Announcement

Collapse
No announcement yet.

Krijimet e muajit Mars 2019

Collapse
X
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

  • Krijimet e muajit Mars 2019

    Pershendetje te gjitheve,

    Dhe ja ku erdhi serisht casti i shumepritur , per muain MARS

    Ju ftoj te lexoni dhe votoni , keto copeza dritash


    1. Perendesha e miresise

    Ti je kolori i shpirtit tim
    Atehere kur e hodha e treta shpirtin,
    poezia e mpri nenkrahatotin e saj
    ai beri folene te ngrohte,
    I dha sy te bukur.
    Atehere kur une shetisja ne shpine te
    xixellonjave.
    Yjet me shikonin fall me letra
    vesh me vesh flisja me henen
    fluturat me lyenin thonjte me manikyre
    macen merrja ne preher mustaqet ja dredhja
    gershet.
    Ne mbremje luaja me eren e detit.
    Kurse enderren e rrokulkisa ne shkalle si top
    lecke.
    Buzeqeshjen e shtypa si buburrece.
    Terkuzen e shpreses e preva ne mes,
    mendimet larg i ngava
    deshirat si barin e kosita.
    Mengjesit i dhashe te hante farmak,
    Lumturine ne shpine te luanit e leshova.
    Lotet i lashe te shkijne neper faqe,
    sinperrenjte qe zbrrsin pyellin
    qetesine menperendimi e dergova.
    Ashtu e perqafuar me humbjen e perhumbur
    me doli gjumi naten,
    dhe rastesisht u gjenda ne krahet e ylberit.
    Si ylberi ne mes te nates.
    Po ylberi i dale nga vargjet e poezise.
    Ylberi i enderres sime e veshi jeten time,
    me te gjitha ngjyrat qe i mungonin asaj.


    2.
    Une jam femer, femer e Lire!

    Emri im ėshtė Njeri
    Lindur e banuese nė Planetin tokė.
    Unė jam si ju
    si ti qė mė lexon,
    dėgjon e shikon.
    Jam pjesė e vdekshmėrisė,
    as e ēuditshme, as forcė pushtuese,
    E as e huaj.
    Lexoj libra por
    Nuk jam e rrezikshme ,
    shejtanin se kam takuar asnjeher
    ndaj as ate se fus ne shishe
    Shpesh
    Rrėzohem, qaj
    Pastaj ngrihem e qesh.
    Ndaj, hape zemrėn
    e lejo pastėrtinė e shpirtit
    tė depėrtojė pėrtej tė dukshmes.
    Pėrtej rrobave e flokėve.
    Pėrtej formave dhe manteleve.
    Mė dėgjo!
    Teksa tė flas tė vėrtetėn me zėrin ulur.
    Mė vlerėso pėr atė ē’ka unė jam.
    Njeri!
    Jo pėr gjininė time.
    Shiko bukurinė
    e fshehur nėn lėkurėn time
    Grimin
    nė ngjyrat e respektit dhe krenarisė,
    Forcėn
    kur luftoj nėpėr sfidat e jetės
    per tė ndjekur ėndėrrat e mia.
    Zemrėn e cila flet veē nė njė gjuhė:
    besim-dashuri-paqe.
    Buzėqeshjen e stampuar nė fytyrė.
    Ajo, nuk ėshtė e shtirur.
    Shiko lirinė time.
    Po. E lirė!
    E ē’do tė thotė tė jesh e lirė?
    Tė lirosh vetveten nga prangat e burgut tė ēdokujt.
    Tė jetosh nėpėr pranverėn e shpirtit.
    Harmonia tė tė pushtojė botėn.
    Tė frymosh jetėn ashtu siē ti dėshiron.
    Tė njohėsh vetveten!
    Unė jam e lirė!


    3.Lutja!

    Nene!
    U degjua nje ze i trishte dhe i brishte.
    Pastaj ca hapa neper shiun qe binte furishem,dy duar te vockela qe flisnin per dhimbjen. Galloshet e medha qe benin zhurmen neper puset e ujit si ndihmonin hapat e tij te vegjel te ishin me te lehte. Me te lehte se dhimbja e kesaj dite me shi,tek ai nderronte hapat duke shtrire duart e vockela, me zerin qe dridhej nga i ftohti dhe shiu,perseriste,,,,beni mire ju ndihmofte zoti,nje euro per nje byrek.. Pastaj pushonte i drobitur mes lodhjes,dhe perseriste.
    Nene ku je?
    Perse me braktise ne kete dite te vrazhde,neper keto rruge dhimbje me duat e mpira nga i ftohti dhe varferia. Syte e tij bojeqjell ishin te vyshkur,faqet i vinin te humbura mes kockave te nofullave ,lodhja i lexohej shqeto, tek buzet i leviznin ngadale,ai perseriste perseri.
    Nene perse me braktise ne keto rruge dhimbje?
    Rrugtaret e heshtur dhe te pa fjale dukej sikur per pak momente ndjenin meshiren e dhimbjes se tij,por hapat e tyre zhukeshin askush nuk ndalonte para tij.
    Keshtu iknin oret,erdhi dreka,shiu nuk pushonte dhe as galloshet e ti nuk thaheshin. Ai here pas here perseriste,ju lutem nje euro per nje byrek. ... pushonte pak e vazhdonte –
    Nene perse me braktise ne keto rruge dhimbje?
    E tek oret e pasdites shuheshin,mbremja afronte,shiu behej me ftohte,duart e tij te mbledhura kruspull s’duronin me te ftohtin vrastar,kembet i kishte te holla dukej qe nga momenti ne moment do e leshonin.
    Rreshkiti anes pllakave te nje muri afer kishes,mes buzeve qe dridheshin, duarve qe nuk mbaheshin dot me shtrire,ai therriti per here te fundit,,,,
    Nene perse me braktise ne keto rruge dhimbje?
    Koka e ti iku mjatas siper supit ,syte u mbyllen dhe fytyra e ti e shuar mori nje fare ndricimi,-bir jam ketu,u lexua ne fytyren e ti nje shkrim lumturie. Njerzit u afruan e rrethuan me dashurine e meshirimit,tani shikoje e ndonje lot ne fytyrat e tyre hipokrite,kerkonin fajtorin pa e ditur qe fajtor ishim te gjitha nga pak. Ai pushoj ne paqen e meshirueshme,lexohej qarte shkrimi ne syte e tij.
    Nene u bashkuam, ,me gjete ,me mbaj ne parqafimin tend,,,tani jemi bashke do me kujdesesh... Ata u takuan,u takuan bashke,nena e mori te birin e saj per ta kujdesur aty ku perkujdesja nuk do te shteroje me kurre.

    4.Perendeshe e dashnise

    Ne kohera acaresh
    Kur dhe shpirti ngrin
    Si ma e mira pranvere behesh duke m'dhane gjallerine
    E ne kohera ligesie,

    Kur dynjaja m'bejne ibret
    Ti, perendesh e dashnise
    M'bene te ndjehem sikur mbret
    N'labirinthe te humnerave

    Udherrefyes ti m'je kane
    Neteve te zeza, qorre
    M'ke ndriqu si ma e mira hane Jetoje skllav nen veset tua
    Dhe asgje nuk me mungon

    Mungesa yte me cmend fare
    E prezenca, m'lumturon
    Vec nje fjale e gojes tende
    N'zjarr do futesha gjer ne fyt
    Perendeshe e dashnise I perjetshmi, skllavi yt

    5. Te duash Prostitute Valerine , s’qe e lehte!

    Nuk behet keshtu dashuri Vincent. Zeri i saj nuk ishte kritikues , duhani digjej ne gishtat e saj te holle. Dhe si zakonisht hodhi dy gishta konjak. Pasi bente dashuri me nje mashkull konjaku do e bente te paster. Keshtu fliste ne rastet e rralla kur i lejonte Vinc te rrinte me te deri naten vone. Ai i kishte premtuar nje shtepi te ngrohte me oxhak. Nje tavoline te drunjte dhe nje gjelle te ngrohte ne darke. Valeri' :- eja ikim bashke qe ketu.
    -Une sdi te bej tjeter perpos kesaj :- ju pergjigj eger, pasi hodhi syte gjithandej. Ne shtratin ku ishin dergjur aq shume trupa. Ate nate i kerkoi shifer te re te hollash dhe nuk pranoi ta takonte per dy jave me rradhe. Te merkuren e javes se trete e priti me muzike ne magnetofon, floket qe i kishte verdhosur, vethe te medhenj te argjente dhe fustan te mendafshte.
    Nje pulover e holle sateni dhe e mbeshtolli me kembet e saj si kurre me para. Rrahjet e zemres se Vincent u shtuan aq shume..si nje adoleshent per here te pare me prostituten e tij. Ke te drejte: i tha kjo jete seshte per mua. Dhe i tregoi bizhuterite..dhe fjongon e bardhe. Me ka premtuar te jetojme ne papafingon e pallatit gri. Te vetmit qytet.
    Valeri' dinte cdo klecke te atij qyteti. Meshkujt flasin shume, i tregoi ajo nje nate. Duhet te dish te besh gruan dhe dashnoren, kish vazhduar, keshtu ajo kishte mesuar me shume sekrete se prifti i famullise se zones sime.
    Vinc u ngrit vuri syzet. Nxori shumen e te hollave dhe ia la ne tavoline.
    -Vertete memdove se do vija me ty? -Nje e qeshur e hidhur shoqeroi cdo germe. Mbase per ti bere copash shpirtin dhe endrrat atij qe guxoi te dashuronte nje prostitute.
    -Nuk e pive konjakun kesaj rradhe - i tha ai duke mbyllur deren.
    -Nuk varet nga ty - i klithi ajo pas. Gota u thye pasi u perplas ne dere. Te qarat e saj plasi shpirtrat e pafuqishem ne ate pallat. Dhe ne ate pallat jetonin vetem teto Irina me maēokun e saj Ēak dhe Valeri'. Dhe vetem dy shpirtra plasen ne ate pallat Vinc dhe Valeri'.

    6.Art i Lindur

    Ne momentin qe lindin vishen me nje art unik, arrijne te njohin shikimin, mimikat, ngjyrat gjithcka ju jep sinjale e ankthe...Nga ai moment nuk ka me largesi te bej te mos ndjejne, te mos shikojne, te mos paramendojne..
    Kush nga ne nuk e ka ndjere doren e nenes mbi balle?
    Kush nuk ka pare syte e saj te perlotur nga dhimbja qe ndjenim, apo nga meraku qe kishin, apo nderkohe qe keshillonin?
    Kush?
    E imja ka art me vete sepse eshte mami im.
    Ne moshen e adoleshences ulej ne krevatin tim e me pyeste, me fliste me ore te tera deri sa mesonte cdo gje apo me kishte thene ate cfare mund te ishte nje e keqe e mundeshme..
    Sot me buzeqeshet me kujdesin e saj ...!
    Tani qe kam floke te bardhe vazhdon te me therrase me emra perkedheles, sikur e bente kur isha pese vjecare, vazhdon te ngrihet ne kembe kur hyj ne shtepi, vazhdon te shikoje pjaten nderkohe qe e konsumoj, e te me mbaj pulsin me doren e saj e nderkohe mat rrahjet, shikon ne jam dobesuar e ne fund.. ne fund me puth.
    Buzet e saj tek prekin ne lekuren time lene shenje, marrin informacione njekohesisht ( mendoj se cdo here me shikon ne kam temperature si atehere kur isha e vockel fare ) ..
    Kur telefonon artistja ime nuk flet pret te me degjoje mua te paren, e une e di qe po teston zerin, se ajo nga tingulli me njeh lodhjen, zemerimin, momentin e pakohe, apo harmonine... vetem pas fjales sime te pare ajo flet..e ne fund, ne fund te telefonates pas porosise se kujdesjes per veten me pershperit qe me do fort.. gjithmone ..cdohere!

    E marsi kujton grate nga lindha e natyres, nga kohezghtja e dites, nga tragjedite qe ju kane ndodhur, nga ndonje feste pagane qe i luteshin yjeve, nga emri i nje planeti..
    po c’eshte nje planet, nje bote pa artin qe zoteron nje nene?!


    7.Ftoje ne vallezim!



    Ndalu nje cast , gjithcka ndjen friken,turpin, ndrojen , genjeshtrat e gjithcka qe kjo bote te imponon….zhvishi!
    Dil perpara vetes ashtu sic je , pa ndjere detyrim ne miresjellje, pa kompromise , pa shtirje , e tera ti ..si pas nje dushi te ngrohte ku gjithe lodhjen e dites ta zhvesh , si qiell I paster ,si det pa dallge ….
    Tregome cfare ndjen teksa veten sheh, e pafajshme? E paster ne ndergjegje? Ti e di se nese ka nje te vertete ne te gjithen kete , ajo qendron nen lekure….
    Ato ditet teksa rri nen shi dhe ndjen peshen e cdo pike mbi fytyren tende , qe te shkund lehte nga cdo mendim deri ne zgjim , pa pikepyetje , pa ngarkese emocionale, pa medyshje deri ne permbylljen e fazes ku ti me veten perballesh.
    Pajtohemi ne fund vetem ne nje pike , te gjitheve ju ndodh te mbyllin nje sy, nje vesh kundrejt kujtdo, ndonjehere edhe ndaj vetes. Te lodhur nga zgjedhjet e perkohshme per te patur nen kontroll veten, te shendetshme deri diku per egon tone, duke evituar kesisoj perballjen me ata qe na detyrojne te tjetersohemi.
    Por , ndalo nje cast kush vlen me shume ? Nevojat e tua ne funksion te qetesise shpirterore, Uni, apo altruizmi yt kundrejt te tjereve?
    Ndalo dhe reflekto, e nese dikush ne udhen tende shfaqet, dikush qe njeh melodine , ritmin e valsit qe te gezon….mos u largo!
    Ftoje ne vallezim …sepse ne fund…..
    Kjo jete eshte vetem JOTJA!



    Konkurs te mbare te gjitheve!
    15
    Perendesha e miresise ....
    13.33%
    2
    Une jam femer, femer e Lire!
    20.00%
    3
    Lutja!
    6.67%
    1
    Perendeshe e dashnise
    33.33%
    5
    Te duash Prostitute Valerine , s’qe e lehte!
    6.67%
    1
    Art I Lindur
    6.67%
    1
    Ftoje ne vallezim!
    13.33%
    2

    The poll is expired.


  • #2
    Nuk din ke te zgjedhesh ...bravo
    Njeriu ndjehet i frikėsuar vetėm nėse nuk ėshtė nė harmoni me veten

    Comment


    • #3
      Meq eshte shkruar per femren, pres pak qetesi, per me analizu pak me thelle, se kush e ka perafru me shume ate qe meriton femra
      - I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

      -Kashta noton e diamanti fundoset!

      Comment


      • #4
        Shume te bukrua!
        Votova 4-ren.
        Urime te gjitheve!

        https://www.youtube.com/watch?v=eWbU8jh3D1Y

        Comment


        • #5
          4tra 4tra. Te bukura te gjitha ama poezia 4 eshte e arrire ne cdo aspekt letrar. Urime te gjitheve
          "Be Kind! For everyone you meet is fighting a harder battle you know nothing!" ~Plato~

          Comment


          • #6
            e para ishte e bukur...
            Je SHQIPTAR? Po?
            Duaje SHQIPERIN si atdhetar...
            Jo si politikan apo Fetar.

            Comment


            • #7
              Isha mes 4 dhe 7 dhe pas nje rileximi mezi ja dhashe 4 .
              Tė njohėsh tė tjerėt ėshtė menēuri. Tė njohėsh veten ėshtė urtėsia mė e madhe. Ti imponohesh vullnetit tė tė tjerėve ėshtė forcė. Ti imponohesh vetes ėshtė forca mė e madhe – (Une dora vet)

              Comment


              • #8
                Originally posted by WxP View Post
                e para ishte e bukur...
                Votoje nese ishte e mire

                Comment


                • #9
                  Gjithcka qe ka lidhje me nenen,me pelqen..votova 3
                  https://youtu.be/bo_efYhYU2A

                  Comment


                  • #10
                    Votoni ju lutem ..... Antareeeeeeeee

                    Comment


                    • #11
                      Jane mesu me thase mielli edhe zarfa Shqiptaret,nuk votojne falas
                      https://youtu.be/bo_efYhYU2A

                      Comment


                      • #12
                        Vvotova
                        Kjo gojė nuk ėshtė pėr kėta vesh.

                        mutantur omnia nos et mutamur in illis

                        Comment


                        • #13
                          Jan shume per fat e deshiroj t'ju jap vemendjen e duhur.. .
                          komplimenti te gjitheve eshte tema me e bukur qe kemi :*
                          “La superficialitą mi inquieta ma il profondo mi uccide.” A.M

                          Comment


                          • #14
                            Jepja Jana jepja...ma thirr cik edhe ate @kitrra123 tia japi

                            Comment


                            • #15
                              Originally posted by Monique View Post
                              Jepja Jana jepja...ma thirr cik edhe ate @kitrra123 tia japi
                              Avash behen punet e mira ...mpelqejne te gjitha moj... ki durim..
                              kitrra123 tha o vi shpejt
                              “La superficialitą mi inquieta ma il profondo mi uccide.” A.M

                              Comment


                              • #16
                                Mė pelqeu krijimi Nr,5....
                                Super krijim....

                                Comment


                                • #17
                                  Votova 7 .
                                  Me stil , thjeshtesi dhe elegance me transmetoi qetsi , energji pozitive etj .

                                  Comment


                                  • #18
                                    Votova 2. Ne burrat kemi deshtuar qe ti trajtojme femrat sic duhet.

                                    Comment


                                    • #19
                                      I kam lexuar disa here te gjitha krijimet
                                      por keto vrgjet jan nder ne te bukurat qe kam lexuar ketu ...


                                      ........
                                      "Atehere kur une shetisja ne shpine te
                                      xixellonjave.
                                      Yjet me shikonin fall me letra
                                      vesh me vesh flisja me henen
                                      fluturat me lyenin thonjte me manikyre
                                      macen merrja ne preher mustaqet ja dredhja
                                      gershet.
                                      Ne mbremje luaja me eren e detit.
                                      Kurse enderren e rrokulkisa ne shkalle si top
                                      lecke.
                                      Buzeqeshjen e shtypa si buburrece.
                                      Terkuzen e shpreses e preva ne mes,
                                      mendimet larg i ngava
                                      deshirat si barin e kosita.
                                      Mengjesit i dhashe te hante farmak"
                                      .......

                                      vota ime eshte per te qe ka shkruar krijimin numer
                                      1.Perendesha e miresise

                                      suksese te gjithe pjesemarresve
                                      “La superficialitą mi inquieta ma il profondo mi uccide.” A.M

                                      Comment


                                      • #20
                                        Dhe kush s'do kish deshiruar nje Valerine.

                                        Duhet te dish te besh gruan dhe dashnoren, kish vazhduar, keshtu ajo kishte mesuar me shume sekrete se prifti i famullise se zones sime.
                                        - I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

                                        -Kashta noton e diamanti fundoset!

                                        Comment


                                        • #21
                                          e 6 /ta shum e bukur .. ka voten tim .. ps..se di nese eshte akoma e drejta e votes se me kete format me eshte ber lemsh forumi.
                                          Me ruaj brenda endrrave edhe kur ato thyhen...

                                          Comment


                                          • #22
                                            Konkursi eshte mbyllur tanime ...

                                            Comment


                                            • #23
                                              nejse shendosh per konkursin tjeter.
                                              Me ruaj brenda endrrave edhe kur ato thyhen...

                                              Comment


                                              • #24
                                                kush fitoi?
                                                "Be Kind! For everyone you meet is fighting a harder battle you know nothing!" ~Plato~

                                                Comment


                                                • #25
                                                  Neser do i shpall Soul, se e di ti ....kam cik menyre ndryshe

                                                  Comment


                                                  • #26
                                                    Nuk paska dale emri autorit fitues.. Monique ,na ke harru..duam te dime autoret
                                                    https://youtu.be/bo_efYhYU2A

                                                    Comment


                                                    • #27
                                                      U shyqyr u kujtove ti Abis
                                                      neser e kam shkrujt e me siper

                                                      Comment


                                                      • #28


                                                        Hi all


                                                        Fituesi per kete muaj eshte KITRRA123 , me PERENDESHE E DASHNISE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!


                                                        Click image for larger version

Name:	Friends-Love.gif
Views:	35
Size:	7.6 KB
ID:	1671367


                                                        Me poshte te gjithe pjesemarrsit....



                                                        1.Perendesha e miresise .... Zambaku

                                                        Click image for larger version

Name:	Thank-You-48.gif
Views:	25
Size:	77.0 KB
ID:	1671368

                                                        2.
                                                        Une jam femer, femer e Lire! .........Soulmind




                                                        Click image for larger version

Name:	thank-you-so-much-gif-2017.gif?zoom=2.625&resize=368%2C168.gif
Views:	24
Size:	40.0 KB
ID:	1671369
                                                        3.
                                                        Lutja! .........Nevertiti


                                                        Click image for larger version

Name:	emmastonethankyou.gif
Views:	23
Size:	16.3 KB
ID:	1671370

                                                        4.
                                                        Te duash Prostitute Valerine , s’qe e lehte........Nicktjeter


                                                        Click image for larger version

Name:	f693d6332b5468427075a09c6b7d93f8.gif
Views:	26
Size:	149.8 KB
ID:	1671371

                                                        5. Art I Lindur.......Jana80


                                                        Click image for larger version

Name:	tenor.gif?itemid=9749953.gif
Views:	24
Size:	14.4 KB
ID:	1671372


                                                        6. Ftoje ne vallezim!.........Monique



                                                        Click image for larger version

Name:	tumblr_olhgn00RAa1w036sto1_500.gif
Views:	24
Size:	18.3 KB
ID:	1671373



                                                        Faleminderit nga zemra ime !!!!!!!!!!!!!!!!

                                                        Comment


                                                        • #29
                                                          Moni,ja paska vlejt pritja

                                                          Urime Kitra!
                                                          https://youtu.be/bo_efYhYU2A

                                                          Comment


                                                          • #30
                                                            E paska fituu plakuu ket rradhe! Urimee Plako! krijimi fantastik.
                                                            Urime e tjerve.


                                                            https://www.youtube.com/watch?v=eWbU8jh3D1Y

                                                            Comment

                                                            What's Going On

                                                            Collapse

                                                            There are currently 142 users online. 11 members and 131 guests.

                                                            Most users ever online was 7,146 at 06:56 on 08-03-2018.

                                                            Working...
                                                            X