Announcement

Collapse
No announcement yet.

Krijimet e muajit Janar 2019

Collapse
X
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

  • Krijimet e muajit Janar 2019

    Pershendetje ,

    Ja ku u takuam serisht ne kete fillim viti , me nje nga nenforumet tona me te dashura.
    Le te jete edhe ky nje vit si jemi mesuar perhere , plot diskutime, kritika, e sigurisht plot krijime e votime



    Le ta nisim pa e zgjatur shume.

    1.Simbiozė

    Helm ne plagė kur mė vėnin
    Shpresa kur mė humbej nė errėsirė
    Kthehesha strukesha tek ty
    Rilindja i dėlirė

    Kur urejtja mė mundte
    E veten doja ta dėnoja
    Njė vete krejtėsisht tė ri
    Nė ty rikrijoja

    Nga udhėkryqe qorre
    Sa herė jam kthy
    Rrėfehesha mes lotėsh
    Paqen kam gjetur nė ty

    E kur uraganet rrėnuese tė jetės
    Mė robėronin si overdozė
    Pėsoja metamorfozė
    Me ty nė simbiozė

    ...........oooooo....................ooooooooooooo o


    2.Zemra

    Rreh ne zhurmen e ujit
    rreh ne ajrin e ftohte,
    cdo seconde rreh
    Zemra ime rreh per ty
    kur ti qesh, kur ti qan,
    kur ti me thoje te dua
    kur ti u largove ne heshtje
    ajo prap rreh.
    Rreh se jeta per te dy ka vazhdim...
    rreh kjo zemra ime
    se rruget ekzistoj e per te dy
    dhe pse larg njeri tjetrit.
    Mos harro rreh se une e ti ishim nje!


    ...........oooooo....................ooooooooooooo o


    3.Te dhemb?!

    E ke vene re e dashur mike ,se kur te posedojne mendjen, shpirtin, trupin, kur behen obsesioni me i embel, aq sa ti nuk arrin te njohesh me veten, atehere kur i kerkon te jene maja me e larte e piedestalit, atehere largohen? Largohen , zhduken, veniten, here pak nga pak e here ne nje vertik, e te lene te vrare e te perhumbur ne asgje. E ke ndjere dhimbjen qe lene pas, por asgje ,asnje drejtim s’te dergon me aty ku do doje te ishe, ishit…?! E ke ndjere frymen e dihatur e plot ngulcime shpirti, e te te duket se zemra do ndaloj procesin e saj jetik, e gjumi te behet i huaj dhe ti i urren te huajt ne jeten tende…sepse ata ikin gjithnje! I zgjat shpirtin nder duar , e marrin dhe me pas e braktisin diku rrugeve pa kthim, diku e flakin dhe nuk mendojne asnje cast te vetem, se ti ke vetem nje shpirt…. E di, te dhemb kur dikush mungon! Edhe pse u lodhe teper per mos e lejuar dicka te tille te ndodhte, por mos harro Mike ….ai nuk erdhi per te qendruar. Ne vrapin e tij drejt te panjohures, ti ishe ndalesa ku hapat ndali e pak prehje gjeti. Mban mend , teksa te thosh…Me ler te te dua , dhe e thosh kaq natyreshem, kaq bindshem , aq sa nuk i dridhej asnje muskul ne fytyre , duart nuk i dridheshin, dhe ti trembur i vishje fytyres nje puthje …Ashtu iku pa zhurme , si maja e nje xhami te thyer lekuren te gervish. Fjalet te jane mbledhur ne fyt ,si nje lemsh qe s’te lejojne as te qash, as per te thene se te mungon, por si nje gjakderdhje brenda shpirtit pikon. Valle ku shkojne ata qe zemren e shpirtin kane si ti? Te thyer e copetuar , a mos mblidhen te gjithe bashke e ne heshtje thyejne hekurat e rende rreth trupit e peshen e nje historie te mbaruar mbajne mbi vehte? Mos mendo me mike e dashur, harroji shkendijat qe u ndezen ne ty, harroji sesi reflektuan syte e tu, harro gjithcka dhe ec perpara….po po ec kryelarte dhe e pandjere , sepse te duhet te rimekembesh dyert e dritaret e thyera nga kjo furtune …Sepse dy zemra nuk rrahin kurre ne nje!


    ...........oooooo....................ooooooooooooo o



    4.U bane dite

    U bane "dite" qe nuk shihemi, ndjej mallin te me perqafoje ne keto dite pa ngjyra. . U bane muaj ,ti i ikur nga kujtimet tona, une veten ne perqafime boshe. Kur ditet ngrohen e dielli lind me duket dic me lehte dita. Po kur shiu ujit token, une ndjej tharjen qe me prek palcen. Kur hapat me ikun nga vetja ,i shikoj gjithnje perkrah teje. S’pyeta kurre ne u gjete me dike tjeter,apo si u bene ditet e tua. Nese dimri te la shije,apo pranvera te ngrohe. U bane "dite" qe nuk shihemi, ndjej mallin qe me perqafon me mantellin e tij gri. Pas ketyre germave jo me shume sens, them te largohem nga ky sirtar i kohes tone te akullte. Pranverat vijne e shkojne, ne nje nder to do gjendemi, une dhe ti. Kur hapat me largohen perkrah teje gjenden ,pritjen e kane mesuar me fisnikeri. U bane "dite" qe nuk shihemi e ndjej mallin te me perqafoj, sic me perqafoje ti dikur,ne ditet tona me diell dhe shi.


    ...........oooooo....................ooooooooooooo o


    5.Ėmbėlsia e Kohės.

    Nėse ka njė gjė tė ėmbėl nė botė ajo ėshtė dashuria.
    Ndjenja qė ka pėrulur kokat e faraonėve.
    Forca qė ka bėrė tė kalohen dete dhe oqeane.
    Mė kishin thėnė se dashuria ėshtė oksigjeni i shpirtit,dhe ashtu ėshtė nė fakt.
    Vendosa tė shkruaj pėr ėngjėllin e zemrės,pėr frymėmarrjen e shtrenjtė.
    Po shkruaj pėr sytė mė tė dashur qė ekzistojnė,pėr brishtėsinė qė e rrethon.
    Pėr njeriun qė i dha ekzistencė ditėve tė mia tė mjerimit.
    Kur sytė tanė takohen gjithshka rreth nesh ndal.
    Kur dėgjoj rrahjet e zemrės,mė duket sikur kraharori dėshiron tė hapet dhe tė mė robėrojė brenda vetes.
    Ah,dashuria..
    Ėmbėlsia e kohės sa tė dobėt na bėn.
    Dhe kur nervat janė nė kulm,ai pėrqafim qė tė thyen kockat tė bėn tė lumtur.
    E kur zgjohesh nė mėngjes,has sytė mė tė pafajshėm.
    Ah,dashuria.
    Ujėvara e shpirtit Tim.



    ...........oooooo....................ooooooooooooo o


    6.Copeza Memorie

    Mbeshtes fytyren ne xham, ne nje tjeter xham, te nje tjeter automjeti, te nje tjetri akoma...
    Imazhet ne fillim levizin shpejt , pastaj me shpejt dhe jane paralelisht me shikimin tim, pastaj ngjitem lart e me lart dhe gjithcka mbetet aty poshte tashme vertikalisht.. diznivelisht!
    Por cuditerisht copeza memorie qendrojne ne mua.
    Diku thelle kane hedhur rrenje, kane mbetur fragmentet e ndryshme qe jane filiza ne lendinen kater stineshe, ku stina dominante eshte i ftohti, jane vibrimet e te ndjerit ftohte.. stina ime!
    Muskuli me i forte i trupit tim pulson, pulson pa pushim per te derguar jete cdo pjese, per te bere te mundur mbijetesen e atyre filizava edhe pse dikur i kishin trazuar ekzistencen zemres. E kishin qene kryenece, e kishin urdheruar, e kishin komanduar te rrihte ndryshe, te mendonte ndryshe e kishin lodhur...merzitur!
    E pyes shume here perse i ushqen, perse ne gjirin e saj i mbron po kurre s'mora pergjigje nga ajo pasi truri eshte bere me i shpejte e vetem di te arsyetoj, te justifikoj, te kujtoje.. e per te bere edhe kete asaj i duhet te rrahe fort, rregullisht, vazhdimisht duke rikuperuar plasaritjet ne siperfaqe, ne thellesi te atyre filizave qe sot jane copeza memorie e deri dje ishin kapistra e atij muskuli me shume dhoma qe zbraz, mbush, shtyn...kthen e mbi te gjitha rreh!


    ...........oooooo....................ooooooooooooo o


    7.Ne jemi nje!

    Sa kohe na ka mbetur te shkruajme
    poemen qe mbajme ne gji?
    Tashme plepat u thane, e ne te dy u plakem.
    U rritem!
    Dashuria jone nuk paska patur matės,
    gjendej nė heshtjet e darkės mendueshėm tė dy,
    nė mallin qė ngrohte zemrėn nė pritje pėr kthim.
    Nė errėsirėn e dhomės qė priste tė agojė sėrish.
    Tashmė s'ka unė e ti,
    ka hallka jete qė lidhen zinxhir.
    As orėn e kalendarin nuk e varim mė nė mur,
    i lexojmė akrepat e vitet nė sy.
    Albumi yne i fotografive nė sirtarin e fundit tė komodinės ėshtė dėshmitar i ditėve
    plot diell e shi.
    Ne jemi dy,
    por me shume jemi nje!


    ...........oooooo....................ooooooooooooo o

    8.Nje ndjenje, Nje dashuri!


    Ndonjehere nuk eshte e lehte t’i shkruash nje ndjenje…nje dashurie…nje pulsimi ndryshe brenda teje…nuk eshte aspak e lehte…te kthehesh neper rruge…ku hapat nuk kane lene gjurme…
    Por nuk eshte e veshtire gjithsesi…te shkruash per ty…nuk eshte aspak e veshtire…sepse ti je si ata njerezit qe te injektohen ne palce…ne gjak…deri ne skuten me te thelle te shpirtit..
    E di?
    Kam menduar shpesh te te shkruaj…kam menduar shpesh te thyej akujt mes nesh…madje kam menduar ti beje te gjitha keto…ne nje moment te vetem…duke luftuar edhe me veten time…pertej vetes sime…por dicka brenda meje nuk me ka lejuar ta beje kete…
    Ti e di tashme se jam vajze e rritur…dhe vajzat e rritura nuk gabojne…nuk leshohen pre e ndjenjave…nuk te lejojne te shohesh pertej lekures se tyre…por vajzat e rritura kane nje te mete…kur duan…duan me gjithe zemer…duan me gjithe forcen dhe shpirtin e tyre…vajzat e rritura kane nje te mete te madhe…se shpesh nuk flet zemra e tyre…por arsyeja…dhe me beso…se kjo eshte me e fort…dominon pertej asaj qe zemra skllaverisht kerkon te ndjek..
    Por, eshte kaq bukur te te duash ty…njerezit si ti…jane krijesa te vecanta…jane krijesa unike….
    E di?
    Shpesh me vjen ne mendje si vegim…dhe per fatin tim te keq…kam memorie te fort…shume te fort…nuk harroj detaje…grimca…fjale te cilat zemra e trishte i ndjeu kaq shume…
    Por nuk e kam ditur asnjehere rendesine qe kam patur tek ti…nuk ke bere as perpjekjen me te vogel per te me pyetur perse? Per te me thene fjale….per te me perplasur ne fytyre inatin tend…nuk u ankove asnjehere…zgjodhe te qendroje ne heshtje…aq sa heshtja jote do te me mberthente edhe mua…
    Ti e di qe une isha e zhurmshme…isha e cmendur…isha e lojtur…e qeshur…dhe nje njeri si une…nuk mund te mberthehej kaq lehtesisht nga heshtja…ndonse ka kaq shume per te thene…
    Me kujtohet nje shprehje e Marilyn Monroe: mos u friksoni kur nje femer ankohet…berrtet…cirret si e marr…friksohuni, kur ajo nuk flet…kur mbetet pa fjale…kur bie ne heshtje”…
    Dhe une sot po e kuptoj se sa e vertete eshte…se sa e dhimbshme qenka te qendrosh keshtu pa fjale…te mbyllesh ne guacken tende…dhe te presesh se ndoshta e nesermja do te jete me e mire…
    E di?
    C’do dite jam lutur te jesh mire…sepse e rendesishme eshte te jemi mire apo jo?
    Me beso se nuk eshte e lehte te kthesh koken pas…por njeriu ndalet per pak…ndoshta kur te kthej koken sheh dike pas vetes…qe eshte duke e pritur…a ndoshta qe nuk ka ikur kurre…ka qendruar aty…
    E mes mijra njerezve do ta njihje…cfare do emri qe ti kishte vendosur vetes…
    Sepse zemra e ndjen…e ndjen ne c’do frymarrje…ne c’do hap…ne c’do mendim…ne c’do trishtim…ne c’do pagjumesi…kur endet neper endrrat e tua e te duket sikur fryma do te te ndal…
    Sepse zemra e ndjen…dhe ti e di…se une ndjej pertej asaj qe te tjeret mund te ndjejne…ose ndoshta keshtu ndodhe me gjithe njerezit qe duan…
    Me ndje…se cfare do qe ka ndodhur…qe ndodh…eshte e veshtire per tu mbajtur…nje peshe qe rendon cdo dite…dhe ti e di se nuk besoj ne mrekulli…kenaqem me pak…me gjerat e vogla…me nje buzeqeshje…dhe nje shendet te mire…
    Dhe une jam ne ate moment te jetes sime…I ngjaj atij njeriut qe ka humbur shpresen…por serisht nuk ndalet se buzeqeshuri…se besuari…se e nesermja do te jete nje dite me e mire…
    I shtrenjte…per mua je I shtrenjte…ndonse e ke veshtire ta besosh…por s’ka gje…e rendesishme eshte te jemi mire…dhimbja na bene detyrimisht njerez me te mire…
    Mos harro te buzeqeshesh edhe kur jeta te perplas pas muresh…une nuk kam vend kurre per urrejtje…inat…meri…se paku me ty jo…ndonse ti me mua duhet ti kesh kushedi se sa shume…por me beso se e kam paguar denimin tim…e kam paguar vertet…nese kjo te lehteson disi…ja ku po ta them…se ke arsye te ndihesh me mire…
    Por mos prit nga mua fjale…fjale e fjale…u be kohe se nuk gdhend me fjale…as te jem zhurmuese…as te te versulem si e marr…une cfare do qe ndjej…me perkasin mua…e nuk jam me ne gjendje ti gdhend me fjale…
    Dikur me bezdiste heshtja jote…madje e urreja…por sot kam filluar te te ngjaje…dhe sot e kuptoj se cfare do te thote te kesh kaq shume per te thene…e te mos mundesh…
    Por sido qe te jete…une e di…ti e di…ne e dime…se jemi 1 zemer…qe rrahin ne 2 trupa te ndryshem…e se largesia dhe koha…nuk na zbehu dot ate qe ndjejme…


    ...........oooooo....................ooooooooooooo o
    18
    Simbioze
    11.11%
    2
    Zemra
    5.56%
    1
    Te dhemb?!
    16.67%
    3
    U bane dite
    22.22%
    4
    Embelsia e Kohes
    5.56%
    1
    Copeza Memorie
    0%
    0
    Ne jemi NJE!
    11.11%
    2
    Nje ndjenje, Nje dashuri!
    27.78%
    5

    The poll is expired.


  • #2
    Bobo ca ndjenjash paska nder rreshta

    Kjo e fundit roman


    🦂



    🐾

    Comment


    • #3
      Uauuu urime! Shume shume urime!
      Po mjafte te bukura te gjitha pa perjashtim.
      Vota ime shkoj per krijimin e pare,sec pat dicka qe me terhoqi ne thellsi te rrjeshtave.
      Por dua te ndaloj pak dhe tek 3-shi. me perpiu gjate leximit te saj.
      Urime te gjithe krijuesve!!
      Vit te mbare dhe ty Mon!
      Sa me shume vargje e germezime te uroj te te trokasin ne deren e konkursit!

      https://www.youtube.com/watch?v=eWbU8jh3D1Y

      Comment


      • #4
        Originally posted by NeVertiti View Post
        Uauuu urime! Shume shume urime!
        Po mjafte te bukura te gjitha pa perjashtim.
        Vota ime shkoj per krijimin e pare,sec pat dicka qe me terhoqi ne thellsi te rrjeshtave.
        Por dua te ndaloj pak dhe tek 3-shi. me perpiu gjate leximit te saj.
        Urime te gjithe krijuesve!!
        Vit te mbare dhe ty Mon!
        Sa me shume vargje e germezime te uroj te te trokasin ne deren e konkursit!
        Rrofsh rrofsh

        Comment


        • #5
          Ne fakt paska disa te bukura vertet. sa s'po di ke te votoj!
          "Be Kind! For everyone you meet is fighting a harder battle you know nothing!" ~Plato~

          Comment


          • #6
            Dhe vota hic.....thirrje edhe krijuesve...edhe ju mund te votoni!

            Comment


            • #7
              Nje ndjenje, Nje dashuri! - e bukur ne mes te shume shkrimeve te bukura ne kete muaj.
              - I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

              -Kashta noton e diamanti fundoset!

              Comment


              • #8
                YYYY sa romantike krijimet
                Suksese,suksese,suksese.

                Comment


                • #9
                  Ju lutem votoni......

                  Comment


                  • #10
                    vajza e detit
                    Zambaku

                    jana80

                    ​​​​​​E kushdo....ejani votoni...

                    Comment


                    • #11
                      Une tani i pashe ... me duhet ti lexoj... qenkan nice... brv krijues e brv mony..
                      “La superficialitą mi inquieta ma il profondo mi uccide.” A.M

                      Comment


                      • #12
                        Te bukura vertet ...bravo krijueseve
                        Njeriu ndjehet i frikėsuar vetėm nėse nuk ėshtė nė harmoni me veten

                        Comment


                        • #13
                          Zambaku voto te lutem

                          Comment


                          • #14
                            Kam votuar moni
                            Njeriu ndjehet i frikėsuar vetėm nėse nuk ėshtė nė harmoni me veten

                            Comment


                            • #15
                              Originally posted by Monique View Post
                              vajza e detit
                              Zambaku

                              jana80

                              ​​​​​​E kushdo....ejani votoni...
                              Votova Moni

                              Comment


                              • #16
                                8.Nje ndjenje, Nje dashuri!
                                kjo asht vota jeme
                                When you expect nothing and get everything, that's destiny.

                                Comment


                                • #17
                                  I lexova te gjitha dhe komplimete autoreve !

                                  Nje ndjenje .Nje dashuri ! meriton piken time dhe po te kisha 1000 te gjitha i meriton .
                                  Proze e bukur , ngjan sikur buron direkt nga nje zemer e ēilter e qelibar .

                                  Comment


                                  • #18
                                    Originally posted by Monique View Post
                                    vajza e detit
                                    Zambaku

                                    jana80

                                    ​​​​​​E kushdo....ejani votoni...
                                    Votova dhe kisha veshtuliresi ne zgjedhje por krijimi ibfundit ngjan sikur eshte shkruar per mua.
                                    suksese te gjitheve .
                                    “La superficialitą mi inquieta ma il profondo mi uccide.” A.M

                                    Comment


                                    • #19
                                      Dhe kaq? C'paski qene dmth.....

                                      Comment


                                      • #20
                                        Ti ike sot. ..ike larg! E di! Me the do iki, per dite, pak! Ike, ike, kufirin kalove. .. Mua me duket...apo ..o Zot! Mos me harrove? E lumtur u' ndjeva me sy kur te pashe. .. Trishtuar u ndjeva, s'te preka, dy fjale s'te thashe. .. Ky eshte i yni realitet. .. Disa here te jam lutur. .. Heqim dore krejt! E provojme njehere, te propozoj! Tani qe kufirin kalove, Mendjen kthjelloj. .. Te lutem, kthjellohu dhe ti. .. Pavaresisht se zemrat do t'i trishtojm' Po zgjidhje tjeter ...s'kemi. S'mund t'ju rezervojm'. Ti je i lumtur me cerdhen tende. .. Une ashtu, helmuar nga jeta. .. Sado lumturi te mundohesh t'me dhurosh, Vendi ngelet bosh, si cerdhja ,munguar zogjt ! E prape uleras, bertas, therres! Kthimin tend ngutur, pres! Te pres, te pres, te pres!

                                        Comment


                                        • #21
                                          Milva si kalove....nuk funksionon keshtu
                                          gjithsesi

                                          Mund te votosh nje nga ato krijimet aty

                                          Comment


                                          • #22
                                            Noj vot noj gjooo?
                                            Ca bohet ktej?!
                                            Krijimi i fundit paska lulezuar!!
                                            I bukur!

                                            https://www.youtube.com/watch?v=eWbU8jh3D1Y

                                            Comment


                                            • #23
                                              Une votova 4.
                                              te ndeshesh ne fhale te thjeshta qe shprehin aq shume e bejne dicka sublime.

                                              suksese te gjitheve
                                              "We're here to have a good time, not a long time




                                              .................................................. .......... Sometimes maybe good sometimes maybe shit.

                                              Comment


                                              • #24
                                                Une votoj per 4-tren ku eshte sondazhi?

                                                Comment


                                                • #25
                                                  Originally posted by milva View Post
                                                  Une votoj per 4-tren ku eshte sondazhi?
                                                  PErshendetje Milva!
                                                  Sic lexon krijimet ne fund fare te krijimeve eshte sondazhi me titujt e krijimeve,dhe aty hedh voten tende per krijimin tuaj te preferuara.


                                                  https://www.youtube.com/watch?v=eWbU8jh3D1Y

                                                  Comment


                                                  • #26
                                                    Originally posted by Nicktjeter View Post
                                                    Une votova 4.
                                                    te ndeshesh ne fhale te thjeshta qe shprehin aq shume e bejne dicka sublime.

                                                    suksese te gjitheve



                                                    Po ti nga humbe vete?

                                                    Comment


                                                    • #27
                                                      Originally posted by Monique View Post
                                                      Milva si kalove....nuk funksionon keshtu
                                                      gjithsesi

                                                      Mund te votosh nje nga ato krijimet aty
                                                      Sorry ...kujtova se kish filluar shkurti me " Zemrat" ...e korigjova zemer!

                                                      Comment


                                                      • #28
                                                        Originally posted by NeVertiti View Post

                                                        PErshendetje Milva!
                                                        Sic lexon krijimet ne fund fare te krijimeve eshte sondazhi me titujt e krijimeve,dhe aty hedh voten tende per krijimin tuaj te preferuara.
                                                        Flm. zemer nuk e kisha vene re!Votova!

                                                        Comment


                                                        • #29
                                                          A pat me ndonej votues ktej?!

                                                          Manet Monique , vettoni prej Prizreni a ka votuar gje?!

                                                          https://www.youtube.com/watch?v=eWbU8jh3D1Y

                                                          Comment


                                                          • #30
                                                            Pershendetje te gjithve,........


                                                            Ja ku u mbyll edhe nje muaj plot ndjenja nder rreshta........................

                                                            ne rradhe te pare uroj cdo pjesemarres , dhe uroj te jeni me te shumte ne muajt ne vazhdim.



                                                            E le te zbulojme autoret , ata qe i japin jete ketij formati dhe e bejne kaq te dashur per te gjithe ne....



                                                            Fituesja kete muaj eshte ajo.....VAJZA E DETIT me NJE DASHURI NJE NDJENJE

                                                            Urime e dashur dhe vazhdo keshtu

                                                            1436545989987.jpg


                                                            Me poshte te gjithe ata qe moren pjese ne kete konkurs dhe qe jane vlera e shtuar e ketij forumi.....Faleminderit te gjithve !!!!



                                                            Simbioze - Kitrra123



                                                            applause_text_anim_500_clr_6942.gif
                                                            Zemra - Zambaku


                                                            animated-thank-you-image-0039.gif
                                                            Te dhemb?! - Monique


                                                            giphy.gif
                                                            U bane dite - Nevertiti


                                                            GaseousWaterloggedLcont-size_restricted.gif
                                                            Emblesia e kohes - Natta


                                                            tenor.gif?itemid=11529485.gif
                                                            Copeza Memorie - Jana80

                                                            mt8ky8.gif

                                                            Ne jemi NJE! - Soulmind



                                                            images?q=tbn:ANd9GcT-C2DE9zsTWnGsmXAVfe7Qe8Yr6OFmZZMfRnQZo6eowolnW5c4.jpg







                                                            PS: Mos harroni- Jeni me te miret dhe vrap pergatituni per muajin qe pason

                                                            kiss_021.gif

                                                            Comment

                                                            What's Going On

                                                            Collapse

                                                            There are currently 182 users online. 0 members and 182 guests.

                                                            Most users ever online was 7,146 at 08:56 on 08-03-2018.

                                                            Working...
                                                            X