Shqiptar te Bashkuar
android
Thanks Thanks:  0
Likes Likes:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 14 nga 14
  1. #1
    Kohe & Stine fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    40,259
    Blog Entries
    8
    Forca e Rrespektit
    11799

    Origjina e Gjuhės Shqipe nga Prof Kostaq Cipo

    Origjina e Gjuhės Shqipe – nga Prof. Kostaq Cipo

    k6711218.jpg

    Hyrje pėr shkrimin

    Ėshtė gjetur gjithashtu edhe njė artikull apo studim i plotėsuar i Cipos, por fatkeqėsisht tek ne ka mbėrritur i mangut. Ėshtė shtypur nė makinė. Kopja e parė nuk gjendet, ēka tregon se duhet tė jetė dėrguar diku pėr t’u botuar apo sipas disave mendohet se duhet tė jetė hequr dhe mbajtur mėnjanė nga ndonjė studiues qė mezi priste vdekjen e Cipos pėr ta paraqitur si studim tė tij personal. Sido qė tė jetė mendojmė ta pėrfshijmė kėtu pasi trajton njė temė interesante dhe tė rėndėsishme, atė tė origjinės sė Gjuhės Shqipe.

    Origjina e Gjuhės Shqipe
    Qė mundi tė themelojė kombi Shqiptar pas shekujsh ravgimesh njė shtet si gjithė bota, kėtė ja ka hua kryesisht ruajtjes sė gjuhės qė ėshtė njė element i fuqishėm pėr ruajtjen e kombėsisė.

    Shqipja ėshtė njė gjuhė me fizionomi tė vetėn, me tipare Fonetike, Morfologjike e Sintaktike tė dalluara mirė dhe jo njė pėrshesh gjuhėrash tė huaja, sikundėr u cilėsua nga njė palė. Dhe pikėrisht pėr kėto karakteristika tė ēkoqura qė ka, zė njė vent tė veēantė e tė pavarur midis gjuhėrave tė tė njėjtit grup. Me qė Shqipja na paska njė shumicė tė madhe fjalėsh latine nė fjalorin e saj, kjo nuk duhet tė pranohet se Shqipja ka ndryshuar tiparet dhe ėshtė bėrė gjuhė gjysmė-neolatine. Vetė G. Mayeri, qė kish pohuar nė fillim njė gjė tė tillė, mė vonė nė bazė tė tė dhėnave tė reja e ndroi mendimin. Nuk duhet tė na trembi veprimi qė ushtroi latinishtja mbi leksikun e Shqipes, se kjo gjė ėshtė pėrfundimi i marrėdhėnieve politike e kulturore qė kish Shqiperia me Perandorin’e Romės. Sidoqoftė kėto gjurma tė latinishtes nuk u shtrinė pėrtej fjalorit tė Shqipes, nuk arrijtėn sa tė prishin strukturėn gramatikore tė gjuhės sonė. Fakti qė tiparet e njė gjuhe as ndrojnė as prishen nga numuri i math i fjalėve tė huaja qė mund tė pėrmbajė fjalori i saj, vėrtetohet me Anglishten, e cila duke qėnė vetė gjuhė Gjermanike, pjesėn mė tė madhe tė thesarit leksikor e ka marrė nga Latinishtja. Po edhe ky numur i math i fjalėve latine i rikqyrur sot nė bazė tė tė dhėnave tė reja, po vete ditė pėr ditė duke u rrėgjuar, sepse shumė fjalė qė diheshin si tė burimit Latin, sot po dalin se janė Hindoeuropiane.

    Po edhe duke pranuar se Shqipja ka shumė fjalė latine e fjalė tė greqishtes sė vjetėr dhe se, nė tė ndruar tė shekujve, duke u pėrputhur me gjuhėt Sllave, me Greqishten e Re e me Turqishten, mori hua edhe nga kėto gjuhė, fjalėt qė ju deshnė, prapė ky fakt i vetėm nuk pengon qė tė jetė Shqipja njė gjuhė Hindo-Europiane a mė mirė pjestare e pavarur e grupit lindor tė gjuhėve Hhindoeuropiane, sepse tė tilla tė dhėna tė marrė hua midis popujve janė gjėra tė zakonshme.

    Pema Indo-EuropianeNė lidhje me origjinėn e Shqipes, i pari qė e studioi mbi bazėn e gjuhėsisė sė krahasuar ka qėnė linguisti i dėgjuar Frantz Bopp nė njė studim tė titulluar: “Uber Das Albanische In Seinen Verėantschafeliechen Beziehungen” – “Rreth Shqipes Nė Lidhje Me Farefisnin’e Saj”, dhe si brumė kish nė dorė strukturėn gramatikore tė Shqipes. Duke krahasuar disa nga elementet morfologjike tė Shqipes me gjuhėt Sanskrite, Greke, Lituane, etj. arrin nė pėrfundimin qė e dimė sot, se Shqipja ėshtė njė gjuhė Hindoeuropiane, por qė formon njė grup mė vehte. Po Schleicheri dolli jashtė kėsaj rruge sė vėrtetė tė gjetur nga Bopp-i, duke i caktuar gabimisht njė vend pranė Greqishtes. Pėr fat tė keq mbi kėtė rrugė tė gabuar tė Schleicherit ecėn me vonė njė tjetėr i huaj, Stieri, si dhe nje Italo-Shqiptar D. Camarda nė veprėn e tij “Saggio Di Grammatologia Comparata Sulla Lingua Albanese”.

    Po ēėshtja e origjinės sė Shqipes nuk munt tė mos hapte edhe njė ēėshtje tjetėr, ēėshtjen e Shqiptarėve si komb. Kėtė pikė tė kombėsisė sonė e shtroi dhe e studioi historiani Fallmerayer-i nė veprėn e tij: “Das Albanische Element In Griechenland” – “Elementi Shqiptar Nė Greqi”, i cili erdhi nė pėrfundimin qė Shqiptarėt ishin autoktonė tė Ilirisė sė vjetėr.

    Njė tjetėr qė u muar me ēėshtjen e origjinės sė Shqipes dhe tė kombėsisė Shqiptare ka qėnė i mirėnjohuri studios Dr. Hahn-i nė veprėn e tij tė madhe e tė bukur: “Albanische Studien” – “Studime Shqiptare”. Po pėr fat tė keq Hahn-i arriti nė njė pėrfundim tė gabuar qė mė vonė u hoth poshtė. Ai tha se Ilyrėt, Epirotėt dhe Maqedhonasit ishin prej tė njėjtės origjine, duke i identifikuar kėto tri fise me Pellazgėt. Rreth origjinės sė Shqipes dhe autoktonisė sė popullit Shqiptar ka bėrė studime edhe G. Mayer, i cili e quajti tė pathemeltė burimin Pellazg tė pranuar nga Dr. Hahn-i dhe gjeti se tė parėt e Shqiptarėve kanė qenė Ilirianėt dhe se gjuha Shqipe ish faza e re e Ilirishtes sė vjeter. Kundėr kėsaj teze u ngritnė linguistė tė tjerė si Hirt-i etj., tė cilėt shprehėn mendimin se Shqipja buronte nga Thrakishtja. Kėtė ide e shtroi dhe e mproi edhe albanologu i shquar Weigand-i nė njė studim tė tij tė titulluar: “A Janė Shqiptarėt Zbritėsit e Ilirėve Apo Tė Thrakasve?”. Shumė nga argomentet qė shtroi pėr tė provuar origjinėn Thrakase tė Shqipes jane bindėse. Nga linguistėt sllavė, Bariēi ēfaqi mendimin se Shqipja nuk ish as krejt Ilire e as krejt Thrakase po njė thrakishte e ilirizuar.

    Baron Nopēka ēfaqi njė mendim tjetėr rreth origjinės sė Shqipes. Ai tha se Shqipja rrjeth vėrtet nga Thrakishtja, po nga njė Thrakishte e mbuluar me njė shtresė Ilire. Ky mendim i Nopēkas i forcuar me argumente gjuhėsore tė reja nga i ndjeri albanolog i ēquar N. Jokl-i i cili solli si perfundim qė: “… Shqipja e jon’e sotme ka rrjedhur nga Ilirishtja dhe nga Thrakishtja”, d.m.th. ėshtė njė dialekt Thrakas i ilirizuar.

    Rėndėsia e Gjuhės Shqipe

    Rėndėsia shkencore e Shqipes nuk ėshtė e vogėl. Ajo meriton tė studiohet se ėshtė njė ndihmė pėr rėmimet historike, folkloristike krahasore midis popujve tė Ballkanit, ėshtė njė ndihmė gjithashtu pėr studimet krahasore me Rumunishten, me Sllavishten, me Greqishten me tė cilat Shqipja ka tė pėrbashkėta shumė fenomene Fonetike, Morfologjike e Sintaktike. Po studimi i Shqipes jep dorė edhe pėr tė bėrė vėzhgime edhe kėrkime rreth pėrhapjes, shtrirjes dhe evolucionit tė Latinishtes ballkanike.

    Dialektet e Shqipes

    Shqipja ėshtė njė njėsi gjuhėsore qė puthet fare mirė me njėsit’etnike. Si ēdo gjuhė, edhe Shqipja ėshtė e pėrbėrė nga dialekte. Dy dialektet kryesore tė saja janė: Toskėrishtja qė dėgjohet nė Jugė tė Shqipėrisė dhe Gegėrishtja qė flitet nė Veri. Pėr kudrejt kėsaj ndarje, grosso modo munt tė bėhet edhe njė nėndarje, e cila pėr Gegėrishten e Veriut pėrfshin tė folmet e Shkodrės dhe tė Malėsisė, pėr Gegėrishten mė nga jugu, tė folmet e Durrėsit, Tiranės dhe t’Elbasanit, dhe nga Veri-Lindja tė folmet e krahinave tė Kosovės dhe tė Dibrės.

    Nėndialektet Toskėrishte qė bien mė fort nė sy janė: tė folmet e Labėrisė dhe tė Ēamėrisė ku gjejmė gjurma fenomenesh fonetike dhe morfologjike tė pėrbashkėta me ato tė Gegėrishtes. Po tė duam, mund tė quajme larmi dialektore tė Toskėrishtes trajtat e vjetra Toskėrishte tė Shqiptarėve t’Italisė dhe tė Greqisė. S’ishte pun’e lehtė tė heqish njė vijė pėrcaktimi tė prerė midis dy dialekteve kryesore dhe aqė mė pakė midis nėndialekteve tė Shqipes, sepse ndryshimet bėhen, nė pikat e tyre tė pėrputhjes, po thua tė pandjeshme, pėrkundrazi, bėhen fort tė mbėdha nė tė tejmet kufij tė mėmėdheut… .

    Kostaq Cipo
     

  2. #2
    Anėtar i Respektuar fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Eugeneral
    Antarėsuar nė
    Oct 2016
    Mosha
    33
    Postime
    1,258
    Forca e Rrespektit
    291
    Gjuha Shqipe eshte Gjuha Shqipejeguese (Shpjeguese).

    -Origjina e njerezimit eshte shqiptare sepse te gjitha gjuhet shpjegohen Shqip.
     

  3. #3
    Super Moderator fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Abis
    Antarėsuar nė
    Feb 2016
    Postime
    11,392
    Forca e Rrespektit
    3404
    Citim Origjinale Postuar nga Eugeneral Shfaq Poten
    Gjuha Shqipe eshte Gjuha Shqipejeguese (Shpjeguese).

    -Origjina e njerezimit eshte shqiptare sepse te gjitha gjuhet shpjegohen Shqip.
    Po Afrikanet,Aziatiket,Shqiptare jane me origjine?!
    ____Nichts ist unmöglich____

    https://youtu.be/PEhjphZ6T9o



    🐾

  4. #4
    Anėtar Aktiv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Frank
    Antarėsuar nė
    Dec 2017
    Postime
    736
    Forca e Rrespektit
    267
    [QUOTE=Eugeneral;1011150]Gjuha Shqipe eshte Gjuha Shqipejeguese (Shpjeguese).

    -Origjina e njerezimit eshte shqiptare sepse te gjitha gjuhet shpjegohen Shqip.[/h QUOTE]

    Hec aty! Me pelqen
     

  5. #5
    Administrator fv
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    31,465
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    10
    [QUOTE=Frank;1012101]
    Citim Origjinale Postuar nga Eugeneral Shfaq Poten
    Gjuha Shqipe eshte Gjuha Shqipejeguese (Shpjeguese).

    -Origjina e njerezimit eshte shqiptare sepse te gjitha gjuhet shpjegohen Shqip.[/h QUOTE]

    Hec aty! Me pelqen
    Mos e ngacmo se te ben hartime ai....cdo gjeje ja gjen prapashtesen shqiptare
     

  6. #6
    Anėtar Aktiv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Frank
    Antarėsuar nė
    Dec 2017
    Postime
    736
    Forca e Rrespektit
    267
    [QUOTE=Monique;1012104]
    Citim Origjinale Postuar nga Frank Shfaq Poten
    Mos e ngacmo se te ben hartime ai....cdo gjeje ja gjen prapashtesen shqiptare
    Me i fiksuar se Toto eshte?! :p
     

  7. #7
    Administrator fv
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    31,465
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    10
    [QUOTE=Frank;1012106]
    Citim Origjinale Postuar nga Monique Shfaq Poten
    Me i fiksuar se Toto eshte?! :p

    E le ne kthese
     

  8. #8
    Anėtar Aktiv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Frank
    Antarėsuar nė
    Dec 2017
    Postime
    736
    Forca e Rrespektit
    267
    [QUOTE=Monique;1012113]
    Citim Origjinale Postuar nga Frank Shfaq Poten


    E le ne kthese
    Prape me pelqen.
     

  9. #9
    Administrator fv
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    31,465
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    10
    O niku ci ke bere forumit se po me vjedh frank fjalet...
     

  10. #10
    Anėtar Aktiv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Frank
    Antarėsuar nė
    Dec 2017
    Postime
    736
    Forca e Rrespektit
    267
    ahaahahaahahaahahaahaaaaa kaq e pati
     

  11. #11
    Simple fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i MrCool
    Antarėsuar nė
    May 2017
    Vendodhja
    Struga
    Postime
    101
    Forca e Rrespektit
    186
    Na paskerka erdhur Fahri Xharra ne forum dhe nuk e paskerkemi ditur?
    Beyond the horizon

  12. #12
    Administrator fv
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    31,465
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    10
    Citim Origjinale Postuar nga MrCool Shfaq Poten
    Na paskerka erdhur Fahri Xharra ne forum dhe nuk e paskerkemi ditur?
    Ketu ka qene por e perzune egersirat e ketij forumi highlinder....xhungla nuk ishte per te
     

  13. #13
    Simple fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i MrCool
    Antarėsuar nė
    May 2017
    Vendodhja
    Struga
    Postime
    101
    Forca e Rrespektit
    186
    He se nder i kane bere.. Me siguri tani do jete duke hulumtuar mbi historine e Vikingeve per te gjetur rrenjet e tyre te thella Shqiptare.
    Beyond the horizon

  14. #14
    Administrator fv
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    31,465
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    10
    Ose po kerkon gjymtyret e gjigandeve....ishte e kjo nje teori
     

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

fv Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •