci nė traditėn e letėrsisė sė Rilindjes. Tė njohura janė dhe vjersha satirike "Anadollaku" dhe lirika "Helena e Trojės".
    Proza artistike e F.Konicės do tė nisė me njė varg prozash poetike si "Njė liqen", "Anės liqenit", "Bora", "Malli i mėmėdheut" etj. Sadoqė me tematikė tė kufizuar ato pasqyrojnė tėrthorazigjendjen shpirtėrore tė njė intelektuali atdhetar dhe mallin pėr vendlindjen. Tė shkruara me njė gjuhė tė bukur e ndjenjė tė hollė, me mbresa e detaje tė goditura, kėto proza mbeten shembuj, nė llojin e tyre nė letėrsinė tonė. Tė pėrafėrta me prozat poetike qėndrojnė portretet letrare qė krijoi Konica mbi disa figura tė shquara tė historisė shqiptare si: Abdyl Frashėri, Naim Frashėri, Jeronim De Rada, Ali Pashė Tepelena, At Shtjefėn Gjeēovi etj. Ato dallohen pėr aftėsinė e autorit nė pėrvijimin e saktė dhe tė hijshėm tė karakterit tė tyre, portretit shpirtėror e fizik tė dhėnė qartė dhe nė mėnyrė lakonike.
    Prozės sė shkurtėr tė F.Konicės i takojnė dhe disa skica letrare dhe rrėfenjėza qė ai i quan pėrralla si "Urika", "Nė dritė tė hėnės", "Ai qė ishte gati tė vdesė pėr Shqipėrinė" etj. me tematikė atdhetare ose pėrrallat "E bija e mbretit dhe trėndafilat", "I urti i malit" etj. shkrime kėto plot fantazi nga bota e legjendave.
    F.Konica ėshtė i pari qė lėvroi nė prozėn tonė esenė, njė lloj letraro-publiēistike, me mundėsi tė reja shprehėse. Nėpėrmjet tyre, ai parashtroi mendime origjinale, ngriti probleme tė rėndėsishme, tė kohės, tregoi pėr diturinė e gjerė qė zotėronte. Njė nga esetė mė tė bukura ėshtė "Jeta dhe librat", ku, duke dhėnė gjykime pėr vlerėn e librit nė jetėn e njerėzimit, i bėhet njė analizė ideo-artistike tragjedisė sė Eskilit "Prometeu i lidhur".
    Nė trajtė esesh Konica ka shkruar veprėn "Shqipėria- kopshti shkėmbor i Evropės Juglindore". E hartuar pėr lexuesin e huaj, shkrimtari i jep atij njė encikolopedi tė vogėl pėr Shqipėrinė dhe popullin e saj. Tė dhjetė esetė, nga tė cilat pėrbėhet libri pėrbėjnė njė mozaik tė historisė dhe kulturės shqiptare, tė gjuhės e tė letėrsisė, tė botės shpirtėrore dhe psikologjisė sė shqiptarėve. Me njė informacion tė gjerė dhe njohje tė thellė, duke harmonizuar objektivitetin shkencor me njė rrėfim tė kėndshėm autori nxjerr nė pah individualitetin dhe natyrėn e popullit shqiptar jo vetėm parė nė vetvete, por edhe nė kuadrin ballkanik dhe evropian.
    Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

    Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...

    Comment


    • #3
      Analize Doktorr gjilpera

      Vepra mė e rėndėsishme letrare e Konicės ėshtė padyshim proza e gjatė satirike "Doktor Gjilpėra zbulon rrėnjėt e dramės sė Mamurasit". Ndonėse e pakryer, ajo pėrfaqėson tiparet mė karakteristike dhe vlerat e tij si shkrimtar nė pėrmasa tė gjera.
      "Doktor Gjipėra" u shkrua dhe u botua nė gazetėn "Dielli" nė vitin 1924. Ishte koha kur kish triumfuar Revolucioni i Qershorit dhe nė gjirin e shoqėrisė shqiptare zhvillohej njė luftė e ashpėr politike, para saj shtroheshin probleme jetike si: zgjidhja e formės sė regjimit, reforma agrare, demokratizimi dhe modernizimi i aparatit shtetėror, emancipimi kulturor kombėtar etj. Vepra e Konicės ėshtė pjellė e kėsaj kthese socialhistorike qė sapo niste nė jetėn e popullit tonė. Autori mori shkas nga vrasja e dy qytetarėve amerikanė nė Mamuras, qė organizoi reaksioni feudal. Konica krimin e Mamurasit nuk do ta vėshtronte si njė rast tė veēuar, po si njė ngjarje me kuptim tė gjerė shoqėror, ku mplekseshin interesa e synime tė qarqeve tė caktuara dhe shfaqej lufta politike e kohės. Kjo ngjarje do tė zgjonte idealet liridashėse dhe iluministe tė shkrimtarit dhe do ta frymėzonte krijimin e njė vepre, qė do tė hidhte dritė dhe do tė pėrgjithėsonte realitetin shqiptar bashkėkohor.
      Heroi i veprės ėshtė Doktor Gjilpėra, njė intelektual i ri shqiptar qė kryen studimet pėr mjekėsi nė Rusi e Suedi dhe ndodhet para alternativės: tė qėndronte jashtė, ku e priste njė karrierė plot prespektivė apo tė kthehej nė atdhe e tė ndihmonte nė mėkėmbjen e tj, veēanėrisht nė pėrmirėsimin e shėndetit tė popullit. Ai vendos tė kthehet nė Shqipėri, atdhedashuria triumfon mbi interesat vetjake.
      Autori duke ndjekur vijėn e jetės sė heroit do ta pėrshkruajė atė nė dy etapat kryesore: koha e qėndrimit jashtė atdheut dhe koha e ardhjes nė Shqipėri. Nė qoftė se etapa e parė ėshtė njohja me doktor Gjipėrėn, etapa e dytė, qė pėrbėn trungun e veprės ėshtė pjesa mė e rėndėsishme, qė bart dhe mishėron idetė e shkrimtarit. Jeta e heroit larg atdheut ėshtė dhėnė nė plan pėrshkrues, duke evokuar episode dhe gjendje tė ndryshme shpirtėrore, qė nxjerrin nė pah natyrėn, interesat dhe karakterin e intelektualit shqiptar. Ai ėshtė nė radhė tė parė, atdhetar i bindur, njeri me kulturė tė gjerė, mjek i pregatitur dhe human, i zgjuar dhe plot vullnet e vendosmėri. Janė kėto cilėsi, qė e bėjnė atė tė kthehet nė atdhe.
      Kthimi nė Shqipėri e ve doktor Gjilpėrėn pėrballė njė realiteti tronditės dhe shtron para tij probleme qė pėrfshijnė pamje tė ndryshme tė jetės shqiptare. Brenda njė kohe tė shkurtėr, ai njihet me gjendjen e mjeruar tė popullit, me padrejtėsitė qė bėhen nė kurriz tė tij, me aparatin shtetėror, ku mbizotėrojnė arbitrariteti, drama, intrigat, me nėpunės injorantė e anadollakė. Nė kėtė shtet tragjiko-komik, opozitėn e pėrbėjnė njerėz qė s'kanė asgjė tė pėrbashkėt me ligjin dhe moralin.
      Vendin kryesor e nė vepėr e zėnė raportet qė vendos doktor Gjėlpėra me kategori tė ndryshme tė shoqėrisė shqiptare, me pėrfaqėsuesit e tyre mė tipikė. Nė kėto marrdhėnie zbulimi social-psikologjik qė bėn autori, ėshtė i ndėrsjelltė, nga njė anė pėrvijohet gjithnjė e mė qartė karakteri dhe botkuptimi i doktor Gjėlpėrės, ideali i njė njeriu evropian, atdhetarizmi dhe humanizmi i njė njeriu tė emancipuar, ndėrsa nga ana tjetėr, vizatohen figura tė ndryshme tė qarqeve zyrtare tė parisė tė rretheve intelektuale. Veēanėrisht figura e doktor Gjėlpėrės del mjaft e qartė pėrballė dy kolegėve tė tij, dr.Embrullahut dhe dr.Protogor Dhallės. Mė shumė, se nė rethana pune, ata i njohim nė biseda e debate, si tipa shoqėrorė tė kundėrt me heroin, me koncepte dhe praktika tė ndryshme mjekėsore. Ndėrsa doktor Gjėlpėra ėshtė njeriu i mjekėsisė moderne, partizan i natyrės, i helioterapisė (dielli, uji, ajri) qė mendon se natyra ėshtė mjeku i parė i njeriut, dy mjekėt e tjerė paraqiten anakronikė, janė mishėrim i dogmės mjeksore tė shkėputur nha jeta e parimet e shkencės. Bota e vjetėr nė kėtė vepėr pėrbėhet jo vetėm nga dy mjekė, por dhe nga figura tė tjera negative. I tillė ėshtė ministri Salemboza, pėrfaqėsues tipik i forcave tė prapambetura e antikombėtare, tipi i tiranit anadollak, intrigant e dinak, i zgjuar e i shkathėt. Kurse mjedisi dhe mendėsia orientale e parisė sė kryeqytetit gjejnė shprehjen e tyre nė figurat e agallarėve tiranas siē janė Muhedin Agai e Zylfikar Agai.
      Nė atmosferėn e zymtė tė jetės shqiptare tė kohės autori ndesh dhe njerėz tė mirė, tė dalė nga populli, qė ngjallin simpati e nderim. Mbeten tė paharruara nė mendjet e lexuesit dy vajzat fshatare, plaku martaneshas, polici i doganės, Arifeja, Ali Bibi. Megjithė njė lloj skepticizmi qė ndihet nė paraqitjen e tyre, ata dalin nė njė dritė tė ngrohtė, me vlera tė vėrteta njerėzore, me bukuri e pastėrti shpirtėrore, me zakone fisnike. Mendimi i shkrimtarit ėshtė se populli, duke qenė i paditur dhe i papėrpunuar, ka nėvojė tė stėrvisė shpirtin dhe mendjen.
      "Doktor Gjėlpėra" ėshtė njė vepėr e fuqishme satitike. Duke pasur parasysh realitetin e rėndė shqiptar, mendėsitė e anakronike e jetėn e prapambetur, autori u kundėrvihet atyre, i tall dhe i godet pa mėshirė. Qėndrimi ideoemocional mohues bėn qė nė faqet e veprės tė ndihet qesėndia dhe ironia, satira dhe sarkazma. Ata shfaqen e mishėrohen me forcė artistike nė skena dhe personazhe, nė situata dhe portrete tepėr tė goditura. Pėrdorimi mjeshtėror i detajit, plasticiteti i gjuhės, ngjyrimet qė merr fjala, e bėjnė satirėn e Konicės, origjinale e tė natyrshme.
      Tema dhe problematika e mprehtė shoqėrore, fryma mohuese e disa prej dukurive shoqėrore dhe notat e fuqishme satirike e bėjnė "Doktor Gjėlpėrėn" njė vepėr me tipare tė shquara realiste. Konica sjell kėshtu njė ndihmesė tė rėndėsishme nė pasurimin dhe forcimin e realizmit nė letėrsinė shqiptare.
      Nga pikpamja kompozicionale, edhe pse vepra ėshtė e papėrfunduar, janė hedhur linjat kryesore dhe ėshtė pėrcaktuar edhe thelbi i figurės sė heroit. Mund tė themi se ajo pėrbėn hyrjen e njė romani qė Konica pėr arsye tė ndryshme nuk e ēoi deri nė fund. Vepra ėshtė e pasur me lėndė jetėsore, e ngarkuar me ngjarje e biseda, me detaje tė shumta. Kėto kanė sjellė ngathėsimin e aksioneve dhe njėfarė proleksiteti.
      Te "Doktor Gjėlpėra" Konica provon edhe njėherė atė qė ka thėnė Noli pėr tė se ai ėshtė krijues i prozės moderne shqiptare. Kjo duket si nė konceptimin e veprės edhe nė mjeshtėrinė e rrallė, tė pėrdorimit tė gjuhės. Gjuha e Konicės ėshtė e pasur, e bukur, e fuqishme, me ndėrtime e struktura sintaksore thjesht shqipe. Nė prozėn e gjatė ajo shėrben pėr individualizimin dhe zbulimin e karaktereve tė personazheve.
      F.Konica ėshtė njė nga stilistėt e rrallė tė gjuhės shqipe. Ai zbatoi parimin se ekonomizimit tė fjalės, tė lakonizimit tė saj, duke synuar hijeshinė, saktėsinė, thjeshtėsinė dhe elegancėn.
      Ndikimi i personalitetit tė Konicės si artist dhe erudit ėshtė i ndjeshėm nė letėrsinė dhe kulturėn shqiptare.
      Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

      Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...

      Comment


      • #4
        Titulli: Faik Konica

        Malli i atdheut

        Kur vete njeriu, i lire e i vetem, larg atdheut - vi...set e reja, ndryshimi i zakoneve, embelsia e udhetimit e nje mije gjera qe vihen re nder popuj te huaj, te gjitha keto ta pergezojne zemren e te bejne jo te harosh Shqiperine, po te mos te veje tek ajo aq dendur mendja. Me tutje, si ngopen syte se pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S`di c`te mungon, s`di se c`te duhet. Nje hije trishtimi ta mbulon fytyren; e, pike se pari here-here, mbastaj me dendur e me ne fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prinderve, i miqve e shokeve, kujtimi i dheut ku u lindem e u rritem, ku qajtem foshnja e ku lozem djelm, kujtimi i atyre maleve larg te cileve nuk rron dot mire nje shqiptar, kujtimi i kombit, qe, me gjithe ca te liga qe ka, eshte kombi yne, e me teper kujtimi e deshira e etja e gjuhes sone ta shtrengojne e ta derrmojne me te vertete zemren. Ah, malli i Shqiperise, malli i atdheut te dashur, i shenjte mall e dashuri e shenjte, kush eshte ai shqiptar qe s`e ka pasur ne dhe te huaj! Duhet te jeshe jashte Shqiperise, e te jesh larg, per te kuptuar se c`force e c`bukuri te embel ka per veshet kjo fjale: Shqiperi! Ajo me e zbrazura leter, ajo fjala me e vogel,na sjell, kur vjen nga Shqiperia, nje gaz te parrefyeshem, se na sjell si nje cope te atdheut...
        .... Ƴσʋ κиσω Ɩ'м α яɛαмɛя........♥



        Ti me rremben cdo dite...

        Comment


        • #5
          Pėrparimi i shqipes

          Kur zumė, tre vjet mė parė, luftėn tė nxehtė, po tė qetė pėr pėrparimin e gjuhės shqip, njė hile mbuloj turinjt’ e armiqve tė kombit shqipėtar. E, nė turbėllim e nė frikė e sipėr, qė tė gėnjejnė vetvete, zunė e po qeshjin nė mes tė tyre; thoshin

          Abania do tė mbetet nė mes t’udhės, si gjithė punėt kombiare tė Shqipėrisė; gjuha shqip s’ka kurrė pėr tė vajtur pėrpara; ėshtė plakė tepėr e s’ka kėmbė pėr tė ecur. As dhėmbė pėr tė ngrėnė; le tė dalė herė-herė ndonjė abetare a disa vjersha tė pakėndueshmėma, mirė; po, qė tė ketė edhe gjuha shqip gazeta tė pėrkohėshma, shkrimtarė tė rrjeshtmė edhe kėndonjėtorė ėshtė gjė qi s’bėhet. Kėshtu ngushėllohen armiqtė nė krye tė punės.

          Pastaj, si e panė se Albania vente duke rrojtur, se nga ēdo anė u prit me gas tė math, se qė atė kohė e tėhu zunė tė dalin mė shumė libra edhe gjuha shqip mori me tė vėrtet njė hov tė shėndoshė, armiqtė pushuan sė qeshuri e sė pėrsėrituri.

          Lėshuan mėnjanė lodrat edhe ngushėllimet e rrena.

          Zunė si e si ta prishin kėtė nisje pėrparimi tė gjuhės kombiare. Belgjerė pa brekė, tė bėrė belgjerė die a njėditėzaj e tė vajtur nė Stamboll pėr tė hyrė si spiunė; pshatarakė tė trashė e tė paditur, qi kujtojnė se u bėnė njerėz e ut’jolluan, pse mėsojtin dy fjalė edhe mveshin njė pantallon nė vėnt tė kalcave; shqiptarėt e Bukureshtit, shėrbėtorė besnikė tė Popjedonozefit; tė gjithė kėta mėndjepalarėt i lithnė bashkė e u munduar dy vjet, kot, pėr tė prishur rrėnjėn e letrėturės shqipe.

          Sa njerėz, pėr kundrė, ka Shqipėria qi mendojnė lart, qi kanė zėmrė tė mirė dhe duan pėrmirėsimin e tre mijunė tė mjerėve shqiptarė, qi vėnė nderin edhe dėshirėn e sė dreqtės mė sipėr se tė gjithė e poshtėra, sa njerėz tė hollė, tė mirė e tė mėsuar ka atdheu jonė, tė gjithė erthnė dreqt te ne, na thirrnė o burrani, na dhanė pėrzėmėrim e shpresė, e rralė na mungon kėshillat edhe ndihmat e tyre.

          Tani, pa fjalė, dėshira e gjuhės shqip hyri nė gjithė zemėrat e shqipėtarėve tė mėsuar. Kush e mban mėnt se si ndryshimin e math me kohėn e tanishme. Andaj na duhet tė pėrpiqemi ca mė fort ta shpiem pėrpara propagandėn gjuhė pėrndarė Albaniėn, kėtu e 6 muaj do tė bėhet njė gazetė aqė qė ka pėr tė marrė mbi mėndje tė shqipėtarėve, do tė jet aq e madhe pėr tė mirėn e tyre, sa belgjerė pa brekė, pshatarakė pantollanarė, shėrbėtorė tė Popjedonozefit, tė gjithė armiqtė e shqipėtarisė, kanė pėr tė plasur mėrie.

          Albania, 1899
          Faik Konica
          .................................................. .................................................. ...................... ღƸ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒღ The greatest show after the BigBang.... you, i & our baby ღƸ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒღ

          Comment


          • #6
            Portreti i njė aristokrati: "Njė jetėshkrim i shkurtėr i zotit Faik Konica"

            Mabille Gennings


            Faik Konica (15 Mars, 1875 - 15 Dhjetor, 1942)

            Pėr afro 15 vjet, Faik Konica ishte Ministri fuqiplotė i Mbretėrisė sė Shqipėrisė nė Uashington. Me cilėsitė e tij tė veēanta, ai do tė zinte njė vend tė merituar nė qarqet diplomatike, aq sa mė 1938-ėn do tė nderohej nga revista amerikane “The judge” me ēmimin “Kapelja e lartė”. Motivacioni ishte mbresėlėnės: “Pėr pėrfaqėsim dinjitoz tė vendit tė tij, pėr mirėkuptim njerėzor tė vlerave, pėr ndjenja tė mrekullueshme humori, e plot veti tė tjera”. Por figura e diplomatit shqiptar nė SHBA, kish tėrhequr vėmendjen e rretheve gazetareske me kohė. Kėtė e dėshmon dhe artikulli “Njė jetėshkrim i shkurtėr i zotit Faik Konica”, i publicistit Mabille Gennings, botuar nė gazetat e kohės si “Washington Herald” dhe “New York Journal” mė 28 maj 1934. Gazetari amerikan i bėn njė portret tepėr interesant Konicės. Ai e sjell nė ditėt tona pėr lexuesin shqiptar, zbulon disa anė tė panjohura dhe na e bėn mė tė afėrt figurėn e tij. Artikullin e hasa nė faqet e “Diellit” tė qershorit tė vitit 1934, dhe kėnaqėsinė e zbulimit dua ta ndaj me lexuesit e gazetės, nė pėrvjetorin e ndarjes sė tij nga jeta (15 dhjetor 1942), me pėrkthimin e publicistit tė njohur shqiptaro-amerikan Nelo Drizari.

            Nasho Jorgaqi

            ***

            Portreti i njė aristokrati

            Kur Faik Konica, Ministri i Shqipėrisė nė Shtetet e Bashkuara, tė thotė se ka qenė edhe vetė gazetar, dhe tė shfaq vetėm njė pjesė tė vogėl tė shėrbimeve tė tij nė fushėn e gazetarisė.

            Aty mė parė shkruante kryeartikuj nė Boston, nė Diellin, mė e vjetra gazetė shqiptare qė botohet edhe tani nė Shtetet e Bashkuara – njė fletore (atėherė e pėrditshme po qė mė vonė ėshtė bėrė e pėrjavshme), qė nuk merret me reklama dhe kur kish mė shumė se 10 mijė pajtimtarė, qe mjaft e afėrt, sa me anėn e fushatės, (Vatrės), mundi tė mbledhė pėr guvernėn provizore t’athershme njė ēerek milionė dollarėsh.

            Lindur nė Malėsin’ e jugės, nė kufirin e Greqisė, i biri i njė tė pasuri, nga njė der’ e cila nė kohėn e paqes shikonte punėn e shtėpisė, dhe nė kohėn e luftės mblidhte vullnetarė, Zoti Konica, qė kur ish djalosh, e dij mirė se pėr ēfarė soj shėrbimi ish destinuar, dhe studimet e tija nė shkollėn e jezuitėve nė Shkodėr dhe nė Licenė Perandorike tė Stambollit, i bėri duke pasur po atė qėllim parasysh. Vizita e tij e parė nė SHBA, mė 1909, qe pėr tė filluar njė shoqėri tė pėrbėrė prej refugjatėsh: pėr t’i stėrvitur kėta me vetijat dhe qėllimin qė lypte lėvizja kombėtare – njė qėllim si themelonjės dhe botonjės i revistės Albania, qė e kish bėrė tė njohur me tėrė fuqinė e tij. Mė 1912, ay u dėrgua si delegat nė konferencėn ambasadoriale nė London, dhe mė 1926, kur u njoh independenca e kombit tė tij tė dashur, ku ay me zotėsin e tij mundi tė lerė rekorde historie nė ngjarjet e zhvillimit kombėtar, u emėrua Ministėr nė Shtetet e Bashkuara.

            Nė qoftė e vėrtetė se ndodhja e tij kėtu ėshtė njė shenjė miqėsie, dhe ay tė siguron se ashtu ėshtė, atėherė gjithashtu ėshtė e vėrtetė qė trupi diplomatik i Washingtonit bėhet mė i pasur n’urtėsi bujare, sjellje tė dėshirueshme dhe nė dituri tė hollė me ndodhjen e tij kėtu. Kjo na ēon ndoshta te njė problem i rėndė, qė tė dallosh si munt tė shquhet njeriu si njeri nga ministri. Ndoshta qėndrimi mė tipik i zotit Faik Konitza ėshtė urtėsia e hijshme, siē dėshmohet qartazi prej sjelljes sė tij simpatike, prej dashurisė sė tij pėr tė bukurėn e vėrtetė dhe prej zemėrgjerėsisė natyrale tė tij.

            Me fjalė tė buta dhe plot gjallėsi, mė sjellje krejt natyrale nė qarke shoqėrore, ay ėshtė pritės i mirė si zot shtėpie dhe mysafir gazmor. Sapo ka kaluar nga mosha 55, i veshur mirė e i pamartuar, ay ėshtė kurdoherė i mirėseardhur si vizitor nė sallonet shoqėrore tė qytetit tonė.

            Gjithashtu mund tė ketė nė raste tė kėtilla edhe muzikė, muzikė hutonjėse qė del nga njė gramafon i rrallė, me njė megafon tė madh qė tė zė syri sapo hyn nė odėn e mirė tė tij, q’ėshtė nė katin e dytė tė hotelit Mayflower. Ēpikja e njė shkencėtari ingliz, orėt e shumta e tė rėnda qė i kushtonte nė nj’odė shkence, nuk pajtoheshin me dashurinė e tij pėrmuzikėn, ku istrumenti i bėrė me dorė ka mundur tė ēdukij zėra tė ējerra, duke lėnė vetėm muzikė tė kulluar. Nuk do tė gjesh radio te ministri i Shqipėrisė, ndonėse nga koha nė kohė i kanė prurė tri, pėr arsye qė nuk varen vetėm nga zėri i kulluar i muzikės. Ay rrėfen se sa mėrzitet kur dėgjon lloj lloj reklamash me anėn e radios. Kėnaqėsinė mė tė madhe, pėrveē kur ka pranė miqt’ e tij, ministri e ndjen kur kėndon libra me biografira dhe shėnime kronologjike, qė zgjeth nga biblioteka e tij, e cila ka mė shumė se 1200 libra dhe ėshtė nga mė tė plotat. Sa pėr stėrvitjen e trupit pėr tė mbajtur shėndetin e tij, i pėlqen qė tė ecė mė kėmbė. Nė kohėn qė harxhon duke luajtur golf, rreth e rrotull luadhit, siē thotė vetė, njeriu mund tė kėndojė njė libėr ose mund tė fjaloset me miq, dhe kėshtu qė ay ecėn me kėmbė dy ose tri mila nė ditė. Gjellėt ia servirin nga restauranti i hotelit, ndonėse ka njė kuzhinė mė vete ku rri, se e urren afshin e gjellėve, si dhe erėn e mirė tė kafesė. Ėshtė njė nga mendimet e tija, qė gjella ka shije tė vėrtetė kur nuk tė nget as “qiellėzėn, as hundėn”. Ėnda e tij ėshtė sqimatare. Ay nuk pranon tė ngrėna qė kanė mbetur shumė kohė nė akull, pula qė janė therur mė shumė se disa orė mė parė se tė shtrohen pėr tė ngrėnė, ushqime deti qė nuk janė peshkuar atė ēast nga ujėt. Atij i pėlqen tė hajė pas bukės drethėza tė goditura me ajkė, dhe tė vėna nė pjatė mi kulaē tė grynjė. Pėr sa u pėrket tė pirave dhe mėzeve ay nuk munt tė quhet njohės i vogėl. Pėrveē gjėrave tė tjera, ato q’urren mė shumė janė pijet e pėrziera e tė forta (kokteils) dhe shampanja e lehtė. Ay do mė shumė verat qė quhen Sherry, Burgundy dhe Rihne. Kjo e fundit i mbarohet mė shumė se tė tjerat, sepse shumė nga miqt e tij kanė po atė shije qė ka dhe vetė. Njė zotni qė mė parė pėlqente skoē, mė shumė se ēdo lloj uiski, tani zgjedhe si mė tė mirin rye, se kjo pije mban nj’erė t’ėndėshme, veēanėrisht rye-i qė bėhet nė shtetin Kentucky dhe ėshtė i shtėnė nė botile qė nė kohėn e Luftės madhe. Rrobat e tij janė gjithmonė tė kaltėrta (kaltėrsi e thellė qė duket pakės si e zezė), tė murme ose tė zeza, dhe me ēdo palė ka porositur dhe njė pallto tė madhe tė bėrė gjithė nga ajo plaēk’ e rrobave qė shkon me to. Tė porositura nga Londoni, plaēkat e tija dallohen pėr hollėsira origjinale. Palltot e vogla nuk kanė vrimė volutash nė ēipin e jakės poshtme, mi gjoksin, tė bėra me qėllim qė tė mos u japė rast grave qė mund t’u teket ti ngulin ndonjė lule. Palltot janė pa xhepa tė jashtme pėr shami, sepse ay e quan zbukurimin si njė send jashtė rregullave tė shėndetit. Pantallonat e tija nuk janė tė kthyera mi qafėn e kėmbėve, po pėr kėtė arsye. Kėmishėt, tė cilat ia bėn sipas porosisė njė kėmishėbėrės i Londonit, nuk kanė volte tė dytė nė qafėn e mėngėve, se ay ngul kėmbė qė nuk janė tė nevojshme.

            Ēuditėrisht pėr njė burrė qė ndjen tė kėtillė dashje ose mosdashje tė mprehtė, adhurimi i ministrit tė Shqipėrisė pėr bukurin’ e grave ėshtė kryesisht konservativ. Pamja e njė gruaje, siē thotė, duhet kurdoherė tė jet’ nė shkallė tė dytė ose pas personalitetit tė saj tėrheqės. Nė mes njė numri tė madh mikeshash q’e adhurojnė, ay ēmon mė tepėr ato me menēuri tė jashtėzakonshme, dhe ato nga tė cilat qėndron lark – ne mund tė pėrdorim njė frazė kaq t’ashpėr kur flasim pėr njė zotni t’urtė – ka tė ngjarė tė jenė nga tipi i ēqetėsuar me gjallėsi si tė lozonjares. Mbi veshjen e grave amerikane ministri Konitza nuk thotė gjė sendi tjetėr – pothuaj se asgjė – pėrveē fjalėve lėvdonjėse. Ato kanė pėrdorur fuqin’ e mendjes dhe i kanė bėrė modat e botės mė tė hijshme dhe mė artistike, duke ngulur kėmbė pėr moda pa salltanete. Tani do tė qe mė mirė sikur tė mos mbanin kėpucė me thembra tė larta, duke pėlqyer nė vent tė tyre opinga tė qėndisura e tė bukura! “Gjer me njė pikė, ashtu po bėjnė”, i thashė dhe ay m’u duk sikur mbeti i kėnaqur. Tani nė dėshironi tė mėsoni se ē’kuptim ka emri i parė i tij, i cili, meqė bie fjala, pėr miqt’ amerikanė tė tij ėshtė vetėm “Frano”, mund t’ju them qė zė vendin e emrit “Augustus”. Se ē’kuptim ka emri Augustus, jam i sigurt q’as unė nuk e di.

            _____

            Shėnim i redaksisė: Nė foton ilustruese Konica nė njė aktivitet tė "International and Comparative Law American Bar Association" nė Hotelin Mayflower. Bashkė me Konicėn janė A.W. Gullion, gjeneral-major dhe Frederick Wm. Wile, sekretar gjykate i njohur.

            Foto nga arkivat e Bibliotekės sė Kongresit Spring luncheon meeting. Washington, D.C., May 10. Meeting of the section of International and Comparative Law American Bar Association was held here today. Caught by the camera as they came out of a huddle were, left to right: Faik Konitza, Albanian

            .................................................. .................................................. ...................... ღƸ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒღ The greatest show after the BigBang.... you, i & our baby ღƸ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒღ

            Comment


            • #7
              Titulli: Faik Konica



              Faik Konica

              ANADOLLAKU NĖ MESALLE

              Ka ndenjur si nje ka
              Po ha edhe po ha,
              Shembet me pilaf,
              Fruhet me hoshaf;
              S`ka kohe te flase
              Hedhe sa te pelcase:
              Llop nje bakllava,
              Llop nje hallva,
              Llop nje revani,
              Llop muhalebi.
              Therret:-Hic jemedum!
              – O burra, bre dudum!
              Kerkon nje syltjac,
              Porosit nje kulac,
              Rremben nje bugace,
              – Te rrembec nje kapace!
              Te tere per nje darke,
              Te tera ne nje barke!
              Kur lodhet sa ngjinjet,
              Pushon e shtrihet
              Shtrihet dudumi
              Dhe na e ze gjumi.
              Neser kur te zgjohet
              E, me “bismil-lah”,
              Prape pilaf
              E prap hoshaf.
              “Qebap boll-boll
              Koxha Anadoll!”
              More dudum kokekungull
              Gojebuall e barkrrumbull
              Thuame, te rente pika!
              C`te duhet ty politika?
              Hiq, more dudum dore, hajde
              Te te kllasem ne nje kade
              Plot me mjalt`e me recel
              Ha pi e kurre mos del.
              Askush nuk eshte me i skllaveruar se ai qe gabimisht mendon se eshte i lire.

              Comment


              • #8
                HELENA E TROJES

                N Trojė, nga maja e njė kulle tė lartė
                Helena e bardhė zgjat kryet dhe pėrgjon
                posht nėnė murėt luftėn qė lufton
                Menella syzi me Parin flokartė;

                Shikon buzėqeshur e me ballė tė qartė
                Zjarrin qė ka ndezur vetė dhe ėndrron,
                E stolisur si ditėn qė hipi nė fron.
                Kur vajti nus’e re nga Amykla nė Spartė.



                Dhe nė shesh Menella me Parin tė tėrbuar
                Goditin me sulm pėr tė mundur e pėr tė vdekur
                Gjėmojnė duke uar zėrin nė qiell.

                Gjaku u ka hyrė faqe e duar
                Kordhė mė kordhė, hekuri me hekur
                Perpiqen, tingėllojnė, shkėlqejnė nė diell.
                Njeriu ndjehet i frikėsuar vetėm nėse nuk ėshtė nė harmoni me veten

                Comment

                What's Going On

                Collapse

                There are currently 214 users online. 2 members and 212 guests.

                Most users ever online was 7,146 at 08:56 on 08-03-2018.

                Working...
                X