Announcement

Collapse
No announcement yet.

Artan Gjyzel Hasani

Collapse
X
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

  • #61
    TE PERKASESH DO TE THOTE...


    ...tė jesh bima qė rrėnjėt brenda shkėmbit vdes
    dhe jo lulja nė vazo qė sallonin zbukuron…
    tė jesh dallga qė bregut formė i jep
    dhe jo shkuma qė mbi valėn qėndron…
    tė jesh zjarri qė gjithmonė prushin ndez
    dhe jo flakė ku digjen fluturat krahėshkruar…
    tė jesh pėshpėrima e parė cdo mėngjes
    dhe jo rėnkim i mbytur i natės sė shkuar…
    tė jesh fryma e vetme qė mushkėritė e tjetrit mbush
    dhe jo puthja e radhės vdekur pėrmbi buzė…
    tė jesh prekja qė pashmangshmėrisht kėrkon edhe nesėr
    dhe jo turbullirė e ėmbėl qe shkon dhe vjen si muzė…
    e vėshtirė tė pėrkasėsh…
    e vėshtirė…
    tė kesh dikė ėshtė shumė mė e lehtė…
    por vec udhėkryqet e jetės ta mėsojnė mė mirė
    ndryshimin mes “tė kesh” dhe "pėrket”…
    (nga libri "Misioni Paranoik", 2006)
    © Artan Gjyzel Hasani

    https://www.youtube.com/watch?v=eWbU8jh3D1Y

    Comment


    • #62
      Pas vrasjes sė Markos oborri i vilės i kujtonte Maries njė sy tė gjelbėr gjigant me njė vėshtrim tė papėrballueshėm.
      I vinte mė mbarė ta shihte fshehurazi. E pėrgjonte. Afrohej tė dritarja e dhomės sė gjumit, hapte fare pak grilat dhe mes tė ēarave pėrkėdhelte me vėshtrim retinėn shumėngjyrėshe tė lulnajės.
      Grilat janė pentagrami i pritjes, Maria, por nuk e di nėse kjo e jotja ėshtė pritė a pritje, do tė thoshte Marko nėse do e kish kapur nė befasi, aty pranė dritares, tė mpakur nga dhimbja e ėmbėl.
      (fragment nga romani "FUNERAL")




      "Martin, tė tė tregoj diēka nga jeta e kastorėve?
      Ti e di qė kur gjuhen kastorėt mblidhen shumė njerėz qė e rrethojnė nga tė gjitha anėt pyllin ku strehohet kastori, rreth dyqind –treqind njerėz, tė cilėt nisin dhe ngushtojnė rrethimin gjithnjė e mė shumė. Ti e di qė kastorin e gjuajnė vetėm pėr bishtin e tij tė kushtueshėm. Kėshtu, vjen njė moment qė kastori esheh veten tė rrethuar keqazi pa asnjė rrugėdalje.
      Dhe a e di se ē’bėn?
      Kėput bishtin, ua lė atyre dhe largohet duke shpėtuar jetėn e vet. Kėtė histori ma ka treguar Marko."
      Martini e dėgjoi pa ndonjė kėrshėri.
      Muzgu atij i jepte njė gjendje tė ngjashme me atė tė artistėve nė momentet e para tė krijimit. Por ai s’ishte artist. Arti i tij i tė krijuarit pėrmblidhej nė ata rrathė tė kaltėr qė sajonte tymi i cigareve qė zakonisht konsumonte i ulur nė verandė me sytė mbėrthyer larg, shumė larg, nė horizontin e pranė muzgut, ku ai kishte kėrkuar pėrgjigjet e shumė pyetjeve lodhėse qė tashmė nuk kishte kush t’i pyeste mė.
      Megjithatė, edhe pa pyetur asgjė, ai kishte qenė nė pritje tė pėrgjigjes qė fshehin muzgjet, si pėr t’i dhėnė vetes njė arsye mė shumė pėr tė pritur nė heshtje muzgjet e nesėrme.
      Hmm… Kastorėt… Tek njerėzit ndoshta do tė ishte mė mirė tė sakrifikohej trupi dhe truri sesa bishti… E kush do tė gjuante njerėz pėr bishtin e tyre?
      (fragment nga romani "FUNERAL")
      ©artangjyzelhasani

      https://www.youtube.com/watch?v=eWbU8jh3D1Y

      Comment


      • #63
        DRITE ERRESIRE

        kėputet dielli dhe bie nė gjunjė
        si ē’bien kujtimet te kalendarėt
        tretet muzgu dhe dita dremit
        derdhet ngadalė mbrėmja e pėrhimtė
        rrugicave bėhet njė hija e tė dyve
        shkėlqen fashė e hėnės mbi dyer e pragje
        pas xixėllonjave akoma rendin fėmijėt
        ėshtė ora kur errėsira mė vjen si dritė
        me ty brenda syve…

        njerėzit gjithnjė do hiqen si ē’nuk janė...
        e vetmja gjė qė dinė ta bėjnė mirė
        tė shitblihen si sendet, por tė vegjėl nuk e dinė
        sa pjellor tregu kur e vėrteta ėshtė gėnjeshtėr
        i fshijnė pluhurin vetes dhe e nxjerrin nė vitrinė
        pėr blerėsin mė tė parė vazhdimisht tė verbėr

        burrat rrėzohen kur malli gėrryen malin
        mendjen dehin me avuj zemre aq lehtė…
        tė rinj ngatėrrojnė pellgje me dete
        fluturojnė pa krahė, flenė kur duhet tė nisen
        gra qė nuk bėhen dot muzė, provojnė tė bėhen poete
        nė vazo varresh si qiparisa e mbjellin veten pleqtė…

        kėshtu ka qenė gjithnjė e nuk filloi sot
        njerėzit mburren pėr atė qė kanė
        por kanė frikė nga ajo qė janė

        dhe frika ėshtė si hija qė mbi shandanė dridhet
        kur shėrbyesja me qiriun qė po shuhet ndez njė tjetėr
        nė shkallaren e kėshtjellės ku gjithnjė ėshtė errėsirė
        dhe e gjitha kjo ndodh netėve nė gjoksin tonė
        sa herė nė garderobė tė shpirtit hyjmė pėr tė provuar veten…

        errėsira ka terr, por edhe dritėn e saj
        kur mendimet e errėta si urėt e zjarrit mbi prush
        nė shpinė tė njėri tjetrit dorėzuar rrėzohen
        dhe nė gazmend shkėndijės i gėzohem
        feksjes qė ma mbars kanatėn e syrit
        me xixėllonjat qė fėmijėt ndjekin pas …

        (nga vellimi poetik "PRANDAJ..." )
        ©artangjyzelhasani

        https://www.youtube.com/watch?v=eWbU8jh3D1Y

        Comment


        • #64
          ILUZIONI I LIRISE

          tė lirė jemi a lėnė na kanė
          pėr tė shkruar e bėrė ligje
          qė lirinė tonė tė kufizojmė
          kur me veten jemi nginjur
          dhe tjetrin duam ta hamė

          na vėnė nė grazhd e na ushqejnė
          bashkė me tė tjera kafshė
          krenare dhe sqimatare si ne
          dhe na mėsojnė me durim
          artin e tė qėnurit tė barabartė
          kur njė herė nė katėr vjet zgjedhim
          taksidarėt e zellshėm tė lirisė sonė
          kur liria nga njė e drejtė
          shndrrohet nė biznes tė taksueshėm...

          tė urtė, tė bindur, tashmė e dimė
          njėri nga tė dy nė kafaz do rrijė
          ne
          ose
          liria qė lamė a na la...
          por s’kemi frikė,
          liria i merret veē atij qė e ka...

          ah, ti tigėr marramendės i Lirisė
          je kaq i bukur, sa nuk e ndjej
          se si ngadalė tė afrohem
          kaq tundues, sa tė dorėzohem
          e ti mė shqyen…

          (nga vellimi poetik "OVAL")
          ©Artan Gjyzel Hasani

          https://www.youtube.com/watch?v=eWbU8jh3D1Y

          Comment


          • #65
            POEME E HAPUR NJE KANDIDATI PER LEXUES

            Ti kėrkon njė poet tė madh…tė madhėrishėm… madhėshtor
            qė tė shkruajė pėr ty, lexuesin e ardhshėm?

            Njė poet pėr tė cilin trumpetat e tua prej mjegulle tė bien ēdo ditė e ēdo natė…?

            Njė poet qė tė jetė ekskluzivisht i juaji?…

            Njė rapsod mjekėrgjatė tė cilin do ta duartrokisni
            pėrunjėsisht…
            pambarimisht….
            unanimisht…?

            Njė ajatollah
            njė idhull,
            njė bard ?

            Njė gėrmaxhi i cili tė gėrmėzojė atė qė mund ta kishe bėrė lehtėsisht ti
            nėse do kishe pasur 5 minuta tė lira nė intervalin e njė ndeshje bilardoje nė klubin aty pranė ?

            Kemi mijėra vjet qė keqkuptohemi ti dhe unė,
            por tani sė fundmi nuk jam mė aq i mirėsjellshėm

            Ne jemi tė njėjtė...pėrdorim tė njėjtin alfabet...
            tė njėjtat fjalė dhe gėrma...
            por nuk jemi njėsoj
            dhe ndoshta kurrė s'do tė jemi,
            siē nuk janė njėsoj gjumi dhe ėndrra...

            Unė nuk shkruaj pėr ty.
            Kurrė nuk kam shkruar pėr ty.
            Kurrė nuk do shkruaj pėr ty.
            As pėr tė tjerėt.
            Natyrisht as pėr veten time.

            Une nuk shkruaj.
            Shkruhem.

            Poeti ėshtė ai qė ka dashuruar
            kur ti nuk mund tė dashuroje pėrsėri
            qė ka falur atė qė ti nuk e fale kurrė dot,
            qė ka tradhėtuar atė qė nuk ke mundur tė tradhėtosh ti...
            qė kur ti gajaseshe derdhi tė rėndėt lotė...
            qė s'u habit aspak kur memecėt folėn
            qė buzėqeshi dinjitoz mbi kryq...
            qė jetoi edhe kur e vranė
            e kur e ringjallėn i talli dhe vdiq...

            E di...akoma nuk je gati...
            nuk je akoma lexues vargjesh,
            por pėrtypės gėrmash qė si njė varg gėshtenjash tė zjera
            i blen...
            i ha...
            i porosit kushdo...
            kudo...
            kurdo....
            "Hej..na pesė lekė..me jep edhe dy tė tjera!"

            Por poezia nuk ėshtė pica qė t'u dha falas ta pėrtypėsh nė
            banketin promovues anės trotuarit
            as haraēi qė njė perėndi e panjohur i paguan bujarisht paditurisė
            tėnde...
            nuk ėshtė as hajduti bastard qė tinėzisht i frikohet litarit...
            e as arnimi i rradhės i njė ndėrgjegjeje tė shqyer vende –vende...

            Nuk ėshtė as buka me gjalpė e djathė qė jot gjyshe ta ushqente pasditeve tė fėmijėrisė tėnde tė krisur...
            nuk ėshtė as biberoni me tė cilin qetėsohen grindjet e shtatanikut qė nga djepi pėrdhe ka rėnė...
            as peshqiri me tė cilin fshin djersėt shkujdesur pas seksit rutinor mbi ēarēafin spermėqėndisur....
            e as puhiza e vonuar njė mbrėmje tė nxehtė gushti nėn njė qiell yjesh shtatzėnė ...

            Hej, ti kandidat pėr lexues poezish!

            Kur mes presjeve, pikėpresjeve, pikėve, pikėēuditėseve, pikėpyetjeve, retiēencave, apostrofėve
            si nė njė vrapim me pengesa
            do arrish nė finish bashkė me mua ...

            kur tė zvarritesh nėnrreshtave
            si poeti nė skutat e panjohura tė shpirtit tend...

            kur tė guxosh tė turbullosh njė gjumė tė pafjetur akoma,
            ndėrsa dheun tė heqėsh nga vargjet pėr tė zbuluar epitafin tend apo ndoshta edhe kufomėn time...

            kur tė guxosh tė recitosh me zė tė lartė ato qė u shkruan nė
            vetminė e heshtur...

            kur ēmendurinė ta njohėsh pėr privilegj
            e nė fund tė tunelit tė saj tė shohėsh dritė...

            kur tė guxosh tė shohėsh pėr njė ēast tė vetėm pa t'u dridhur qerpiku atje ku poeti ka parė njė jetė tė tėrė...

            kur tė guxosh tė verbosh sytė nėse kjo do tė tė ndriēojė shpirtin...

            kur tė jesh i gatshėm pėr t'u vrarė...pėr t'u vetvrarė...
            pėr t'u varur nė pikėpyetjet e mia si ē'jam varur unė netėve
            pas ėndrrės qė ti nuk arrije ta shihje dot nė gjumin tend tė qetė...

            kur tė kuptosh qė Triumfi i Poetit nuk ka nevojė pėr tuajat Harqe,

            atėhere PO!

            Atėherė do jesh LEXUESI
            dhe ajo ēka shkruan poeti do tė jetė e jotja...
            Pėrjetėsisht e jotja...
            ....................................
            Pėrndryshe kėnaqu veē me gėrmat...
            Nuk i meriton vargjet!


            (nga libri "Mekatari", 2010)
            ©artangjyzelhasani

            https://www.youtube.com/watch?v=eWbU8jh3D1Y

            Comment


            • #66
              KAM VDEKUR SHTATE HERE SOT...

              …por ti s’e di
              askush s’di gjė pėr vdekjet e mia
              shtatė sa mrekullitė…

              ishte herėt mėngjes
              njė zog qė e gjeti tė prishur strehėn
              mė kujtoi foletė qė dikur kisha
              dhe u mbyta nė filxhanin e kafesė…

              ishte ora 8 kur ndodhi e dyta
              i telefonova shtėpisė sime nė Shqipėri
              “Alo…mami...si je?”
              pastaj u kujtova qė aty nuk banon mė askush
              tymosa njė cigare dhe vdiqa…

              e treta do tė ketė qenė nė mesditė
              kur ndėrsa shihja veten nė pasqyrė
              sytė e tim eti mė thanė
              “nuk ia vlen, sado qė tė pėrpiqesh, biri im,
              gjithnjė do tė ndodhė diēka
              dhe fundi do tė tė duket fillim…”

              nė 4 pasdite ndodhi e katėrta
              kur u ktheva nga puna pėr nė shtėpi
              kontrollova nė kutinė postare
              veē zarfa bankash, fatura dhe gjoba,
              asnjė letėr dashurie…

              e pesta ndodhi nė muzg
              i tronditur nga buzėqeshja e tij
              u pėrpoqa t’ia fshi lotin njė kllouni
              nuk munda, ndaj ia hoqa maskėn
              dhe isha unė ai…

              tjetra si zakonisht nė mbrėmje
              kur tė gjitha pemėt e botės mė duken mimoza
              zgjata duart t’i pėrkėdhel, por ato nuk ishin
              nė atė orė unė gjithnjė bėhem pluhur
              rėrė nė erė…
              pjalm endacak…
              vdekje aromatike…

              me puthjen e jetės mė ringjalli nata
              pėr t’i varrosur gjashtė vdekjet nėpėr vargje
              ia lexova mungesės tėnde
              dhe kjo ishte e shtata…

              (nga vėllimi poetik "OVAL")
              ©artangjyzelhasani

              https://www.youtube.com/watch?v=eWbU8jh3D1Y

              Comment


              • #67
                DASHURIA?

                …sa shumė fjalė pėr dashurinė u shpikėn
                e sa lotė u derdhėn nė prehėrin e saj
                vajza nė altare djemsh sakrifikuar
                burra thėrmuar nė mijėra kristale grash…

                kemi pasur edhe ne ditėt tona tė bardha
                muzgje tė dashuruarish, mėngjese tė arta
                drit’ qė na vinte nga zjarr’ i shpirtit
                kur fryma na ėshtė mbajtur nga ėndja
                sa herė mashė e padurimit urėt pėrpushte
                dhe nė flatra fluturash tė hutuara xixat
                mangallit tė barkut bėheshin prush...

                por ishin edhe ditėt zhgėnjyese
                plot ankthe qė ėndrrat na i rrėmbyen
                netė torturuese me shėmtim mbarsur
                kur ēdo gjė e bukur qė kishim pasur
                mėdyshjeve dyshuese u tret e ftohtė
                dhe jetės si tjetrit kurrizin ia kthyem
                pėr t’i thėnė mė pas “eja mė ngroh…”

                sot me grinė jemi mėsuar si me hėnėn
                lisin legjendar e kemi mbjellė nė njė vazo
                lis shtėpiak pėr pėrdorim tė brendshėm
                kėshtjellat i ndėrtojmė tė vogla fare
                me rėrė sintetike, lehtėsisht tė pushtueshme
                dhe i mbajmė nė kafaz nė vend tė kanarinave
                me njė ēelės nė dispozicion tė amatorėve
                dhe tė atyre qė kanė frikė nga lartėsia...

                e kur, si pėr njė vajzė, do na pyesin
                nė fundin tonė pėr vetė jetėn
                nuk do tė kujtojmė fytyra,
                por vetėm buzė,
                dhe do mėrmėrisim “ishte e puthshme”
                pa e ditur nėse thamė gjithė tė vėrtetėn…

                (nga vellimi poetik "PRANDAJ...")
                ©artangjyzelhasani

                https://www.youtube.com/watch?v=eWbU8jh3D1Y

                Comment


                • #68
                  Darka e fundit


                  vėrtet…sa gjėra tė ēmendura bėmė
                  e sa tė tjera na mbetėn pa bėrė...
                  shumė fjalė tė ėmbla pėshpėritėm
                  e sa tė tjera muzgjeve nuk i thamė...
                  sa prekje magjishėm ėndėrruam
                  e sa mbeten pėr njė tjetėr herė...
                  sa puthje mėrmėritėse morėm
                  e sa tė tjera kurrė nuk i dhamė...

                  dhe ja ku jemi sonte nė Darkėn e Fundit…
                  nė dukje gjakftohtė e tė qetė…
                  lotėt fshehur nė grykė…
                  ti nga kryqe dhimbjesh zbritur
                  dhe unė, siē thua, Juda yt…

                  te vargu im pa semafor
                  ku heshtjet e tė tjerėve
                  dikur aksidentoheshin lehte...
                  qėndrojmė sonte
                  gjykojmė…
                  kerkojmė…
                  mes kupės dhe lėngut cili paska vlerė…

                  unė dashurova me zemėr, zemra ime,
                  me mendje ti…e mėnēura ime ti…
                  por mendje dhe zemer rrallė bėhen bashkė…
                  logjika pranė pasionit dot kurrė nuk rri…

                  kėrkova tė bėheshe pavendosmėrisht
                  e imja
                  dhe piramidėn e shpirtit t’mė drithėroje…
                  ta rrėzoje pėrdhe gur pas guri…
                  dhe nga e para ta rindėrtoje…
                  por tė kishe kujdes mumjet qė flinin aty…
                  dhe zėrat qė vinin nga shkretėtirat
                  ishin tė dashurive qė mė sollėn te ty…
                  ishin…janė…
                  vendosmėrisht tė miat…

                  tė mė dashuroje siē isha…
                  mėkatar zjarresh rreshkur
                  s’munde, e mira ime, s’munde…
                  fytyra e djallit gjithnjė ėshtė mė e shėmtuar
                  se maskat qė mbajmė veshur …

                  por kėsaj Darke tė Fundit
                  le tė heshtim sė bashku…
                  le tė harrojmė…
                  tė harrojmė premtimet e dhėna
                  nėse nesėr diēka
                  pėrsėri do na bashkojė
                  do jenė fjalėt e pathėna…


                  nga*Stina e Peste - Dialog Poetik*
                  Artan Gjyzel Hasani
                  “La superficialitą mi inquieta ma il profondo mi uccide.” A.M

                  Comment


                  • #69
                    FTESE PER SHEN VALENTININ NENES SIME PLAKE

                    Nėnė,
                    e dashura ime nėnė,
                    mos shko kėtė mėngjes te varri i tim eti
                    ėshtė Dita e Tė Dashuruarve…
                    shko mė vonė atje
                    nė mbrėmje kur askush s’tė sheh
                    dhe tregoja tė gjitha…

                    eja tė shkojmė nė vende
                    qė tė bėnė tė lumtur dikur
                    atij parku me shelgje ku puthjen e parė more
                    e tė vetmen dashuri ndjeve gjirin tė te djegė...

                    eja tė shkojmė atje ku vajza u bė grua
                    te ajo dhomė e varfėr ku me tim atė
                    pėr tė parėn herė bėtė dashuri
                    dhe pėrjetėsinė njėri tjetrit i premtuat…

                    eja dhe vėr parfumin mė tė mirė
                    dhe vec pėr sot hiqi rrobat e zisė…
                    vishu sic do donte babai tė visheshe
                    fustanin e kaltėr dekolte…
                    bizhutė dhe sandalet qė nė dorė mbaje
                    sa herė qė e dehur prej lumturisė
                    nė krahėt e tij rrugėn pėr nė shtėpi merrje…
                    ndėrsa e qeshura jote kumbuese
                    erresirės i prishte qetėsinė…

                    eja tė shkojmė nė vende tunduese
                    qė sot i ka mbuluar harrimi
                    ku xhelozinė ndjeve tė tė plagosė
                    dhe shtegėtimet e zogjve nise t’i dyshosh
                    pa e mėsuar se kush e kish fajin
                    qielli
                    flatrat
                    apo fluturimi…

                    dhe natėn vonė shkoi pranė mermerit
                    thuaji se nga tė gjithė premtimet
                    qė shkujdesur tė falte ai,
                    mė e ėmbėl ishte dhimbja…
                    mes mėrmėrimash bėji dashuri...

                    falja edhe ti tė gjitha...
                    mjellmės klithmėn qė askush s’ia dėgjoi
                    tradhėtoja nė mėnyrėn tėnde tė butė…
                    tė bardhė dhe tė urtė…
                    duke mbetur pėrjetėsisht e tija…

                    Nėnė, mos shko kėtė mėngjes te varri i tim eti
                    shko mė vonė atje,
                    nė mbrėmje kur askush s’tė sheh
                    dhe tregoja tė gjitha…

                    ėshtė Dita e tė Dashuruarve,
                    e tė dashurve…
                    e dashnorėve
                    e besnikėve dhe tradhėtarėve bashkė…
                    ėshtė ditė e dashurive tė zhurmshme
                    dhe e mjellmave qė s’bėzajnė…

                    ((nga libri "Mekatari", 2011)
                    ©Artan Gjyzel Hasani

                    https://www.youtube.com/watch?v=eWbU8jh3D1Y

                    Comment


                    • #70
                      ALKIMI TE VONUARA II

                      E pėrfytyroj se ēfarė mund tė shkruante Klara nė ditarin e saj imagjinar, nėse do e lexonte shėnimin tim tė fundit:

                      “Kujt po i buzėqesh ashtu, ė?”
                      Eshtė zėri i njohur i tim shoqi qė mė bėn zgjimin e rradhės. Eshtė bėrė pėrgjuesi i gjumit tim prej disa vitesh.… Prej njėzet vjetėsh ai ndodhet gjithnjė aty, si njė leshterik barkalec qė nuk dihet mirė se ē’dallgė e hodhėn nė kėto brigje tė gjumit tim.
                      “Ti grua mė tradhėton nė ėndėrr…”

                      Ēdo mbrėmje para se tė bie pėr gjumė i lutem perėndisė qė ai tė mos zgjohet para meje dhe kėshtu tė mos e kapė nė flagrancė buzėqeshjen time.
                      Ēdo buzėqeshje e imja nė gjumė pėrbėn njė tradhėti bashkėshortore pėr tim shoq. Madje shpesh, ndėrsa unė fle ai tinėz vė veshin pranė gojės sime gjysėm tė hapur dhe bėn kontrollin e rradhės. Pėrpiqet tė kapė e tė deshifrojė tėrė tingujt e fshehtė qė, duke dalė nga shpirti, ndalojnė mbi buzėt e mia nė formė tė asaj buzėqeshjes qė ia prish gjumin atij.… Aq shumė ėshtė specializuar nė kėtė zeje tė re, saqė mendon se nė njė tė ardhme tė afėrt do arrijė tė pėrcaktojė, jo vetėm moshėn, por edhe emrin e dashnorit te ėndrrave tė mia
                      “Ti grua mė tradhėton nė ėndėrr…”
                      Ky ėshtė konkluzioni i eksperimenteve tė tij nė vitin e fundit. Laboratori ku ai kryen kėto eksperimente ėshtė dhoma jonė e gjumit dhe krevati ynė bashkėshortor. Sigurisht qė kavia e tij eksperimentale jam unė dhe buzėt e mia. Qėllimi i eksperimenteve ka ndyshuar me kalimin e kohės. Dikur ai ishte asgjė mė shumė se sa pėrpjekja qė njė burre i pasigurte bėn pėr tė rifituar vendin e tij mashkullor nė viset femrore tė trupit tim. Dilte lakuriq para meje, gjoja si padashje, dhe, me xheste tė njė horri tė vonuar, mbulonte seksin e tij, duke shpresuar qė kjo gjė do mė eksitonte, siē thuhej edhe nė njė manual tė vjetėr indian. Por mė kot. Orgazma ime nuk ndodhte.

                      Njė ditė mjetet laboratorike u sofistikuan dhe u bėnė mė bashkėkohorė: njė duzinė kasetash porno mbushi dhomėn tonė tė gjumit, ndėrsa njė ekran gjigand 60 inēėsh zuri tė na bėnte shoqėri nonstop , madje edhe kur gėrrhitjet e mia arrinin kulmin nga ai ekran vazhdonin rėnkimet dhe dihatjet e ca toēave tė zinj me nofulla katrore dhe me njė zorrė tė gjatė mes kėmbėve. Orė tė tėra pallime pa u puthur asnjė ēast. 20 vjet qė ndjehem vrimė. Unė jam vrima me tė cilėn ai krenohet. Vrima e tij leshatore, meqė, ndėr tė tjera, ai ka edhe njė pasion tė vjetėr pėr pyjet.
                      Mė vjen keq pėr tė. Ka qenė vėrtet njė hamshor dikur, por kjo “dikur” dikur do mbaronte natyrisht…Njė mashkull vdes kur nuk i vjen tė puthė mė…Dhe, bashkė me puthjen e tij, vdes edhe buzėqeshja te femra…Po vėrtet… kush mė puth mua nė gjumė nė ėndrrat e mia? Vėrtet… pse buzėqesh unė nė gjumė?
                      Pse vallė njė burrė e ka tė vėshtirė tė pranojė qė te gruaja ca gjėra funksionojnė ndryshe nė kohė tė ndryshme? Kaq tė vėshtirė e ka ai tė kuptojė qė buzėqeshja e njė femre nė gjumė ėshtė diēka e pavullnetshme? Diēka e pavullnetshme e ngjajshme me ereksionet e mashkullit… Pa asnjė urdhėr…
                      Ndėrkohė ngrihem nga shtrati, bėj njė dush dhe vishem e parfumosem. Ora po i afrohet nėntės, do nisem pėr nė zyrė dhe, teksa do kaloj pranė lokalit ku djelmoshat e lagjes gjerbin kafenė e mėngjesit, do shijoj ngacmimet e tyre, bėrrylat qė do mė prekin “padashur”, do dalloj pėrsėri fryrjet e pavullnetshme nė pantallonat e tyre dhe… do tė buzėqesh.
                      E vetmja buzėqeshje qė ai nuk ma pėrgjon dot kurrė…”

                      (nga romani “Republika e Semaforėve”)
                      ©artangjyzelhasani 2008

                      https://www.youtube.com/watch?v=eWbU8jh3D1Y

                      Comment


                      • #71
                        TIRANICA NOSTALGICA

                        nė kėtė qytet ku vite tė bukura kalova
                        mes pasionesh tė zjarrta e dashurish tė ndaluara
                        sot askush s’mė njeh dhe paskam ftohtė
                        tek endem rrugėve tė harruara
                        konviktor i dikurshėm qė njė mbrėmje dimri
                        i vetėm e larg nga tė tjerėt
                        me njėzet lekėt e fundit qė kishte
                        nė kinema shkoi dhe pa “Tė mjerėt”…

                        udhės sė Liqenit nisem menduar
                        e nga syzet njė gjurmė loti fshi…
                        nė “Gjirin e Kurvave” zemra mė nuk rreh…
                        dallgė nuk ka
                        e s’mbytet mė njeri…

                        ku ikėn vallė ato vite
                        ku cdo gjė shkėlqim kishte?
                        kanė qenė tė vėrtetė?
                        i kam jetuar?
                        apo gjithshka njė gėnjeshtėr ishte?

                        i bukur...i forte isha atėhere
                        dhe ah sa lehtėsisht shpirtin e premtoja
                        por shumė i ri dhe atehere s’e dija
                        se shpirti qe kisha nuk ishte i imi…
                        mes epshesh shpenguar
                        dhe qejfesh pafund
                        meteor qė vec gjurmėn pas lė…
                        jetonte kudo e s’banonte askund…

                        paskam ftohtė…
                        paskam ftohtė…
                        dua tė pi, por s’kam me kė…
                        dua tė qaj, por s’kam mė lotė…
                        kujtimet me ēmallosjen t’i deh dua…
                        nė gotėn plot tė mbytem dhe vetė,
                        por edhe ajo shpejt do tė zbrazet...

                        do tė zbrazet
                        e s’do tė mbytem dot…
                        artangjyzelhasani 1996

                        https://www.youtube.com/watch?v=eWbU8jh3D1Y

                        Comment


                        • #72
                          LEHTESIA E PAPERBALLUESHME E KAFESE SE MENGJESIT

                          jam bėrė i arsyeshėm, pra aspak interesant,
                          burrė i zakonshėm dhe pa ndodhi
                          qė nuk tymos si dikur brenda shtėpisė
                          se duhet shitur mė shtrenjtė nesėr
                          mė pi tym i cigares, ndėrsa nė garazh e pėrpi
                          ndjej mall pėr njė kafe me ty, e panjohur,
                          ndėrsa mė pėrmėnd njė zė i lodhur
                          “Gati kafeja, burrė, mbi lavatriēe ta lashė...”

                          pėrveē se e panjohur, ti mund tė jesh edhe brune
                          por pėr lehtėsi arėsyetimi nė Gjyqin e Parafundit
                          le ta zėmė se je bionde syzezė nė tė pėlqen
                          formė e buzėve cliché… gojė gjysėmhapur...
                          gjinj me gravitet tė lehtė nėn kashmir violet
                          e sapodalė nga vetmia qė falin ėndrrat
                          dhe ja tek nisemi ēift pėr te bari i Xhinos
                          pėr njė asgjė tė re, kafenė e mėngjesit
                          dhe konsum miqėsor i cigareve tė mia...

                          gjerbim kafe dhe flasim pėr dashuritė e tė tjerėve
                          pasi i ndritėm tonat nė varreza inkandenshente
                          e ngrohtė si puthje pasionante kapuēinoja
                          por e tepert kjo shkumė si krenaria nė dashuri...
                          pastaj mė thua qė kur ishe fėmijė
                          e dije qė qetėsia zakonisht ka ngjyrė tė zezė
                          e unė dua veē tė tė puth majėn e hundės
                          erė tė tė marr aty ku mėkohet jeta
                          dhe jo t’i zė pritė vrasėsit tė Detit tė Vdekur
                          qė nė versionin polumbar tė kėsaj poezie
                          shkujdesur ta hoqi fijen e kashtės nga dora
                          pėr notaren kineze me emrin Roberta...

                          ky ėshtė momenti kur unė do bėhem interesant
                          dhe do filloj tė tė kuroj, ty e panjohur,
                          ne bienale tė vėrtetash tė hidhura
                          me kosto jo edhe aq tė lartė…

                          se nganjėherė gjėrat vdesin parakohe,
                          nga dėshira pėr t’i jetuar shumė...
                          ngushėllohemi se kėshtu ish e shkruar
                          ēdo ndarje ėshtė njė monument lirie
                          me piedestal gurin qė zemrės i vumė…

                          por brenda teje ka njė vend qė ti s’e di
                          ku ndjenjė e brishtė pasqyrohet kokėposhtė
                          lot bėhet gjaku nė gijotinė tė shpirtit
                          kur njeriu i trishtė nė pellgun e vetes hidhet
                          pėr tė mbytur njė tjetėr qė gjithnjė mbijeton…

                          po ikėn dhe ky mėngjes si tė tjerėt
                          ėshtė ora kur mbi kajmakun e kofshėve tė tua
                          si akrepat e ores 9 do pėrthyhet rreze e diellit
                          (e djallit thuaj!)
                          le tė gjerbim deri nė fund kėtė kafe pra,
                          se fundja unė tė shpika ty kėtu pranė
                          ti mund tė ishe duke vėnė njė filxhan
                          mbi njė lavatriēe tjetėr nė njė tjetėr garazh
                          ku tymos njė tjetėr burrė…
                          vazhdimisht sa unė i huaj…

                          (nga vellimi poetik "OVAL", 2016)
                          © Artan Gjyzel Hasani


                          https://www.youtube.com/watch?v=eWbU8jh3D1Y

                          Comment


                          • #73
                            (fragment nga romani "Republika e Semaforeve")

                            Kanė kaluar dy muaj qė nga dita kur “SHKRIME ME POROSI” mori udhė. Popullariteti i tij e bashkė me tė edhe fama ime kanė pushtuar qytetin tashmė. Produktet e ofruara nga dyqani im i gjen kudo…tė stamposura nėpėr filxhanet e kafeve turke, nėpėr mure lokalesh, dhoma hotelesh klandestine, nė dhoma paraburgimi, nė spitale (madje edhe nė maskat e oksigjenit janė shkruar dy vargje tė cilat i kisha bėrė me porosi tė njė reanimatori tė papunė), nėpėr mbathje, sidomos poezi njėvargėshe, veēanėrisht tė pėrshtatshme pėr stampim nė tanga.


                            Klara kthehet e gėzuar nė shtėpi. Krahėt e saj mė pėrqafojnė me njė krenari jo edhe aq tė lindur.

                            ” Shpirt, je bėrė i njohur nė tėrė qytetin! Isha nė njė ngushėllim dhe njė vajtuese e njohur nga trevat e Jugut i kėndoi tė ndjerit “Vajet e Pasdites”, pjesa qė mė pėlqen mė shumė nga “Manuali i Varrimeve”. Tė gjithė mė vėshtronin me zili. Madje njė zonjė e moshuar mė kėrkoi, nėse do tė ishte e mundur, tė shkruaje edhe kėngėn qė do i kėndohet asaj pas vdekjes…” Vėrtet, pse tė mos filloj tė prodhoj edhe epitafe nė seri? E ku ka mė bukur se sa te lexosh epitafin e varrit tėnd duke qenė akoma nė kėtė jetė? Ja…pėrfytyrojeni edhe vetė…Jeni ulur nė njė poltronė, keni mbledhur pėrreth nipat, mbesat dhe fqinjėt dhe mes pėrlotjesh ju recitoni epitafin tuaj. Vallė vetėm ata qė lindin kanė nevojė tė dėgjojnė ninullėn e tyre? Po ata qė vdesin nuk paskan tė drejtė tė kenė edhe ata njė ninullė tė tyren? Ja ku u gjet edhe emri: “Ninulla tė Gjumit tė Madh”. Kushedi…sapo ta marrin vesh, do tė nxitojnė pėr te dyqani im ata tė agjensisė sė funeraleve “Lumturia” duke kėrkuar ekskluzivitetin e shitjeve. Ata paguajnė mirė dhe janė indiferentė ndaj skemave tė rimave qė ofroj unė.


                            Javėn e shkuar mora njė porosi bashkėkohore nga njė i sėmurė me AIDS qė menazhonte biznesin mė tė madh tė kondomėve nė qytet. Poezi qė do tė stampheshin mbi kondomė. Pasi u mendova sajova diēka nė formė gjėagjėze “Hyn i fortė e del i butė/ pika-pika i kullojnė trutė”, por porositėsi ma refuzoi duke e quajtur si antireklamė te biznezit tė tij tė ēoroditur. Atehere i ofrova njė epitaf “Do tė vijė njė ditė qė kėtu do pėrfundoni/ tė ēmendur e tė menēur bashkė/ atė ditė qė ju s’do doni…” I pėlqeu ideja e vdekjes intravaginale dhe e rriti porosinė me dyfishin e kopjeve.


                            “Zotėri, a mund tė shoh disa modele nga Homopoezitė?”.
                            Ngre kokėn dhe shoh pėrballė meje njė djalosh tė ndrojtur i cili, i skuqur nga ndjesi tė pėrafėrta me turpin, shton ” Jam miku i Manjolės”. I pėrgjigjem qė akoma nuk ėshtė gati ai zė i menusė, por qė mund ta ndihmoja me “Elegji pėr Anėn e Pasme tė Medaljes”, njė vargėzim qė me pak fantazi mund tė pėrdoret edhe nė ambjente homoseksualėsh…

                            Faqeskuquri miraton me kokė, nxjerr paratė, blen “Elegjitė Anale” dhe largohet pothuajse me vrap… “Dua dy poezi dhe njė tregim tė shkurtėr…Poezitė pėr tė dashurėn time qė sot feston tre vjetorin e ndarjes nga i shoqi, kurse tregimin e dua pėr babain tim…tė jetė erotik dhe… me figura!”

                            Klienti duket shumė i sjellshėm dhe i sinqertė. Si profesionist qė jam e pyes tė mė tregojė diēka mė shumė rreth karakterit tė dashnores dhe tė atit adrenalitik.

                            “E dashura ime nuk ka shumė pėrvoja me meshkujt … ėshtė natyrė e ndrojtur dhe aq e turpshme, saqė njė herė, ndėrsa po mė bėnte oral e po mė vriste me dhėmbėt e saj, iu ankova dhe e di si m’u pėrgjigj? “Ēudi…je i pari qė ma bėn kėtė vėrejtje” dhe u largua nga unė e skuqur nga turpi…” “Kuptoj…kuptoj…besoj se e kam tė qartė tani natyrėn e saj tė ndjeshme…”, e ndėrpres rrėfimin e sinqertė tė klientit dhe pa ia zgjatur shumė i them qė porosinė do e ketė gati tė nesėrmen nė mėngjes…

                            “Nuk bėhet dot sot?”

                            “Hmmm…kanė ca punė ato figurat e tregimit…prandaj do vonohet disi…”

                            ©Artan Gjyzel Hasani

                            https://www.youtube.com/watch?v=eWbU8jh3D1Y

                            Comment

                            What's Going On

                            Collapse

                            There are currently 143 users online. 11 members and 132 guests.

                            Most users ever online was 7,146 at 06:56 on 08-03-2018.

                            Working...
                            X