Announcement

Collapse
No announcement yet.

Kodi i Punes

Collapse
X
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

  • Kodi i Punes

    L I G J
    Nr.8085, datė 13.3.1996,

    PĖR DISA NDRYSHIME NĖ LIGJIN NR. 7961, DATĖ 12.7.1995 “KODI I PUNĖS I REPUBLIKĖS
    SĖ SHQIPĖRISĖ”

    Nė mbėshtetje tė nenit 16 tė ligjit nr. 7491, datė 29.4.1991 “Pėr dispozitat
    kryesore kushtetuese”, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave,

    Kuvendi Popullor
    i Republikės sė Shqipėrisė

    V E N D O S I:

    Neni 1

    Nė ligjin nr.7961, datė 12.7.1995 “Kodi i Punės i Republikės sė Shqipėrisė”, nė
    nenin 3, paragrafi 2 ndryshohet si vijon:
    Fjalėt “ligji i vendit ku ndodhet qendra e personit juridik” zėvendėsohen me
    fjalėt “ligji i vendit ku ndodhet qendra e punės”.
    Nė paragrafin 5, fjalia e parė ndryshohet: “Kjo zgjedhje nuk mund ta privojė
    punėmarrėsin nga mbrojtja qė i sigurojnė atij dispozitat urdhėruese tė ligjit,
    qė do tė jetė i zbatueshėm nė mungesė tė zgjedhjes”.

    Neni 2

    Nė nenin 6, paragrafi 2, fjalėt “Nė masėn qė ato janė tė zbatueshme sipas
    dispozitave tė kėtij kodi” zėvendėsohen me “por tė zbatuara pas kėsaj hyrjeje nė
    fuqi tė kėtij Kodi”.
    Shtohet paragrafi 4 si vijon:
    “Kėshilli i Ministrave mund tė vendosė qė dispozitat e kėtij kodi lidhur me
    mbrojtjen e shėndetit dhe tė sigurisė tė vihen nė jetė nė mėnyrė progresive,
    gjatė njė periudhe tė kufizuar nė disa ndėrmarrje tė pėrcaktuara me vendim tė
    Kėshillit tė Ministrave; kėto ndėrmarrje do t’u nėnshtrohen dispozitave tė
    veēanta”.

    Neni 3

    Nė nenin 7 shtohet titulli “Kompetenca tokėsore”.
    Nė paragrafin e dytė fjalėt “padia mund tė ngrihet edhe nė vendin ku ndodhet
    qendra e personit juridik” zėvendėsohen me fjalėt “Vendi ku ndodhet qendra e
    punės”.
    Nė paragrafin e tretė fjala “para” zėvendėsohet me fjalėn “pas”.

    Neni 4

    Nė nenin 8, paragrafi i tretė , shkronja “a” fjalėt “ligji mbi shėrbimin
    ushtarak tė detyrueshėm ose qė lidhen me punime tė karakterit tė mirfilltė
    ushtarak” zėvendėsohen me fjalėt “ligji pėr Forcat e Armatosura tė Republikės sė
    Shqipėrisė, tė cilat lidhen me punime tė karakterit tė mirfilltė ushtarak”.

    Neni 5

    Nė nenin 9, paragrafi i dytė termi “kombėsi” zėvendėsohet me “origjinė
    kombėtare”.
    Nė paragrafin e tretė termi “ditėpunėn” zėvendėsohet me “disiplinėn”.

    Neni 6

    Nė nenin 11, paragrafi i tretė, fjalėt “Ēdo dispozitė qė del jashtė kuadrit tė
    plotėsimit dhe zbatimit tė kėtij kodi, ėshtė e pavlefshme” zėvendėsohet me
    fjalėt “Ēdo dispozitė qė shkel njė dispozitė tė njė shkalle mė tė lartė, ėshtė e
    pavlefshme.”.

    Neni 7

    Neni 12 ndryshohet si vijon:
    “Kontrata e punės ėshtė marrėveshje mes punėmarrėsit dhe punėdhėnėsit, ku
    punėmarrėsi merr pėrsipėr tė ofrojė shėrbimet e tij pėr njė kohėzgjatje tė
    caktuar ose tė pacaktuar, nė kuadrin e organizimit dhe tė urdhėrave tė njė
    personi tjetėr, tė quajtur punėdhėnės; ky i fundit merr pėrsipėr tė paguajė njė
    shpėrblim.”.

    Neni 8

    Nė nenin 16 termi “Agjenti qė ėshtė i pavarur” zėvendėsohet me termin “agjenti
    tregtar” nė titull, si dhe nė tė tre paragrafėt.

    Neni 9

    Nė nenin 18 titulli “Dispozita pėr tė vetėpunėsuarit” zėvendėsohet me “Dispozita
    pėr kontratat e veēanta”.

    Neni 10

    Nė nenin 19 paragrafi i tretė ndryshohet si vijon: “Veprimtaria private e
    ndėrmjetėsimit nė punė pėr qėllime fitimi i nėnshtrohet tė njėjtave rregulla qė
    pėrcakton Kėshilli i Ministrave pėr ushtrimin e veprimtarisė shtetėrore tė
    ndėrmjetėsimit nė punė”.

    Neni 11

    Nė nenin 20 paragrafi i dytė ndryshohet si vijon: “Personat e pėrmendur nė
    shkronjėn “b” tė kėtij neni ushtrojnė tė drejtat dhe pėrmbushin detyrimet qė
    rrjedhin nga kontrata si gjithė punėmarrėsit e tjerė dhe kanė tė drejtė ta
    zgjidhin kėtė kontratė”.

    Neni 12

    Nė nenin 21, paragrafi i dytė, fjalėt “... dhe nėn urdhrat e tij kundrejt njė
    pagese” zėvendėsohen me “... dhe nėn urdhrat e tij dhe qė nė bazė tė kėtyre
    rrethanave kryhet vetėm kundrejt pagesės”.
    Shtohet paragrafi i pestė me kėtė pėrmbajtje:
    “Informacioni lidhur me elementėt e parashikuara nė paragrafin e tretė shkronja
    “f”, “g”, “h” dhe “i”, nė rast nevoje, jepet me anė referencash ndaj dispozitave
    tė kodit, tė vendimeve tė Kėshillit tė Ministrave ose tė njė kontrate
    kolektive”.

    Neni 13

    Nė nenin 22 paragrafi i dytė ndryshohet si vijon:
    “Nuk ėshtė i vlefshėm zotimi i punėmarrėsit pėr t’i siguruar punėdhėnėsit njė
    zėvendėsues, kur ai nuk ėshtė i detyruar tė punojė si pasojė e zbatimit tė kėtij
    kodi”.

    Neni 14

    Nė nenin 23 paragrafi i parė ndryshohet si vijon:
    “Punėmarrėsi respekton udhėzimet e pėrgjithshme dhe tė veēanta qė jep
    punėdhėnėsi”.

    Neni 15

    Nė nenin 24, paragrafi i parė, fjalėt “kryhen sipas rregullave tė caktuara”
    zėvendėsohet me fjalėt “kryhen me kujdes”.

    Neni 16

    Neni 27, paragrafi i katėrt, fjalėt “punėdhėnėsi bėn tė njėjtin gabim nė
    organizimin dhe kontrollin e punės” zėvendėsohen me fjalėt “punėdhėnėsi, nė
    organizimin dhe kontrollin e punės, bėn tė njėjtin gabim qė lidhet me shkaktimin
    e dėmit”.

    Neni 17

    Nė nenin 29 paragrafi i dytė bėhet:
    “Gjykata mund tė zvogėlojė, njė ndalim tė tepruar (pėr tė bėrė konkurrencė),
    duke pasur parasysh tė gjitha rrethanat; ajo mban parasysh nė mėnyrė tė drejtė
    masėn e shpėrblimit tė derdhur nga punėdhėnėsi, nėse kjo e tejkalon minimumin e
    parashikuar nė nenin paraardhės”.

    Neni 18

    Neni 31 paragrafi i tretė ndryshohet si vijon:
    “Kur shkelja gjobitet, gjykata mund tė ulė masėn e gjobės, kur ajo e ēmon si
    shumė tė tepruar, duke pasur parasysh tė gjitha rrethanat”.
    Nė paragrafin e katėrt pas fjalėve “punėdhėnėsi mund tė kėrkojė” shtohen fjalėt
    “kur ai e ka parashikuar shprehimisht kėtė tė drejtė me shkrim”.

    Neni 19

    Nė nenin 41, paragrafi i dytė, fjala “vėrejtjet” zėvendėsohet me “akte ligjore
    dhe nėnligjore”.
    Neni 20

    Nė nenin 52 fjala “garantimi” zėvendėsohet me fjalėn “grasatimi”.

    Neni 22

    Nė nenin 58 paragrafi i parė ndryshohet si vijon:
    “Skelat ose platformat e punės tė mbrojtura nė mėnyrė tė pėrshtatshme duhet tė
    zėvendėsohen pėr ēdo punė qė paraqet rrezikshmėri, nėse kryhet me shkallė ose
    mjete tė tjera”.

    Neni 23

    Nė nenin 61 paragrafi i parė ndryshohet si vijon:
    “Dyshemeja e instalimeve tė punės dhe e zonave tė qarkullimit duhet tė jetė e
    niveluar mirė dhe tė mos ketė asnjė tė ēarė, tė dalė ose pengesė, qė mund tė
    bėhet shkak pėr rrėzimin e punėmarrėsve, funksionimin normal tė mjeteve
    lėvizėse, pajisjeve ose instalimeve”.

    Neni 24

    Nė nenin 63 shtohen fjalėt “dhe tė proceseve tė punės”.

    Neni 25

    Neni 86 paragrafi i dytė bėhet:
    “Punėmarrėsi gėzon tė drejtėn e pagės nė ditėt e festave zyrtare. Kur dita e
    festės zyrtare bie tė djelėn, pushimi shtyhet ditėn e hėnė”.

    Neni 26

    Neni 87 ndryshohet si vijon:
    “Puna e kryer ditėn e diel ose nė ditėt e festave zyrtare kompensohet me njė
    shtesė page jo mė pak se 25 pėr qind ose njė pushim tė barabartė me kohėzgjatjen
    e punės sė kryer, i cili jepet njė javė para ose pas kryerjes sė saj”.

    Neni 27

    Nė nenin 90 titull dhe nė gjithė nenin shprehja “Kohėzgjatja maksimale e orėve
    shtesė” ndryshohet nė “Numri maksimal i orėve shtesė”.

    Neni 28

    Neni 94 paragrafi i parė ndryshohet si vijon:
    “Paga qė paguhet pėr lejen vjetore, ėshtė ajo qė punėmarrėsi do tė pėrfitonte
    sikur tė mos kryente lejen. Kėsaj page i shtohet njė shpėrblim i drejtė qė i
    pėrgjigjet pjesės sė pagės sė pėrfituar nė natyrė; Kėshilli i Ministrave
    pėrcakton kriteret e pėrllogaritjes sė kėsaj page”.

    Neni 29

    Nė nenin 99 fjalėt “tė miturit nga mosha 14-18 vjeē” zėvendėsohen me fjalėt “tė
    miturit nga 14-16 vjeē”.

    Neni 30

    Nė nenin 101 shtohet titulli “Puna e natės”.

    Neni 31

    Nė nenin 105, paragrafi i dytė fjalėt “qė parashikohet nė nenin 100”
    zėvendėsohen me fjalėt “qė parashikohet nė nenin 104”.

    Neni 32

    Nė nenin 110, paragrafi i dytė fjalėt “(pagė nė njėsi, nė detyrė, ose me
    porosi)” zėvendėsohen me fjalėt “(pagė nė njėsi, nė detyrė, ose me komision)”.

    Neni 33

    Neni 114 paragrafi i dytė ndryshohet si vijon:
    “Megjithatė, kur ai paguan njė shpėrblim vjetor tre vjet rresht pa rezerva tė
    shprehura, punėdhėnėsi ėshtė i detyruar tė vazhdojė pagimin edhe nė tė ardhmen.
    Nė kėtė rast, me pėrjashtim tė rezervave tė shprehura nga ana e punėdhėnėsit,
    nėse marrėdhėniet e punės pėrfundojnė pėrpara momentit tė pėrfitimit tė
    shpėrblimit, ky jepet pėrpjestimisht me kohėn e punės sė kryer”.

    Neni 34

    Neni 117 paragrafi i parė ndryshohet si vijon:
    “Punėdhėnėsi zbret nga paga e punėmarrėsit tatimin mbi tė ardhurat dhe
    kontributin e sigurimeve shoqėrore shėndetėsore tė parashikuara me ligj, me akte
    nėnligjore, me kontrata kolektive ose me kontrata individuale”.

    Neni 35

    Neni 118, paragrafi i parė, fjalia e parė ndryshohet si vijon:
    “Paga paguhet nė monedhė shqiptare, me pėrjashtim tė rasteve kur parashikohet
    ndryshe nga marrėveshja ndėrmjet palėve”.

    Neni 36

    Nė nenin 120 fjala “taksė” zėvendėsohet me fjalėn “pėrqindja”.

    Neni 37

    Neni 122 paragrafi i parė ndryshohet si vijon:
    “Ėshtė e pavlefshme dhėnia dhe lėnia peng e pagave tė ardhshme, me pėrjashtim tė
    rasteve kur punėmarrėsi duhet tė zbatojė njė vendim gjyqėsor, i cili nuk duhet
    tė prekė minimumin jetik”.
    Nė paragrafin e dytė fjalėt “me pėrjashtim tė rasteve tė ndalimeve nga paga”
    zėvendėsohen me fjalėt “nėse preket minimumi jetik”; nė fjalinė e dytė tė kėtij
    paragrafi fjala “detyrimet” zėvendėsohet me fjalėn “kreditė”.

    Neni 38

    Nė nenin 126, paragrafi i dytė, shtohet fjalėt nė fillim:
    “Kontrata kolektive e punės ose kontrata e shkruar mund tė...”.

    Neni 39

    Nė nenin 127, paragrafi i dytė, shtohen fjalėt nė fund “si dhe dėmshpėrblimi
    pėr autorizimin”.

    Neni 40

    Nė nenin 129 titulli “Refuzimi i pagesės” bėhet “Refuzimi pėr tė dhėnė punė”.

    Neni 41

    Neni 137, paragrafi i dytė ndryshohet si vijon:
    “Kur njė punėdhėnės vė nė dispozicion tė njė punėdhėnėsi tjetėr punėmarrėsin e
    tij, punėdhėnėsi i parė ėshtė i detyruar t’i sigurojė punėmarrėsit tė njėjtat
    kushte pune me ato qė u ka siguruar punėdhėnėsi i dytė punėmarrėsve tė tij qė
    kryejnė tė njėjtėn punė”.

    Neni 42

    Nė nenin 138 titulli “Mbrojtja e tė drejtave” ndryshohet “Ruajtja e tė
    drejtave”.
    Nė paragrafin e dytė tė kėtij neni fjalėt “transferuesi i tė drejtave pėrgjigjet
    ndaj atij qė i merr kėto tė drejta” zėvendėsohet me fjalėt “transferuesi i tė
    drejtave pėrgjigjet krahas atij qė i merr kėto tė drejta”.

    Neni 43

    Neni 144 paragrafi i dytė ndryshohet si vijon:
    “Punėdhėnėsi, gjatė kėsaj bisede, i parashtron punėmarrėsit arsyet e vendimit tė
    parashikuar pėr t’u marrė dhe i jep atij mundėsi pėr t’u shprehur”.

    Neni 44

    Nė nenin 146, nė fund tė paragrafit tė dytė shtohet fjalia: “Nė rastin kur
    motivi abuziv ėshtė zbuluar pas kalimit tė kėtij afati, punėmarrėsi duhet tė
    ngrejė padinė brenda 30 ditėve nga dita e zbulimit tė kėtij motivi”.

    Neni 45

    Nė nenin 162 paragrafi i parė, fjalia e dytė ndryshohet: “kjo e fundit zbatohet
    ndaj gjithė punėmarrėsve tė punėdhėnėsit, anėtarė ose jo tė organizatės
    sindikale kontraktuese”.
    Paragarafi i katėrt ndryshohet si vijon: “Me urdhėr tė ministrit tė Punės,
    efektet e kontratės kolektive tė punės mund tė shtrihen te gjithė punėdhėnėsit e
    degės, kur punėdhėnėsit e lidhur nga kontrata kolektive punėsojnė tė paktėn
    gjysmėn e punėmarrėsve tė degės. Procedurat rregullohen me vendim tė Kėshilllit
    tė Ministrave”.

    Neni 46

    Nė nenin 164, paragrafi i parė, fjalėt “... ministri i Punės ose organi
    administrativ i autorizuar prej tij, me kėrkesėn e tė dyja palėve, organizon
    njė votim tė fshehtė”, zėvendėsohen me fjalėt “... ministri i Punės, ose organi
    administrativ i autorizuar prej tij, me kėrkesėn e palės sė interesuar,
    organizon njė votim tė fshehtė”.

    Neni 47

    Neni 165 paragrafi i parė ndryshohet si vijon:
    “Kur pėrfaqėsueshmėria e organizatės ose organizatave nuk ėshtė kundėrshtuar ose
    kur njė organizatė a grup-organizatash ėshtė njohur si pėrfaqėsues me rastin e
    njė votimi tė organizuar nga Ministria e Punės, punėdhėnėsi ose organizata e
    punėdhėnėsve ėshtė e detyruar tė presė palėn kėrkuese tė bisedimeve brenda dy
    javėve nga marrja e kėrkesės ose, nė rast votimi, nga shpallja e rezultateve nga
    ministri i Punės; palėt duhet tė bisedojnė nė mirėbesim mbi lidhjen e
    kontratės”.

    Neni 48

    Neni 169 paragrafi i tretė ndryshohet si vijon:
    “Detyrimi i paqes sė punės sipas paragrafit tė dytė tė kėsaj dispozite zbatohet
    nga ēdo organizatė profesionale kontraktuese ose jo, nė fushėn e zbatimit
    territorial e profesional tė kontratės kolektive dhe nga ēdo person i lidhur me
    kėtė tė fundit”.

    Neni 49

    Nė nenin 176 titulli ndryshohet “Organizata profesionale”.

    Neni 50

    Neni 182 ndryshohet si vijon:
    “Ēdo organizatė punėmarrėsish e njohur si person juridik mund t’i drejtohet
    gjykatės pėr mbrojtjen e interesave tė secilit prej anėtarėve tė saj, pėr tė
    arritur zbatimin nga punėdhėnėsi tė dispozitave tė ligjit, kontratės kolektive
    ose individuale tė punės”.

    Neni 51

    Neni 188 ndryshohet si vijon:
    “Me konflikt kolektiv kuptohet ēdo konflikt ndėrmjet disa punėmarrėsish, njė ose
    disa organizata punėmarrėsish, nga njėra anė, dhe njė ose disa punėdhėnėsish ose
    njė ose disa organizata punėdhėnėsish, nga ana tjetėr”.

    Neni 52

    Nė nenin 190, paragrafi i katėrt ndryshohet si vijon:
    “Zyra Kombėtare e Pajtimit mund tė vendosė tė mblidhet jashtė Tiranės”.

    Neni 53

    Neni 191 paragrafi i parė ndryshohet si vijon:
    “Konfliktet qė lidhen me interpretimin ose zbatimin e ligjit, shqyrtohen nė
    pėrgjithėsi nga gjykata. Megjithatė, nėse rrethanat e pėrligjin njė gjė tė
    tillė, kryetari i Zyrės sė Pajtimit mund tė pranojė kėrkesėn qė konflikti
    ndėrmjet dy ose disa organizatave tė punėmarrėsve dhe dy ose disa organizatave
    tė punėdhėnėsve tė shqyrtohet nga Zyra. Ēdo palė ruan tė drejtėn t’i drejtohet
    gjykatės”.

    Neni 54

    Nenin 194, paragrafi i dytė ndryshohet si vijon:
    “Me kėrkesė tė motivuar tė njėrės nga palėt, vetėm kryetari i Zyrės sė Pajtimit
    njihet me provat qė kjo palė ka paraqitur; mė pas ai ua komunikon ato, pėr aq sa
    e gjykon tė arsyeshme, anėtarėve tė tjerė tė Zyrės sė Pajtimit”.

    Neni 55

    Neni 195, paragrafi i dytė ndryshohet si vijon:
    “Pasi shqyrton konfliktin, Zyra e Pajtimit i paraqet palėve njė propozim
    ndėrmjetėsimi, i cili mund tė shpallet prej saj”.

    Neni 56

    Nė nenin 200, paragrafi i katėrt, fjala “ose” zėvendėsohet me fjalėn
    “domethėnė”.

    Neni 57

    Nė nenin 202 bėhen kėto ndryshime:
    Paragrai i parė ndryshohet si vijon: “Shkelja e neneve 9, 10, 39 (paragrafi i
    parė), 40, 41, 43, 44 (paragrafi i dytė), 69, 75, 98, 100, 101, 103, 108,
    184-186 tė parashikuar nė kėtė kod, dėnohen me gjobė deri nė pesėdhjetėfishin e
    pagės minimale mujore”.
    Paragrafi i dytė ndryshohet si vijon: “Shkelja e neneve 21 (paragrafi i tretė
    dhe i katėrt)32 paragrafi i tretė, 33, 34, 36, 38, 42, 70-74, 78 (paragrafi i
    dytė, i tretė dhe i katėrt), 79 (paragrafi i dytė), 80 (paragrafi i dytė), 81,
    83 (paragrafi i dytė), 84-87, 90 (paragrafi i dytė dhe i tretė), 91-96, 111,
    116, 119 (paragrafi i parė), 139, 148 (paragrafi i dytė - i gjashtė), 165
    (paragrafi i parė dhe i dytė) 167, 193 tė kėtij kodi dėnohen me gjobė deri nė
    tridhjetėfishin e pagės minimale mujore”.
    Paragrafi i tretė ndryshohet si vijon: “Shkelja e neneve 26 (paragrafi i
    katėrt), 44 (paragrafi i parė) dhe 49 (paragrafi i katėrt) dėnohen me gjobė deri
    nė njėzet fishin e pagės minimale mujore”.
    Nė paragrafin e pestė, fjalia e dytė, fjalėt “dhe nė dėm...” zėvendėsohen me
    fjalėt “ose nė dėm”.
    Paragrafi i gjatė ndryshohet si vijon: “Punėdhėnėsi ėshtė pėrgjegjės solidar pėr
    pagimin e gjobės, kur shkelja ėshtė kryer nga njė person i ngarkuar prej tij pėr
    ta pėrfaqėsuar nė ndėrmjarrje”.

    Neni 58

    Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren zyrtare.

    Shpallur me dekretin nr.1425, datė 26.3.1996 tė Presidentit tė Republikės sė
    Shqipėrisė, Sali Berisha

What's Going On

Collapse

There are currently 130 users online. 0 members and 130 guests.

Most users ever online was 7,146 at 06:56 on 08-03-2018.

Working...
X