Announcement

Collapse
No announcement yet.

Pesimistėt

Collapse
X
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

  • Pesimistėt

    Pesimistėt



    Ata qė pajtohen, ata qė dorėzohen janė barrė e vetvetes dhe tė shoqėrisė. Pėr ta pasuria nuk ekziston, por lumturia. Sigurisht lumturia nuk mund tė jetė e vazhdueshme, ndryshe nuk do tė ishte lumturi. Lumturia ka shumė elemente. Pra ėshtė mė lehtė tė bėhesh i lumtur sesa i pasur, sepse pasuria nuk tė ēon medoemos nė lumturi, pėrkundrazi, lumturia tė ēon nė pasuri.


    Ekzistojnė dy kategori njerėzish: ata qė binden dhe ata qė komandojnė. Atėherė vendos, nėse dėshiron qė tė jesh dikush, pėrvetėso kėshillat e kėtij libri. Imponimi ėshtė njė e drejtė, ėshtė edhe detyrė, sepse, duke imponuar theksohet edhe personaliteti ynė, arrihen qėllimet qė ia kemi vėnė vetes. Njerėzit nė pjesėn mė tė madhe janė tė dobėt, tė pavendosur, tė lėkundshėm. Napoloni duke u imponuar nė disa rrethana tė pėrshtatshme ėshtė bėrė perandor. Lincolni ėshtė munduar ta bėjė bashkimin e Amerikės duke zbatuar artin e imponimit nė momentin mė tė pėrshtatshėm.


    Arti i imponimit pėrbėn sekretin pėr tė dominuar tė tjerėt, si nė plane tė vogla edhe nė ato tė mėdha qė paraqet jeta. Por, mos tė harrojmė njė gjė: shekullin qė jemi, shkrimet, fjalimet, fjalėt qė kanė marrė pėrmasa tė mėdha, ato mund ta humbin ēdo vlerė nėse nuk janė tė lidhura, e arsyetuara me fakte, me dėshmi tė vėrtetuara. E vėrteta e pamohueshme ėshtė se jetojmė nė njė shekull pozitiv. Informata, lajmi, arrin te ēdo individ 24 orė nė ēdo cep tė rruzullit tokėsor. Kėtyre viteve pas lufte ėshtė kah zhvillohet njė politikė e mjerė, njė torturė e paparė, ėshtė njė e keqe mė e madhe. Ata nuk e kuptojnė, ata ngulin kėmbė, nė gjėrat qė nuk kanė mundėsi tė ndikojnė dhe tė ndėrhyjnė.


    Nuk e kuptojnė kėtė fenomen, tėrė kohėn ankohen duke akuzuar, sepse kanė kohė tė merren me thashetheme, janė tė prirė tė mos pėrballen me realitetin, zhvendosin problemin pėr t’i ikur ballafaqimit, ndaj edhe dėshtimi i suksesit ėshtė prezent, se varet nga tė tjerėt. Sa mė parė duhet tė pėrballemi me realitetin tonė dhe tė mos ngurojmė pėr pozitėn qė e kemi, pa hezitim tė kėrkojmė ndihmė nga tė afėrmit dhe nga personat qė na respektojnė.



    Ndihma ėshtė falas, nuk kushton asgjė, por vlen shumė. Kėto kėrkesa janė pėr ata persona qė janė tė gatshėm ta pranojnė realitetin, janė tė gatshėm tė kėrkojnė ndihmė, janė tė gatshėm tė ballafaqohen me kėrkesat e veta reale, kėto raste janė tė thjeshta pėr t’i shkruar, por kėrkohet njė sakrificė pėr tė mirėn tonė e cila mirė a keq na imponohet.



    Nėse njė njeri do ta kishte mundėsinė t’i ndiqte pėr njė ditė tė tėrė, tė gjitha gabimet e njerėzve qė ndodhin, nė gazeta, nė punė, nė politikė, nė ekonomi, nė komunikacion, nė TV… ai fatkeq, kushdo qoftė, do tė ishte i dėrmuar, do tė ishte i rraskapitur, ai do tė ketė shpenzuar aq energji sa qė do tė ketė harruar se ku e ka kokėn, do tė thotė se ka rėnė nė grackė tė sė keqes, i ka lejuar vetes tė jetė peng i gazetave ditore, tė televizioneve, politikanėve tė pandėrgjegjshėm, tė shoferėve qė ngasin veturat me shpejtėsi tė madhe nė trafikun e dendur, tė kompanive telefonike, tė bankave dhe tregtarėve tė pandėrgjegjshėm, qė na ofrojnė shėrbime nė dėm tė xhepit tonė, kanė arritur tė na marrinė paratė qė nuk i kemi, tė na bėjnė borxhli tėrė jetėn te punėdhėnėsi, tė bėhemi peng i bankave me kamata ekstreme tėrė jetėn…



    E tėrė ekzistenca jonė sociale ėshtė duke rrėshqitur nė varfėri tė skajshme, qė i varfri tė bėhet mė i varfėr. Fajtorė pėr kėtė gjendje janė ata qė kanė pushtet, ata injorantė qė kanė grada, ata qė e udhėheqin shtetin tonė tė varfėr. O Zot i madh? Politika ka depėrtuar atje ku nuk e ka vendin, politika e ka marrė rolin e profesionistėve. Njerėzit flasin, flasin pėr politikė, mandej pėr motin, mandej pėr nxehjen globale, prapė kthehen te politika, por kot, vazhdojnė tė merren me paragjykime. Nuk dimė tė flasim pėr asgjė tjetėr.



    Nuk ka gjė mė tė keqe qė tė flasėsh, tė bisedosh, pėr gjėrat qė nuk tė pėrkasin, qė nuk tė takojnė, qė nuk kemi mundėsi tė ndryshojmė gjė. Njeriu mesatar, i zakonshėm, i pasur, i njohur, i vlerėsuar, i respektuar, i kėnaqur me vetveten, nuk ka kohė tė merret me gjėra qė nuk i takojnė, ėshtė i lirė, ėshtė vetvetja, ėshtė pronar i vetvetes. Duhet tė jesh i verbėr nga mendjemadhėsia. Dėgjoni kėta fatkėqij tė mbledhur pėr ēdo ditė pėrreth tavoline, flasin, ēdo ditė tė njėjtat gjėra, duke harruar obligimet dhe kėrkesat qė na takojnė. O njeri i ngratė mos u merr me thashetheme, mos fol pėr gjėrat qė nuk tė pėrkasin. Trokitje nė portėn e konspiracionit o njeri, a nuk ke punė mė tė menēur?




    Abdirahim Idrizi

    >> Mė pelqejnė njerėzit e bukur….... Pamja e tyre mė ėshtė komplet e parėndėsishme. <<



    Mos ndrysho pėr tiu pelqyer tė tjerėve,
    ngase kush stė pėlqen kėshtu, nuk tė meriton as ashtu.
    Mua s`mė trondit fuqia-shkatėrruese e njė bombe,
    sa mė habit fuqia-eksplozuese e zemrave njerėzore pėr keq. //





    Bashkimi i Shqipėrisė Etnike gjindet duke ecur.... dhe JO duke pritur.
    Maybe it's not happy end? Maybe it's about the Story....

What's Going On

Collapse

There are currently 165 users online. 0 members and 165 guests.

Most users ever online was 7,146 at 08:56 on 08-03-2018.

Working...
X