Announcement

Collapse
No announcement yet.

Shqiptare te famshem neper bote!

Collapse
X
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

  • Shqiptare te famshem neper bote!

    Te kjo teme mund te sjellim mbi sukseset ne fusha te ndryshme te shqiptarve neper bote!
    Keep your heels head, and standards high.

  • #2
    Titulli: Shqiptare te famshem neper bote!

    Helidon Haliti ‘pushton’ fasadat e muzeve tė famshme tė Kinės

    Njė prej veprave tė piktorit tė njohur shqiptar, Helidon Haliti, ėshtė pėrdorur si imazh i bienales mė tė madhe tė Kinės “Shenzhen Watercolor Bienal 2015”. Kjo ėshtė ndalesa e dytė e kėsaj ekspozite shėtitėse e cila do tė udhėtojė nė gjashtė qytete tė mėdha tė Kinės.

    Nė tė gjitha kėto ekspozita, posteri kryesor i bienales qė do tė veshė dhe lajmėrojė artdashėsit kinezė pėr ndalesėn e radhės sė kėtij evenimenti tė rėndėsishėm ndėrkombėtar, do tė jetė me akuarelin e piktorit Haliti, shkruan shekulli.

    Vetė piktori Haliti nė njė postim nė “Facebook”, tregon fotot e pikturės sė tij nė posterin kryesor tė bienales sė akuarelit nė Kinė. Kjo ėshtė njė pikturė e bėrė nga artisti i njohur shqiptar nė qytetin e Pogradecit. Aktualisht ekspozita ėshtė e hapur nė Wuhan Art Museum, provinca Hubei nė Kinė nga data 12-29 maj 2016.
    Keep your heels head, and standards high.

    Comment


    • #3
      Titulli: Shqiptare te famshem neper bote!

      Ermonela Jaho: Nė fillimet e karrierės isha e paragjykuar ngaqė isha shqiptare

      Nė kėtė intervistė do tė flasim pėr Shqipėrinė, karrierėn tuaj, eksperiencėn por dhe shumė qytete tė botės qė pėr njė kohė tė caktuar dhe jo shumė tė shkurtėr bėhen qytetet tuaja si Vjena, Londra, Marseja, Lioni, etj. Kam parė qė kalendari juaj ėshtė shumė i ngjeshur i pėrballoni dot tė gjitha?

      Po kur e bėn njė zanat me njė dėshirė kaq tė madhe dhe me njė pasion tė madh vėshtirėsinė e ndjen mė pak.

      Vazhdoni pas 20 vitesh tė keni tė njėjtin pasion qė tė bėheshit njė kėngėtare?

      Absolutisht po. Ai pasion dhe ai zjarr qė tė mban atė ambicien e mirė qė tė ketė njė artist. Ēdo fushė tė mban nė kėrkim tė njė diēkaje tė re sidomos nė art. Nuk duhet tė pėrsėritėsh pasi pėrsėritja ėshtė vdekja e artit.

      Nuk ka pasur ndonjė moment ku pėrball njė valixheje tė mbushur plot ke thėnė u lodha, nuk dua tė nisem sot?

      Nė fakt e them gjithmonė dhe pėrsėri nisem sėrish. Nisem sėrish pasi kur e mendoj se po bėj diēka qė mė pėlqen dhe kam njė pasion qė bashkė me mua ėshtė rritur vazhdimisht. Kjo ėshtė njė ėndėrr qė rrite bashkė me Ermonelėn.

      Nė fakt njė nga tė dhėnat qė stafi im po pėrgatiste pėr intervistėn tuaj nėnvizonte njė fakt qė, nė moshėn 14-vjeēare ju kishit shkuar pėr herė tė parė nė operėn e Tiranės, dhe kishte qėlluar qė opera e asaj dite tė ishte “Traviata” dhe sipas asaj qė kishit thėnė vetė kishit qarė. Ē’deshėt nė opera nė moshėn 14-vjeēare dhe si u gjendėt realisht?

      Ėshtė shumė e vėrtetė, dua ta nis pak mė pėrpara. Njohja ime me muzikėn ka qenė si pėr ēdo shqiptar pasi shpirti i shqiptarėve njihet pėrmes muzikės popullore, nė rastin tim nėpėrmjet muzikės polifonike tė Shqipėrisė sė Jugut pasi prindėrit i kam nga jugu dhe kisha dėshirėn tė dėgjoja kushėrinjtė e mi qė kėndonin. Ata kanė marrė pjesė dhe nė grupet polifonike tė Gjirokastrės si amator. Unė nuk vij nga njė familje muzikantėsh pasi babai im ėshtė ushtarak ndėrsa nėna filloi si arsimtare pastaj me punė tė ndryshme pėr tė mbijetuar. Kjo ka qenė njohja ime e parė me muzikėn popullore. Shpesh herė kam provuar tė mbaj iso po stonoja dhe tani mė vjen zor ta them. Hapi tjetėr ishte kur dėgjoja kėngėt nė RTSH do tė doja tė isha pjesė e atij festivali, ishin dėshirat fėminore nė atė kohė.

      Kush ishte kėngėtarja qė ju impresiononte?

      Parashqevi Maku, ishte kėngėtarja qė mė pėlqente si shumica e fėmijėve tė asaj kohe. Doja tė isha si ajo. Ndėrkohė nė moshėn 5 vjeēare babai mė regjistroi nė Pallatin e Pionierėve ku ka qenė dhe njė lloj institucioni shumė edukativ pėr fėmijėt. Pasi aty nisnin hapat e para drejt teatrit, drejt skenės.

      Por, nuk kishit asnjė lidhje me muzikėn klasike?

      Absolutisht. Doja tė vazhdoja mė tutje dhe bashkė me mua u rrit ajo ambicia ime pėr tė qenė pjesė e festivalit. Por pėr tė realizuar kėtė duhej tė regjistrohesha nė Lice nė moshėn 14-vjeēare. Nė atė periudhė pėr tu bėrė pjesė e Liceut duhej tė pėrgatisje njė pjesė nga muzika klasike dhe kjo gjė mė detyroi nė njė farė mėnyre tė interesohesha pak mė tepėr dhe tė merrja njė lloj kulture nė kėtė zhanėr tė muzikės klasike. Pėrgatitja e kėsaj pjesė ishte nė embrionin e kėtij zhanri nuk njihja mė shumė se aq. Por, pėr tė bėrė gjėrat mė tė sakta vendosa tė shkoja dhe tė shikoja njė opera nė Teatrin e Operės dhe Baletit gjithmonė nė kuadėr tė pėrgatitjes pėr tė shkuar nė Lice. Nuk e kisha idenė se ēfarė ishte “Traviata”, nuk e kisha idenė se ēfarė ishte muzika klasike, pakėz dėgjoja muzikė simfonike nė radio. Opera “Traviata” ishte botė tjetėr, ishte fjalor tjetėr. Pa e ditur fare se ku po futesha fillon Preludi, qė kur filloi preludi dhe tani qė e kujtoj duart i kam tė ftohta ndjej njė emocion qė nuk e prisja sepse gjithmonė kisha shprehur dėshirė tė shkoja drejt muzikės sė lehtė. Pėr njė fėmijė tė ndrojtur si unė pashė qė diēka lėvizi, si njė lloj dashurie nė zgjimin e parė. Akti i parė mė futi nė njė botė qė nuk e kuptoja dhe deri sa arriti nė aktin e fundit ku ndodhi vdekja e Violetės, aty kam qarė dhe u preka jashtė mase dhe i thashė vėllait: Nuk do tė vdes pa kėnduar njėherė “Traviatėn”.

      Ju e fituat konkursin e Liceut pėrfshirė dhe pjesė klasike. E mbani mend ēfarė pjese ka qenė?

      Ka qenė njė pjesė nga opera e Verdit, “Aria e Oskarit”.

      Si ishte koha e studimeve nė Tiranė?

      Mund tė them se kam qenė shumė me fat qė kam qenė pjesė e asaj lloj disipline, gjė qė do ti vijė pėr tė qeshur brezit tė sotshėm. Nuk kishim asnjė lloj komoditeti, kishim vetėm njė piano qė tė jepte mundėsinė tė ushtroheshe deri mė 30 min. Por pėr tė gjithė brezin tonė qė donim tė studionim pasioni i mbyste pamundėsitė. Ngrihesha nė 5 tė mėngjesit pėr tė shkuar dhe pėr tė parė se kush ishte i pari qė i binte pianos, madje ndonjėherė hynim dhe nga dritarja.

      Ju keni thėnė se pasi u transferuat nė Itali, nė Santa Sicilia, mėsimdhėnia ndryshonte krejtėsisht nga ajo ne Tiranės. Nė ē’kuptim ndryshonte?

      Ndryshonte sepse nėqoftėse nė Tiranė hyrja nė njė shkollė ishte njė pasion qė do mė shoqėronte gjatė gjithė jetės dhe kėtė e dija, nė Itali ishte si njė hob. Unė kisha hyrė nė njė rrugė qė nuk kishte rrugė pas.

      Ėshtė e vėrtetė qė e keni kėnduar “Traviatėn” pėr herė tė parė nė moshėn 17-vjeēare?

      Kjo ėshtė e vėrtetė. Nė rastin tonė studimi i kantos ėshtė rezistenca vokale sepse nuk ėshtė njė instrument violinė apo violonēel. Nė rastin e kėndimit duhet njė pėrgatitje e fortė dhe kordat e kėndimit duan njė teknikė tė fortė qė tė bėjnė ty qė tė kesh njė rezistencė qė tė kėndosh njė opera pėr tre orė.

      Cili ka qenė fati i shokėve dhe shoqeve tė klasės tuaj ata qė studiuan bashkė me ju, patėn njė karrierė apo e braktisėn siē ndodhi me shumė artistė pas viteve ‘90?

      Fatkeqėsisht disa prej tyre e braktisėn nga ndryshimet radikale qė ndodhėn nė atė periudhė nė Shqipėri. Kėto ndryshime zgjuan tek ne atė ndjenjėn e lirisė dhe ndoshta pasioni pėr muzikėn qė kishim, u vu nė provė. Njė pjesė e mirė e tyre ikėn pasi panė qė nuk ishte aq e lehtė qė tė ēash me muzikėn, ndėrsa njė pjesė prej atyre qė mbaj kontakte kanė ndryshuar karrierėn pėr tė mbijetuar.

      Keni pasur rastin tė takoni ndonjė nga shokėt tuaj nėpėr turnet qė keni bėrė?

      Ka ndodhur por jo nga shokėt dhe shoqet e mija, por nga studentėt qė kanė qenė pas meje. Rasti i fundit ishte kur dhashė premierėn nė Vjen ishte Saimir Pirgun qė erdhi tė mė ndiqte.

      Ju keni sė bashku me Saimirin dhe nė Londėr, dhe sipas shtypit britanik ishte hera e parė qė dy shqiptarė luanin rolet kryesore nė “Traviatės”?

      Ėshtė e vėrtetė dhe ka qenė njė arritje jashtėzakonisht e madhe. E para ishte njė arritje profesionale pasi ka qenė tempulli muzikės klasike ku kanė kėnduar idhujt tanė tė kaluarės dhe jo kushdo mund tė ngjitet nė atė skenė. Nga ana tjetėr dy rolet kryesore diva dhe partneri, gjė qė nuk u pėrtyp dhe shumė mirė pasi nė atė periudhė nė Londėr lakoheshin shembujt negativ pėr shqiptarėt por nė fund tė fundit kritikat kanė qenė shumė pozitive dhe u prit mjaftė mirė.

      Pėrpara se tė shkonit nė operėn e Londrės apo tė Vjenės ku jeni sot, pėrpara se tė bėnit kėtė karrierė ju duhet tė bėnit njė kapėrcim, atė kapėrcim qė duhej tė ngriheshit qė nė 5 tė mėngjesit pėr tu ushtruar nė piano dhe tė shkonit drejt kėtij tregu ndėrkombėtar. Kjo gjė ndodhi nė ’93 ku Ricereli organizoi njė audicion nė Shqipėri. Si ndodhi?

      Kjo gjė ndodhi rastėsisht pasi Ricereli ishte hera e dytė qė bėnte njė konkurs dhe pėrzgjidhte studentė nga e gjithė bota. Rastėsisht vajta dhe mora pjesė dhe nuk kisha shumė shpresė se do tė fitoja pasi merrnin pjesė dhe kėngėtar tė TOB-it ndėrsa unė isha studente e viti tė parė. Fati, rastėsia ishte qė Ricareli mė mori nė grupin e saj, dhe ironia e fatit ishte se mė mori si mexosoprano dhe ky ishte njė gabim i vogėl.

      Cati Ricareli bėri tė mundur qė ju tė transferoheshit nga Tirana nė Mandova tė Italisė. Sa kohė qėndruat atje?

      Qėndrova dy muaj, por ai largim nga Shqipėria nuk ishte njė gėzim shumė i madh. Ishte rritur tek unė ai pasioni dhe ambicia pėr tė qenė sa mė afėr skenės. Kjo ishte dhe fitorja ime e parė.

      Ėshtė e vėrtetė qė kur do dilnit pėr herė tė parė nė skenė nė Mandova nuk kishit as veshje dhe as kėpucėt?

      Kanė qenė kujtime shumė tė bukura dhe me nostalgji. Ėshtė e vėrtetė qė unė ika me pasionin pėr tė kėnduar por ai pasion do dhe njė makinė mbrapa pėr ta mbėshtetur dhe nė fakt ika pak si nė ajėr. Njė natė para se tė kėndoja Ricareli donte tė na shikonte si jemi veshur pasi ne pėrfaqėsonim Shqipėrinė. Nė atė moment nuk thoja qė nuk kam fustan por vetėm ulja kokėn dhe mendoja se do mė ikte kjo mundėsi se nuk kisha veshjen e duhur. Por pasi u kompletova me tė thirr emrin tim u nisa dhe me tė dal nė skenė mė ngeci taka e kėpucėve. Mu krijua njė panik pėr tė mos thėnė qė tė gjithė ngjyrat e ylberit kalonin nė fytyrėn time por u kapėrcye me sukses.

      Ishte e vėshtirė tė bėje karrierė nė fillim tė viteve ’90 nė Itali?

      Ka qenė jashtėzakonisht e vėshtirė. Unė aty e kuptova vėshtirėsinė dhe pasigurinė drejt kėsaj karriere. Kam pasur shumė momente tė vėshtira pasi duhej tė mbaja dhe veten time dhe tė shkoja nė shkollė. Pėr tė mbajt veten kam punuar me tė moshuar, nė restorante dhe duhej tė shkoja dhe nė shkollė pasi e fitova atė dhe u transferova nė Romė. Kam pasur shumė vėshtirėsi pasi ishte ai mentaliteti edhe pse ishte evidentet pėrgatitja ime prapė nuk e pėrtypnim dot italianėt.

      Ju paragjykonin italianėt?

      Filozofia ime ka qenė qė ndoshta kjo sakrificė do t’ia vlente njė ditė. Kishte diferencime pasi pedagogėt nuk jepnin maksimumin e tyre me ne. Tė shikonin sikur vjen nga njė planet tjetėr dhe sikur kėrkoje njė gjė qė nuk tė takonte. Tė gjitha kėto vėshtirėsi mė bėnė qė tė hyja nė njė tunel depresioni ku mėsova tė mbijetoj e vetme ashtu si shumė shqiptarė tė tjerė.

      Kur jeni ngjitur pėr herė tė parė nė skenė me muzikė klasike?

      Nė Shqipėri jam ngjitur nė moshėn 5-vjeēare nė festivalin e fėmijėve nė dekadat e majit, nė kongrese me kėngė tė muzikės sė lehtė. Pėr herė tė parė kam qenė nė Milano nė moshėn 19-20 vjeēare.

      Nė moshėn 23 vjeēare ju fituat ēmimin “Puēini” nė Milano e cila ėshtė njė ndėr ēmimet prestigjioze italiane. Pėrpara se t’ju pyes se si i ngjitėt shkallėt e karrierės doja tė mė thonit a ju ka rėnė rast tė takoni profesorėt tuaj tė Santa Sicilias pasi ju u bėtė pjesė e operave mė tė famshme tė globit?

      Gjithmonė. Mė tepėr se sa me profesorin me sekretarin e Santa Sicilias sepse nė atė periudhė fitova shkollėn mė duhej njė dokument qė unė isha qytetare e Republikės sė Shqipėrisė dhe kjo do mė ndihmonte qė tė vazhdoja studimet e ligjshme. Kjo gjė nuk mu dha dhe u pėrcolla nė njė mėnyrė jo shumė tė kėndshme nga ambasada. Pasi shkoj nė shkollė i them Sekretarit mė vjen keq po unė nuk e marrė dot dokumentin dhe mė duket se po humbas shkollėn. Nė ato momente kam qarė dhe ai e mbylli derėn dhe mė tha, -Do doja qė fėmija ime tė donte shkollėn kėshtu si ju dhe mė premtoi se do mė ndihmonte dhe do tė firmoste. Unė atė person nuk e kam harruar dhe ėshtė i vetmi kontakt qė vazhdoj dhe sot ta kem.

      Kur ishin njohjet e para qė u evidentuat si njė kėngėtare?

      Unė kam filluar shumė shpejt tė evidentohem, tė jem e sinqertė. Pas konkursit tė Pucinit, kam bėrė konkursin Ankona dhe konkursin Xandonai njė konkurs qė kisha mundėsia tė paguaja dhe biletėn e trenit. Ishte shumė e vėshtirė pasi ato lek qė kisha i shpenzoja pėr libra dhe nuk tė jepej mundėsia tė shkoje nga njė qytet nė tjetrin pėr tė marrė pjesė nė konkurse. Pasi bėra tė tre kėto konkurse fitova, dhe qė nga ai moment kam prekur gjithė Italinė, dhe gjithė Evropėn pėr njė periudhė shumė tė shkurt.

      Nė ēfarė moshe u ngjitėt nė njė skenė prestigjioze dhe pėrse u transferuat nga Italia?

      Jam ngjitur nė moshėn 23-24 vjeēe. U transferova nga Italia sepse kisha njė arsye familjare pasi shkova nė Nju Jork bashkė me shokun tim tė jetės, por nė fund tė fundit shtėpia e kėngėtarit nė ēdo qytet qė shkon. Nuk mund tė kesh njė vend kur karriera merr njė pėrmasė tė atillė.

      Kur filloi njohja juaj ndėrkombėtare?

      Duke lėnė modestinė mėnjan, ēdo dalje e imja ishte njė sukses pėr mua. Por vėshtirėsitė qė kishte marketingu ishin tė shumta pasi ajo ėshtė mbėshtetja kryesore e njohjes ndėrkombėtare. Ndėrsa nė Shqipėri nuk e dinin fare se ēfarė njohje kisha fituar unė si soprano nė operat ndėrkombėtare, madje as familja ime nuk e dinte edhe pse unė ia shpjegoja por nuk e kuptonin dot. Megjithatė kanė qenė tepėr pozitiv, gjithmonė mė thonin nėse je e lumtur ti vetėm vazhdo.

      A patėn rast tė ishin nė njė nga sallat ku ju keni kėnduar?

      Vetėm babi ka pasur mundėsin kur kam qenė nė Filadelfia me operėn “Butterfly”. Ishte njė kurorėzim i njė ėndrre tė prindėrve tė mijė. Dhe mami gjithmonė mė thoshte nėse njė ditė do bėhesh kėngėtare duhet tė kėndosh “Madam Butterfly”. Fati donte qė ima atė arriti tė mė shikoj duke kėnduar kėtė opera qė ata shumė e donin nė Filadelfia.

      Ju nė kėtė koncert keni bėrė dhe takime me shqiptar. Kishte shumė shqiptarė nė sallė?

      Ėshtė e vėrtetėt ka qenė njė moment shumė i veēantė pėr mua pasi nė atė sallė mė duartrokitėn 3 mijė vetė ku mes tyre kishte shumė shqiptarė. Sapo mbaroi koncerti shikoj nga ballkoni i katit tė dytė nė mes tė sallės njė flamur shqiptar. Kur kam parė flamurin jam pėrulur, jam prekur dhe kam qarė me ngashėrim sa nuk ngrija dot kokėn. Ka qenė njė emocion i jashtėzakonshėm.

      Tre ditė mė parė kur unė po ndiqja komentet e shtypit botėror pėr ju u befasova se sa me shumė gjuhė u pėrmendte fjala shqiptare dhe sa deformonin spikeret sipas tyre mbiemrin Jaho. Njė rastėsi e ēuditshme ju ēoi nė Rohal Opera tė Londrės. Nė 17 janar tė vitit 2008 ju kėnduat nė vend tė Ana Neptrekės nė operėn e Londrės e cila ishte sėmur, por njoftimin e morėt vetėm njė ditė mė parė. Mbaj mend qė Ismail Kadare disa ditė pas shfaqjes nė njė takim mė foli me superlativa pėr reagimin qė britanikėt patėn ndaj zėrit tuaj?

      Ka qenė njė moment shumė i bukur. Aty ku ėshtė vėshtirėsia mė e madhe aty ėshtė dhe oportuniteti mė i madh. Nė atė kohė isha nė Nju Jork dhe isha duke studiuar opera tjetėr pėr “Traviatėn” nė kėtė rast. Njė natė pėrpara mė merr menaxheri dhe mė thotė qė Ermonela kėshtu ėshtė puna por duhet tė kesh shumė kurajė pėr tė bėrė njė hap tė tillė. Ishte hera e parė qė do tė kėndoja nė operėn e Londrės, ndajė duhej tė bėje njė audicion pėr tu kėnduar atje. Nė atė kohė nuk kisha vizėn, dhe ata mė morėn duke shkelur ligjet. Pasi arrij nė aeroport hap celularin tė shikoj nėse do tė mė njoftonin pėr provat por asgjė. Sapo shkoj nė hotel tė hap valixhen mė bie telefoni dhe mė njoftojnė qė duhej tė ikja pasi kisha vetėm katėr orė para premierės. Nuk u prezantova si njė divė por si njė zėvendėsuese dhe kjo dalje ishte si njė thikė me dy presa. Nė fillim nisėm provat para se tė hyja nė skenė por pėr njė orė vetėm mėsova kush ishte dera qė do tė hyja dhe cila ishte dera qė dal asgjė tjetėr. Para se tė fillonte shfaqja del drejtori i Teatrit dhe thotė se pėr arsye shėndetėsore sonte nuk do tė dėgjoni Ana Neptrekėn por Ermonela Jahon. Nė kėtė ēast publiku reagoi dhe nisėn zhurmat dhe kėtė herė thashė fati dhe shansi janė nė anėn e publikut. Isha e panjohur pėr teatrin dhe drejtuesit e saj, ēdo gjė nė atė moment ja lash fatit. Fillimi ishte i vėshtirė por aktin e fundit tė operės e mbylla me lot nė sy dhe me sukses.

      Nė 2010 pas kėtij suksesi u rikthyer sėrish nė Londėr me Saimir Pirgun?

      Ajo ka qenė njė fitore dopio. Ka qenė njė fitore dopio pasi nuk donin tė paguanin njė biletė kaq tė shtrenjtė pėr tė dėgjuar pėr 3 orė dy shqiptarė. Pėr artistėt ėshtė ligj reagimi i publikut dhe ai pėr ne ishte mjaftė pozitiv.

      Sa kushton njė biletė opera nė Londėr?

      Pėr njė premierė shkon deri nė 700- 800 paund dhe kjo ishte pėr dy shqiptarė.

      Ēfarė marrėdhėnie keni me Saimir Pirgun?

      Marrėdhėnie shumė tė mira. Ėshtė e vėshtirė tė gjesh dy shqiptarė nė opera dhe u lidhėm shumė nė Angli pėr arsye qė treguam se kush ishim, na lidhi ajo egoja qė kishim tė dy. Ishte njė bashkėpunim i mrekullueshėm, nuk kishe nevojė qė ti tregoje bėj kėtė apo atė ne kishim gjuhė tė pėrbashkėt.

      Po me Inva Mulėn keni kontakt?

      Me Invėn kam kontakte normale por i pėrket njė brezi tjetėr. Ėshtė mė e madhe se unė dhe vijmė nga dy botė tė ndryshme pasi unė dhe Pirgu vijmė nga shkolla italiane ndėrsa Inva nga ajo franceze. Por, ka qenė njė moment nė Trieste ku rastėsia e solli qė tė kėndojmė njė natė njėra, njė natė tjetra. U komentua me nota pozitive dhe shumė gazeta shkruanin qė ne ishim si shqiponja me dy koka.

      Pashė skedulin tuaj dhe nė maj jeni nė Vjenė, nė fund tė majit dhe qershor vendoseni nė Berlin, nė gusht nė skenėn e Veronės, pas kėsaj vendoseni nė Bilbao, ktheheni nė operėn e Vjenės, pastaj nė teatrin “San Carlo” tė Napolit, sėrish nė Berlin, Tulon, Barcelonė dhe pas Barcelonės nė operėn e Monte Carlos, pėr ta mbyllur nė maj tė vitit tė ardhshėm nė operėn e Mynihut. Si mund tė arrini qė brenda njė viti tė arrini tė zhvendoseni nė kaq shumė qytete?

      Ėshtė shumė e vėshtirė por duhet marrė ēdo gjė me pozitivitet. Por larmishmėria e kėsaj rrugė ėshtė publiku pasi ka dallime mes tyre. Pėr shembull; shkon nė Francė dhe dashurinė qė tė jep publiku ėshtė i veēantė, tė duartrokasin pafund, ndėrsa britanikėt janė mė tė ftohtė ata presin fundin pėr tė vlerėsuar dhe pėr tė dhėnė dashuri. Tė njėjtėn gjė kanė dhe vjenezėt, por ndryshon nga vendi nė vend.

      Cili publik ju pėlqen mė shumė. Cili ėshtė vendi qė jeni ndjerė mė mirė?

      Kudo jam ndjerė mirė, pasi nė skenė pėrpiqem tė jem e vėrtetė dhe tė kėndojė me shpirt. Ēdo publik kur i flet me gjuhėn e zemrės ėshtė e pamundur qė mos tė japin atė mirėnjohje.

      A ju pengon kjo zhvendosje e vazhdueshme nė jetėn tuaj familjare?

      Mė pengon pasi tė mungojnė afeksionet, por njė artist duhet tė ketė rreth tij pėrkrahjen e personit qė do, ndan jetėn dhe shumė e shumė gjėra tė tjera.

      Vini shpesh nė Shqipėri. Po nė skenėn shqiptare jeni ngjitur?

      Vij ēdo vit pėr tė parė familjen time. Ndėrsa, nė skenėn shqiptare jam ngjitur para shtatė vitesh dhe e kam pas ėndėrr tė ngjitesha pasi ika nga Shqipėria nė fillimet e suksesit tim. Dėshira pėr tu ngjitur nė skenėn e TKOB-it ėshtė shumė e madhe.

      Keni pasur oferta pėr tė ardhur nė Tiranė?

      Kam pasur por janė anuluar gjatė rrugės. Ėshtė shumė e vėshtirė tė bashkėpunosh nė Shqipėri pasi nuk e pranojnė dot qė ēdo gjė qė ju vjen nga jashtė ka mė tepėr vlerė edhe pse ndoshta s’ka vlerė se sa njė person qė flet gjuhėn tėnde, ti ke ndarė jetėn dhe sukseset me tė.

      A ėshtė e vėrtetė qė ju keni pasur dėshirė qė tė krijoni njė shkollė tė muzikės klasike nė Tiranė?

      Ka qenė njė dėshirė qė nė fillim kur unė ika nga Shqipėria. Kjo shkėndijė ndodhi nė 150 vjetorin e shtetit italian nė Verona, ku unė isha diva e asaj mbrėmje dhe gjatė darkimit u hodh si ide qė tė hapej njė akademi jo vetėm pėr muzikėn, por edhe pėr skenografinė, kostumografin, instrumentistėt, etj. Ajo qė mu kėrkua ishte qė tė bėja ndėrmjetėsin me kryetarin e Bashkisė sė Tiranės aktual, Lulėzim Bashėn. Gjatė njė vizite familjare pėrfitova tė takoja kryetarin e bashkisė dhe tė bėnim tė mundur bashkėpunimin dy palėsh.

      A ka nė Shqipėri sot talente?

      Muzika do atė pasionin, atė zjarrin qė ne e kemi si popull. Besoj se ka talente, por nė art besoj se kėtė ēelės jo tė gjithė e kanė.

      Po artistė nė nivele jo aq tė njohur sa ju, qarkullojnė nėpėr skenat evropiane, tė cilėt kanė dal nga Akademia e Arteve?

      Ka artistė qė kanė dal nga shkolla e Tiranės dhe janė perfeksionuar jashtė Shqipėrisė. Kur propozova hapjen e shkollės pati disa polemika ku shpreheshin qė neve e kemi shkollėn shqiptare operistike nuk duam gjė tjetėr. Mė thoni juve nė cilėn opera tė botės kėndohet njė opera shqiptare. Kėshtu qė ka studentė qė kanė dal nga dera e Akademisė por janė perfeksionuar nė skenat jashtė Shqipėrisė. Figura e njė artisti ėshtė si guri i njė mozaiku qė i duhen tė gjitha copat pėr tė bėrė mozaikun me vlera tė plota.

      Nė tė gjitha komentet pėr ju thuhet se njė nga idhujt tuaj ka qenė Maria Calla. Vazhdon tė jetė?

      Ka qenė idhull nė kohėn kur unė isha nė vitin e parė tė Liceut se pse atė njihja dhe ėndėrroja tė bėhesha si ajo pasi kishte kėtė pasion pėr muzikėn. Ėndrra ngelet ėndėrr kur nuk bėhet realitet, ndėrsa kur ndodh e kundėrta. Artisti duhet tė ketė personalitetin e vet. Nganjėherė idhujt ndiqen edhe pėr tu kopjuar gjė qė ngelet njė kopje e keqe. Unė sidoqoftė edhe sot e kėsaj dite pikė referimi pėr tė mėsuar diēka tė re ėshtė Maria Callas.

      Shtypi thotė qė keni qenė njė fėmijė e ndrojtur. Nuk dukeni aq e ndrojtur tani, e keni lėnė pas ndrojtjen e fėmijėrisė?

      Ndrojtja aty ėshtė por ku flitet pėr artin dhe muzikėn ėshtė ēelėsi i sigurisė time psikologjike.

      Keni pasion tjetėr pėrveē muzikės?

      Pėrveē muzikės mė pėlqen shumė psikologjia, filozofia dhe lexoj. Mė pėlqen ana psikologjike sepse shoh kėtė realitet qė ka pėrshkruar gjithė botėn dhe njė lloj degradimi qė ka bėrė shoqėria humane nė shumė drejtime.

      Karriera e njė artisteje dhe sidomos njė kėngėtareje operistike nuk ėshtė e pafund pasi vjen njė kohė qė jeni jashtė tregut. Keni menduar se njė ditė mund tė jeni jashtė skenave?

      E mendoj gjithmonė dhe e di qė njė ditė do tė ndodh. Nuk ėshtė mendim i trishtuar pasi e di qė ėshtė njė gjė qė nuk do tė zgjasė pėrjetė. Nė momentin kur tė jem jashtė skenės mendoj tė jap eksperiencėn time si pedagoge, tė ndihmoj brezin e ri.

      E mendoni ndonjėherė kthimin nė Shqipėri?

      E kam menduar por prapė ngelet diēka e largėt, nuk mund tė them tani jetės nuk i dihet.

      Keni kaluar gjysmėn e moshės qė keni nė Shqipėri dhe gjysmėn jashtė Shqipėrie. Pra jeta juaj ėshtė e ndarė nė njė kufi ku aq kohė sa keni jetuar nė Shqipėri keni jetuar dhe jashtė. Ēfarė ka mbetur nga Shqipėria tek ju?

      Nė Shqipėri ka mbetur ai pasioni, ajo egėrsia qė mė ka rritur dhe prapė jam e kėnaqur. Unė u largova nga Shqipėria, por Shqipėria nuk u largua kurrė nga unė. Unė vij nga Shqipėria dhe ai ėshtė vendi ku unė u rrita.

      E kujtoni shpesh fėmijėrinė tuaj nė Shqipėri?

      Shumė shpesh. Madje ndonjėherė kam shumė nostalgji pasi janė ato momentet e vėshtira qė sot pėr mua janė tė zhveshura dhe vijnė mjaftė bukur. Shoh gjithmonė anėn pozitive. Jo ēdo gjė ėshtė nė perfeksion prandaj jeta mė ka mėsuar tė jem kjo qė jam sot.

      Njė personazh shumė i njohur i artit shqiptar i larguar mė thoshte, kam gjithmonė ndjesinė brenda vetes time se koha qė po kaloj kėtu ėshtė vetėm njė udhėtim i pėrkohshėm. Ndodhem pėrkohėsisht dhe mė duket sikur do tė rikthehem prapė. E keni dhe ju kėtė ndjesi?

      Shpesh herė e kam. Janė rrėnjėt qė tė tėrheqin drejt kėsaj dėshire.

      Nėse unė do t’iu pyes ēfarė pjese do tė zgjidhnit pėr tė pėrshėndetur teleshikuesit shqiptar?

      Mė tepėr se njė pjesė dua tė ndaj emocionet qė kam provuar sė fundmi nė Lion. Nėse do ta shohin do ta kuptojnė se ēfarė emocioni kam pasur unė me kėtė vepėr.

      Interviste me Blendi Fevziun
      Keep your heels head, and standards high.

      Comment


      • #4
        Titulli: Shqiptare te famshem neper bote!

        Bravo, te lumte per idene, me pelqeu

        Comment


        • #5
          Titulli: Shqiptare te famshem neper bote!

          Njė tjetėr shqiptare, kandidate pėr Ēmimin Nobel

          Rast i mahnitshėm i vajzės nga Elbasani qė me kurajė, vullnet e dėshirė ka arritur majat nė shkencė dhe studion ligjet fondamentale nė fizikė…

          ***

          Ashtu si qindra studiues tė tjerė, udha e saj drejt hulumtimit duket krejt e rastėsishme. Por megjithatė, gjeneratat e sotme femra nė fizikė e kanė njė idhull frymėzimi. Ajo ėshtė Mari Kyri. Klejda ishte vetėm 9 vjeēe kur i ra nė dorė njė biografi e shkencėtares sė famshme shkruar me shumė dashuri nga e bija Iv Kyri.

          Fizika dhe matematika ishin dy lėndėt ekzakte qė pėrcaktuan tė ardhmen e saj. Arsimin tetė vjeēar e kreu nė shkollėn “Naim Frashėri” dhe arsimin e mesėm nė shkollėn “Dhaskal Todri”.

          Zhvendoset nė Tiranė nė gjimnazin “Sami Frashėri”. Por, falė dhuntive qė zotėron, fiton tė drejtėn pėr tė pėrfunduar Riverside Scool nė Zvicėr. Nė klasėn e tetė dhe nė vitin e dytė nė gjimnaz, Klejda mori pjesė nė olimpiadat kombėtare dhe ballkanike tė matematikės ku u nderua me ēmimin e parė nė Shqipėri nė vitin 1990- 92 si dhe ēmimin e tretė nė Ballkan po nė kėtė vit edhe pse ishte shumė mė e vogėl se konkurentėt e tjerė.

          Ekselenca e saj tėrheq vėmendjen e mėsuesve ndėrsa aplikon pėr tė studiuar nė universitete tė famshme nė botė. Fiton bursė qė mundėson pėrfundimin e studimeve tė larta nė California University Technology nė Pasadena, njė universitet nga mė tė njohurit nė glob, sidomos pėr fizikė. 33 pedagogėt e kėtij universiteti kanė marrė ēmimin Nobėl nė kėtė fushė.

          Ajo u diplomua nga Caltech pėr fizikė me mesataren mė tė lartė tė mundshme. Nė vitin 1999 fillon doktoraturėn pėr fizikė tė thėrrmijave. Eksperimentin pėr tezėn e doktoraturės e kreu nė laboratorin e fizikės nė Standford University rezultatet e tė cilit u botuan nė revista shkencore mes tė cilave nė Physical Review Letter. Nė vazhdimėsi tė karrierės fitoi njė bursė nga Shoqata Amerikane e Fizikės qė tė kryente punė kėrkimore nė Columbia University nė Njew York nė fushėn e fizikės atomike dhe specifikisht nė optikė kuantike. Krahas kėsaj ajo u ftua lektore nė Columbia University ku jep njė kurs tė detyruar me titullin “Kufijtė e Shkencės”. Klejda ėshtė e martuar dhe nėnė e dy vajzave, 3 dhe 5 vjeēe.

          Atomet janė grimca ultra tė vogla dhe mė tė padisiplinuara tė materies. Ato pėrbėhen nga elektronet (thėrrmija me ngarkesa negative) dhe protonet (thėrrmija me ngarkesa pozitive) tė cilat sė bashku me neutronet pėrbėjnė bėrthamėn e tyrej. Ėshtė shumė e vėshtirė tė “ngrish” e tė masėsh njė atom. Por aty zėnė fill tė gjithė ligjet e fizikės. E megjithatė Klejda ka mundur ti ndalė, ti vėrė nė “gjumė” nė “bigurinėn e vezėve” dhe ti manipulojė si tė dojė. E mahnitshme tė arrish tė kuvendosh me grimcėn mė tė vogėl, njėsinė bazė tė gjithėsisė.

          Nė fakt dy shkencėtare shqiptare duket se janė vėnė nė garė pėr tė zbuluar origjinėn e universit qė mund ti japin shpjegime tė tjera ligjeve nė fizikė. Disa qindra kilometra mė larg, nė Karolinė e Veriut, nė Chapel Hill, Dr. Laura Mersini-Houghton, bazuar nė njė matematikė tė pėrkryer, po trondit komunitetin e shkencėtarėve duke vėnė nė dyshim Teorinė e Big Bang-ut dhe e ‘vrimės sė zezė’.

          E pyetur se si nisi rrugėtimin drejt thėrrmijave Klejda pėrgjigjet se ishte pikėrisht biografia e Mari Kyrisė qė i dha ngacmimin fillestar. “Unė as qė e njihja se ēfarė ishte fizika por meqė kjo shkencė i kishte shkaktuar asaj (Marie Kyrisė) aq pasion, me siguri duhej tė ishte diēka e mrekullueshme. Dhe thashė: Unė do tė bėhem fizikane”.

          Nė fakt nė atė kohė ajo ende nuk e dinte nėse ishte apo jo e talentuar pėr fizikė. Para se tė tėrhiqej pėrfundimisht nga kjo shkencė prindėrit kishin tentuar ta bėnin muzikante, balerinė, gjimnaste etj.

          “ Por unė nuk kisha fare vesh muzike dhe pikė talenti pėr balet dhe nė njė farė mėnyre mė kish mbetur matematika”, citon.

          Pasi shkėlqeu nė shkollėn 8-vjeēare, ku fitoi olimpiada pėr matematikė dhe fizikė brenda e jashtė vendit, arrin rezultate maksimale nė shkollė tė mesme tė cilėn e pėrfundon nė Riverside nė Zvicėr.

          “Dola shumė mirė me mėsime dhe zieja nga dėshira pėr tė vazhduar shkollėn e lartė. Aplikova pėr bursa nė universitete tė ndryshme. Unė vija nga Shqipėria e cila nė atė kohė e cila ishte shumė e varfėr. Nuk kisha mundėsi tė paguaja universitete kaq tė shtrenjta. Por unė isha me fat. Unė kisha mėsues qė mė inkurajuan shumė dhe kur aplikova nė universitetet amerikane fitova bursė”.

          Pėrfundimisht arrin tė futet nė Caltech nė Amerikė njė universitet i vogėl por qė mbledh elitėn mė tė mirė nė fizikė dhe matematikė.

          “Ne ishim tė gjithė tė parėt. Matematika, fizika, biologjia na janė dukur zbavitėse dhe shumė tė lehta. Bashkėpunonim dhe shpiknim gjėra tė qė na argėtonin. Aty ka shumė krijimtari. P.sh njėherė mbaj mend qė shkrimin Hollywood ne e shndėrruam nė Caltech. Kam shumė kujtime tė bukura atje”, tregon mė tej.

          Pėr studenten e pasionuar nuk ka prehje. Pas pėrfundimit tė shkollės sė lartė ndėrmerr njė nga vendimet mė tė guximshme tė jetė. Tė kryejė eksperimente dhe zbulime e tė mbrojė doktoraturėn. “Punėn kėrkimore e kreva nė SLAC National Accelerator Laboratory. Ky laborator ka njė pėrshpejtues mbi 3 km tė gjatė. Aty lėshohet rryma e elektroneve dhe ato pėrshpejtohen nė njė shpejtėsi shumė tė madhe. Ishte njė eksperiment me 50 fizikantė nė fushėn qė njihet si fizika e thėrrmijave. Ideja ishte qė tė masje disa veti tė thėrrmijave si p.sh elektronet tė cilat nuk mund t’i masėsh dot. Nevojitet njė preēizion i lartė le tė themi njė nė njė miliard”, shpjegon gjithashtu Klejda.

          Matja e elektroneve pėrbėn njė nga sfidat mė tė mėdha tė kohės nė fizikė. “Ėshtė njė matje shumė e rėndėsishme. Duket si diēka e thjeshtė. Por nė fakt kėtu qėndron baza e ligjeve tė fizikės. Pra, gjithēka e thėnė deri tani e ka bazėn nė vėrtetėsinė e kėtyre matjeve. Si rrjedhim ne vėrtetojmė ligje tė zbuluara dhe ato qė mund tė zbulohen”.

          Pas pėrfundimit tė doktoraturės i ofrohet njė vend si lektore nė Columbia University.

          “Jap njė lėndė e cila ėshtė ekskluzivitet i Columbia University. Mė pas atė e kanė kopjuar edhe universitete tė tjera. Universiteti ka disa lėndė tė tilla qė e dallon atė nga tė tjerėt. Mėnyra se si ja prezantoj shkencėn studentėve ka tė bėjė mjaft me anėn metodologjike se si ata mund tė mendojnė si shkencėtarė si mund tė mendojnė nė mėnyrė kritike. Nuk ka asgjė tė vėshtirė dhe pėr t’u trembur. Lėndė tė tilla janė po aq magjike sa arti dhe letėrsia”, rrėfen mė tej.

          Ashtu si kudo nė botė edhe nė Amerikė komuniteti i shkencėtareve femra duket se ėshtė nė minorancė. Megjithatė ato kanė vendin e tyre nė panteonin e zbulimeve tė rėndėsishme pėr njerėzimin. “Kur morėm doktoraturėn ishim 50 veta dhe nė pėrbėrje tė ekipit vetėm 4 femra nga tė cilat vetėm unė full time. Kam konstatuar se sa mė shumė ngjitesh nė shkallėt e shkencės aq mė pak shkencėtare gjen”.

          Klejda jep edhe disa nga arsyet se pėrse ndodh kėshtu.

          “Femra konceptohet si njė grua qė duhet tė mbajė familjen e se nuk ka shumė kohė tė merret me shkencė. Pastaj ekziston ende ai koncepti qė vajzat duhet tė merren me kukulla dhe djemtė me makina. Unė po mundohem qė tė mos i mėsoj vajzat e mia me kėtė koncept. Nė Amerikė, qė tė arrish diēka duhet ti kushtohet 100% e kjo periudhė pėrkon me kohėn kur ti krijon njė familje”.

          Shkencėtarja jonė megjithatė ka mundur t’ia dalė. Ajo ėshtė edhe njė bashkėshorte e mirė, edhe njė nėnė shembullore edhe njė amvisė e zonja.

          “Mund tė them se jam krijuese edhe nė kuzhinė. I dedikohem dy vajzave tė mia dhe bashkėshortit tim. Unė fle shumė pak. Por jam me fat se mė ndihmojnė bashkėshorti dhe mamaja ime e cila kujdeset pėr Azajlėn dhe Davinėn qė ende janė tė vogla”.

          Ardhja nė jetė e vajzave dhe ndryshimet e rėndėsishme nė jetėn familjare duket sikur “ngrinė” punėn kėrkimore tė Klejdės. Megjithatė atė e thėrret kėrkimi shkencor.

          “Jeta ėshtė kompromis e mund tė zgjedhėsh. P.sh unė vendosa tė bėja punė kėrkimore nė Columbia. Por meqė kam fėmijė tė vegjėl aktualisht po merrem mė shumė me mėsimdhėnie. Dhe sa tė rriten pak, pra sa tė ndryshojnė ekuilibrat, unė do tė merrem sėrish me kėrkime. Kam bėrė njė ndryshim nė planet e mia. Nga fizika e thėrrmijave po i kushtohem fizikės atomike. Ėshtė lloji i fizikės qė bėhet nė njė hapėsirė sa njė tavolinė buke. Njė pajisje si njė sobė e gjatė e cila ndiqet nga njė frigorifer sa njė top futbolli. Nė kėtė rast nė nxehim atomet e stronciumit qė i drejtojmė tek frigoriferi ku gjithēka ndodhet nė vakuum. Atomet nė kėtė eksperiment janė shumė pranė zeros absolute -273 gradė Celsius ku nuk lėviz asgjė. Ėshtė 1000 herė mė ftohtė se nė hapėsirėn e thellė ku nuk ka as yje e as planetė. Dhe e gjithė kjo qė them ndodhet nė njė hapėsirė tė vogėl tė laboratorit tonė. Ku konsiston? Duke pėrdorur lazer dhe duke i ftohur, atomet rrinė aq urtė sa mund ti vendosėsh si vezėt nė mbajtėsen e tyre. Pra nė kėtė rast ēdo vezė ėshtė njė atom. Duke i pasur nė kėtė gjendje ne mund t’i lėvizim si tė duam e tė bėjmė matje tė ndryshme”.

          E gjithė kjo punė disavjeēare konsiston nė shpikjen e pajisjeve qė pėrbėjnė bazėn e teknologjisė sė sotme dixhitale. Kėto shpikje pėrdoren nė ēdo aspekt tė jetės nga telekomunikacioni deri nė shėndetėsi. “Nga pikėpamja praktike mund tė pėrdoren p.sh nė ndėrtimin e orės atomike. Pra nė thjesht jemi nė njė stad mė tė pėrparuar pėr tė bėrė matje me preēizion tė lartė. Ėshtė interesant tė themi se faqja e parė e internetit ėshtė shkruar nė komunitetin e fizikės sė thėrrmijave. Kanė qenė fizikantėt ata qė krijuan kėtė faqe. Tėrė pajisjet mjekėsore qė pėrdoret sot, deri nė skanerat ultra modernė, janė shpikur nga ata. Nganjėherė ne na pyesin. Po pse bėni tė tilla eksperimente? Nė tė vėrtetė shpesh ne nuk e dimė se ku do shkojmė. Ēfarė na pret nė fund tė kėsaj pune. Eksperimentet janė udhėtimi drejt zbulimit tė ligjeve tė natyrės dhe udhėtimi bashkė me zbulimin ėshtė shpėrblimi i asaj qė ti bėn”.

          Klejda ka njė kėndvėshtrim mė tė gjėrė se sa thjesht koncepti fizikė. Madje ajo e sheh kėtė shkencė si bazė pėr tė pėrparuar nė fusha tė tjera tė jetės. “E para qė rekomandoj pėr tė gjithė nxėnėsit dhe studentėt ėshtė qė ata tė vazhdojnė tė studiojnė. E dyta dua tu jap njė kėshillė qė do kisha dashur tė ma jepnin edhe mua kur isha vogėl. Kur ishim tė tillė ne kishim kėtė ide: Nėse studion fizikė bėhesh fizikane, nėse studion matematikė bėhesh matematikane e kėshtu me radhė kimiste letrare etj. Por nė fakt nuk ėshtė ekzaktėsisht ashtu. P.sh vajzave qė studiojnė fizikė desha tu them se fizika ju hap shumė dyer. Nuk ėshtė e thėnė tė bėheni fizikane. Fizika ju ndihmon qė ju tė zgjidhni problemet e jetės, se si tu jepni zgjidhje rrethanave. Duke mėsuar atė ju mund tė punoni edhe nė financė, ekonomi edhe nė qeverisje. Pra ju krijon baza qė tė studioni ēfarė tė doni ju”.

          Pėr veten i ka objektivat e qarta. Tu japė maksimumin studentėve dhe tė pėrparojė nė eksperimentet e saj. “Dua qė ai frigoriferi i eksperimentit tė punojė shumė mirė qė tė mund tė marr ca masa shumė ekzakte e tė pėrparoj nė zbulime tė mėtejshme. Profesionalisht, unė shpresoj se grupi ynė i kėrkimeve nė Columbia prodhon disa rezultate tė mrekullueshme nė tė ardhmen e afėrt”.

          Ēmimi Nobel ėshtė shpėrblimi mė i madh pėr ēdo zbulues. Por Klejda ėshtė mjaft modeste edhe nėse do tė ndodhė qė mund tė vijė ajo ditė. “Edhe pse ēmimi Nobėl ėshtė arritja mė e madhe e fushės tėnde nė realitet ai ka tė bėjė me faktin tė jesh nė vendin e duhur, nė kohėn e duhur, me eksperimentin e duhur e tė jesh edhe gjallė. Dhe ju e dini; ka mjaft fizikantė qė e kanė marrė kėtė ēmim pasi ata kanė vdekur”.
          Nė fillim Shqipėria, pastaj Zvicra e aktualisht Amerika. Klejda i pėrket njerėzve tė epokės sė globalizmit, tė shoqėrisė sė dijes. “Bashkėshorti im ėshtė rus, kėshtu qė fėmijėt tanė do tė flasin tri gjuhė – anglisht, shqip dhe rusisht. Jemi njė familje qytetare e idealeve botėrore. Tė qenit kėshtu zgjeron perspektivėn tuaj, thellon tė kuptuarit dhe respektin pėr kulturat e tjera dhe pėrmirėson aftėsinė tuaj pėr tu pėrshtatur. Duke pasur parasysh drejtimin drejt sė cilės bota ėshtė duke lėvizur, pra drejt integrimit dhe globalizimit – ajo ju pėrgatit ju pėr tė ardhmen”.



          Koha jone
          Keep your heels head, and standards high.

          Comment


          • #6
            Titulli: Shqiptare te famshem neper bote!

            Inva Mula

            Inva Mula lindur nė Tiranė nė vitin 1963, ėshtė njė kėngėtare soprano shqiptare me famė ndėrkombėtare.
            Nė vitin 1987 fitoi konkursin “Kėngėtarja Shqiptare”, mė 1988 konkursin “George Enescu” nė Bukuresht. Pas katėr vjetėsh nė 1992 fiton konkursin ”Butterfly” nė Barcelona. Nė 1993 merr njė ēmim nė Operalia-n e parė tė Placido Domingos nė Paris. Ka bashkėpunuar me tenorė tė famshėm nė operėn e Bastille-s nė Paris, nė Bruksel, nė Mynih dhe nė Oslo. Nė vitin 1996 mori pjesė nė operėn Medee tė Luigi Cherubini-t nė Francė. Nė 1998 rikthehet nė operėn e George Bizet “La Jolie fill de Perth”. Nė filmin “Elementi i peste” nė 1997 i jep zėrin kėngėtares nė rol Lucia di Lammermoor nė skenėn "The Diva Dance". Mė vonė ajo luajti nė “Ivan IV” tė Bizet-it nė Paris. Nė vitin 2001 ishte e zėnė nė Itali ku luajti nė teatrin “La Scala” pjesėn e Verdit “Falstaff” dhe Riggoleto-n nė Arenėn e Veronės. Ka marrė pjesė rregullisht nė “La Scara” ku luajti Lucia di Lammermoor, La bohčme, Manon (2006). Luajti gjithashtu disa herė dhe La traviata-n nė qytete tė rėndėsishme si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto. Nė 2007, ajo luajti Norine-n e parė nė L'elisir d'amore nė Toulouse tė Francės.Jeta e saj eshte e ndare me se shumti mes Frances dhe Shqiperisė.Gjithashtu u njoh shume per menyren e te kenduarit te saj gje qe e beri ate me te famshme.



            -Deshiro per te tjeret, ate qe deshiron per vete-Muhamedi a.s.

            Comment


            • #7
              Titulli: Shqiptare te famshem neper bote!

              Lista me 50 shqiptarėt mė tė famshėm nė botė
              Kemi dėgjuar pėr mjaft personazhe tė famshėm pėr tė cilėt spekulohet se kanė nė venat e tyre gjak shqiptar, por qė kjo tė ndodhte pėr tė famshmin Robert de Niro, nuk na kishte shkuar mendja.


              Nė fakt, pikėrisht nė natėn e parafundit tė festivalit tė 61-tė italian tė kėngės, Sanremo, i ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojėn e tij nė “Rai 1”, origjinėn e pėrzier qė ka. Ndėrsa bukuroshja Elisabetta Canalis me zor arrinte t’i pėrkthente pyetjet e moderatorit Gianni Morandi, Niro tha se prejardhja e tij ėshtė nga Siēilia dhe Shqipėria.


              Kaq ka mjaftuar qė nė tė gjitha faqet shqiptare on line dhe sidomos Facebook, ky tė ishte lajmi i ditės. Siē u komentua, pėrveē faktit qė Robert de Niro na nderon me kėtė qė sapo ka rrėfyer, intervista qė iu realizua atij nė Itali, si njė nga aktorėt mė tė famshėm tė Hollywood-it, me njė karrierė qė ēdo aktor do ta kishte zili; linte mjaft pėr tė dėshiruar, dhe kjo jo pėr faj tė tij, po pėr cilėsisė sė dobėt tė pyetjeve dhe mandej pėr pėrkthimin akoma mė tė dobėt nga italishtja nė anglisht tė Elisabetta Canalis, e cila jeton nė SHBA. Robert de Niro u paraqit fillimisht nė Sanremo me divėn e kinematografisė italiane, Monica Belluēi, e cila si gjithmonė, shkėlqente. Tė dy kanė luajtur sė bashku nė njė film qė do tė shfaqet sė shpejti. Sa i takon origjinės shqiptare tė Robert de Niros, edhe nė faqen zyrtare tė Wikipedias nė biografinė e De Niros, shkruhet se babai i tij ka qenė shqiptar.


              Tė tjerė


              Ata ia kanė dalė tė fitojnė njė emėr nė Shqipėri. Mė pas ia kanė dalė qė nėpėrmjet kėtij emri tė pėrcjellin vlerat e kombit tonė nė mbarė botėn. Nė tė gjitha kohėrat ka pasur shumė shqiptarė qė kanė shėrbyer si ambasadorė tė kulturės dhe vlerave shqiptare nė botė. Dhe nė kėtė kohė, ja cilėt janė shqiptarėt fama e tė cilėve shkoi pėrtej kufijve tė vendit tonė.





              1. Nėnė Tereza


              Jo vetėm qė ėshtė shqiptarja mė e famshme, por ėshtė edhe shqiptarja me tė cilėn Shqipėria krenohet.


              2. Robert De Niro, aktor


              Natėn e parafundit tė festivalit tė 61-tė italian tė kėngės, Sanremo, i ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojėn e tij nė Rai 1, se origjinėn e ka tė pėrzierė mes Siēilisė dhe Shqipėri.


              3. Ismail Kadare – shkrimtar


              Shkrimtari me famė tashmė botėrore dhe fitues i ēmimit “Man Booker Prize”


              4. Inva Mula – soprano


              Sopranoja me famė ndėrkombėtare, e cila pėrfaqėson denjėsisht vendin tonė nė skenat botėrore.


              5. Ana Oxa – kėngėtare, Itali


              Kėngėtarja e njohur italiane ka pranuar se babai i saj ka mbėrritur nė Itali nga Shqipėria dhe pikėrisht nga Kruja.


              6. Sandra Bullock, aktore SHBA


              Ėshtė bėrė e ditur se babai i Sandra Bullock ėshtė me origjinė shqiptare.


              7. James Belushi – aktor, SHBA


              Aktori i famshėm amerikan, James Belushi, dhe vėllai i tė ndjerit John Belushi, ėshtė me origjinė shqiptare.


              8. Ferid Murati


              Nobelisti me baba shqiptar dhe nėnė amerikane, Ferid Murati, fitoi ēmimin “Nobel” nė mjekėsi nė vitin 1998.


              9. Angjelin Preloēaj


              Balet maestro i Parisit, Angjelin Prelocaj ėshtė fitues i njė sėrė ēmimesh ndėrkombėtare.


              10. Eliza Dushku – aktore, SHBA


              Aktorja e cila luajti pėrkrah Robert de Niros dhe Leonardo Di Caprio-s nė filmin “Historia e njė djali”, ėshtė me origjinė shqiptare.


              11. Agim Kaba – aktor, SHBA


              Shumė pak e dinė se djaloshi simpatik qė ka luajtur nė telenovelėn “Ndėrsa bota rrotullohet”, ėshtė me origjinė shqiptare.


              12. Stan Dragoti – regjisor, SHBA


              Regjisori dhe producenti hollivudian e bėri tė ditur para disa vjetėsh kur mbėrriti nė Shqipėri prejardhjen e tij shqiptare.


              13. Riēard Lukaj – ekonomist, Ėall Street, SHBA


              I lindur nė Itali nga prindėr shqiptarė, Lukaj cilėsohet si “magjistari” i Ėall Street, duke mbetur njė nga menaxherėt mė tė rinj tė njė rangu aq tė lartė.


              14. Joseph DioGuardi – ish-kongresmen, SHBA


              Ish-kongresmeni amerikan, Joseph DioGuardi, i lindur nė Bronks, Nju-Jork, njėkohėsisht dhe udhėheqės i Lidhjes Qytetare Shqiptare-Amerikane. Ai ėshtė me origjinė shqiptare dhe qė prej vitit 1989 ka bėrė 15 udhėtime nė Ballkan.


              15. Emina Cunmulaj – modele, SHBA


              Supermodelja me origjinė shqiptare, Emina Cunmulaj, ėshtė shpallur ylli i ri i revistės sė famshme te fotomodeleve “Elite” dhe “Vogue” nė SHBA.


              16. Alan Shepard - kozmonaut


              Ai u lind ne East Dery, Neė Hampshire tė SHBA mė 18 Nentor 1923. Ėshtė me origjinė shqiptare. Shepardi nė misionin Apollo 4 nė Janar-Shkurt 1971 e manovroi vetė anijen kozmike.


              17. Tie (Tahir) Domi – lojtar hokeji, Kanada


              Ka lindur nė Ontario, Kanada mė 1 Nėntor 1969 nga prindėr shqiptarė. Ėshtė njė lojtar hokeji mjaft i famshėm nė Kanada.


              18. James Biberi – aktor, SHBA


              Aktor nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ndėrkohė qė prindėrit e tij janė shqiptarė.


              19. George Tenet, - ish-Drejtor i CIA-s


              Ish-drejtori i CIA-s, qė u bė famshėm prej luftės nė Irak, e ka deklaruar vetė nė librin e tij autobiografik, se ėshtė me origjinė nga Himara.


              20. Kristine Elezaj - kėngėtare


              E njohur si "Kebe" tek fansat e saj, ėshtė njė kėngėtare shqiptaro-amerikane.. Kristina e lancoi kėngėn e parė "Let You know" njė vit mė pare e ndjekur nga "Souvenirs". Elezaj para ca ditėsh doli e 53-ta nė ēmimet “Grammy”.


              21. Azem Maksutaj- Kampion nė Taibox


              Cilėsohet si sportisti mė i mirė nė botė nė Taiboks, pėr tė janė bėrė edhe shumė filma.


              22. Laureta Meci – aktore, SHBA


              Laureta Meci, e lindur nė Kuēovė, ka pėrfunduar shkollėn prestigjioze tė aktrimit “Stella Adler” nė Nju-Jork dhe po avancon me karrierėn e saj.


              23. Ilir Shaqiri – balerin, Itali


              Balerin i famshėm shqiptar nė Itali, u bė i njohur nga programi televiziv “Amici”.


              24. Kledi Kadiu – balerin, Itali


              Balerin shqiptar me famė tė madhe nė Itali, pas pjesėmarrjes dhe suksesit tė tij nė programin televiziv “Amici”.


              25. Leon Cino – balerin, Itali


              Si shumė balerinė tė tjerė shqiptarė, edhe Leon Cino u bė i njohur shumė shpejt nė Itali.


              26. Klajdi Selimi – balerin, Itali


              Sėrish njė balerin shqiptar qė u bė shumė shpejt protagonist i programit “Amici”.


              27. Donald Llambro – gazetar


              Ai ėshtė njė nga gazetarėt mė tė njohur nė SHBA. Aktualisht ėshtė shef i korrespodencės politike nė gazetėn The Washinton Times. Ai ka lindur nė 14 korrik 1940 nė Masacusets nga prindėr shqiptarė.


              28. Tedi Papavrami – violinist, Francė


              I lindur nė Tiranė, ai studio nė konservatorin kombėtar “Superieur de Musique” nė Paris. Ai ka interpretuar nė shumė skena tė botės.


              29. Erald Dervishi – kampion botėror shahu


              I lindur nė Durrės, ai ėshtė njė nga kampionėt mė tė rinj nė historinė botėrore tė Shahut.


              30. Anthony Athanas –biznesmen


              I lindur mė 1911 nė Korēė, ai shkoi nė Nju Jork kur ishte vetėm 5 vjeē dhe arriti tė hapte nė Boston njė nga restorantet mė tė njohur tė vendit. Vitet e fundit, restoranti i tij shėrbente afėrsisht 700,000 vakte nė vit, duke u konsideruar si restoranti i pestė mė i rėndėsishėm nė Amerikė.


              31. Saimir Pirgu – tenor


              Pavarėsisht se nė moshė tė re, Saimir Pirgu u bė shumė shpejt i njohur si tenor, duke fituar njė sėrė ēmimesh nė Itali.


              32. Fadil Berisha-fotograf


              Cilėsohet si fotografi mė i madh nė botė. Fadil Berisha ėshtė shqiptar. Disa nga personalitet qė janė klientė tė studios janė emra tė tillė si: Halle Berry, Placido Domingo, Snoop Dog, Bill Clinton, Donald Trump, etj.


              33. Hila Popaj – ish-aktor, SHBA (Chinatown)


              Ata qė kanė parė seritė e filmit “Ninja” duhet ta kenė parė pa e ditur se ai ėshtė shqiptar. Ai gjithashtu ka luajtur edhe nė “Chinatoėn”.


              34. Liria Begeja – regjisore, Francė


              Liria Begeja ėshtė regjisorja e njohur franko-shqiptare.


              35. Elsa Lila – kėngėtare, Itali


              Pasi korri mjaft sukses me ēmimet e saj tė para nė Festivalin Kombėtar Shqiptar, ajo u bė e njohur edhe nė Itali, ku mori pjesė nė festivalin e Sanremos.


              36. Nik Xhelilaj, aktor


              I lindur nė Tiranė nė vitin 1983, debutimin nė ekranin e kinemasė e ka nė vitin 2008 me filmin “Trishtimi i Zonjės Shnajder”.


              37. Miriam Cani – kėngėtare, Gjermani


              Vajza e grupit “Preluders”, Miriam Cani, tashmė e njohur nė Gjermani dhe nė vende tė tjera evropiane, ėshtė nga Elbasani.


              38. William Gregory – astronaut, SHBA


              William Gregory ėshtė njė astronaut amerikan, paraardhėsit e tė cilit kanė emigruar nga Shqipėria nė fillim tė kėtij shekulli tė kaluar.


              39. Karl Gega – arkitekt


              Karl Gega ėshtė njė arkitekt me famė botėrore. Ai ėshtė edhe ndėrtues i hekurudhės sė Semmeringut!


              40. Igli Tare – futbollist, Itali


              Futbollisti shqiptar, i cili ėshtė mjaft i suksesshėm gjithashtu nė Itali. Tani ėshtė drejtor teknik i ekipit tė Lazios.


              41. Ambeta Toromani – balerinė, Itali


              Si shumė balerinė tė tjerė shqiptarė edhe Ambeta Toromani u bė shumė shpejt e njohur nė Itali.


              42. Oni Pustina – model, Itali


              I shfaqur nė reklama tė ndryshme, Oni Pustina ėshtė modeli i famshėm shqiptar qė luan rolin e postierit nė emisionin “Ce posta per te”.


              43. Valbona Ēoba – modele, aktore, SHBA


              Ajo u bė e njohur fillimisht nė Shqipėri, mė pas nė Greqi si njė modele e famshme, ndėrsa tani ėshtė modele dhe aktore nė SHBA.


              44. Aris Golemi – balet maestro, koreograf


              I diplomuar nė Shkollėn e Baletit nė Tiranė, ai ka performuar live me kėngėtarin e muzikės kauntri, Dėight Yoakam, dhe gjithashtu ka qenė koreograf i disa pjesėve tė grupit N’SYNC.


              45. Eda Zari - kėngėtare, Gjermani


              Lindur nė Tiranė, Eda Zari jeton prej vitesh nė Gjermani, ku ėshtė njė kėngėtare, producente dhe kompozitore mjaft e famshme. Ajo ėshtė gjithashtu ambasadore e kulturės sė Shqipėrisė.


              46. Aleksandėr Moisiu - aktor


              Moisiu sot adhurohet dhe respektohet nė botė, por sidomos nė Shqipėri si njė ndėr aktorėt mė tė mėdhenj tė vendit, edhe pse ai qė nga rinia e tij mė nuk e vizitoi Shqipėrinė.


              47. Laura Mersini Houghton, shkencėtare


              Ajo ėshtė kozmologe dhe ėshtė shqiptare, si dhe njė nga femrat e pakta nė botė qė merren me kėtė shkencė.


              48. Andamion Murataj – kineast


              Ėshtė kineast shqiptar i cili ka punuar si skenarist dhe kineast ne Neė York gjate 12- vjeteve te fundit.


              49. Luan Krasniqi, boksier


              Ai ėshtė tashmė njė boksier mė famė, i cili ka mbajtur deri vonė titullin Kampion i Evropės.


              50. Lorik Cana, futbollist


              Ai ka luajtur ne mjaft klube europiane ku ka dhėnė njė kontribut dhe duke treguar vlerat e njė shqiptari tė vėrtetė, aktualisht luan me ekipin turk tė Gallatasarajit. Ėshtė edhe ambasador i UNICEF-it, sė bashku me lojtarė tė kalibrit Bekam dhe Ronaldo

              Comment


              • #8
                Titulli: Shqiptare te famshem neper bote!

                Ne kete listen e fundit sdo ish ba qameti me me pas fut edhe mua si i 52
                - I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

                -Kashta noton e diamanti fundoset!

                Comment


                • #9
                  Titulli: Shqiptare te famshem neper bote!

                  8. Ferid Murati
                  sa meshkuj e kan falenderuar kete .....
                  “La superficialitą mi inquieta ma il profondo mi uccide.” A.M

                  Comment


                  • #10
                    – Bota ėshtė e mbushur me artistė tė njohur dhe tė famshėm nga Shqipėria ose me rrėnjė shqiptare, shkruan pėr “CultureTrip”, Francesca Masotti.

                    Zbuloni disa prej artistėve, piktorėve dhe kėngėtarėve shqiptarė mė tė famshėm, punėt e tė cilėve njihen nė tė gjithė botėn:

                    Onufri

                    Onufri ėshtė piktori i ikonave mė i famshėm nga Shqipėria. Ai ishte aktiv nė shekullin XVI nė jug tė Shqipėrisė, nė perėndim tė Maqedonisė dhe veri tė Greqisė. Mendohet se Onufri ka lindur nė Berat, njė qytet i bukur qė ndodhet nė jug tė Shqipėrisė. Sot, Berati ka njė muze shumė interesant tė Onufrit, ku vizitorėt mund tė mėsojnė pėr artistin dhe tė admirojnė pikturat e tij. Vepra tė tjera arti tė Onufrit mund tė gjenden nė Muzeun Mesjetar nė Korēė dhe nė shumė kisha pėrmes vendit.

                    Kolė Idromeno

                    Nikolla Kolė Idromeno, i njohur si Kolė Idromeno, ishte njė piktor, artist, skulptor, kinematograf, fotograf dhe arktiekt shqiptar gjatė epokės sė Rilindjes nė Shqipėri (periudha historike nga viti 1870 deri nė shpalljen e pavarėsisė nė vitin 1912). Idromeno kishte lindur nė Shkodėr, qyteti mė i madh nė veri tė Shqipėrisė. Ai kishte bėrė studimet nė Venecia nė Akademinė e Arteve tė Bukura, udhėtoi nėpėr Europė dhe mė pas u kthye nė Shkodėr, ku zbukuroi tavanin e Katedrales sė Shėn Stefanit. Shumė prej pikturave tė tij tani ndodhen nė Galerinė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė.

                    Ibrahim Kodra

                    Ibrahim Kodra ėshtė njė prej piktorėve mė tė famshėm shqiptarė tė tė gjitha kohėrave. Ai studioi art nė Milano dhe ishte mik me artistė tė famshėm si Pablo Picasso. Punimet e tij prestigjioze ndodhen nė Muzeun e Vatikanit, nė Dhomėn e Deputetėve nė Parlamentin italian nė Romė, nė Galerinė e Arteve tė Kosovė nė Prishtinė dhe nė shumė koleksione private.

                    Adrian Paci

                    Adrian Paci ėshtė njė prej artistėve bashkėkohorė mė tė famshėm nė Shqipėri dhe Europė. I lindur nė Shkodėr, ai u diplomua nė Akademinė e Arteve nė Tiranė dhe mė pas vajti nė Milano, Itali. Punimet e tij, qė shpesh herė prekin tema si nostalgjia, ndarja dhe paraja, mund tė admirohen nė shumė muze dhe galeri artesh nė botė. Paci ishte artisti i parė shqiptar qė pėrfaqėsoi Vendin e Shqiponjave nė Bienalen e Venecias nė vitin 1999.

                    Rita Ora

                    Rita Ora ėshtė njė kėngėtare britanike, aktore dhe modele e lindur nga pridnėr shqiptarė nė Prishtinė, kryeqyteti i Kosovės. Prindėrit e saj u larguan nga Kosova kur ajo ishte vetėm njė vjeē dhe vajtėn nė Londėr, ku ajo u rrit me familjen e saj. Ajo u bė e famshme nė vitin 2012 me kėngėn nė bashkėpunim me “DJ Fresh”, “Hot Right Now”. Qė prej asaj kohe ajo ka nxjerrė shumė hite qė janė me famė botėrore.

                    Dua Lipa

                    Njė tjetėr yll me origjinė shqiptare ėshtė e bukura Dua Lipa. Prindėrit e saj migruan nė Britani tė Madhe nė vitin 1990 pėr shkak tė dhunės dhe shtypjeve dhe Dua u lind nė Londėr. Dua Lipa ka nxjerrė shumė kėngė tė bukura dhe tė famshme nė bashkėpunim me artistė tė mėdhenj, si Sean Paul dhe Calvin Harris. Pa asnjė dyshim ajo ėshtė njė nga artistet femėr mė premtuese nė botė.

                    Anna Oxa

                    Ilirjana Hoxha, qė njihet si Anna Oxa, ėshtė njė kėngėtare shqiptare, aktore dhe prezantuese televizive nė Itali. Ajo u bė e famshme me pjesėmarrjet dhe ēmimet e marra nė festivalin prestigjoz tė Sanremo, festivali mė i famshėm i muzikės nė Itali.

                    Bebe Rexha

                    Kėngėtarja, kompozitaroja dhe producentja amerikane, Bleta “Bebe” Rexha ka rrėnjė Shqiptare. Prindėrit e sajė janė me origjinė etnike shqiptare nga dy qytete tė ndryshme nė Maqedoni. Ata vajtėn nė Bruklin, Nju Jork, ku Bleta lindi nė vitin 1989. Ajo ka shkruar shumė kėngė pėr kėngėtarė tė famshėm, pėrfshirė Rihanna dhe Eminem. Ajo ka publikuar gjithashtu shumė hite si “Meant to Be” dhe “I Can’t Stop Drinking About You.”

                    Era Istrefi

                    Era Istrefi ėshtė njė kėngėtare shqiptare dhe kompozitore e lindur nė Prishtinė, Kosovė. Motra e saj Nora Istrefi ėshtė gjithashtu njė kėngėtare. Era Istrefi bėri debutimin e saj pesė vite mė parė nė vendin e saj dhe mė pas nė vitin 2016, ajo u bė e njohur nė tė gjithė botėn me kėngėn “Bon Bon”, njė kėngė e shkruar nė anglisht me fjali nė shqip.

                    Ermal Meta

                    Ermal Meta ėshtė njė kėngėtar italo-shqiptar dhe kompozitor i lindur nė qytetin jugor tė Shqipėrisė, Fier. Ai fitoi festivalin prestigjoz tė Sanremos nė shkurt 2018 me njė kėgė tė bukur qė i dedikohet viktimave tė luftės. Ai morri pjesė edhe nė festivalin e Eurovizionit duke pėrfaqėsuar Italinė.

                    Action Bronson

                    Arian Asllani, i njohur ndryshe si Action Bronson, ėshtė njė reper amerikan, yll i “reality show” dhe shef kuzhine qė ka lindur nė vitin 1983 nė qytetin e Nju Jorkut nga njė baba shqiptar mysliman dhe njė nėnė amerikane hebreje. Gjatė karrierės sė tij, ai ka punuar me artistė tė famshėm si Eminem, Wiz Khalifa, Prodigy, dhe Kendrick Lamar. /G.S/
                    Njeriu ndjehet i frikėsuar vetėm nėse nuk ėshtė nė harmoni me veten

                    Comment


                    • #11
                      E pse qenkan te famshem keta? Sepse kane dale ne tv. Ndonjehere me duket sikur i bejme padrejtesi njerezve keshtu. Gjurme len cdo njeri qe vendos gure miresie e ndershmerie kudo qe shkel, behet rol model per rrethin qe e rrethon.

                      Nesje, Edhe une e famshme jam. Thjesht s'me njeh kush.
                      "Be Kind! For everyone you meet is fighting a harder battle you know nothing!" ~Plato~

                      Comment

                      What's Going On

                      Collapse

                      There are currently 147 users online. 11 members and 136 guests.

                      Most users ever online was 7,146 at 06:56 on 08-03-2018.

                      Working...
                      X