Announcement

Collapse
No announcement yet.

Mediat gjermane: Shqipėria, bukuria e pazbuluar e Ballkanit

Collapse
X
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

  • Mediat gjermane: Shqipėria, bukuria e pazbuluar e Ballkanit

    Click image for larger version

Name:	dd-5.jpg
Views:	47
Size:	77.5 KB
ID:	1667801

    Teksa vė nė dukje njė sėrė pikash turistike nė Shqipėri si plazhet e mrekullueshme tė Ksmailit, apo qytetet e lashta si Berati, Gjirokastra e Butrinti, RTL shkon mė tej duke shtuar se Shqipėria ofron siguri dhe nuk ėshtė shumė e shtrenjtė pėr xhepat e turistėve gjermanė.

    Mė poshtė shkrimi i RTL

    Bukuria e pazbuluar e Ballkanit

    Plazhe fantastike me peizazhe tė egra dhe romantike e njė kulturė e mahnitshme – dhe pėr momentin me ēmimet mė tė ulėta nė tė gjithė Mesdheun. Po flasim pėr Shqipėrinė. Vendi i vogėl nė Ballkan ėshtė njė nga destinacionet tė pavlerėsuara, por ndoshta jo pėr njė kohė tė gjatė. “Lonely Planet” e pėrzgjodhi Shqipėrinė si destinacionin e tij absolut tė ėndrrave.

    Shqipėria nuk e rėndon xhepin tuaj
    Nėse Kroacia ėshtė plot me turistė dhe Greqia ėshtė shumė e shtrenjtė, atėherė ndoshta duhet tė bėni njė vizitė nė Shqipėri. Bregdeti ėshtė i bukur, ka shumė histori pėr tė zbuluar dhe plazhet nuk duhet tė fshihen nga ato tė vendeve tė tjera tė Mesdheut. Dhe: Ėshtė mė i lirė se tė gjithė!

    Nė Shqipėri, pėr pushimet e verės, njė apartament pėr katėr persona, pėr dy javė kushton 750 euro

    Shqipėria ėshtė pėr tė gjithė

    Siguria? Shqetėsimi ėshtė pa baza. Edhe pse mund tė ketė krim tė rrugės, ai ėshtė jashtėzakonisht i rrallė. Dhe – fatkeqėsisht – ky lloj krimi mund tė jetė i pranishėm nė ēdo rajon turistik.

    Ka shumė arsye tė vizitoni vendin pėrgjatė deteve Adriatik dhe Jon – plazhet e ėndrrave nė Rivierėn Shqiptare janė njė prej tyre. Por, vendi i vogėl ballkanik ka shumė mė tepėr pėr tė ofruar, pėrfshirė Alpet e Shqipėrisė.

    Ka shumė arsye pėr tė vizituar vendin nė detin Jon dhe Adriatik – plazhet e ėndrrave nė Rivierėn Shqiptare janė njė prej tyre. Por vendi i vogėl ballkanik ka shumė mė tepėr pėr tė ofruar, duke pėrfshirė edhe Alpet shqiptare.

    Vendpushimi bregdetar i Ksamilit

    Nė jug tė Shqipėrisė ėshtė fshati i Ksamilit, qė ka njė plazh tė mrekullueshėm. Njė pėrzierje e guralecėve dhe e rėrės formon bazėn e tij, ēka pėr rrjedhojė bėn qė uji i detit tė jetė kristal i pastėr dhe me reflekse tė blues sė thellė. Pėrballė plazheve janė katėr ishuj tė vegjėl, madje dy prej tyre shumė pranė. Dy tė tjerėt mund t’i arrini mė kėmbė kur ka zbaticė. Kur koha ėshtė e mirė, ju mund tė shikoni edhe Korfuzin, qė ndodhet nga ana tjetėr e Jonit.

    Zona antike e Butrintit
    Parku Kombėtar i Butrintit ėshtė rreth 9,5 hektarė dhe ofron pamje spektakolare. Atraksioni kryesor i parkut ėshtė zona antike e Butrintit. Ajo ėshtė njė nga zonat mė tė bukura arkeologjike tė Shqipėrisė (qė daton nė shekullin 8 para Krishtit) dhe ai ėshtė njė nga destinacionet turistike mė popullore tė Shqipėrisė dhe njė nga atraksionet mė tė famshme turistike.

    Syri i Kaltėr
    Syri i Kaltėr ėshtė gjysmė ore me makinė nga Ksamili. Kėtu, njė lumė i tėrė buron nga nėntoka. Ai ėshtė burimi mė i pasur i ujit nė vend. Thellėsia e tij llogaritet nė mė shumė se 25 metra. Pėr shkak tė ngjyrės sė tij blu, burimi i ujit nga njė liqen malor me temperaturė 12 gradė Celsius quhet Syri i Kaltėr.

    Gjirokastra – qyteti i 1 000 hapave
    Gjirokastra ėshtė njė qendėr kulturore e Shqipėrisė, kėshtu qė te ajo ka shumė pėr tė zbuluar. ‘’Qyteti i 1 000 hapave’’ ėshtė shpallur Trashėgimi Botėrore nga UNESCO qė nė vitin 2005 dhe ėshtė njė nga qytetet mė tė vjetra tė Shqipėrisė. Gjirokastra ėshtė e veēantė pėr shkak tė pamjes sė saj unike.

    Berati – Qyteti i njė mbi njė dritareve
    Berati ėshtė njė nga qytetet mė tė vjetra nė Shqipėri dhe tė impresionon me shtėpitė e bardha, xhamitė dhe kishat. Berati ėshtė quajtur edhe “Qyteti i njė mbi njė dritareve” pėr shkak tė shtėpive tipike, dritaret e tė cilave “bien” mbi njėra-tjetrėn duke zbukuruar pamjen e qytetit. Nė vitin 1961 Berati u shpall qytet-muze. Qė nga viti 2008 ai ėshtė shpallur Trashėgimi Botėrore nga UNESCO dhe kjo ėshtė arsyeja qė nė tri lagje tė vjetra tė qytetit, Mangalem, Goricė dhe Kala ndėrtimet e reja janė ndaluar plotėsisht.

    Top Channel
    https://youtu.be/bo_efYhYU2A


  • #2
     

    Comment


    • #3
      Vend i bukur,po c'e do,njerezit t nuk e vlersojne vendin tone,dhe iken,moren rruget e emigrimit.
      https://youtu.be/bo_efYhYU2A

      Comment


      • #4
        ........
        Last edited by VOX; 1 week ago.

        Comment


        • #5
          As atje ku shkojne,nuk eshte ndonje qejfi madh.Mund te paguhen me mire,po prape ne fund te muajit s'u mbet gje duke i lene po aty me taksa qera e te gjitha.
          https://youtu.be/bo_efYhYU2A

          Comment


          • #6
            Rilievi shqiptar eshte nje nder rilievet me te bukura te Evropes.
            Problemi qenedron se jane si toka te pa zot,ne lidhje me investimet,kordinimet turistike etj etj.

            https://www.youtube.com/watch?v=eWbU8jh3D1Y

            Comment


            • #7
              E bukur eshte Shejtanka, por duhen zdrukthtu pak njerezit qe duan tja prishin nurin.
              Tė njohėsh tė tjerėt ėshtė menēuri. Tė njohėsh veten ėshtė urtėsia mė e madhe. Ti imponohesh vullnetit tė tė tjerėve ėshtė forcė. Ti imponohesh vetes ėshtė forca mė e madhe – (Une dora vet)

              Comment


              • #8
                ........
                Die albanische Mafia ist europaweit im Drogenhandel aktiv. Und nicht immer schauen Behörden und Politiker so genau hin – immer noch ist Korruption in dem EU-Beitrittskandidaten Albanien weit verbreitet.
                Last edited by VOX; 1 week ago.

                Comment


                • #9
                  S'kuptoj pse duhet permend droga ,kur behet fjale per nje promovim per turizmin e nje vendi si ky i yni ?

                  Gjithsesi nqs i japin prioritet turizmit detar e atij malor,Shqiperia do jete nje nga vendet qe do rritet nr i turisteve nga viti ne vit.

                  Eshte nje arme e mire per ekonomine shqiptare,gje te cielen qeverite gjate ketyre viteve nuk i dhane vemendjen e duhur.
                  Unė nuk jam njė trashgimtar,por njė paraardhės.
                  N B

                  Comment


                  • #10
                    Po mir se ne foto po na vin gjitha vendet e bukura ,,po he keshtu live te dalin krejt pamje tjera..
                    Me ruaj brenda endrrave edhe kur ato thyhen...

                    Comment


                    • #11
                      Ne sarande kam deshire te shkoj ne syrin e kalter kam degjuar shume per te
                      Njeriu ndjehet i frikėsuar vetėm nėse nuk ėshtė nė harmoni me veten

                      Comment


                      • #12
                        E bukur shum eshte...vetem se mund te hash noi plumb te papritur kokes etj etj.
                        Be so beautiful, they can't take their hearts off you!

                        Comment


                        • #13
                          Originally posted by Legally_Sweet View Post
                          E bukur shum eshte...vetem se mund te hash noi plumb te papritur kokes etj etj.
                          E sheh,kemi vdekur ne..nga plumbat
                          https://youtu.be/bo_efYhYU2A

                          Comment


                          • #14
                            Originally posted by Abis View Post

                            E sheh,kemi vdekur ne..nga plumbat
                            S'ke vdekur ti, por kane vdekur te tjere qe njoh une.
                            Be so beautiful, they can't take their hearts off you!

                            Comment


                            • #15
                              Originally posted by Legally_Sweet View Post

                              S'ke vdekur ti, por kane vdekur te tjere qe njoh une.
                              Avash,se po na krahason me Brazilin..kane ndryshuar kohet,nuk jemi ne 97-ten.
                              https://youtu.be/bo_efYhYU2A

                              Comment


                              • Legally_Sweet
                                Legally_Sweet commented
                                Editing a comment
                                Sa vrasje u kryen javes qe kaloi brenda javes?

                              • Abis
                                Abis commented
                                Editing a comment
                                Vriten njerez qe kane lidhje me krimin..ato qe jane te paster,s'i gjen gje.Dhe sa per krim,ne cdo vend te botes ekziston.

                              • Legally_Sweet
                                Legally_Sweet commented
                                Editing a comment
                                Ne fakt po vriten ata qe kane lidhje me krimin, por e ha dhe ndonje i pafajshem ndonje qorr!

                              • Monique
                                Monique commented
                                Editing a comment
                                Legally deri tani shyqyr se ka ngrene asnje i pafajshem, shyqyr se se ka kush jeten teper..por ndodh posi !

                            What's Going On

                            Collapse

                            There are currently 163 users online. 14 members and 149 guests.

                            Most users ever online was 7,146 at 06:56 on 08-03-2018.

                            Working...
                            X