Announcement

Collapse
No announcement yet.

Arsimi sektori me i nenfinancuar

Collapse
X
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

  • Arsimi sektori me i nenfinancuar


    Qė nga 7 marsi i vitit 1887, kur u hap Mėsonjėtorja e parė shqiptare kanė kaluar 132 vite dhe sistemi arsimor nė vend vetėm sa ka pėrkeqėsuar problemet tashmė tė akumuluara prej vitesh, me financime tė pamjaftueshme , infrastrukture tė dobėt shkollore, hendek nė nivelin e trupės arsimore dhe rėnie drastike tė numrit tė nxėnėsve si pasojė e tkurrjes sė numrit tė lindjeve me rikthimit tė valės sė re tė emigrimit tė familjeve.

    Shqipėria financonte mė shumė se 4-5 pėr qind tė PBB sė saj para viteve 1990 pėr sektorin e arsimit, ky nivelin ishte i krahasueshėm me financimet qė edhe vendet e tjera tė OECD sė jepnin nė atė kohė.

    Por pėrgjatė viteve tė tranzicionit sektori ėshtė financuar mė pak se 3 % tė PBB-sė, nivel gati 40 pėr qind mė i ulėt se financimet qė vendet e zhvilluara ka dhėnė nė kėtė periudhė dhe 20 pėr qind me pak se, financimet qė japin vendet e rajonit.

    Mė 2017, sektori i arsimit u financua nė 3.1% tė PBB, teksa pritet qė financimi tė jetė po nė kėtė nivel edhe mė 2018. Nga tė dhėnat e detajuara nga Ministria e Arsimit mėsohet se 1% e PBB, nga 3.1%, financohet nga pagesat e familjarėve nėpėrmjet tarifave direkte.

    Pėrqindja e financimit tė familjarėve u rrit dukshėm pas rritjes sė tarifave nė arsimin e lartė pas vitit 2015. (tarifat qė paguajnė familjarėt derdhen nė buxhetin e Ministrisė sė Arsimit, qė mė pas i rishpėrndan pėr nevojat e veta).

    Sipas njė analize tė fundit tė United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization (UNESCO) Shqipėria vijon tė ketė financim tė ulėt pėr arsimin nė raport me PBB nė raport me vendet e tjera tė kontinentit.

    Historikisht, nė Shqipėri, shpenzimet e qeverise pėr arsimin kane qenė tė ulėta, dhe pėrgjatė 15 viteve te fundit mbeten kryesisht rreth 3 % te Prodhimit tė Pėrgjithshėm Bruto (PPB). Nė vitin 2007, njė vit pėrpara krizės ekonomike financiare dhe recesionit ekonomik, pėrqindja pėrkatėse mezi arriti ne 3.2%. Pas krizės financimet pėr arsimin kanė qenė sistematikisht poshtė 3 pėr qind tė PBB-se.

    Po ashtu, shpenzimet private/familjare pėr arsimin si pėrqindje e PPB-se kanė qenė nė rritje qė nė 2011, dhe, duke ruajtur ketė tendence, arriti ne 0.9% nė fundin e vitit 2015 dhe pak mė shumė se 1% mė 2017.

    Financimi i pamjaftueshėm i arsimit ndikon negativisht cilėsinė e shkollimit, sidomos shtresat pavaforizuara tė popullsisė.

    Nė vend qė hendeku i financimeve nė arsim tė plotėsohet, qeveria ka planifikuar tė kundėrtėn, fondet do tė ulen mė tej gjatė tre viteve nė vijim.

    Sipas planifikimit afatmesėm tė Ministrisė sė Financave, shpenzimet pėr arsimin nga 3.1- 3.3% e PBB-sė mė 2018-2019 do tė zbresin nė 3 % nė 2020 dhe 2021.

    Shqipėria u rendit e fundit nė Rajon pėr shpenzimet dedikuar arsimit gjatė vitit tė kaluar. Shqipėria shpenzoi 3.1 pėr qind tė PBB-sė pėr arsimin teksa vendet e tjera tė rajonit ky tregues ėshtė nė intervalin 4-4.5% tė PBB-sė.

    Tė dhėnat e fundit e INSTAT, pėr matjen e nivelit tė jetesės treguan se pesha e shpenzimeve pėr arsim arriti nė njė nivel rekord, prej 4.4% tė totalit tė konsumit mė 2016, nga 1.7% qė ishte njė dekadė mė parė. Tė dhėnat krahasuese nga anketat e buxhetit tė familjeve tė vendeve tė rajonit dhe Eurostat, tė pėrpunuara nga Monitor, tregojnė se familjet shqiptare kanė peshėn mė tė lartė tė shpenzimeve pėr arsim nga vendet e rajonit dhe ato tė Bashkimit Europian, shkruan ‘monitor’.

    Mesatarja e Bashkimit Europian ėshtė 2.1%, ndėrsa njė familjeje nė rajon i kushton shumė mė pak (nė termin relativ ndaj shpenzimeve totale) qė tė shkollojė fėmijėn. Serbia, Maqedonia, Bosnjė Hercegovina e kanė kėtė raport midis 0.6-0.7%, ndėrsa nė Kroaci arrin nė 1.1%.

    Sektori i arsimit reduktohet me 35% qė nga 1990

    Sektori i arsimit ėshtė reduktuar mė shumė se 30 pėr qind qė nga viti 1990 si nė numrin e nxėnėsve, mėsuesve, dhe shkollave.

    Sipas tė dhėnave zyrtare nga INSTAT numri i nxėnėsve qė ndjekin arsimin e 9-vjecar dhe mesėm ra nė 43 mijė 700 nxėnės nė vitin 2018 nga 68 mijė e 600 nxėnės qė ishin nė vitin 1991 ose 35 pėr qind nxėnės mė pak. Rėnia mė e madhe ishte nė arsimin 9 vjeēar, ku kėtė vit janė ulur nė bankat e shkollės 260 mijė nxėnės mė pak nxėnės se nė vitin 1991. Vetėm pėr dy vitet e fundit vijuan shkollėn 46 mijė fėmijė mė pak.

    Rėnia e numrit tė nxėnėsve ėshtė shoqėruar edhe mė rėnie tė trupės arsimore. Nė vitin 1991 numėroheshin 43700 mėsues nė tė gjithė vendin, ndėrsa nė fillim tė kėtij viti numri i tyre ishte 3390 me rėnie 22 pėr qind qė nga viti i parė i tranzicionit.

    Gjithashtu numri i shkollave u reduktua me 35 pėr qind qė nga viti 1991.

    Shqipėria hyri nė periudhėn e tranzicionit me 2200 shkolla tė arsimit 8-vjevar dhe tė mesėm, kėtė vit dhe me 1134 shkolla. Afėrisht 150 shkolla u mbyllėn vetėm kėtė vit, pėr shkak se numri nxėnėsve po bie nė mėnyrė tė frikshme nė disa qarqe tė vendit.

    Numri i klasave ėshtė reduktuar mė tej. Nga 37 mijė klasa qė ishin nė fillim tė viteve 1990, aktualisht janė rreth 11 mijė klasa. Numri i tyre ėshtė reduktuar me 70 pėr qind pėrgjatė 28 viteve.

    Ulja e numrit tė nxėnėsve ka sjellė dhe njė rėnie tė raportit nxėnės pėr mėsues, nė 17.8 nė vitin akademik 2017/2018, nga 19.1 nė vitin akademik 2013/2017, pėr ciklin 9 vjeēar, sipas INSTAT.

    Njeriu ndjehet i frikėsuar vetėm nėse nuk ėshtė nė harmoni me veten

  • #2
    E ka prioritet qeveria tashi,me siguri do e rrise % e financimit te arsimit
    https://youtu.be/bo_efYhYU2A

    Comment


    • #3
      Originally posted by Abis View Post
      E ka prioritet qeveria tashi,me siguri do e rrise % e financimit te arsimit
      Me sa % ?

      Hiq nje idiote,e ve nje tjeter idiote (me plot reforma ) >
      Unė nuk jam njė trashgimtar,por njė paraardhės.
      N B

      Comment

      What's Going On

      Collapse

      There are currently 146 users online. 12 members and 134 guests.

      Most users ever online was 7,146 at 06:56 on 08-03-2018.

      Working...
      X