Shqiptar te Bashkuar
android
Faqja 3 nga 3 I parėI parė 123
Duke shikuar rezultatet 61 ne 68 nga 68
  1. #1
    Anėtar i Nderuar fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i PiNkY
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Postime
    4,491
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    2995

    Artan Gjyzel Hasani

    Eshte mengjes...
    Nganjėherė tė qėllon tė flesh me gratė e tė tjerėve
    e njė tjetėr me tėnden kushedi…
    por ti mos u merakos pėr atė shenjė kafshimi nė gushėn e saj…
    as pėr emrin e panjohur qė ajo rėnkon nė gjumė…
    as tė kujt ishin duart qė pėrkėdhelėn ata gjinj…
    Ndonjė natė tė qėllon tė flesh me gratė e tė tjerėve
    e njė tjetėr me tėnden kushedi…
    por tani ėshtė mėngjez dhe ajo fle lakuriq shkujdesur pranė teje
    me kėmbėn mbledhur siē tė pėlqen ty…


    #########################################

    Te mosvdekshem...
    Eja tė vdesim pėr hir tė kėtij funerali kaq tė bukur.
    Nuk ėshtė rradha jonė,
    por kjo s’ka rėndėsi.
    Eja…rast tjetėr mė tė mirė nuk do tė kemi.
    Nuk sheh se kanė sjellė priftin mė tė mirė?
    Nuk sheh qė kanė sjellė buqetat mė aromėmira?
    Nuk sheh si shndrin dorėza e florinjtė e arkivolit tė praruar?
    Nuk sheh qė kanė sjellė varrmihėsit mė me pėrvojė ?
    Nuk sheh se ēfarė dhe i shkriftė e i ngrohtė avullon anės gropės?
    Nuk sheh se sa shumė njerėz kanė ardhur sot kėtu pėr lamtumirėn e fundit?

    Nuk do derdhin asnjė lot pėr ne.
    Por ti mos mendo keq pėr ta.
    E si do tė mundnin?
    Njė jetė tė tėrė jetojnė pranė varrezės.
    E ne njė jetė tė tėrė pranė tyre…

    Eja tė vdesim pėr hir tė kėtij funerali kaq tė bukur.
    Mosvdekja nuk ėshtė pavdekėsi…
    Eja…
    nuk ėshtė rradha jonė
    dhe nga mallkimi i tyre ndoshta rradha s’na vjen kurrė…
    (Æ`•.•“Æ) (Æ`•.•“Æ)
    *`•.ø(Æ`•.•“Æ)ø.•“ ♥
    ☆ ŗ ♥ `•.ø.•“ ♥ŗ ☆

  2. #61
    Kohe & Stine fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    39,657
    Blog Entries
    7
    Forca e Rrespektit
    11797
    TE PERKASESH DO TE THOTE...


    ...tė jesh bima qė rrėnjėt brenda shkėmbit vdes
    dhe jo lulja nė vazo qė sallonin zbukuron…
    tė jesh dallga qė bregut formė i jep
    dhe jo shkuma qė mbi valėn qėndron…
    tė jesh zjarri qė gjithmonė prushin ndez
    dhe jo flakė ku digjen fluturat krahėshkruar…
    tė jesh pėshpėrima e parė cdo mėngjes
    dhe jo rėnkim i mbytur i natės sė shkuar…
    tė jesh fryma e vetme qė mushkėritė e tjetrit mbush
    dhe jo puthja e radhės vdekur pėrmbi buzė…
    tė jesh prekja qė pashmangshmėrisht kėrkon edhe nesėr
    dhe jo turbullirė e ėmbėl qe shkon dhe vjen si muzė…
    e vėshtirė tė pėrkasėsh…
    e vėshtirė…
    tė kesh dikė ėshtė shumė mė e lehtė…
    por vec udhėkryqet e jetės ta mėsojnė mė mirė
    ndryshimin mes “tė kesh” dhe "pėrket”…
    (nga libri "Misioni Paranoik", 2006)
    © Artan Gjyzel Hasani
     

  3. #62
    Kohe & Stine fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    39,657
    Blog Entries
    7
    Forca e Rrespektit
    11797
    Pas vrasjes sė Markos oborri i vilės i kujtonte Maries njė sy tė gjelbėr gjigant me njė vėshtrim tė papėrballueshėm.
    I vinte mė mbarė ta shihte fshehurazi. E pėrgjonte. Afrohej tė dritarja e dhomės sė gjumit, hapte fare pak grilat dhe mes tė ēarave pėrkėdhelte me vėshtrim retinėn shumėngjyrėshe tė lulnajės.
    Grilat janė pentagrami i pritjes, Maria, por nuk e di nėse kjo e jotja ėshtė pritė a pritje, do tė thoshte Marko nėse do e kish kapur nė befasi, aty pranė dritares, tė mpakur nga dhimbja e ėmbėl.
    (fragment nga romani "FUNERAL")




    "Martin, tė tė tregoj diēka nga jeta e kastorėve?
    Ti e di qė kur gjuhen kastorėt mblidhen shumė njerėz qė e rrethojnė nga tė gjitha anėt pyllin ku strehohet kastori, rreth dyqind –treqind njerėz, tė cilėt nisin dhe ngushtojnė rrethimin gjithnjė e mė shumė. Ti e di qė kastorin e gjuajnė vetėm pėr bishtin e tij tė kushtueshėm. Kėshtu, vjen njė moment qė kastori esheh veten tė rrethuar keqazi pa asnjė rrugėdalje.
    Dhe a e di se ē’bėn?
    Kėput bishtin, ua lė atyre dhe largohet duke shpėtuar jetėn e vet. Kėtė histori ma ka treguar Marko."
    Martini e dėgjoi pa ndonjė kėrshėri.
    Muzgu atij i jepte njė gjendje tė ngjashme me atė tė artistėve nė momentet e para tė krijimit. Por ai s’ishte artist. Arti i tij i tė krijuarit pėrmblidhej nė ata rrathė tė kaltėr qė sajonte tymi i cigareve qė zakonisht konsumonte i ulur nė verandė me sytė mbėrthyer larg, shumė larg, nė horizontin e pranė muzgut, ku ai kishte kėrkuar pėrgjigjet e shumė pyetjeve lodhėse qė tashmė nuk kishte kush t’i pyeste mė.
    Megjithatė, edhe pa pyetur asgjė, ai kishte qenė nė pritje tė pėrgjigjes qė fshehin muzgjet, si pėr t’i dhėnė vetes njė arsye mė shumė pėr tė pritur nė heshtje muzgjet e nesėrme.
    Hmm… Kastorėt… Tek njerėzit ndoshta do tė ishte mė mirė tė sakrifikohej trupi dhe truri sesa bishti… E kush do tė gjuante njerėz pėr bishtin e tyre?
    (fragment nga romani "FUNERAL")
    ©artangjyzelhasani
     

  4. #63
    Kohe & Stine fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    39,657
    Blog Entries
    7
    Forca e Rrespektit
    11797
    DRITE ERRESIRE

    kėputet dielli dhe bie nė gjunjė
    si ē’bien kujtimet te kalendarėt
    tretet muzgu dhe dita dremit
    derdhet ngadalė mbrėmja e pėrhimtė
    rrugicave bėhet njė hija e tė dyve
    shkėlqen fashė e hėnės mbi dyer e pragje
    pas xixėllonjave akoma rendin fėmijėt
    ėshtė ora kur errėsira mė vjen si dritė
    me ty brenda syve…

    njerėzit gjithnjė do hiqen si ē’nuk janė...
    e vetmja gjė qė dinė ta bėjnė mirė
    tė shitblihen si sendet, por tė vegjėl nuk e dinė
    sa pjellor tregu kur e vėrteta ėshtė gėnjeshtėr
    i fshijnė pluhurin vetes dhe e nxjerrin nė vitrinė
    pėr blerėsin mė tė parė vazhdimisht tė verbėr

    burrat rrėzohen kur malli gėrryen malin
    mendjen dehin me avuj zemre aq lehtė…
    tė rinj ngatėrrojnė pellgje me dete
    fluturojnė pa krahė, flenė kur duhet tė nisen
    gra qė nuk bėhen dot muzė, provojnė tė bėhen poete
    nė vazo varresh si qiparisa e mbjellin veten pleqtė…

    kėshtu ka qenė gjithnjė e nuk filloi sot
    njerėzit mburren pėr atė qė kanė
    por kanė frikė nga ajo qė janė

    dhe frika ėshtė si hija qė mbi shandanė dridhet
    kur shėrbyesja me qiriun qė po shuhet ndez njė tjetėr
    nė shkallaren e kėshtjellės ku gjithnjė ėshtė errėsirė
    dhe e gjitha kjo ndodh netėve nė gjoksin tonė
    sa herė nė garderobė tė shpirtit hyjmė pėr tė provuar veten…

    errėsira ka terr, por edhe dritėn e saj
    kur mendimet e errėta si urėt e zjarrit mbi prush
    nė shpinė tė njėri tjetrit dorėzuar rrėzohen
    dhe nė gazmend shkėndijės i gėzohem
    feksjes qė ma mbars kanatėn e syrit
    me xixėllonjat qė fėmijėt ndjekin pas …

    (nga vellimi poetik "PRANDAJ..." )
    ©artangjyzelhasani
     

  5. #64
    Kohe & Stine fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    39,657
    Blog Entries
    7
    Forca e Rrespektit
    11797
    ILUZIONI I LIRISE

    tė lirė jemi a lėnė na kanė
    pėr tė shkruar e bėrė ligje
    qė lirinė tonė tė kufizojmė
    kur me veten jemi nginjur
    dhe tjetrin duam ta hamė

    na vėnė nė grazhd e na ushqejnė
    bashkė me tė tjera kafshė
    krenare dhe sqimatare si ne
    dhe na mėsojnė me durim
    artin e tė qėnurit tė barabartė
    kur njė herė nė katėr vjet zgjedhim
    taksidarėt e zellshėm tė lirisė sonė
    kur liria nga njė e drejtė
    shndrrohet nė biznes tė taksueshėm...

    tė urtė, tė bindur, tashmė e dimė
    njėri nga tė dy nė kafaz do rrijė
    ne
    ose
    liria qė lamė a na la...
    por s’kemi frikė,
    liria i merret veē atij qė e ka...

    ah, ti tigėr marramendės i Lirisė
    je kaq i bukur, sa nuk e ndjej
    se si ngadalė tė afrohem
    kaq tundues, sa tė dorėzohem
    e ti mė shqyen…

    (nga vellimi poetik "OVAL")
    ©Artan Gjyzel Hasani
     

  6. #65
    Kohe & Stine fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    39,657
    Blog Entries
    7
    Forca e Rrespektit
    11797
    POEME E HAPUR NJE KANDIDATI PER LEXUES

    Ti kėrkon njė poet tė madh…tė madhėrishėm… madhėshtor
    qė tė shkruajė pėr ty, lexuesin e ardhshėm?

    Njė poet pėr tė cilin trumpetat e tua prej mjegulle tė bien ēdo ditė e ēdo natė…?

    Njė poet qė tė jetė ekskluzivisht i juaji?…

    Njė rapsod mjekėrgjatė tė cilin do ta duartrokisni
    pėrunjėsisht…
    pambarimisht….
    unanimisht…?

    Njė ajatollah
    njė idhull,
    njė bard ?

    Njė gėrmaxhi i cili tė gėrmėzojė atė qė mund ta kishe bėrė lehtėsisht ti
    nėse do kishe pasur 5 minuta tė lira nė intervalin e njė ndeshje bilardoje nė klubin aty pranė ?

    Kemi mijėra vjet qė keqkuptohemi ti dhe unė,
    por tani sė fundmi nuk jam mė aq i mirėsjellshėm

    Ne jemi tė njėjtė...pėrdorim tė njėjtin alfabet...
    tė njėjtat fjalė dhe gėrma...
    por nuk jemi njėsoj
    dhe ndoshta kurrė s'do tė jemi,
    siē nuk janė njėsoj gjumi dhe ėndrra...

    Unė nuk shkruaj pėr ty.
    Kurrė nuk kam shkruar pėr ty.
    Kurrė nuk do shkruaj pėr ty.
    As pėr tė tjerėt.
    Natyrisht as pėr veten time.

    Une nuk shkruaj.
    Shkruhem.

    Poeti ėshtė ai qė ka dashuruar
    kur ti nuk mund tė dashuroje pėrsėri
    qė ka falur atė qė ti nuk e fale kurrė dot,
    qė ka tradhėtuar atė qė nuk ke mundur tė tradhėtosh ti...
    qė kur ti gajaseshe derdhi tė rėndėt lotė...
    qė s'u habit aspak kur memecėt folėn
    qė buzėqeshi dinjitoz mbi kryq...
    qė jetoi edhe kur e vranė
    e kur e ringjallėn i talli dhe vdiq...

    E di...akoma nuk je gati...
    nuk je akoma lexues vargjesh,
    por pėrtypės gėrmash qė si njė varg gėshtenjash tė zjera
    i blen...
    i ha...
    i porosit kushdo...
    kudo...
    kurdo....
    "Hej..na pesė lekė..me jep edhe dy tė tjera!"

    Por poezia nuk ėshtė pica qė t'u dha falas ta pėrtypėsh nė
    banketin promovues anės trotuarit
    as haraēi qė njė perėndi e panjohur i paguan bujarisht paditurisė
    tėnde...
    nuk ėshtė as hajduti bastard qė tinėzisht i frikohet litarit...
    e as arnimi i rradhės i njė ndėrgjegjeje tė shqyer vende –vende...

    Nuk ėshtė as buka me gjalpė e djathė qė jot gjyshe ta ushqente pasditeve tė fėmijėrisė tėnde tė krisur...
    nuk ėshtė as biberoni me tė cilin qetėsohen grindjet e shtatanikut qė nga djepi pėrdhe ka rėnė...
    as peshqiri me tė cilin fshin djersėt shkujdesur pas seksit rutinor mbi ēarēafin spermėqėndisur....
    e as puhiza e vonuar njė mbrėmje tė nxehtė gushti nėn njė qiell yjesh shtatzėnė ...

    Hej, ti kandidat pėr lexues poezish!

    Kur mes presjeve, pikėpresjeve, pikėve, pikėēuditėseve, pikėpyetjeve, retiēencave, apostrofėve
    si nė njė vrapim me pengesa
    do arrish nė finish bashkė me mua ...

    kur tė zvarritesh nėnrreshtave
    si poeti nė skutat e panjohura tė shpirtit tend...

    kur tė guxosh tė turbullosh njė gjumė tė pafjetur akoma,
    ndėrsa dheun tė heqėsh nga vargjet pėr tė zbuluar epitafin tend apo ndoshta edhe kufomėn time...

    kur tė guxosh tė recitosh me zė tė lartė ato qė u shkruan nė
    vetminė e heshtur...

    kur ēmendurinė ta njohėsh pėr privilegj
    e nė fund tė tunelit tė saj tė shohėsh dritė...

    kur tė guxosh tė shohėsh pėr njė ēast tė vetėm pa t'u dridhur qerpiku atje ku poeti ka parė njė jetė tė tėrė...

    kur tė guxosh tė verbosh sytė nėse kjo do tė tė ndriēojė shpirtin...

    kur tė jesh i gatshėm pėr t'u vrarė...pėr t'u vetvrarė...
    pėr t'u varur nė pikėpyetjet e mia si ē'jam varur unė netėve
    pas ėndrrės qė ti nuk arrije ta shihje dot nė gjumin tend tė qetė...

    kur tė kuptosh qė Triumfi i Poetit nuk ka nevojė pėr tuajat Harqe,

    atėhere PO!

    Atėherė do jesh LEXUESI
    dhe ajo ēka shkruan poeti do tė jetė e jotja...
    Pėrjetėsisht e jotja...
    ....................................
    Pėrndryshe kėnaqu veē me gėrmat...
    Nuk i meriton vargjet!


    (nga libri "Mekatari", 2010)
    ©artangjyzelhasani
     

  7. #66
    Kohe & Stine fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    39,657
    Blog Entries
    7
    Forca e Rrespektit
    11797
    KAM VDEKUR SHTATE HERE SOT...

    …por ti s’e di
    askush s’di gjė pėr vdekjet e mia
    shtatė sa mrekullitė…

    ishte herėt mėngjes
    njė zog qė e gjeti tė prishur strehėn
    mė kujtoi foletė qė dikur kisha
    dhe u mbyta nė filxhanin e kafesė…

    ishte ora 8 kur ndodhi e dyta
    i telefonova shtėpisė sime nė Shqipėri
    “Alo…mami...si je?”
    pastaj u kujtova qė aty nuk banon mė askush
    tymosa njė cigare dhe vdiqa…

    e treta do tė ketė qenė nė mesditė
    kur ndėrsa shihja veten nė pasqyrė
    sytė e tim eti mė thanė
    “nuk ia vlen, sado qė tė pėrpiqesh, biri im,
    gjithnjė do tė ndodhė diēka
    dhe fundi do tė tė duket fillim…”

    nė 4 pasdite ndodhi e katėrta
    kur u ktheva nga puna pėr nė shtėpi
    kontrollova nė kutinė postare
    veē zarfa bankash, fatura dhe gjoba,
    asnjė letėr dashurie…

    e pesta ndodhi nė muzg
    i tronditur nga buzėqeshja e tij
    u pėrpoqa t’ia fshi lotin njė kllouni
    nuk munda, ndaj ia hoqa maskėn
    dhe isha unė ai…

    tjetra si zakonisht nė mbrėmje
    kur tė gjitha pemėt e botės mė duken mimoza
    zgjata duart t’i pėrkėdhel, por ato nuk ishin
    nė atė orė unė gjithnjė bėhem pluhur
    rėrė nė erė…
    pjalm endacak…
    vdekje aromatike…

    me puthjen e jetės mė ringjalli nata
    pėr t’i varrosur gjashtė vdekjet nėpėr vargje
    ia lexova mungesės tėnde
    dhe kjo ishte e shtata…

    (nga vėllimi poetik "OVAL")
    ©artangjyzelhasani
     

  8. #67
    Kohe & Stine fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    39,657
    Blog Entries
    7
    Forca e Rrespektit
    11797
    DASHURIA?

    …sa shumė fjalė pėr dashurinė u shpikėn
    e sa lotė u derdhėn nė prehėrin e saj
    vajza nė altare djemsh sakrifikuar
    burra thėrmuar nė mijėra kristale grash…

    kemi pasur edhe ne ditėt tona tė bardha
    muzgje tė dashuruarish, mėngjese tė arta
    drit’ qė na vinte nga zjarr’ i shpirtit
    kur fryma na ėshtė mbajtur nga ėndja
    sa herė mashė e padurimit urėt pėrpushte
    dhe nė flatra fluturash tė hutuara xixat
    mangallit tė barkut bėheshin prush...

    por ishin edhe ditėt zhgėnjyese
    plot ankthe qė ėndrrat na i rrėmbyen
    netė torturuese me shėmtim mbarsur
    kur ēdo gjė e bukur qė kishim pasur
    mėdyshjeve dyshuese u tret e ftohtė
    dhe jetės si tjetrit kurrizin ia kthyem
    pėr t’i thėnė mė pas “eja mė ngroh…”

    sot me grinė jemi mėsuar si me hėnėn
    lisin legjendar e kemi mbjellė nė njė vazo
    lis shtėpiak pėr pėrdorim tė brendshėm
    kėshtjellat i ndėrtojmė tė vogla fare
    me rėrė sintetike, lehtėsisht tė pushtueshme
    dhe i mbajmė nė kafaz nė vend tė kanarinave
    me njė ēelės nė dispozicion tė amatorėve
    dhe tė atyre qė kanė frikė nga lartėsia...

    e kur, si pėr njė vajzė, do na pyesin
    nė fundin tonė pėr vetė jetėn
    nuk do tė kujtojmė fytyra,
    por vetėm buzė,
    dhe do mėrmėrisim “ishte e puthshme”
    pa e ditur nėse thamė gjithė tė vėrtetėn…

    (nga vellimi poetik "PRANDAJ...")
    ©artangjyzelhasani
     

  9. #68
    Super Moderator fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    8,803
    Forca e Rrespektit
    5068
    Darka e fundit


    vėrtet…sa gjėra tė ēmendura bėmė
    e sa tė tjera na mbetėn pa bėrė...
    shumė fjalė tė ėmbla pėshpėritėm
    e sa tė tjera muzgjeve nuk i thamė...
    sa prekje magjishėm ėndėrruam
    e sa mbeten pėr njė tjetėr herė...
    sa puthje mėrmėritėse morėm
    e sa tė tjera kurrė nuk i dhamė...

    dhe ja ku jemi sonte nė Darkėn e Fundit…
    nė dukje gjakftohtė e tė qetė…
    lotėt fshehur nė grykė…
    ti nga kryqe dhimbjesh zbritur
    dhe unė, siē thua, Juda yt…

    te vargu im pa semafor
    ku heshtjet e tė tjerėve
    dikur aksidentoheshin lehte...
    qėndrojmė sonte
    gjykojmė…
    kerkojmė…
    mes kupės dhe lėngut cili paska vlerė…

    unė dashurova me zemėr, zemra ime,
    me mendje ti…e mėnēura ime ti…
    por mendje dhe zemer rrallė bėhen bashkė…
    logjika pranė pasionit dot kurrė nuk rri…

    kėrkova tė bėheshe pavendosmėrisht
    e imja
    dhe piramidėn e shpirtit t’mė drithėroje…
    ta rrėzoje pėrdhe gur pas guri…
    dhe nga e para ta rindėrtoje…
    por tė kishe kujdes mumjet qė flinin aty…
    dhe zėrat qė vinin nga shkretėtirat
    ishin tė dashurive qė mė sollėn te ty…
    ishin…janė…
    vendosmėrisht tė miat…

    tė mė dashuroje siē isha…
    mėkatar zjarresh rreshkur
    s’munde, e mira ime, s’munde…
    fytyra e djallit gjithnjė ėshtė mė e shėmtuar
    se maskat qė mbajmė veshur …

    por kėsaj Darke tė Fundit
    le tė heshtim sė bashku…
    le tė harrojmė…
    tė harrojmė premtimet e dhėna
    nėse nesėr diēka
    pėrsėri do na bashkojė
    do jenė fjalėt e pathėna…


    nga*Stina e Peste - Dialog Poetik*
    Artan Gjyzel Hasani
    “La superficialitą mi inquieta ma il profondo mi uccide.” A.M

Faqja 3 nga 3 I parėI parė 123

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Tema te Ngjashme

  1. Artan Fuga - Media skizofrene?
    Nga NeVertiti ne forum Diskutime shoqėrore
    Pergjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-02-2017, 02:53
  2. Morali pa moral i Artan Lames
    Nga Abis ne forum Analizė-Opinion
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-05-2016, 19:00
  3. Pergjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-11-2014, 07:59
  4. Fier,RENEA arreston Selami Hasani
    Nga redi- ne forum Aktualiteti
    Pergjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-08-2009, 20:09
  5. Hasani:Forca ndėrkombėtare nė Kosovėn Lindore
    Nga polisi_tajrush ne forum Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
    Pergjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-10-2008, 02:15

fv Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •