Historia e njė prej fotografive mė tė dhimbshme nga lufta e Kosovės


foto me e dhimbshme nga lufta e kosoves.jpg


Peter Turnley ėshtė njė fotograf i njohur amerikan qė ka shpėrfaqur nė mediat botėrore edhe fotografitė e pamjeve tė luftės sė fundit nė Kosovė. Por ekziston njė fotografi qė arrin tė depėrtoj nė ndjenjat e tė gjithė atyre qė e shohin. Njė pikėllim i tillė e ka pėrshkuar edhe autorin e fotografisė, tė cilin edhe pėr shumė vite e ka pėrcjellė dėshpėrimi i pamjes sė personazhit tė fotografisė, shkruan KultPlus.

Mustafa Xaja ėshtė personazhi kryesor i kėsaj fotografie. Njė burrė nga qyteti i Mitrovicės qė sapo ishte liruar nga njė burg serb dhe ishte detyruar tė kalonte kufirin nė Shqipėri. Momenti mė prekės i kėsaj fotografie ėshtė kur ai ka nxjerrė dy fotografi tė fėmijėve tė tij qė ai druhej se u vranė nga serbėt mirėpo pas kthimit nė Kosovė pas luftės e kishte kuptuar se familja e tij ėshtė gjallė dhe e sigurt.

Nė njė artikull tė News Week, autori ka treguar gjithė historinė e kėsaj fotografie qė nga momenti kur i ėshtė afruar Mustafa Xajes e deri tek kthimi i fotografit pėr tė kuptuar mė shumė rreth jetės sė tij.

“Mė ra nė sy sepse dukej si njė burrė i madh dhe i fuqishėm por ai fshehte brenda vetes shumė pikėllim. Ai e nxori kuletėn e tij dhe mė tregoi dy fotografi tė vogla tė njė djaloshi dhe vajze tė mrekullueshme”, ishte shprehur vite mė parė fotografi Peter Tunley.


Kjo fotografi ishte vendosur para dy dekadave nė ballinėn e Newsweek International ndėrsa pėr kėtė tė pėrjavshme, autori i fotografisė kishte treguar i kėnaqur qė gjendja e tij tani po kapėrcente pranė syve tė shumė njerėzve.

“Ai duke qarė, i vuri fotografitė pranė fytyrės sė tij. Fotoja mė pas u vendos nė koperinė dhe unė isha i gėzuar qė kaq shumė njerėz e panė gjendjen e Mustafės, por nuk e dija se ēfarė i kishte ndodhur atij mė pas”, kishte thėnė fotografi Tunley.

Pas disa vitesh ai ishte kthyer pėrsėri nė Kosovė, ndėrsa kishte marr rrugėn pėr nė Mitrovicė, nė vendin ku jeton Mustafa Xaja dhe kjo pėr tė kuptuar fatin e Xajes dhe familjes sė tij.

“Shumė mė vonė u ktheva nė Kosovė dhe shkova nė Mitrovicė, nė qytetin e Mustafės. I tregova fotografitė njerėzve nė rrugė dhe e gjeta Mustafėn duke qėndruar vetėm pak metra larg meje. Mė gėzoi mė sė shumti fakti qė bashkėshortja dhe fėmijėt e tij ishin gjallė dhe familja ishte ribashkuar. Gjetja e tyre sė bashku ishte njė mėnyrė e shkėlqyer pėr t’i dhėnė fund vitit”, kishte pėrfunduar fotografi Peter Tunley.

P Tunley.jpg

AI/