Announcement

Collapse
No announcement yet.

Personat e trete ne procesin civil

Collapse
X
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

  • Personat e trete ne procesin civil

    KREU III
    PERSONAT E TRETE DHE ROLI I TYRE SI SUBJEKTE TE PROCESIT
    GJYQESOR CIVIL

    3.1 Personat e trete ne procesin gjyqesor.

    “Personat e trete ne gjykim procedural civil jane te gjithe ata persona fizike dhe
    juridik te cilet plotesojne te gjitha kushtet dhe kriteret e parashikuara me ligj per te qene
    subjekte te procesit gjyqesot civil”
    . Ligji parashikon se cdo person per te cilin cdo
    vendim qe do te jepet ne nje padi te rrjedhur midis personave te tjere mund te kete
    rendesi per interesat e tij, ka te drejte te marre pjese ne kete gjykim.

    3.1.1 Pjesemarrja vullnetare ose e detyrueshme e personit te trete.

    Paraqitja ne gjykim e personit te trete mund te jete:
    a)
    Vullnetare
    ;
    b)
    E detyrueshme
    ;
    Paraqitja e personit te trete eshte
    vullnetarene ato raste kur ai me vullnetin e tij, paraqitetpara gjykates per te mbeshtetur pretendimet e njeres pale ne konflikt, ose per te mbrojtur
    te drejtat dhe detyrat e tij procedurale.

    Paraqitja e personit te trete eshte
    e detyrueshmene ato raste kur ai paraqitet ne gjykateper te mbeshtetur pretendimet e njeres pale ne konflikt, me kerkese te asaj pale si dhe me
    kerkese nga gjykata, per te sqaruar fakte dhe rrethana qe kane te bejne me zgjidhjen edrejte te mosmarreveshjes.
    3.1.2 Nderhyresi kryesor dhe aksesore.
    Cilido mund te nderhyje ne nje proces gjyqesor qe zhvillohet ndermjet personave
    te tjere, kur pretendon per vete teresisht ose pjeserisht sendin ose nje te drejte qe eshte objekt i padise ne shqyrtim, ose qe lidhet me perfundimin e gjykimit, duke ngritur padi kunder te dy paleve ose vetem kunder njeres prej tyre. Kjo quhet
    nderhyrje kryesore

    Ne nderhyrjen kryesore ligji kerkon nje interes te personit qe nderhyn ne nje proces gjyqesor qe zhvillohet midis personave te tjere. Ne nderhyrjen kryesore ky interes nuk duhet te jete i perbashket me njeren nga palet ndergjyqese, por ne kundershtim me interesat e dy paleve. Ne rastin e nderhyresit kryesor jemi para nje padie te nje subjekti tjeter qe bashkohet me ceshtjen ne shqyrtim.

    Elementet kryesore jane
    : ajo eshte
    kurdohere nderhyrje vullnetare; eshte me kerkime te pavarura nga palet ne proces;
    personi i trete ka interes te tij mbi objektin e padise ose qe lidhet me perfundimin e gjykimit; nderhyresi kryesor eshtu si paditesi duhet te paraqese ne gjykate kerkesen e shkruar, e cila nga ana e gjykates u njoftohet paleve. Nderhyrja kryesore shkakton ndryshimin e gjykimit te filluar, mbasi ne ate shtohet nje padi e re, e cila lidhet me te paren dhe ne te cilen nderhyresi kryesor eshte padites dhe palet e padise se pare, marrin cilesine e te paditurit ne raport me nderhyresin kryesor, ose kete cilesi (e te paditurit) mund ta marri vetem njera nga palet e gjykimit te pare. Personi i trete duhet te paraqitet ne seancen pergatitore duke i paraqitur gjykates kerkesen me shkrim, ose duke e depozituar ne sekretari, si dhe prokuren ne aq kopje sa jane ndergjyqesat. Kur pranohet
    nderhyrja e personit te trete, gjykimi i ceshtjes vazhdon por duke respektuar rregullat e gjykimit te sapo filluar, mbasi realisht ka nje gjykim te ri.
    Cilido mund te nderhyje ne nje proces gjyqesor qe zhvillohet ndermjet personave te tjera kur ka interes per te mbeshtetur njeren ose tjetren pale, me te cilen bashkohet ne gjykim per ta ndihmuar. Kjo quhet nderhyjre dytesore

    Nderhyresi dytesor nuk ndryshon gjykimin e filluar, i cili mbetet perseri me te
    njejten padi, por vetem se i shton atij nje person te ri. Ky person nuk ka ne asnje rast nje kerkim te pavarur, por ai nderhyn per te mbeshtetur njeren ose tjetren pale. Vendimet dhe provat e marra si dhe veprimet e tjera procedurale te kryera deri atehere kane efekt edhe
    per nderhyresin aksesor. Vepritmtaria e tij procedurale mund te zevendesoje ate te pales qe i ka shkuar ne ndihme, por nuk mund te jete ne kundershtim me te. Vendimi i gjykates ka efekt edhe mbi nderhyresin kryesor si persa i perket marredhenieve te tij me palet e
    perkrahura, ashtu edhe me palen tjeter

    . Nderhyresi dytesor pranohet ne gjykimin e ceshtjes ne ate gjendje qe ajo ndodhet ne kohen e hyrjes se tij dhe prandaj te gjitha
    vendimet e ndermjetme dhe provat qe jane marre me pare kane efekt edhe per te. Kjo sepse ky person nuk ka pozite te pavarur, por thjesht i bashkohet njeres nga palet fillestare.
    Me vendimin nr. 74, dt.07.10.2002, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte
    kane prishur vendimet e gjykatave te meparshme si rrjedhoje e zbatimit te gabuar dhe
    mosrepsektimit te ligjit procedurial dhe atij material. Gjykatat, duke mos pasur nje
    kuptim te drejte te ligjit nr. 7564, date 19.05.1992 (te ndryshuar) “Per te drejten e
    autorit”, nuk kane saktesuar poziten proceduriale te personit te trete. Konkretisht, duke
    mos ndare te drejtat morale te autorit nga ato ekonomike, te cilat jane te transferueshme,
    nuk kane bere dallimin e pozicionit te nderhyresit kryesor me ate dytesor. Ne arsyetimin
    e vendimit, Gjykata e Larte shprehet se ne qofte se personi i trete kerkon demshperblim per shkak te shkeljes se te drejtes morale te autorit, atehere ai mund te legjitimohet sinderhyres kryesor, duke paditur me vete te paditurin dhe duke spostuar paditesin ne kete kerkim, meqenese kjo eshte nje e drejte e tijekskluzive dhe e pa transferueshme qe i njeh ligji. Por, sa kohe qe ai nuk e ka bere kete specifikim ne kerkimin e tij, por ka bere te njejtin kerkim ashtu si edhe paditesi nuk mund te legjitimohet si nderhyres kryesor, por per kete kerkim duhej te pretendonte zevendesimin procedurial te paditesit. Ne rastin
    konkret, interesat ekonomike jane te njejta me ato te paditesit dhe keto interesa jane kerkuar te mbrohen dhe po mbrohen nga paditesi. Ne qofte se personi i trete deshiron te futet ne proces per te njejtin kerkim, ai mund te futet vecse me poziten e nderhyresit dytesor, duke u bashkuar me paditesin ose ne marreveshje, duke e zevendesuar ate.

    Ne keto kushte, gjykata nuk mund te vendoste qe per te njejtin kerkim, i padituri te detyrohet
    te demshperblejė edhe paditesin dhe personin e trete.
    Nje person i trete mund te thirret ne nje gjykim te filluar edhe ne menyre te
    detyruar. Kjo parashikohet ne kod duke u shprehur se:
    “Secila pale mund te therrase ne gjykimin e ceshtjes nje person me te cilin mendon se e ka te perbashket ceshtjen ose nga i
    cili mund te kerkohet nje garanci ose shperblim, qe lidhet me perfundimin e ceshtjes”
    .
    Thirrja e personit te trete behet vetem kur ceshjta qe gjykohet eshte e perbashket me nje
    te trete
    d.m.th kur paditesi dhe i padituri jane ne konflikt midis tyre per nje marredhenie juridike qe eshte e perbashket me nje person te trete dhe ky konflikt mund ta bente kete te fundit bashkendergjyqes me paditesin ose te paditurin.

    Personi i trete ka te drejte te kryeje te gjitha veprimet procedurale qe u lejohenpaleve, pervec atyre qe perbejne disponim te objektit te padise. Me pelqimin e te dy paleve, personi i trete qe ka nderhyre vete ose eshte thirrur ne gjykate nga njera prej paleve mund te zere vendin e pales per te cilen ka nderhyre dhe kjo e fundit te dale jasht gjykimit. Vendimi qe jepet pas nderhyrjes dytesore ose thirrjes se personit te trete ka efekt kundrejt tij si persa i perket maredhenieve te tij me personin qe e ka thirrur ose per te cilin ka nderhyre per ta ndihmuar, ashtu edhe persa u perket marredhenieve me anen
    kundershtare. Nese personi qe eshte bere garant paraqitet ne gjyq dhe merr persiper te zevendesoje ne ceshtje personin e garantuar, ky person mund te kerkoje largimin e tij nga gjykimi, duke u perfaqesuar ne gjykim nga garantuesi, ne rast se palet nuk kane kundershtim. Per kete kerkim vendos gjykata por vendimi i saj mbi themelin e ceshtjes shtrin efektin edhe ndaj personit te garantuar uamd.edu.al

    I love you daddy
    :flamuri:

What's Going On

Collapse

There are currently 113 users online. 0 members and 113 guests.

Most users ever online was 7,146 at 06:56 on 08-03-2018.

Working...
X