Rregullorja !

Rregullorja e Forumit Virtual

Detyrimet dhe të drejtat e çdo anëtari.

1. Ёshtë një forum publik i orientuar drejtë lirisë së fjalës dhe mendimit të lirë, jo politik , jo racist, jo fetar. Si gjuhë zyrtare njihet vetem gjuha Shqipe, me përjashtim të disa nënforumeve ku mund të flitet dhe gjuhë të huaj. Çdo anëtar i rregjistruar duhet ti përmbahet rregullave më poshtë në mënyrë që në forum të krijohet një atmosferë e këndëshme për të gjithë pjesëmarrësit.

2. Nuk duhet të beni dallime apo paragjykime mbi bindjet fetare, politike, raciste, seksiste pasi çdo antarë duhet të ndihet i lirë në veprimtarinë e tijnë forum. Si në çdo komunitet edhe në ForumiVirtual duhet të mbizotëroje respekti dhe toleranca për individin.

Në rast se, mos respektimi i kësaj pike merren masa ndëshkimuese apo paralajmeruese të parashikuar në “Rregulloren e Ndëshkimeve” sipas rregullit nr:

3. Pjesëmarrja juaj në këtë forum duhet të shërbejë si një aprovim indirekt i mendimit të të tjerëve, si dhe të pranoni mendimin ndryshe edhe pse mund të bien nkundershtim me mendimin tuaj. Nuk mund të shani edhe të ofendoni anëtarë të tjerë, sepse një sjellje e mirë ju fisnikëron, gjithashtu fitoni respektin e anëtareve të tjerë. Toleranca vetem promovon vlerat tuaja si individ.

Në rast se, mos respektimi të kësaj pike merren masa ndëshkimuese apo paralajmeruese të parashikuar në “Rregulloren e Ndëshkimeve” sipas rregullit nr:

4. Në forum hyjnë anëtarë të moshave të ndryshme, nga krahina të ndryshme, me besime fetare të ndryshme, me nivel arsimor të ndryshëm, me tradita të ndryshme, me botëkuptime të ndryshme, me eksperienca jete të ndryshme, me interesa dhe hobe të ndryshme. Pavarësisht nga dallimet dhe diversiteti në mendim dhe botëkuptim, asnjëherë nuk duhet të cënoni integritetin e anëtarëve të forumit.

4.1. Per arsye te prishjes së struktures te forumit, Profili juaj, Postimet publike, temat publike, krijimet apo fotot e bëra publike do të cilësohen si prodhim i FV.AL dhe mund të fshihen me kërkesë të postuesit dhe aprovimin e stafit Admin, vetem ne raste te vecanta dhe te cilsuara.

Në rast se, mos respektimi të kësaj pike merren masa ndëshkimuese apo paralajmeruese të parashikuar në “Rregulloren e Ndëshkimeve” sipas rregullit nr:

5. Para se të hapni një temë sigurohuni që ajo temë të mos ekzistojë (per t'u siguruar që nuk ekziston përdorni butonin kërko. Nuk duhet të hapni një temë që nuk i përket atij nënforumi, gjithashtu tema e hapur mos të jetë temë që ofendon një person, ose një grup personash.

5.1. Çdo informacion i sjellë në temë të re apo tema ekzistuese duhet të ketë të saktësuar burimin e informacionit duke dhënë një adresë e shkurtër si psh: emriifaqes.com ose emrin e gazetës, gazetarit, shkrimtarit. Për të ruajtur çdo të drejtë të autorit.

6. Mos i ktheni temat në Chit-Chat, pasi në perballje me këtë cdo postim jashtë teme do të fshihet. Tema që keni hapur nuk është pronë e juaja, ajo do të moderohet nga stafi në rast shkelje të rregullores.Çdo postim që cilësohet jashtë teme, do të çohet në kosh ose do të transferohet në temën përkatëse “Chit- Chat” nga stafi i forumit. Kjo ndodh për shkak të dëshirës së ruajtjes së një temë të qartë që nga fillimi e deri në fund.

Në rast se, mos respektimi të kësaj pike merren masa ndëshkimuese apo paralajmeruese të parashikuar në “Rregulloren e Ndëshkimeve” sipas rregullit nr:

7. Ёshtë e ndaluar të bëhen reklama të ndryshme. Tema të hapura vetëm për këtë motiv do të fshihen menjeherë nga moderatorët. Është e lejueshme të reklamoni faqet tuaja në nënforumin përkatës FAQET WEB SHQIPTARE. Faqja nuk duhet të ketë material pornografik, programime për hakime apo programe te vjedhura. Gjithashtu nuk lejohen reklama në privat cdo reklamim që bëhet me "http" "www" ".com" etj raportohet direkt tek administratorët me anë te sistemit spam.

7.1 Nuk lejohet të postohen në forum materiale që mund të paraqesin rrezik për ekzistencën e forumit. Dmth: downloads, seriale, cracks, etj. etj.

7.2 Lejohet të postoni lidhje të faqeve të ndryshme për shkarkime. Gjate postimit të një linku jashte forumit, linku duhet të futet brenda tag-ut Code:

[code]http://www.forumivirtual.com[/ code]

7.3 Që të postoni linke në forum duhet që të keni mbush numrin 30 të postimeve. Në rast se, mos respektimi të kësaj pike merren masa ndëshkimuese apo paralajmeruese të parashikuar në “Rregulloren e Ndëshkimeve” sipas rregullit nr:

8. Pseudonimi përkatës që përdoret në forum nuk duhet të përmbajë fjalë banale ne gjuhën shqipe, ose ne gjuhë të huaj! Kjo pikë vlen edhe për postimet e anëtarëve të forumit, si edhe firma e anëtarit. Nëse një gabim i tillë ndodh, atëherë anëtari do të kontaktohet personalisht nga stafi për kthimin e firmës apo pseudonimit në një te arsyeshem.

8.1 Firma nuk duhet të jetë më e gjatë sesa 3 rreshta dhe me karakter më të madh se 4. Nuk duhet të përmbaje figura, fjalor vulgar dhe lidhje Url jashte Forumit Virtual. Në rast se, mos respektimi të kësaj pike. Stafi editues do të editojë apo fshijë firmën tuaj dhe do tju njoftojë me mesazh për vendimin e marrë dhe gabimin e kryer.

9. Ndalohet rreptësisht të shkruhet me shkronja kapitale në forum pasi kjo shkakton shqetesim vizual tek antarët por edhe nuk është estetike ne Forum. Në rast se, mos respektimi të kësaj pike. Stafi editues do te editoje apo fshije postimin tuaj dhe do tju njoftoje me mesazh per vendimin e marredhe gabimin e kryer.

10. Tema me mbi 400 postime do të mbyllen dhe do të kalojnë në arkiv dhe në vënd të tyre do të hapet e njejta temë. Kjo behet për lehtesim dhe për mosngarkim të serverit të FV.

11. Avatarët janë imazhet që shfaqen poshtë emrit të antarit. Përmasat e të cilit duhet të jene ato standart psh. 100x100 maksimumi. Ndalohet përdorimi i avatarve me përmasa më të mëdha për të shmangur deformimin e pamjes të forumit. Në rast se, mos respektimi të kësaj pike. Stafi editues do të editojë apo fshijë Avatarin tuaj dhe do tju njoftojë me mesazh për vendimin e marrë dhe gabimin e kryer.

12. Privatësia e antarëve (si email, datëlindje, IP, etj) janë pronë eskluzive e forumit dhe asnjë anëtar i stafit nuk ka autoritetin ti japë personave të tretë këto të dhëna. Nëse një Administrator apo Moderator vepron kundër këtij rregulli do të përjashtohet direkt pa qënë e nevojshme të kaloj ne sondazh kredibiliteti i tij.

Ju faleminderit!

Me respekt Stafi i FV!

Top