
TIRANE - Ajo ishte gati qė tė sakrifikonte ėndrrėn e saj tė "Big Brother", sepse Anaidi u bė mė i rėndėsishėm se loja, fama e paratė. Teksa Joana priste qė tė jetonte lidhjen e saj tė dashurisė, jashtė shtėpisė sė vėzhguar, Anaidi qė doli si fitues i kėtij edicioni, dha deklaratėn shokuese tė ndarjes. Ai nuk dha arsye tė qarta e konkrete, por sipas Joanės, shkaqet e ndarjes mund tė jenė vetėm dy, ose ndikimi i tė ėmės, ose hipokrizia e madhe e Anaidit. Nė njė rrėfim tė sinqertė pėr "Gazeta Shqiptare", ish-banorja e "Big Brother", Joana Gjuzi, tregoi se si po pėrjeton faktin qė i dashuri i saj deklaroi ndarjen nė ekran, pa folur fare me tė.
Joana si ndihesh pas asaj qė ndodhi?
Nuk e vras mendjen shumė unė, i humburi ėshtė ai.
Menjėherė pasi doli nga shtėpia e "Big Brother", Anaidi tha se gjatė takimit nė surprizėn qė i bėre, ti kishe njė fytyrė tė ēuditshme... Pėr ēfarė e kishte fjalėn mė konkretisht?
Ky ka qenė thjesht njė justifikim i tij. Unė isha e ēelur nė fytyrė, pasi nuk e dija qė nė surprizėn qė u bė do ishin prezentė edhe prindėrit e Anaidit. Gjatė gjithė kohės, mendoja se do futesha e vetme pėr t'i bėrė surprizėn dhe mė informuan pėr prezencėn e prindėrve tė tij vetėm njė minutė pėrpara se tė futeshim. Duke qenė se nuk i kisha takuar asnjėherė prindėrit e Anaidit, u ndjeva pak nė siklet dhe ja thashė: "Jam e emocionuar sepse takova prindėrit e tu, dhe nuk isha nė dijeni".
Si u sollėn ata me ty?
U sollėn shumė ftohtė.
Ata janė shprehur se nuk ishin shumė dakord pėr lidhjen tuaj...
Nuk e kam ditur kėtė. Unė kam folur vetėm njėherė me mamanė e Anaidit nė telefon dhe ka qenė njė bisedė shumė e gjatė. Nga kjo bisedė nuk mė ka lėnė tė kuptoja qė nuk kanė qenė dakord. Me sa duket, Anaidi u paska ngjarė prindėrve tė vet, hipokrit si ata. Hipokrit si e ėma, sepse ajo foli nė telefon si shumė e sjellshme dhe e dashur, ndėrkohė qė ka menduar krejt tė kundėrtėn.
Ju tė dy jeni takuar nga afėr pas daljes sė Anaidit nga shtėpia?
Jo, nuk jemi takuar fare. Nuk kemi folur absolutisht me njėri-tjetrin.
Po pse?
Sepse ky ėshtė Anaidi.
Ti e ke kėrkuar?
Unė s'mund ta kėrkoj pas asaj qė ai tha nė "Fan Club".
Po pėrpara kėsaj? Domethėnė natėn pas finales?
Po e takova, e pėrshėndeta, e urova, por e pashė qė ishte i tėrhequr dhe nuk e mora mė mundimin. Unė kam bėrė shumė pėr Anaidin. Nuk kam ndėrmend tė bėj mė pėr njerėzit qė s'ma dinė apo pėr njerėzit qė nuk bėjnė pėr mua. Kush ėshtė Anaidi nė fund tė fundit, familja ime?! Jo, familja ėshtė e shenjtė, Anaidi s'ėshtė asgjė, aq mė tepėr tani.
Si ndihesh? Tė erdhi keq nga kjo sjellje?
Mė vjen keq qė i kam besuar verbėrisht.
Si e shpjegon ti sjelljen e tij?
Dy gjėra janė: ose e ka bėrė pėr show dhe ėshtė hipokrit nė maksimum, shumė dinak. Ose ndoshta, nė momentin qė doli, sapo e ka takuar e ėma do i ketė thėnė qė ata s'janė dakord, sepse ndoshta sipas atyre, unė nuk jam parė pozitivisht nė publik.
Ti mendon qė ju ndau mamaja e Anaidit?
Besoj se po. Domethėnė Anaidi ėshtė njė djalė 25-vjeēar qė bėn akoma ēfarė i thotė mami. Ose ai ėshtė shtirur gjithė kohėn.
Po gjatė qėndrimit nė shtėpi, kur rrinit bashkė, nė asnjė moment nuk e kuptove qė po shtirej?
Unė mendoj qė marrėdhėnia jonė brenda shtėpisė ishte reale dhe ai ka qenė i sinqertė. Unė kėshtu e kam ndjerė. Ose ėshtė super i aftė pėr ta mbuluar hipokrizinė e tij, se s'ka mundėsi. Dukej shumė i sinqertė.
Ti do ta kėrkosh mė?
Jo.
Po nėse tė kėrkon ai, do i flasėsh?
Jo, nuk e kam nė plan. E tregoi veten. Nuk kam pse tė flas mė me tė. Anaidi bėri njė deklaratė shumė tė shėmtuar dhe unė ndaj nuk shkova nė "Fun Club", qė ta lija tė shprehej lirshėm, e t'i thoshte tė gjitha ē'kishte pėr tė thėnė.
Domethėnė nuk do pėrballesh mė asnjėherė me tė?
E kam lėnė t'ia them tė gjitha nė post-"Big Brother".
E ke siklet pėrballjen nė post-"Big Brother"?
Jo, s'kam asnjė lloj sikleti e emocioni.
Familjarėt e tu si reaguan?
Tė them tė drejtėn, njerėzit e mi gjatė kėtyre tri javėve mė kanė thėnė se ai ėshtė tip i vėshtirė.
Po pas ndarjes?
Ishte diēka qė e prisnin.
Jani e mori vesh kėtė qė ndodhi?
Jani e mori vesh, mė telefonoi dhe mė tha se ai e priste. "Dukej qė nė ekran se ēfarė mashkulli ishte", mė tha.
Do kthehesh me Janin?
Jo, pse ēa ėshtė Jani objekt, qė tė ndahem nga Anaidi e tė kthehem me tė?!
Jani tė kėrkoi sėrish qė tė ktheheni bashkė?
Jo, por ai mė pret. Gjithmonė mė ka pritur.
Si e ke menduar, ēfarė do bėsh?
Unė si fillim kam nevojė tė qartėsohem me veten time, pėr tė gjithė kėtė qė ndodhi. Gjithsesi unė mendoj qė bota e tillė ėshtė, kėshtu funksionon.
Ke qarė?
Jo, nuk kam qarė. E mora dhe kėtė situatė me sportivitet si gjithmonė, por m'u duk shumė e ēuditshme kjo. Nuk e prisja nga Anaidi. Mė bėri edhe pėr tė qeshur... Pėr tė qarė jo, absolutisht! Anaidi ia futi vetes. Atė gjest fisnik qė kam bėrė unė pėr tė, nuk do e bėnte as e dashura e as nusja e tij. Hoqa dorė nga 100 milionė lekė pėr tė pa e menduar dy herė, kur sot njerėzit tė shesin edhe pėr 1 milion. Vetė Anaidi e shiti veten pėr 35 milionė lekė dhe pėr njė makinė qė e kanė tė gjithė shqiptarėt. E shiti veten shumė lirė ai njeri. Femrės edhe i shkon ta shesė veten, po njė mashkulli nuk i shkon fare. Njerėzit kanė votuar njė hipokrit e s'e kanė kuptuar. Mė mirė ta kishte fituar Iliri, tė paktėn ishte mė i sinqertė, mė i drejtpėrdrejtė. Vėrtetė unė e kam sharė Ilirin pėr veset qė nuk ia duroj dot dhe brenda lojės kishim vendosur tė ishim kundėrshtarė, por ai ka qenė dhe vazhdon tė jetė njė njeri i sinqertė.
Po njerėzit qė tė rrethojnė, ēfarė tė kanė thėnė lidhur me kėtė qė ndodhi?
Njerėzit mė duan shumė dhe fansat mė tė zjarrtė tė Anaidit mbajnė anėn time. Edhe nė "Facebook" kam parė qė fansat mė tė zjarrtė tė tij e fyejnė me fjalėt mė banale. Askush nuk e ka vlerėsuar veprimin e shėmtuar qė bėri, aq ata qė e donin.
Nga: ADELAJDA XHAMANI
Comment