Announcement

Collapse
No announcement yet.

Macron “lufton” Jelekverdhėt me granata, njėrit ‘i fluturon’ dora (VIDEO)

Collapse
X
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

  • Macron “lufton” Jelekverdhėt me granata, njėrit ‘i fluturon’ dora (VIDEO)

    Macron “lufton” Jelekverdhėt me granata, njėrit ‘i fluturon’ dora (VIDEO)

    Dy9pRs7XcAA7F_u.jpg



    Dora e djathtė e njė prej protestuesve Jelekverdhė nė Paris “fluturoi” sikur tė ishte diēka e panevojshme, teksa njė granatė e hedhur nga policia shpėrtheu nė pėllėmbėn e tij. Ngjarja e rėndė ndodhi gjatė demonstratave tė dhunshme qė u regjistruan sot nė Paris.

    RT ka siguruar njė video (me pėrmbajtje tė rėndė) nga vendi i ngjarjes, ku duken re tymi dhe protestuesit qė kanė rrethuar tė plagosurin, ndėrsa policia pėrleshet dhunshėm pak mė tutje, pranė Asamblesė Kombėtare, me tė tjerė Jelekverdhė.


    Videoja tregon plagėn e tmerrshme qė ėshtė krijuar nė dorėn e protestuesit dhe njė pėrshkallėzim tė dukshėm tė betejės midis policisė dhe tubuesve.

    Dėshmitari okular Cyprien Royer i tha RT Francė se ai dhe i plagosuri ishin pranė Asamblesė Kombėtare, ku njė grup njerėzish tė veshur me tė zeza po pėrpiqeshin tė ndalnin rrugėn e tyre.
    “Ai djali po vėzhgonte. Policia mbėrriti dhe filloi tė hidhte granata. Njė granatė fluturoi drejt e nėn kėmbėt e djaloshit dhe ai u pėrpoq ta shtyjė me dorė, por ajo shpėrtheu dhe dora e tij u ‘shpėrbė’”, shpjegoi Royer. ”

    Mė tej dėshmitari shtoi: “Ai u mbajt mbi ne. Ne e mbėshtetėm atė nė njė mur ku nuk kishte njerėz. Ai po bėrtiste, pasi ishte nė njė gjendje tė tmerrshme. Ne thirrėm pėr ndihmė mjekėsore dhe shumė , edhe mjekė erdhėn aty. Nė fillim as nuk e kuptuam nėse ai e kishte apo jo dorėn e tij”.

    Ekuipazhi i RT, qė filmoi pasojat e tmerrshme tė shpėrthimit, tha se ata nxituan pasi dėgjuan njė shpėrthim dhe gjetėn protestuesin e dėmtuar tė rrethuar nga mjekėt qė po i jepnin ndihmėn e parė. Mjekėt shpejt rrethuan njeriun e plagosur pėr tė siguruar trajtim emergjent pėrpara se ai tė dėrgohej nė spital nga zjarrfikėsit.


    Djali i plagosur ishte njė fotograf i lėvizjes “Jelekėt e Verdhė” dhe po fotografonte njerėz jashtė Asamblesė Kombėtare nė atė kohė. Ndėrkohė, ky nuk ėshtė incidenti i parė i rėndė qė ndodh nė protestat e Jelekverdhėve, pasi pak kohė mė parė njė nga liderėt e tyre humbi njė sy, teksa u godit drejtpėrdrejtė nga policia me plumb gome.






    https://www.youtube.com/watch?v=eWbU8jh3D1Y

  • #2
    Tmerr,cbehet keshtu?!
    Vete shteti perdor granata ndaj qytetarve te saj!

    https://www.youtube.com/watch?v=eWbU8jh3D1Y

    Comment

    What's Going On

    Collapse

    There are currently 165 users online. 0 members and 165 guests.

    Most users ever online was 7,146 at 08:56 on 08-03-2018.

    Working...
    X