Announcement

Collapse
No announcement yet.

7 Bimet qe bejne mrekulli ne jeten e njeriut

Collapse
X
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

  • 7 Bimet qe bejne mrekulli ne jeten e njeriut

    Shėndeti dhe mirėqenia e secilit prej nesh nė shtėpi apo edhe nė vendet ku punojmė varet nga njė sėrė faktorėsh, por lulet dhe bimėt nė mjediset ku qėndrojmė, padyshim qė luajnė njė rol tė rėndėsishėm. AgroWeb ka pėrpiluar shtatė arsye se pėrse tė pasurit bimė dhe lule nė mjediset e brendshme ėshtė njė ide e shkėlqyer. Gjithashtu ne kemi pėrzgjedhur shtatė bimėt qė i pėrshtaten mė shumė kėtyre ambienteve. 7 Argumenta nė favor tė bimėve nė ambientet e brendshme .

    1. Bimėt prodhojnė oksigjen. Kjo ėshtė padyshim argumenti mė i fortė nė favor. Pranohet gjėrėsisht qė kur shumė njerėz ndajnė tė njėjtin ambient, veēanėrisht nė zyra, krijohet njė atmosferė mbytėse. Si rrjedhojė shumė njerėz kanė dhimbje koke tė shpeshta si dhe ndihen pėrgjithėsisht mė tė lodhur. Arsyeja pėrse ndodh kjo ėshtė mbiprodhimi i dioksidit tė karbonit. Bimėt prodhojnė oksigjen dhe rrjedhimisht hapėsira e pėrbashkėt do tė jetė mė e freskėt. Dracena.

    2. Pastrojnė ajrin. Hapėsirat e brendshme zakonisht kanė njė pėrqendrim tė lartė mikrobesh dhe bakteresh qė gėlojnė nė ajėr. Disa bimė kanė aftėsi disinfektuese dhe pastruese tė ajrit.

    3. Mbrojnė shėndetin e syve. Kjo pikė vlen veēanėrisht pėr bimėt nė zyra. Puna pėrpara kompjuterit mund tė ketė njė ndikim negativ nė shikimin tonė dhe sidomos nė shėndetin e pėrgjithshėm tė syve. Bimėt arrijnė tė zvogėlojnė pasojat negative sepse ato pėrthithin njė sėrė kimikatesh. Pėr mė tepėr ato kanė ngjyrė tė gjelbėr dhe tė gjithė e dimė qė e gjelbra ka njė efekt qetėsues dhe freskues pėr sytė tanė.

    4. Lagėshtia nė ajėr. Kondicionerėt dhe ngrohėsit kanė tendencėn tė thajnė ajrin. Duke qenė se bimėt kanė nevojė pėr ujitje, ato e mbajnė mikroklimėn rreth tyre tė lagėsht, duke pėrmirėsuar kėshtu cilėsinė e ajrit.

    5. Neutralizojnė toksinat e dėmshme pėr shėndetin tonė. Shumė prej bimėve neutralizojnė toksinat qė mbipopullojnė ajrin nė hapėsirėn e brendshme pėrfshirė gazrat qė vijnė nga rruga ose makinat, benzolin (qė gjendet tek bojėrat dhe tymi i cigares) Amoniakun (qė gjendet nė solucionet e pastrimit shtėpiak dhe pjesėt kompjuterike) Ksilenėn (qė gjendet tek plastika dhe ngjitėsit), Trikloroetilenin (tek bojėrat, boja e printerit, llaku etj), Formaldehidina (tek mobiljet, tymi i cigares dhe plastika). Palma Bambu

    6. Kanė njė efekt anti-stres. Bimėt, veēanėrisht ato qė kanė njė aromė tė lehtė siē janė mentja, borziloku, rigoni dhe tė tjerė kanė njė efekt aromaterapeutike dhe anti-stres. Ato nuk i rėndojnė shqisat tona dhe rrisin aktivitetin e trurit, thelbėsore pėr produktivitetin.

    7. Filtrojnė duhanin. Disa bimė janė fantastike pėr tu vendosur nė zona ku njerėzit pijnė duhan. Ato funksionojnė si filtėr pėr tė pėrthithur kimikatet qė gjenden tek tymi i duhanit. Megjithatė herė pas here, edhe kėto bimė kanė nevojė tė qėndrojnė nė ajėr tė pastėr qė edhe ato tė marrin frymė lirisht.

    7 bimėt mė tė mira pėr shtėpi e zyra

    Lule shpata1. Sansevieria, ose siē njihet ndryshe Lule shpata apo Lulja e Gjarprit ėshtė njė nga bimėt mė popullore. Ėshtė perfekte veēanėrisht pėr zyra sepse nuk ka nevojė pėr shumė vėmendje. Kjo bimė nuk ėshtė aspak delikate, sepse edhe nėse gjethet e saj thyhen, ajo rimėkėmbet shpejt. Kjo bimė pastron ajrin nga kimikatet e lartpėrmendura dhe ēliron shumė oksigjen, veēanėrisht nė mbrėmje.

    2. Palma bambu. Kjo bimė ėshtė fantastike pėr tė filtruar ajrin nga kimikatet e dėmshme. Nėse e vendosni atė pranė mobiljeve tė lyera me llak, ajo arrin tė avullojė kimikatet e dėmshme

    3. Zamia, kjo bimė tropikale e njohur si “xhevahiri i Zanzibarit” ėshtė shumė e bukur dhe e mrekullueshme pėr t’i rezistuar temperaturave tė ulėta. Kjo bimė detoksifikon ajrin mjaft mirė. Megjithatė, tė gjitha pjesėt e kėsaj bime janė helmuese ndaj nuk ėshtė e pėrshtatshme pėr dhoma ku qėndrojnė fėmijė apo kafshė. Zambaku i Paqes

    4. Zambaku i paqes apo Spathiphyllum. Kjo lule ka nevojė pėr pak mė shumė vėmendje se tė gjitha bimėt e tjera nė kėtė listė, veēanėrisht nė ujitje. Nė kėmbim, ajo do tė pastrojė ajrin pėrreth shumė mė shpejt se tė tjerėt. Ashtu si edhe Lule shpata, Zambaku i Paqes njihet pėr aftėsitė e tij nė largimin e toksinave tė rrezikshme nga ajri.

    5. Chlorophytum, e njohur ndryshe si Bima Merimangė. Kjo bimė ėshtė njė nga mė rezistentet qė egzistojnė. Ajo mund tė jetojė pa ujė pėr mė shumė se njė muaj. Kjo bimė ėshtė e shkėlqyer pėr tė pastruar ajrin nė Bima Merimangėzyrė ose nė dhomė. Ajo arrin tė largojė njė sėrė kimikatesh dhe toksinash (tė cilat i pėrshkruam mė lart) nga ambientet e brendshme dhe ēliron sasi masive tė oksigjenit. Kjo bimė ėshtė e sigurt nė hapėsira qė frekuentohen nga fėmijėt dhe kafshėt.

    6. Dracena ose Yuēa, janė bimė tė rritura nė shkretėtirat e Meksikės. Ato nuk jetojnė dot pa dritėn e diellit. Nga ana tjetėr, kėto bimė ia arrijnė t’i mbijetojnė ndryshimeve tė klimės dhe mungesės sė ujit. Ato janė fantastike pėr tė pastruar ajrin.

    7. Ficus Benjamina. Ky fikus adhuron dritėn e diellit, lagėshtinė e moderuar por nuk ka tolerancė tė lartė ndaj mbiujitjes. Fikusi ėshtė shumė efektiv nė pastrimin e ajrit tė brendshėm sidomos nė zonat e mbipopulluara. Kjo ėshtė njė nga arsyet pėrse mjekėt rekomandojnė fikusin pėr kopshtet e fėmijėve. FikusSiē mund tė shikoni, bimėt janė shumė tė mira pėr mjediset ku qėndrojmė. Ndiqni gjithmonė rregullin e artė “sa mė gjelbėr aq mė mirė”. Pėr fat tė keq, njė nga bimėt mė popullore tė zyrave nė Shqipėri, kaktusi nuk ia doli tė futet nė listėn e bimėve tė nevojshme pėr kėto mjedise. Kjo pėr faktin qė vlerat qė i atribuohen nė pėrthithjen e radiacionit tė kompjuterit janė shumė tė ekzagjeruara. Kaktusin mund ta pėrdorni nė zyrė pėr arsye tėrėsisht dekorative. *Agroweb sjell Shqipėrinė me sytė e njė Ruseje qė jeton nė Tiranė prej dy vitesh. Liana Suleymanova ka studiuar pėr histori nė Universitetin Amerikan nė Bullgari ku u njoh me Shqipėrinė, e shkuara e tė cilės e tėrhoqi nė mėnyrė tė veēantė. Interesi pėr kėtė vend u zhvillua mė tej gjatė studimeve master nė Central European University nė Budapest dhe nė Akademinė Diplomatike nė Vienė, ku ajo studioi nė detaje historinė e Shqipėrisė, veēanėrisht periudhėn nga sistemi komunist nė demokraci.

    Lexo me shume: http://agroweb.or
    Last edited by Lina; 12-02-2019, 10:55.
    Njeriu ndjehet i frikėsuar vetėm nėse nuk ėshtė nė harmoni me veten

  • #2
    Ehhh prandaj shpirti im prehet vetem kur ndodhet ne natyre!!
    Cdo lloj bime qe ka gjethe jeshillek ka jete brenda saj.

    https://www.youtube.com/watch?v=eWbU8jh3D1Y

    Comment

    What's Going On

    Collapse

    There are currently 146 users online. 11 members and 135 guests.

    Most users ever online was 7,146 at 06:56 on 08-03-2018.

    Working...
    X