Shqiptar te Bashkuar
android
Duke shikuar rezultatet 1 ne 3 nga 3
  1. #1
    >> << fv Avatari i Violetta
    Antarėsuar nė
    May 2011
    Postime
    6,778
    Forca e Rrespektit
    1437

    Disa mendime lidhur me armėt kimike siriane

    Disa mendime lidhur me armėt kimike siriane





    Historikisht ėshtė e njohur se helmet, si mjet alternativ vrasės, janė pėrdorur, nga ushtri tė ndryshme, qysh nė kohėt e lashta. Kur mjetet tradicionale luftarake nuk kishin efikasitetin e nevojshėm, sidomos pėr tė nxjerrė nga mburojat e tyre ushtritė mbrojtėse, janė shfrytėzuar lėndė tė ndryshme, tė cilat, duke u djegur, lėshonin tym, qė u shkaktonte trupave kundėrshtare nė fushėn e luftės, shqetėsime dhe humbje jete.


    Kėshtu, i kanė pėrdorur spartanėt nė luftėn e Peloponezit tė v. 429 para epokės se re, maqedonasit nė v. 332, romakėt nė v. 189 dhe 81 po p.e.re. e kėshtu herė pas here. Por lufta mė e madhe, nė tė cilėn kėto mjete alternative gjetėn pėrdorim masiv, qe Lufta e Parė Botėrore. Pikėrisht pėrdorimi nė shkallė tė gjerė i lėndėve kimike, sidomos nga trupat gjermane dhe dėmi i madh qė shkaktuan ato nė forcat e armatosura kundėrshtare, bėnė qė ato tė marrin emrin qė pėrdoret pėr to edhe sot, armė kimike, ose lėndė helmuese luftarake.


    Rreziku i madh qė paraqiste kjo armė e re, sidomos pėr popullsinė e pambrojtur, shqetėsoi qeveritė e botės mbarė, tė cilat, pas L I B, kėrkuan qė, nė kuadėr tė Lidhjes sė Kombeve, tė thirrej njė Konventė Ndėrkombėtare, ku tė kėrkohej angazhimi i tė gjitha qeverive pėr tė mos i pėrdorur kurrė mė atė armė nė luftėrat e mundėshme, nė tė ardhmen.


    Nė v. 1925, nė Gjenevė tė Zvicrės u mblodh Konventa nė fjalė dhe u mor vendimi historik, qė kėrkonte koha, pėr mospėrdorimin e armės kimike. Kėtė Konventė e firmosėn tė gjitha vendet pjesėmarrėse, me pėrjashtim tė SHBA. Fakti qė nė L II B arma kimike nuk u pėrdor, megjithėse depot e ushtrive ndėrluftuese ishin tė mbushura me to dhe rrethanat luftarake shpesh e kėrkonin kėtė, ishte rezultat edhe i firmės sė vėnė poshtė asaj marrėveshje ndėrkombėtare.


    Ditėt e fundit, nėpėr ekranet e TV botėrore u shfaqėn disa pamje, tė cilat i atribuoheshin njė qyteti sirian me emrin Duma, ku disa fėmijėve u lanin fytyrėn me ujė, ose dikujt i vinin njė maskė nė hundė.

    sulme helmimi.jpg


    Fjalėt qė shoqėronin figurėn tregonin se ky ishte rezultat i pėrdorimit tė lėndėve helmuese luftarake nga ana e ushtrisė sė rregullt siriane pėr tė mposhtur qėndresėn e kundėrshtarėve politikė tė qeverisė. Kėto pamje, pas jehonės qė patėn nė vende tė ndryshme, bėnė qė natėn e datės 14 prill tė kėtij viti, forcat e armatosura tė disa vendeve me nė krye SHBA, tė goditnin me raketa objektiva tė ushtrisė siriane, qė, sipas njoftimeve, ishin depo dhe laboratorė tė armėve kimike.


    Natyrisht, pėrdorimi i armėve kimike, sidomos kundėr popullit tė pambrojtur, ėshtė njė krim i shėmtuar qė duhet tė indinjojė kėdo dhe tė bėjė qė, tė gjithė njerėzit e thjeshtė tė ngrenė zėrin qė armėt e shkatėrrimit nė masė tė mos prodhohen dhe tė asgjėsohen ato qė ndodhen depove tė shumta. Vetėm se, sipas mendimit tim, tė ndėrmarrėsh njė sulm me raketa kundėr njė vendi sovran, vetėm nisur nga disa pamje, qė ngjajnė si skena tė ndonjė filmi artistik, pa krijuar njė komision ndėrkombėtar pėr ta verifikuar nė vend dhe me saktėsi faktin e lajmėruar, pa njė vendim unanim tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, si organi mė i lartė qė i pėrcakton kėto ngjarje, mė duket i nxituar.


    Mua si njeri qė, pėr shkak tė detyrės, kam qenė mjaft i familjarizuar me armėt kimike, mė duket e padrejtė edhe pėr njė fakt domethėnės. Thuhet nė njoftimin qė u dha se u goditėn depot dhe laboratorėt ku mbaheshin dhe prodhoheshin lėndėt helmuese, por, siē dihet, mėnyra kryesore e pėrdorimit tė armėve kimike nė fushėn e luftės, janė mjetet shpėrthyese, si predhat e artilerisė, bombat e aviacionit, fugaset etj., tė cilat mbushen me kėto lėndė tė presuara dhe, kur shpėrthejnė, bėjnė tė shpėrndahen avujt nė sipėrfaqe tė mėdha.


    Nė rastin konkret, raketat qė kanė goditur objektivat e mėsipėrme, teksa shpėrndanin nė atmosferė lėndėt helmuese tė depove dhe laboratorėve tė supozuar, duhet tė shkaktonin njė batėrdi tė vėrtetė, jo vetėm nė popullsinė pėrreth vendit, por shumė mė gjerė, kėshtu qė do tė bėhej njė katastrofė e vėrtetė. Por njė gjė e tillė nuk u dha nėpėr lajme, gjė qė mė bėn dyshues se janė goditur pikėrisht objektivat e treguara nė njoftime. Nė qoftė se kjo ėshtė e vėrtetė, bėn qė tė hedhė njė hije tė madhe dyshimi nėse skenat e treguara nė lajme ishin tė vėrteta apo inskenime regjisorėsh tė stėrvitur. Le tė kujtojmė se, pėr tė sulmuar Irakun, nė fillim tė viteve 2000, u pėrdor preteksti se, nė atė vend, prodhoheshin dhe mbaheshin armė tė dėmtimit nė masė, gjė qė nuk u vėrtetua dhe, po autoritetet amerikane deklaruan se ishte bėrė gabim.


    Mos edhe nė kėtė rast kemi tė bėjmė me po tė njėjtin gabim dhe raketat e hedhura kishin tjetėr qėllim? Nė kėtė kuadėr, sikur unė tė isha Kėshilltar Ushtarak i Z. President Meta, nuk do ta kėshilloja tė ngutej me pėrshėndetjen qė i bėri sulmit me raketa nga ana e SHBA dhe disa aleatėve europianė. Asnjė tjetėr Kryetar Shteti europian dhe mė gjerė, ende nuk e ka bėrė njė gjė tė tillė.


    Guri Shyti

    *Ish pedagog i armėve tė shkatėrrimit nė masė nė Akademinė Ushtarake “Mehmet Shehu”
    Mos ndrysho pėr tiu pelqyer tė tjerėve,
    ngase kush stė pėlqen kėshtu,
    nuk tė meriton as ashtu.

    Mua nuk mė trondit fuqia-shkatėrruese e njė bombe,
    por fuqia-eksplozuese e zemrave njerėzore pėr keq.



    Bashkimi i Shqipėrisė Etnike gjindet duke ecur.... dhe JO duke pritur.
    Maybe it's not happy end? Maybe it's about the Story....

  2. #2
    Moderatorė fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Passion
    Antarėsuar nė
    May 2010
    Postime
    8,864
    Forca e Rrespektit
    4519
    Le ta mbaje bota mbare e gjithe popujt pergjegjesine nqs ka ngel ndonje pike ndergjegjie mbi supe mbushur me turp,duke filluar nga Amerika,e te gjithe me radhe per ate c'ka i ndodh Sirise(gjithmone ne emrin e LIRISE)duke shkaterruar njerin nder popujt me kulturen me te hershme te asaj ane.

    Ne kete pjese e une personalisht ndihem fajtor si nje individ i pafuqishem qe s'mundte bej qofte e nje grimce te vogel ku do ndikonte pakezzzzzzz per t'iu kthyer pak buzeqeshje atyre femijeve qe bejne apel per ndihme(pak uje,pak buke).
    Apel gjithkujt te verber e te shurherve materialisteve anekend globit.
    Pak uje,pak buke t'i mbijetojme kesaj qe na beni.

    C'ju kemi bere,c'ju kemi bere fjalet e nje vajze te vogel ne prani te nje grup femijve duke qare.

    Marre,marreeeeeeeeee na qofte.
    Unė nuk jam njė trashgimtar,por njė paraardhės.
    N B

  3. #3
    >> << fv Avatari i Violetta
    Antarėsuar nė
    May 2011
    Postime
    6,778
    Forca e Rrespektit
    1437

    po pra: vet njeriu po e shkaterron tokėn/ jetėn njerėzore me ato mjete te vetbera, pastaj kinse po tronditen se ē`po ndodh?

    Mos ndrysho pėr tiu pelqyer tė tjerėve,
    ngase kush stė pėlqen kėshtu,
    nuk tė meriton as ashtu.

    Mua nuk mė trondit fuqia-shkatėrruese e njė bombe,
    por fuqia-eksplozuese e zemrave njerėzore pėr keq.



    Bashkimi i Shqipėrisė Etnike gjindet duke ecur.... dhe JO duke pritur.
    Maybe it's not happy end? Maybe it's about the Story....

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Tema te Ngjashme

  1. Armet kimike ne Shqiperi.??
    Nga cent ne forum Diskutime shoqėrore
    Pergjigje: 26
    Postimi i Fundit: 15-11-2014, 06:29
  2. Armėt e para kimike lėnė Sirinė
    Nga Arfenilla ne forum Rajoni
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2014, 20:14
  3. Armėt kimike, zėdhėnėsi i KE: Nė listė janė disa shtete
    Nga Arfenilla ne forum Aktualiteti botėror
    Pergjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-11-2013, 16:37
  4. Ja si do tė shkatėrrohen armėt kimike tė Sirisė
    Nga Arfenilla ne forum Aktualiteti botėror
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-11-2013, 23:15
  5. Armėt kimike siriane drejt Shqipėrisė?
    Nga Love ne forum Tė ndryshme
    Pergjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-10-2013, 20:50

fv Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •