Shqiptar te Bashkuar
android

Shfaq Rezultatet e Sondazhit: Krijimet e muajit Nentor 2018

Votuesit
12. Ju nuk mund te votoni kete sondazh
  • Shiu i rrugices.

    4 33.33%
  • Gjurme

    0 0%
  • Falem nane, falem.

    6 50.00%
  • Atdhe Ajri me i paster ne Bote

    0 0%
  • Zog shtegtar

    2 16.67%
Faqja 1 nga 3 123 E FunditE Fundit
Duke shikuar rezultatet 1 ne 30 nga 61
  1. #1
    Administrator fv Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    31,594
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    10

    Krijimet e muajit Nentor 2018

    Pershendetje miq,

    Pas nje pushimi nje mujor , sot rikthehemi serisht me traditen tone.

    Tema "Atdheu"

    Duke falenderuar ne rradhe te pare te gjithe ata, qe zbukurojne kete tradite tonen....krijuesit ,ju uroj lexim te kendshem.....


    1. Shiu i rrugices.

    E kisha pare shume here trupin e saj te lagur.
    Te lagur nga uji i dushit.Te lagur nga ndjenjat qe i shponin poret dhe lekura i mbulohej me te kuqen e shpirtit.
    Por te zbathur neper rrugen me kalldrem me nje pale shapka qe i merrte ne dore jo.
    Nje nga shapkat mesa duket e kishte braktisur.Tamam sic dikush na braktis shpirtin.
    Apo sic ne nje fluturim qe do takojme gjysmen tjeter, humbim fluturimin e rradhes.
    Ashtu ngjante qe kishte braktisur shapka.I mbante te dyja ne dore qetesisht.
    Trupi i vinte i zhdervjellte,fustani pinte me deshire te gjitha pikat e shiut qe i binin siper.
    I mbeshtillte shpatullat ,gjoksin dhe vithet ndihej xheloz dhe nga shiu.
    Hapat e saj ishin te shkujdesur,ndihej qe ajri rreth saj ka veshur petkun e tij romantik dhe thur vargje me orkestren e shiut.
    Dirigjent era e lehte qe i perkedhelte fytyren.
    E kisha pare te zhveshur afer meje shpesh ne mengjeset e pranveres,tek dielli i puthte trupin.
    E kisha pare dhe si nje lule ne mes detit e kthyer ne shpine qe adhuronte qiellin.
    Kisha rene ne dashuri me te ne shume forma.
    Por sot ishte ndryshe,po bija ne dashuri nepermjet shiut qe thurte serenata.
    Ajo ecte ngadale neper rrugicen e lagesht me kalldrem,e humbur ne botes e saj,une ne ballkonin perballe qe ndizja cigaren e rradhes!
    Ej,Flora shpejto se u ftoh kafja ,u degjua nje ze nga thellsia e rrugices.Ajo i braktisi pikat e shiut me aq,dhe mua ne ballkonin perball me la ne shoqerine e cigares se rradhes.


    2.GJURMĖ

    Unė nuk jam mė
    Mė mori me vete uragani i vdekjes
    Qė parapriu agun e lirisė
    Por gjurma ime, mbeti

    Ajo do mbetet mes jush,
    Perherė, kurdoherė
    Si engjull mbrojtės
    Do ndriqojė, rrugėt e errėta pis

    Do tė mbetem gjithmonė, ilaq
    pėr plagėt qė kullojnė gjak,
    pėr jetėn tuaj, rrugė
    pėr gjumin tuaj, roje

    E nėse mė harroni
    S’do ju mallkoj
    Do tė kthehem prap
    Kur vendi ta kėrkoj


    3.Falem nane, falem.

    Atdheu bzan diku thell,
    e un eci veē nė theqafje
    udhve tė botės e ri tuj njeh shtegtimet
    vetja me duket si i pėrgjakun nė at qi un e quej
    kasaphanė tė perėndimit

    E brenda meje asht thye ēdo shpresė
    Sikur kuptim nuk ka asnjė agim
    Sikur atėher qė kam ik pa tė than kurgja
    Sikur jam zhba krejt, e nė syt tu kam mbetun veē vegim
    Tu ja humb kuptimin fjalės, e tu mos mujt me i besu as heshtjes
    --------
    E ti e luemja nane me je ba plot thinja, ne andėrr e kam me te pa prap
    E fort po druem se zemra e yte ska me mujt me durue ma
    Se plagėn qi te vret aq fort
    Nė brendin e zemrės un ta kam ba.

    Me mujtun me te thanė sa fort te kam dasht
    Me ma fal pse shpresėn ta fika e dashnin si zjarm ta mbyta
    Hallall vetės kurrė skam me ja ba, shndrimen e madhe
    pse qeshjes tande unė ja humba

    Diēka brenda vetit spo mlen as me rėnkue, as me vujt
    Aq thelle si prush e zjarr po me nguc
    se sot gja sme ka mbetun me thane, veē ty me te luten
    Falem nane, falem pash tlumin Zot


    4.Atdhe Ajri me i paster ne Bote.

    Dashuria per familjen dhe Atdheun , thone jane dy gjera te pandashme..Me kujtohet si sot dita kur u largova nga atdheu, dhimbja, loti, trishtimi me percollen gjate gjithe rruges.. Une isha rritur ne nje vend ku liria perfundonte brenda mureve te oborrit. Por, per qudi ndihesha mire ! Me ajrin qe thithja dhe me rrezet e ngrohta te dielli qe preknin cdo mengjes dritaren time . Asnjhere nuk kisha mendu se mund te ngopen me nje ajer tjeter mushkrit e mia. Edhe pse ,dita dites ajri vinte e paksohej pak nga pak.. dhe nga mungesa fillon te ndjesh dhembje kudo,ku dhe nje dite arrin maksimumin dhe te duhet patjeter te largohesh . Ehh, sa veshtire te ndahesh nga gjerat qe ti mendon se kane lind me ty. Por jeta qenka sfide, dhe njeriu duhet patjeter te kaloj ne sfida te ndryshme nese don te jetoj dhe te arrij nje qellim..Thone se atdheu eshte cdo vend ku lind njeriu! Por un isha mesu se atdhe, eshte vendi ku ka lind gjyshi dhe ku ke fol gjuhen e nenes...ku ke mesu se te mirat e atdheut nuk krahasohen me asnje te mire te botes.. sepse as lulja nuk e ka aromen e as ngjyren sikurse e ka ne atdhe. Qetsine , shpriterore qe te jep atdheu nuk e gjen ne asnje vend tjeter..Por historia ne vendin tim nuk ishte treguar asnje here miqsore, dhe kjo na beri ti kthejme shpinen vendit me ajrin me te pasur me bote.


    5.Zog shtegtar

    Ishte vjeshte, por kishin ndryshuar klimat dhe migrimi im nisi ne tetor, pasi flatrat e mija ishin plot pende qe shkelqenin nga rinia. Vizioni ne horizont ishte dielli i dimrit qe ftohte shpirtat, te nesermet e bashkemoshatareve te mi.
    Bisedat ne kafene ne veren e atij viti, ishin planet e secilit nga ne "grupi mergimtar" ku do kalonim "dimrin" ku do gjenim driten dhe diellin!
    Lotet ishin me te ngrohte se asnjehere, nisnin te valonin ne fund te shpirtit dhe mbulonin shikimin e digjnin fytyren ne rreket qe rreshqisnin duke gdhendur mollezat, faqet.. piqeshin ne mjeker e hidheshin tatepjete ne gjoks, po ne gjoks, pikerisht aty ku rrihte fort, me zhurme, me ankese nje mekanizem i corientuar.
    Pa u ulur akoma nga fluturimi, pendeve ju zbehen ngjyrat, mendjes nisi ti kalojne imazhet e perjetuara deri ne ate cast..cdo grimce, cdo rrugice, cdo fakt... e mbi te gjitha cdo njeri qe kishte udhetuar me mua deri ne ate dite tetori.
    Mendoj se vetem ne ate cast, kam kuptuar fjalet AT-dhe.. e nisa ta zberdheja ne shkronja atdhe- ati ne ate dhe'... po im ate ishte atje ne ate dhe'.. atdhe -ata dhe'.. , tashme ishin ata..atje.. ne ate vend, aty ku shqiponjat ju kishin dhene identitetin, aty ku valviste flamuri me i bukur ne bote, atje ku kisha marre perkedhelje dhe dashuri, ata qe lashe pas, ishin gjithcka kisha...ishte gjithcka isha..
    Vitet kalojne e ajo cfare me ben te shkruaj sot ne kete teme eshte per arsyen e nje pyetje qe me drejtohet cdo vit ne vere..
    -Ku do i kalosh pushimet?
    E pergjigjia pa u menduar as per nje cast te vetem..
    Do iki ne shtepi... do shkoj tek te mijte...
     

  2. #2
    Kohe & Stine fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    40,409
    Blog Entries
    8
    Forca e Rrespektit
    11799
    Ohh sa te bukura.

    Te me fali krijmi me numer -2- qe me pelqej shumeee
    Por voten time e merr krijimi numer;-3 eshte nje Gegnishte qe me preku telat e shpirtit.
    E amel e bute e dehse deri ne shpirt. Shume te bukura dhe prekse vargjet e ti.
     

  3. #3
    Super Moderator fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Abis
    Antarėsuar nė
    Feb 2016
    Postime
    11,427
    Forca e Rrespektit
    3404
    Monike,vec ti ja merr me te miren kesaj pune
    ____Nichts ist unmöglich____

    https://youtu.be/PEhjphZ6T9o



    🐾

  4. #4
    plak gjufurrak fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i kitrra 123
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    jam tu nxe i kusi me uje se du mej nrru teshat
    Mosha
    40
    Postime
    18,355
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    8322
    Hmmmm, sa mire e sa keq qe smundem me i lexu sot 🤨
    - I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

    -Kashta noton e diamanti fundoset!


  5. #5
    plak gjufurrak fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i kitrra 123
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    jam tu nxe i kusi me uje se du mej nrru teshat
    Mosha
    40
    Postime
    18,355
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    8322
    Megjithate shiu i rrugices me terhoqi.
    - I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

    -Kashta noton e diamanti fundoset!


  6. #6
    Lugdunum fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Delirium
    Antarėsuar nė
    Aug 2013
    Vendodhja
    Luganville
    Postime
    4,639
    Forca e Rrespektit
    1402
    Krijime me te vertete te bukura .

    Po votoj : Shiu i rrugices
    Les petits ruisseaux font les grandes rivičres.

  7. #7
    Super Moderator fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    8,928
    Forca e Rrespektit
    5069
    duheshe monique, duheshe!!
    krijimet e ketij muaji jane shume te bukura, po ju cpatet ore sa e lash une hapet sirtaret e krijimtarise?? (shaka kuptohet)
    me pelqyen te gjitha e shume , por " falem nane, falem" eshte nje marsh me perpara..
    qe ne vargjet e para me solli mder mend fishten dhe rrjeshti i fundit eshte si nje note jasht atij pentagrami por nuk ja heq madheshtine.
    pa pik dyshimi merr voten time. suksese te gjitheve ..
    “La superficialitą mi inquieta ma il profondo mi uccide.” A.M

  8. #8
    Uuu 3shiiiiii.... jo vetem gegnishtja por sikur fliska Jete kjo poezi.... bravo
    "Be Kind! For everyone you meet is fighting a harder battle you know nothing!" ~Plato~

  9. #9
    Moderatorė fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i dangerous
    Antarėsuar nė
    Oct 2013
    Postime
    8,204
    Forca e Rrespektit
    2179
    Mč plq., tč gjitha dhe votova - nuk tregoj cilen -
     

  10. #10
    Lugdunum fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Delirium
    Antarėsuar nė
    Aug 2013
    Vendodhja
    Luganville
    Postime
    4,639
    Forca e Rrespektit
    1402
    Citim Origjinale Postuar nga dangerous Shfaq Poten
    Mč plq., tč gjitha dhe votova - nuk tregoj cilen -
    4 votove
    Les petits ruisseaux font les grandes rivičres.

  11. #11
    Super Moderator fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Abis
    Antarėsuar nė
    Feb 2016
    Postime
    11,427
    Forca e Rrespektit
    3404
    Citim Origjinale Postuar nga dangerous Shfaq Poten
    Mč plq., tč gjitha dhe votova - nuk tregoj cilen -
    Votimet jane te hapura,i shohim vete ne
    ____Nichts ist unmöglich____

    https://youtu.be/PEhjphZ6T9o



    🐾

  12. #12
    2shi dhe 3shi shihen qart se jan copy paste ������
     

  13. #13
    Administrator fv Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    31,594
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    10
    Citim Origjinale Postuar nga Marakli^Krapit Shfaq Poten
    2shi dhe 3shi shihen qart se jan copy paste ������
    Copy paste te kujt mor quk?
     

  14. #14
    Freedom fv Avatari i Natta
    Antarėsuar nė
    Nov 2014
    Postime
    12,904
    Forca e Rrespektit
    887
    Krijimi,nr5 mi mbushi syte me lot.
    Edhe krijimet e tjera jane shume te bukura.
    Suksese pjesmarresve.
     

  15. #15
    Citim Origjinale Postuar nga Monique Shfaq Poten
    Copy paste te kujt mor quk?

    Tė postimit ����
     

  16. #16
    Lugdunum fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Delirium
    Antarėsuar nė
    Aug 2013
    Vendodhja
    Luganville
    Postime
    4,639
    Forca e Rrespektit
    1402
    O Quk ha mor si je, ca thojn ?
    Les petits ruisseaux font les grandes rivičres.

  17. #17
    Administrator fv Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    31,594
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    10
    Citim Origjinale Postuar nga Marakli^Krapit Shfaq Poten
    Tė postimit ����
    Shpjegohu me qarte....
     

  18. #18
    Lugdunum fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Delirium
    Antarėsuar nė
    Aug 2013
    Vendodhja
    Luganville
    Postime
    4,639
    Forca e Rrespektit
    1402
    Citim Origjinale Postuar nga Monique Shfaq Poten
    Shpjegohu me qarte....
    Quku mendon se keto krijime jane te kopjuara, dmth sjane te anetareve te nderuar te forumit tone
    Heren e fundit u redaktua nga Delirium; 3 Jave Me Pare ne 15:52.
    Les petits ruisseaux font les grandes rivičres.

  19. #19
    Super Moderator fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    8,928
    Forca e Rrespektit
    5069
    ndersa une mendoj se mbase merakliu i krapit ka ber ndonjeren nga ato dy shkrimet dhe po ben publicitet te terthorte...
    perndryshe eshte cattiveria!! dhe seshte e hijeshme te akuzohen krijuesit.. kush ka fakte shkruan privat organizueses me fakte dhe nuk ulim nneri tjetrin thjesht per sport apo per te then dicka....
    “La superficialitą mi inquieta ma il profondo mi uccide.” A.M

  20. #20
    Citim Origjinale Postuar nga jana80 Shfaq Poten
    ndersa une mendoj se mbase merakliu i krapit ka ber ndonjeren nga ato dy shkrimet dhe po ben publicitet te terthorte...
    perndryshe eshte cattiveria!! dhe seshte e hijeshme te akuzohen krijuesit.. kush ka fakte shkruan privat organizueses me fakte dhe nuk ulim nneri tjetrin thjesht per sport apo per te then dicka....
    Sjam tu ul njeri, thjesht sasht gja e bukur qė krijimin e dikuj tjetėr ta marrin pėr vedi
     

  21. #21
    Super Moderator fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    8,928
    Forca e Rrespektit
    5069
    Citim Origjinale Postuar nga Marakli^Krapit Shfaq Poten
    Sjam tu ul njeri, thjesht sasht gja e bukur qė krijimin e dikuj tjetėr ta marrin pėr vedi
    fakte merakli krapi .. fakte dhe dergoja monyt ne pv... nese eshte keshtu hiqwt nese jo mendoj i detyrohesh nje sorry krijuesit .
    “La superficialitą mi inquieta ma il profondo mi uccide.” A.M

  22. #22
    Administrator fv Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    31,594
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    10
    Citim Origjinale Postuar nga Marakli^Krapit Shfaq Poten
    Sjam tu ul njeri, thjesht sasht gja e bukur qė krijimin e dikuj tjetėr ta marrin pėr vedi
    Perpara se te besh nje akuze duhet ta vertetosh, dhe jo te hedhesh balte mbi ata qe i kane sjelle.
    Perpara se te botoj ndonje shkrim i bej search , dhe ne kete rast nuk ka plagjiature apo copy paste askund.
    Eshte e ulet nga ana jote te fyesh me pa te drejte.
    Faleminderit dhe kalofsh mire
     

  23. #23
    Citim Origjinale Postuar nga Monique Shfaq Poten
    Perpara se te besh nje akuze duhet ta vertetosh, dhe jo te hedhesh balte mbi ata qe i kane sjelle.
    Perpara se te botoj ndonje shkrim i bej search , dhe ne kete rast nuk ka plagjiature apo copy paste askund.
    Eshte e ulet nga ana jote te fyesh me pa te drejte.
    Faleminderit dhe kalofsh mire
    Kjo asht gegnishte č modifikume, me vjen inad qė se mbaj mend ku e kam lexu.

    E mos na bani moral terr terr kot
     

  24. #24
    Administrator fv Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    31,594
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    10
    Citim Origjinale Postuar nga Marakli^Krapit Shfaq Poten
    Kjo asht gegnishte č modifikume, me vjen inad qė se mbaj mend ku e kam lexu.

    E mos na bani moral terr terr kot
    E mire kur ta gjesh se ku e ke lexu bjere....
     

  25. #25
    Kohe & Stine fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    40,409
    Blog Entries
    8
    Forca e Rrespektit
    11799
    Nga i kemi adhuruesit e vargjeve tona?! )
     

  26. #26
    Anėtar Aktiv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i vajza e detit
    Antarėsuar nė
    Nov 2018
    Postime
    592
    Forca e Rrespektit
    167
    Citim Origjinale Postuar nga NeVertiti Shfaq Poten
    Nga i kemi adhuruesit e vargjeve tona?! )
    duket sikur ketu jane mbledhur gjithe romantiket...ose e thene ne gjuhe me te bukur...artdasheset... (me pelqen kjo gje,sepse mendoja se vetem une pelqeja gjera te tilla)...
    Heren e fundit u redaktua nga vajza e detit; 3 Jave Me Pare ne 13:57.
     

  27. #27
    Administrator fv Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    31,594
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    10
    Citim Origjinale Postuar nga vajza e detit Shfaq Poten
    duket sikur ketu jane mbledhur gjithe romantiket...ose e thene ne gjuhe me te bukur...artdasheset... (me pelqen kjo gje,sepse mendoja se vetem une pelqeja gjera te tilla)...
    Nese pasioni yt eshte thjesht te lexosh...atehere voto
    Nese pasioni yt tejkalon leximin dhe shkruan, atehere je e mirepritur per nje krijim muajin qe vjen ....si thua?
     

  28. #28
    Kohe & Stine fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    40,409
    Blog Entries
    8
    Forca e Rrespektit
    11799
    Citim Origjinale Postuar nga vajza e detit Shfaq Poten
    duket sikur ketu jane mbledhur gjithe romantiket...ose e thene ne gjuhe me te bukur...artdasheset... (me pelqen kjo gje,sepse mendoja se vetem une pelqeja gjera te tilla)...
    Atehere nese i pelqen,je ne vatren e duhur.
    Lexoni krijimet me siper dhe perzgjidh me te bukuren per ty,dhe votoje.
    Nese shkruani vargje,dergoj ato ne posten e Monit,per muajin pasardhes.
    Ju pershendes!
     

  29. #29
    Administrator fv Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    31,594
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    10
    Citim Origjinale Postuar nga NeVertiti Shfaq Poten
    Atehere nese i pelqen,je ne vatren e duhur.
    Lexoni krijimet me siper dhe perzgjidh me te bukuren per ty,dhe votoje.
    Nese shkruani vargje,dergoj ato ne posten e Monit,per muajin pasardhes.
    Ju pershendes!
    ne te dyja sikur jemi copy paste mi goc...do na akuzoj Violeta per njehesim individi
     

  30. #30
    Anėtar Aktiv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i vajza e detit
    Antarėsuar nė
    Nov 2018
    Postime
    592
    Forca e Rrespektit
    167
    Citim Origjinale Postuar nga NeVertiti Shfaq Poten
    Atehere nese i pelqen,je ne vatren e duhur.
    Lexoni krijimet me siper dhe perzgjidh me te bukuren per ty,dhe votoje.
    Nese shkruani vargje,dergoj ato ne posten e Monit,per muajin pasardhes.
    Ju pershendes!
    shume flm vajza...

    une jam lexuese...shkruese...e kam kam pasione te tilla plote...por per momentin jam ne pauz me shkrimet...disi pa frymezim...kur te jem gati pse jo...gjithsesi flm goca...
     

Faqja 1 nga 3 123 E FunditE Fundit

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

fv Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •