Shqiptar te Bashkuar
android

Shfaq Rezultatet e Sondazhit: Krijimet e muajit Dhjetor 2018.

Votuesit
18. Ju nuk mund te votoni kete sondazh
  • Njeriu

    2 11.11%
  • Atehere

    2 11.11%
  • Bob njekembeshi

    4 22.22%
  • Fort e dashura kohe

    0 0%
  • Natė e fundit te ai

    2 11.11%
  • Te ka ndodhur?!

    4 22.22%
  • Ca njerez jane te bukur

    4 22.22%
Faqja 1 nga 2 12 E FunditE Fundit
Duke shikuar rezultatet 1 ne 30 nga 49
  1. #1
    Administrator fv Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    32,747
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    10

    Krijimet e muajit Dhjetor 2018

    Pershendetje ne kete muaj te fundit .......

    Po ju prezantoj shpejt e shpejt me krijimet e ketij fundviti.

    Sa me shume komente dhe votime......dhe mos harroj.....Krijues jeni me te miret!!!!

    Ps: Ndjese edhe njehere pasi kisha harruar te vendosja e nje krijim.


    1.Njeriu.

    Ne keto dite te ftohta, vendosa te shkruaj per nje qenie te ēuditshme.
    E ē'mund tė thuash per nje qenie, qė nuk ka krahet e nje shqiponje per te flutuar.
    Per nje qenie qe, nuk ka kthetrat e nje luaneshe per tu mbrojtur.
    Per nje qenie qe, nuk ka shpejtesine e njė leopardi per te vrapuar,por serish i'a del mbane tė mbijetoj.
    Per nje qenie qe, nga nje bebe e vogel kthehet ne nje perandor ne nje tė ardhme.
    Per kte qenie qe, edhe makthet me te tmerrshme,i kthen nė enderra tė bukura.
    Per nje qenie qe, gjen njė fije shprese edhe nė humnerat me te thella.
    Per nje qenie qe, edhe ferrin e shnderron ne parajse.
    Per nje qenie qe, edhe dobesinė e kthen ne force.
    Per nje qenie qe, edhe dhimbjen e kthen ne buzeqeshje.
    Per nje qenie qe, edhe luften e kthen ne paqe.
    Per nje qenie qe, edhe urrejtjen e kthen nė dashuri.
    Epo kjo qenie e ēuditshme quhet, NJERI!


    2.Atėherė

    Atėherė kur dielli pėrėndon
    E yjet i shuan terri
    Atėherė kur shpirti humbė shpresėn
    E mbi tė mbin ferri

    Atėherė kur zemra plasaritet
    Si toka pa ujė, e tharė
    Atėherė kur mendja mė humbet
    Si njė shpend shtegtar

    Atėherė kur labirinthet e jetės
    Me kod portat mbyllin
    Atėherė kur mė pushton errėsira
    Nuk shof dot as yllin

    Atėherė, shfaqesh TI
    E thjeshtė, gjerė nė madhėshti
    Atėherė, unė strukem nė gji
    E ringjallem, gjerė nė pėrsosmėri


    3.Bob njekembeshi.

    Bob njekembeshi.
    Bob njekembeshi ndonjehere vinte e fliste me drejtorin e shkolles sone. Hidhte syte verdalle dhe pikaste ndonje cunak qe ia kishte sjelle shpirtin maje hundes. Drejtori e kapte per veshi e fuste ne zyre dhe Bob ikte qete e qete me duart pas kurrizit.
    Thonin se Bob ishte artist.
    Nje dite ndersa ishim te gjithe bashke filluam te kendonim kengen e Bob njekembeshit.
    Ai gjindej aty rrotull dhe ndersa te gjithe u larguan une ngela aty dhe me erdhi nje shuplake sa mbaj mend qe mu sull koka 380. Por sdoja te qaja nga inati. Dhe ndersa ai iku une i shkova pas. Me lotet anash syve gjithe inate i them eshte e kote qe thone qe je artist.
    Ai me kapi per dore.
    Mua me kapi paniku.
    Bob njekembeshi me futi ne dyqanin e tij ku nuk shkelte kembe njeriu dhe pashe gjitha skulpturat e tij me nje kembe.
    Pra Bob na paskesh dy kembe ndersa e studioja..por statujat e tij jo.
    Me erdhi turp nga vetja dhe per ata qe i thonin njekembesh.
    Bob i them tani jemi shoke. I zgjata doren dhe ai po ashtu.
    Ai ecte rrugeve me llulle ( pipe) ne goje por asnjehere se ndizte. Pervec tani. Filloi ta shijonte gjithe qejf.
    Mbase Bobit i pelqeu guximi im se di. Keshtu cdo here pas shpullave qe merrja nga mami qe sdo ikja atje une vrapoja fshehurazi tek dyqani i tij. Ai me priste me buzeqeshje dhe te dy rrinim ne heshtje ndersa ai pinte ate pak duhan te ngelur. Nje dite shkruajti nje poeme dashurie. Popo.
    Se Bob njekembeshi ishte cun nga qyteti..dhe i jepte poezi cupave te fshatit te cilat skuqeshin dhe vraponin sikur te ishte i leberosus.
    Bobit i qeshnin cepet e buzeve.
    Ai nuk fliste shume por ndonjehere e degjoja ndersa kendonte kengen e tij.
    Epo une mora nje shuplake per kete ithem nje dite..duke kryqezuar krahet ne kraharor
    Dua te martohem me nje si Bob njekembeshi i thashe mamase. Ajo me mori per dore. Mendova se do fluturonte dhe kesaj rradhe ndonje dorashke por jo. Kesaj rradhe me futi ne dhome levizi celesin dhe e kyqi. Pra isha ne denim. Nga dritarja shihja mami qe eci me hapa te shpejte drejt Bobit dhe dorashken ia dha atij. Spo kuptoja pse ne ate vend vetem fluturonin shuplaka. Pashe cdo gje nga dritarja dhe ula koken ne kohen qe te mos me vinin re. Mami me ndaloi kategorisht te shoqerohesha me te. Sikur ne te ishim gjerman e ai hebre.
    Por une vrapoja fshehurazi pas nje jave e mbyllur. Madje ishte gjeja e pare qe bera. Ai ndezi dhe ato pak fije duhani qei kishin ngelur dhe filloi te pinte serisht. Mustaqet iishin bere me te dendura.
    Lilith' a thua te dukem i bukur?
    -Me dukesh jo si te tjeret .
    Ai e kuptoi mjaft qarte por vazhdoi , e si?
    Se ti je Bob njekembeshi i them. Ty ste intereson cfare thone te tjeret dhe duket sikur i njeh te gjithe. Ti i ben gjerat sepse do , jo pse duhet. -Nje dite do vij ne panairin tend i them pastaj. Ndersa perkedhelja kemben e njeres skulpture. Ajo ishte nje prostitute qe njoha ne France tha.
    Muaj me vone kerkova fjalen prostitute ne fjalor dhe sdi nese me pelqeu apo jo.
    Vite me vone pashe filmin e Titanikut dhe vura re qe Bob kishte tallur bythen keqas me mua.
    Lilith' e pse e do nje burre si une? Vazhdoi ne ate dite me shi.
    Une dola jashte dhe ai erdhi pas meje zgjati cepin e xhaketes dhe me mbuloi koken. Cpo ben..?
    Ia per kete Bob i them. Te tjeret do thonin eja brenda. Ti me ndoqe e me mbulove koken.
    Mbase ishte hera e pare qe dikush e njohu aq pak por ai u spraps ca hapa me mori ne krahe dhe u futem prap ne dyqanin e tij. Dhe ndersa mundohej te me thante floket duke me kaluar nje peshqir gjithe boje syte iu njomen. Peshqiri eshte gjithe boje i them duke qeshur. Do bej nje statuje per ty tha. Dhe pasi vura re kembet. Une kam dy i them.
    Do jete e vetmja statuje qe do bej me dy tha.
    Por Bob se beri as me nje as me dy kembe. Te nesermen dyqani i tij ishte i mbyllur. As pasneser nuk u hap ndersa une trokisja te xhami i dritares fshehurazi si gjithmone. Por asgje. Nje dite vendin e tij e zuri Gim fshesaxhiu. Ketij si vune as kenge as emer.
    Kur mora kartolinen e pare ne jeten time sduhej te mahnitesha qe ishte pikerisht nga ai. Kartolina ishte nje statuje me dy kembe dhe ai qe qeshte gjithmone me pipen ne goje. Lilith' une i mbaj premtimet. Mbaj mend qe postieri qe ma dorezoi sishte si te tjeret. Kishte nje cader ne dore dhe liber ne doren tjeter. Une sisha martuar me nje si Bob njekembeshi. Por as me nje ndryshe nga ai jo.
    Kur vura re mustaqet e tij ndjeva thjeshte nje nostalgji. Dhe kur mora kartolinen ne dore degjoj postierin qe kendonte nen ze ndersa largohej.
    "Bob njekembeshi.
    Bob vampiri
    Ecen naten dhe mbyllet diten.
    Ai duhan nuk pi
    Por mban ne goje nje pipe
    Cadren se mbyll asnjehere
    Sa viktima deri tani te kete bere?"
    Ndjeva syte qe u njomen. Por Bob u kthye me dhuroi te fundit buzeshjen e tij dhe u kthye ne cep te rruges duke fishkellyer.Nuk e di nese Bob njekembeshi ishte ashtu sic e tregonin. Disa thonin se ishte nje spiun rus. Disa te tjere mendonin se ishte nje ushtar amerikan dhe sdonte te kthehej me ne atdhe. Disa thonin qe kishte prere te jatin e mamane me te njejten thike qe pershkuante detajet te qafa e skulpturave. Mbase Bob ishte njeriu me pafat ne bote. Kete ulerita nje dite kur ishin mbledhur te gjithe duke folur per te. Por asnjeri sma vuri veshin. Madje me larguan dhe une u largova duke pritur ate.
    Nje lemsh ne gryke mu mblodh ate dite dhe as emri sdoli dot.
    Ne qytet thuhej se do hapej nje galeri me skulptura me nje kembe pas plot dy muajve. Keshtu vura shallin e kuq , ate qe ai me la ne pako pas deres se shtepise. Bleva biletat dhe u nisa. Pashe Lilith' statuje. I vura shallin e kuq ne qafe dhe u ktheva te ikja. Lilith'?
    Zeri i tij nuk kishte ndryshuar. Madje edhe i njejti parfum prej ketu e 12 vitesh.
    Dhe ndersa ndjeva doren e tij ne sup i peshperita kengen e tij.
    Te dy qeshem si te marre. Ai me dy floke te bardha me shume anash veshit. Une me gjoksin e mireformuar dhe gershetin e flokeve anash si atehere. Lotet ne cepet e syrit sdi ne ishin nga e qeshura apo malli.
    Do te mesoj si te pish vere te mire me tha dhe me kapi per dore.
    Duke lene gjithe njerezit ne pritje ne galeri. Tipike e Bobit.
    Dallova edhe dy rrudha ne balle. Ndersa asnjeri sfliste vetem sodisnim.


    4.Fort e dashura kohe.

    Ah koha ime e dashur. A te kam thene shume here qe mundem te bie ne dashuri me ty pafundesisht.
    Por kohe,mos me kerko te dashuroj nje njeri.
    Eshte e veshtire, ti e di kete gje me se miri.
    Ti me thua-pse nuk dashuron nje shpirt dimeror?
    Po si ta dashuroj? si ta shkrij , nder akujt e shkembinjve qe rrokullisen neper orteqe bore dhe akulli.
    Kohe, ty mundem te besoj veten,shpirtin e gjithe qenien time.
    Por mos me kerko t'ia besoj keto nje njeriu.
    Ti e di , ata nuk kane dyer as dritare,jane si thaset qe terhiqen zvarre e leshojne miell neper rruget e shpirtit tyre.
    Pastaj bronkiti,kolla dhe pneumonia i mbyt.
    Ah kohe ,e dashura ime ti,une mundem te te dashuroj vetem ty.
    Por ti mos me kerko te dashuroj kurre nje njeri.
    As ti nuk e dashuron njeriun, sepse te gjithe i mbyt ne fund.
    Ne fakt dhe mua qe kam rene ne dashuri me ty kaq thellesisht.Por le te vdes nga ty fisnikerisht ,pasi ti s'di te genjesh ndjenjat,shpirtrat dhe as njeriun. Ti nuk i genjen as per vdekjen,ndaj ata e pranojne denimin tend si aksesorin final te nje ekuacioni qe here zgjidhet e here here shkon gjysem ne anen tjeter te pakthyeshme. Por kohe, ji bujare me ne, deri sa ekuacionin tone ta leme me nje zgjidhje finale universale.


    5.Natė e fundit te ai.

    Nata e fundit, ah natė e fundit
    Kur buzėt e tij lagnin tė miat,
    Kur prekjet e tij nuk ndaleshin dot
    Kur mė kishte mėsuar ēdo cep tė trupit

    Natė e fundit, ah natė e fundit
    Kur mė puthte me aq afsh
    kur po digjesha me aq zjarr
    e kur ai pėr dreq mė ishte zjarrfikės

    Natė e fundit, ah natė e fundit
    Kur mė vėrshonte me ledhatime
    Kur me zhveshi, e me veshi
    Kur mė mbyti e me ngjalli


    Natė e fundit, ah natė e fundit
    Kur ju lidha pėrreth trupit
    Kur rrėshqitja, sa e prekja
    Psherėtija , e shumė e ndjeja.

    Natė e fundit, ah natė e fundit
    Kur ai ishte si burimi,
    E unė isha aq e etur
    Ēmendurisht e pushtuar

    Natė e fundit, ah natė e fundit
    ku rreth qafės mė kafshonte,
    e me buzėt e mia
    gjatė gjithė kohės ai lozte

    Natė e fundit, ah natė e fundit
    Kur me burgosi, por nuk mė prangosi
    Aq fuqishėm kur mė shtrėngoi
    E mė duket se mė pushtoi.


    6.Te ka ndodhur?!

    Te ka ndodhur ndonjehere te harrosh se i perket vetes, ne vend qe te kerkosh nje tjeter zemer te te plotesoj?
    Te ka ndodhur te harrosh se vetem vetes i perket , e te zhytesh thelle ne shpirtin tend e te harrosh ndjesine qe ke , kur je pa te?
    Mos me lejo te humbas ne ty ,nese ti mbyllur ke shpirtin e kengen time te preferuar nuk di ta kercesh.
    Mos i lejo vetes te peshperisesh fjale , te cilat neser do ngjajne nje kujtim , e nga ai kujtim edhe mund te qaj.

    Te jesh prane meje sic shpirti t’a dikton, lejoja vetes…ne mos shko , ende pa lene asnje kujtim.
    Nuk mundem me te gezoj nga vuajtjet e mia, e as te vuaj per disa doza te vogla lumturie.
    Nuk mundem as edhe nje minute me shume te lexoj, diktoj, perralla…por as te imagjinoj veten si pjese e personazheve te idealizuara ne perfeksion nga fantazite e mia.

    Eja , eja ashtu sic je , dhe ma kurse nje gabim tjeter ne vargun e gjate te gabueshmerise sime.
    E dime si une e ti sesa frike nga vetja kemi , kur zemres dyert kerkojme t’ia hapim.

    Ndoshta eshte e veshtire ne kete bote tonen , te njohim njeri tjetrin si vertete jemi, jashte asaj kornizes se ngurtesuar keqaz.
    Ndoshta eshte e veshtire sot te njohesh dike, pasi askush veten s’e shfaq per ate qe eshte , e japin aq sa nuk mjafton per te perqafuar nje zemer brenda zemres!

    Ndaj eja , eja ashtu sic je , edhe pse kujtimet force ti fshij s’kam, edhe pse ndonjehere largesine do kumboj …nje arsye per te te gjetur brenda nje kujtimi do e gjej. Do jesh ndoshta nje grimce ne brendine time, por do gjesh perhere doren qe zgjatet kur bota shpinen kthen, do gjesh perqafimin e dikurshem qe s’do te harroj ndoshta kurre, e ndoshta mes ndjenjash te perziera do shqiptosh ate pyetje qe do te mundoj….a mos duhet te kthehem serisht tek A-ja dhe te harroj se i perkas vetem vetes , e zemres vendin t’i leshosh e njehere te rrahe prane saj.

    Aty do me kesh kur mos duash te flasesh , me heshtjen time do te bej shoqeri. Do jem edhe kur askush prezencen tende mos e ver re , heshtja do jete sipari mes nesh e pasi t’a ngre ….do shuaj gjithe dritat e askend mos te shohesh , asnje kureshtar , e kur te zgjohesh , perqafimi eshte ai qe do ndjesh perreth vetes….Dhe une do jem aty , sepse kujtimet frike kam ti fshij dhe nese ndonjehere largesine shpirti do doje te shuaj…rrugen permes nje kujtimi do gjej e do te risjell serisht e serisht.

    Me ka ndodhur te harroj se vetes i perkas , sepse me shpirtin tend jam bere njesh , sa s’di si mund te jete gjithcka pa ty….


    7.Ca njerez jane te bukur

    I bukur nuk je kur ke sy te medhenj,
    E qerpike te gjate
    Njeriu eshte i bukur kur e brendshmja eshte e bukur.
    Nje mendim i mire,
    Nje mbeshtetje supi
    Nje dore qe nuk e rrezon tjetrin,
    e ngren ate.
    Kur largohesh nga e keqja,
    E kota,
    E pavlera.
    Nje urtesi mes keshillash.
    Nje heshtje mes zhurmes.
    Kur degjon e nuk gjykon.
    Sherojne plage te fashuara,
    Lindin shpresen,
    mes resh trishtimi te dendura.
    Mbjellin mall, deshire,
    dashuri.
    Ca njerez jane te bukur,
    Shpirti u frymon ne te bardh’ zemer!
     

  2. #2
    plak gjufurrak fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i kitrra 123
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    jam tu nxe i kusi me uje se du mej nrru teshat
    Mosha
    40
    Postime
    18,457
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    8322
    Kaq pakujdesshem e kaq bukur dhe nuk munda te mos votoje.
    - I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

    -Kashta noton e diamanti fundoset!


  3. #3
    Administrator fv Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    32,747
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    10
    Ma falni lemshin qe bera....
     

  4. #4
    Kohe & Stine fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    41,300
    Blog Entries
    8
    Forca e Rrespektit
    11803
    Sic dhe e thash,krijimi numer 3 te ndane frymen!
    Urime dhe krijimeve te tjera!
    Por me sinqeritet 3-shi eshte ne eliten e klasikve shkrimtar te forte .

  5. #5
    Super Moderator fv Avatari i Abis
    Antarėsuar nė
    Feb 2016
    Postime
    11,833
    Forca e Rrespektit
    3405
    Votova 2-shin.
    Suksese te gjitheve


    🦂



    🐾

  6. #6
    Votova 1shin. Sepse eshte "fenomeni" me komplex qe egziston. Pra e votova per tematiken me shume. Do sygjeroja te mos e perdorte ne cdo rresht "per nje qenie qe", riperseritje te tilla behen sh te lodhshme per leximin. Do vinte me artististikisht me eliminim e asaj fraze.(sipas meje)
    Me pelqeu dhe Bob-i per angazhimin dhe krijimin e fabules me shume, edhe pse do doja qe bobi te ishte femi ��
    Poezia 'Atehere' me solli ndemrend nje krijim timin dikur
    4- Ka pak abstraktizem qe spara jam fanse por me vjen embel.
    5- Mjaft e kompletuar si poezi, renditje,ndertimi i vargut etj.
    6- Nje shkrim i mire
    E fundit mendoj se eshte gjetje e mire nga Moni si mbyllje e radhes se krijimeve, niset me qenien njeri e mbyllet rrjedha me njerezit e bukur/te mire per te cilet bota ka nevoje.
    Heren e fundit u redaktua nga Soulmind; 15-12-2018 ne 14:34.
    "Be Kind! For everyone you meet is fighting a harder battle you know nothing!" ~Plato~

  7. #7
    Kohe & Stine fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    41,300
    Blog Entries
    8
    Forca e Rrespektit
    11803
    Opa Soul s"mund te quhet krijimi 3-krijim fabule.!!

  8. #8
    Citim Origjinale Postuar nga NeVertiti Shfaq Poten
    Opa Soul s"mund te quhet krijimi 3-krijim fabule.!!
    krijim fabule- nenkupton ' ndertimi i tematikes dhe i historise' jo se krijimi 3 eshte fabul
    "Be Kind! For everyone you meet is fighting a harder battle you know nothing!" ~Plato~

  9. #9
    Super Moderator fv Avatari i Abis
    Antarėsuar nė
    Feb 2016
    Postime
    11,833
    Forca e Rrespektit
    3405
    Balotazhet vec Didi i thyen..ku je Didi?


    🦂



    🐾

  10. #10
    Kohe & Stine fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    41,300
    Blog Entries
    8
    Forca e Rrespektit
    11803
    Citim Origjinale Postuar nga Soulmind Shfaq Poten
    krijim fabule- nenkupton 'tematike dhe ndertimi i historise' jo se krijimi 3 eshte fabul
    Ja di kuptimin fabules moj Soul. )
    Por ajo pjese per mua ska lidhje fare me fabulen.
    Nejse mendime mendime dhe ceshtje shijesh letrare kjo pune.

  11. #11
    Citim Origjinale Postuar nga NeVertiti Shfaq Poten
    Ja di kuptimin fabules moj Soul. )
    Por ajo pjese per mua ska lidhje fare me fabulen.
    Po une fola per veten jo per ty. Rilexoje serish kontekstin me te cilin e them une dhe do kuptosh qe askush s'ka thene se eshte fabul.
    "Be Kind! For everyone you meet is fighting a harder battle you know nothing!" ~Plato~

  12. #12
    Moderatorė fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Passion
    Antarėsuar nė
    May 2010
    Postime
    9,671
    Forca e Rrespektit
    4531
    Citim Origjinale Postuar nga NeVertiti Shfaq Poten
    Opa Soul s"mund te quhet krijimi 3-krijim fabule.!!
    Ka qene duke lexuar Zhan de la Fonten ndoshta.

    Fabul?
    Unė nuk jam njė trashgimtar,por njė paraardhės.
    N B

  13. #13
    Administrator fv Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    32,747
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    10
    Ju lutem votoni dhe komentoni krijimet, gjithe ai mund i krijuesve nuk mund te kaloj pa ndjere.
    Zhurme njerez zhurme...
     

  14. #14
    Super Moderator fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    9,154
    Forca e Rrespektit
    5070
    Une skam votuar pasi dua ti rilexoj serish .....
    “La superficialitą mi inquieta ma il profondo mi uccide.” A.M

  15. #15
    Administrator fv Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    32,747
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    10
    Passion e me ty e kam ......forca miq , vlersoni vlersoni
    Do ju denoj me mospatje me konkurs
     

  16. #16
    Me vjen keq te banalizohet mendimi. Gjithashtu me vjen keq qe nuk arrihet te kuptohet dallimi midis "fabules" te Orwell-it "ferma e kafsheve" apo dhe fabulave te La Fontenit ta zeme, apo fabules si gjini letrare dhe fabules si koncept ndertimi rrjedhimor i nje proze, poezie apo romani. Perdorimi i togfjaleshit ndertim fabule eshte i pranishem ne cdo kritike letrare dhe krejt gjinite, te pakten me aq sa kam lexuar nga autore te tjere te cilet ne komentimin e nje vepre pervec pikave te ndryshme qe analizojne si ana stilistikore, gjuha, performanca futet dhe ndertimi/krijimi (fabula) e vepres. Kjo eshte dicka e ditur nga cdokush qe i ka lexuar 3-4 libra letrar dhe s'ka nevoje as per shpjegim madje.

    Suksese te gjithe anetareve pjesmarres!
    Heren e fundit u redaktua nga Soulmind; 15-12-2018 ne 14:56.
    "Be Kind! For everyone you meet is fighting a harder battle you know nothing!" ~Plato~

  17. #17
    Anėtar i Nderuar fv Avatari i Nicktjeter
    Antarėsuar nė
    Oct 2012
    Postime
    22,905
    Forca e Rrespektit
    11372
    Pa i hequr asgje krijimeve te tjera...
    Ajo poezia "Nje nate..
    Ishte e bukur.

    Se e votova dhe mbreme por qenka rihap konkursi.
    "We're here to have a good time, not a long time




    .................................................. .......... Sometimes maybe good sometimes maybe shit.

  18. #18
    Moderatorė fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Passion
    Antarėsuar nė
    May 2010
    Postime
    9,671
    Forca e Rrespektit
    4531
    I lexova mbreme sapo u hap tema.

    Bob e lexova e per se dyti.


    Sinqerte sinqerte ajo 6 me pelqeu me kornizen e ngurtesuar,(ku gjej rastin ta pergezoj autorin,ose autoren,por tek stili i Bob ,me jep ndjesi mjergull rrebelizmi i pa kuptueshem.

    Ju lumshin duart pjesmarresve.

    Sinqert me pelqyen te gjitha,e tek secila ka nje cop shpirti.

    Une votova Bobin .
    Unė nuk jam njė trashgimtar,por njė paraardhės.
    N B

  19. #19
    Administrator fv Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    32,747
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    10
    Citim Origjinale Postuar nga Nicktjeter Shfaq Poten
    Pa i hequr asgje krijimeve te tjera...
    Ajo poezia "Nje nate..
    Ishte e bukur.

    Se e votova dhe mbreme por qenka rihap konkursi.
    Ndjese se kisha bere une nje gabim...kisha harruar nje krijim
     

  20. #20
    Anėtar i Nderuar fv Avatari i Nicktjeter
    Antarėsuar nė
    Oct 2012
    Postime
    22,905
    Forca e Rrespektit
    11372
    Citim Origjinale Postuar nga Monique Shfaq Poten
    Ndjese se kisha bere une nje gabim...kisha harruar nje krijim
    Ah, jo, pa problem. E kisha sepse me pelqeu edhe mbreme.
    Prap ngeli e njejta shije. Asgje me ty :*
    "We're here to have a good time, not a long time




    .................................................. .......... Sometimes maybe good sometimes maybe shit.

  21. #21
    Anėtar i Nderuar fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Vvetoni
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    In Your Mind
    Mosha
    28
    Postime
    4,644
    Blog Entries
    4
    Forca e Rrespektit
    2489
    Si qytetar i kėtij forumi, vvotova.
    Kjo gojė nuk ėshtė pėr kėta vesh.

    mutantur omnia nos et mutamur in illis

  22. #22
    Administrator fv Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    32,747
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    10
    Njerez votoni , mos u beni kaq dore ngushte...
     

  23. #23
    Anėtar Aktiv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Frank
    Antarėsuar nė
    Dec 2017
    Postime
    898
    Forca e Rrespektit
    281
    Frank kerkon verdalle per nje gje ke kjo tema!!!!.....
     

  24. #24
    Themelues i Forumit fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Arfenilla
    Antarėsuar nė
    Jun 2010
    Postime
    15,924
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    4591
    Pergezim per cdo shkrim.

    E 7-ta mer voten time.
    Me ruaj brenda endrrave edhe kur ato thyhen...

  25. #25
    Super Moderator fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Drejtori
    Antarėsuar nė
    Apr 2017
    Vendodhja
    Ne zemren e femrave te bukura..
    Postime
    6,753
    Forca e Rrespektit
    615
    Votova 3, arsyeja ishte sepse kishte grimca te vogla nga nje liber qe kam lexuar kohe me pare, me pelqeu ndjenja e dashurise dhe respekti ne distance e personazheve.
    Edhe te tjerat ishin te bukura por ate qe e lexova me shume se dy here ate edhe e votova.

    Urime te gjitheve per krijimet.
    Tė njohėsh tė tjerėt ėshtė menēuri. Tė njohėsh veten ėshtė urtėsia mė e madhe. Ti imponohesh vullnetit tė tė tjerėve ėshtė forcė. Ti imponohesh vetes ėshtė forca mė e madhe – (Une dora vet)

  26. #26
    Administrator fv Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    32,747
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    10
    Thirrje e deshperuar...a do votoni a jo?
     

  27. #27
    Moderatorė fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Passion
    Antarėsuar nė
    May 2010
    Postime
    9,671
    Forca e Rrespektit
    4531
    Votoni
    votoni njerez votoni

    Teksa pashe votat me kapi nje buzeqeshje.

    Votoni e mos u ndikoni.

    Para se te votoni (lexoni )
    Unė nuk jam njė trashgimtar,por njė paraardhės.
    N B

  28. #28
    Administrator fv Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    32,747
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    10
    3 ne barazim....hemmmmm

    Si perfundim keshtu do i lini me balotazh?
     

  29. #29
    Moderatorė fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Passion
    Antarėsuar nė
    May 2010
    Postime
    9,671
    Forca e Rrespektit
    4531
    Jo!

    Si mund ta lejne balotazh ?


    Nuk e besoj ate gje.

    Mjaftojne ti kene lexuar shkrimet.
    Unė nuk jam njė trashgimtar,por njė paraardhės.
    N B

  30. #30
    Administrator fv Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    32,747
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    10
    Citim Origjinale Postuar nga Passion Shfaq Poten
    Jo!

    Si mund ta lejne balotazh ?


    Nuk e besoj ate gje.

    Mjaftojne ti kene lexuar shkrimet.
    Besoj se si i ke lexuar ti po aq e te tjeret....
    Sbesoj se dikush niset nga titulli, apo mendon ndryshe?
     

Faqja 1 nga 2 12 E FunditE Fundit

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

fv Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •