Themeluesi i komunizmit – Vėshtrim i ri pėr Karl Marksin

5 Maji -200-vjetori i lindjes sė Karl Marksit. Nė kėtė pėrvjetor Gjermania ka kujtuar mė miqėsisht filozofin. Tani po fillohet tė kuptohet, se ai nuk ėshtė pėrgjegjės pėr ēdo gjė qė u krye nė emėr tė filozofisė sė tij.



Ai ishte filozofi mė me influencė qė ka pasur ndonjėherė Gjermania. Karl Marks lindi mė 5 Maj 1818 nė Trier, njė qytet i vogėl gjerman pranė Moselit. Qė nė vitet e rinisė, Marks luftoi pėr idetė liberale tė kohės sė tij. Pėr kėtė arsye atij i duhej tė shkonte nė ekzil, fillimisht nė Paris, pastaj nė Londėr. Nė Angli ai ishte mjaft i interesuar pėr kushtet e punės sė punėtorėve, qė atėherė nė fillesėn e kapitalizmit shtypeshin e punonin nė kushte tė vėshtira.

Rreziku i dogmės

I ndikuar nga kjo eksperiencė, ai hartoi nė vitin 1847 „Manifestin komunist”, nė tė cilin bashkė me shokun e idealit, Friedrich Engels, kėrkonte shanse tė barabarta pėr tė gjithė. Me kėtė manifest shėnohet edhe lindja e komunizimit si ideologji. Sipas studiuesit tė shkencave politike, Richard Löwenthal, komunizimi ishte mė shumė se njė analizė shoqėrore, ai ishte nė sytė e pėrkrahėsve tė tij gati si njė fe. „Ndikimi historik i Marksit bazohej nė lidhjen e veēantė tė njohurive tė reja shkencore dhe vizionit entuziast utopik qė i frymėzoi pionierėt e lėvizjes punėtore nė njė lloj feje tė kėsaj bote. E njė ideologji qė pėrmbush funksionin e fesė rrezikohet gjithmonė qė tė ngrijė nė njė dogmė nė mendjet e besimtarėve dhe priftėrinjve tė saj.”

Mė vonė Marks shkroi librin e tij tė famshėm, „Kapitali”, qė botohet nė vitin 1867 e qė u kthye nė bazėn teorike tė ideologjisė komuniste. Marks analizon se puna e shumicės shėrben pėr fitimet e mėdha njė pakice. Ishte kjo vepėr, sė cilės sundimtarėt komunistė tė mėvonshėm i referoheshin gjithmonė. Lenini, Stalini, apo Mao Ce Duni. Nė emėr tė Karl Marksit ata ngritėn diktaturat komuniste, shumė vite pas vdekjes sė Karl Marksit, filozofi nga Trier nuk arriti tė pėrjetojė se ēfarė pasojash pati vepra e tij.

Njollosja e Karl Marksit

Komunizmi si realitet e njollosi emrin e Marksit. E vetėm tani, 30 vjet pas rrėzimit tė komunizmit, ai po fillon tė kuptohet mė ndryshe. Sociologu nga Universiteti i Trierit, Martin Endreß thotė se „historiani Eric Hobsbawm e ka quajtur „epokėn e ekstremeve” shekullin e 20-tė, njė epokė qė vetėm pas vitit 1989 e dha mundėsinė pėr tė vėshtruar disi mė ndryshe Marksin.” Endreß thotė se nuk mund tė injorohet funksionalizimi politik i analizave tė Marksit. „Por tė paktėn po bėhet e mundur tė mėnjanohet para-dėnimi njėdimensional i veprės sė Marksit. Pėr tė kuptuar se ēfarė bėn me veprėn e Marksit marksizmi, leninizmi, stalinizmi apo totalitarizma tė tjerė si maoizmi.”

Marksi nuk ishte vetėm njė teoricien i madh, por edhe njė shkrimtar i shkėlqyer. Deri mė sot „Manifesti komunist” tė habit me elegancėn gjuhėsore tė tij. Teoria dhe arti i fjalės e bėn Marksin njė autor klasik tė studiuar nė tė gjitha universitetet gjermane. Filozofi i njohur gjerman Ernst Bloch e kujton kėshtu kohėn e universitetit. „Nė vitet 1920-1925 nė Heidelberg e universitete tė tjera gjermane ishte si test inteligjence pėr njė student gjerman tė ishte marksist. Dhe njė student qė donte tė merrej seriozisht duhej tė njihte Marksin.”

Marksi aktual

Analizat shoqėrore tė Marksit janė aktuale deri mė sot. Me to mund tė kuptosh e pėrshkruash padrejtėsinė e shfrytėzimin, jo vetėm nė Europė, por nė tė gjithė botėn. Sociologu Martin Endreß pėrmend njė shembull konkret. „Punėn e fėmijėve, qė Marksi e kritikonte ashpėr dhe qė angazhohej pėr ndalimin e saj e kemi sot nė koncernet e tekstilit qė veprojnė globalisht nė Azi apo Azinė Juglindore. Aty shohim njė zhvendosje tė asaj qė Marks analizoi pėr perėndimin. Fillimisht kemi zhvendosje tė prodhimit pėr shkak tė krahut tė lirė tė punės. Pastaj zhvillohen, si nė Kinė, reparte prodhimi tė mira, qė sjellin njė nivel mė tė lartė rroge. Prodhimi vazhdon tė shtegtojė nė vende tė tjera mė tė varfra, Kjo do tė thotė qė vėzhgojmė njė koncept tė Marksit edhe sot, rritjen relative tė standartit tė jetesės duke ruajtur nė tė njėjtėn kohė shfrytėzimin.

Nė vitin 1883 Karl Marks ndėrroi jetė nė Londėr. Njė filozof plot kundėrshti, njė njeri qė kishte shumė ide teorike, por qė praktikėn nuk e mori shumė seriozisht. Nė kėtė 200-vjetor tė lindjes, Karl Marks po pėrkujtohet mė miqėsisht nė Gjermani. Po fillohet tė kuptohet, se ai nuk ėshtė pėrgjegjės pėr gjithēka u krye nė emėr tė veprės sė tij.

6 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)/DW