Shqiptar te Bashkuar
android
Thanks Thanks:  0
Likes Likes:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 12 nga 12

Teme: Martin Camaj

  1. #1
    . fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i WxP
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Durres
    Mosha
    31
    Postime
    3,892
    Post Thanks / Like fv
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    10

    Martin Camaj

    Martin Camaj

    lindi ne vitin 1925.Mbas pergatitjes ne kolegjin saverian te Shkodres dhe nje kohe te shkurter mesuesie ne fshatin Prekal u arratis nga vendi me 1948 per ti shpetuar terrorit komunist.Kreu studimet fiogjike ne Beograd ,gjate kesaj kohe botoi ne prishtine dy vellimet e para poetike.Ne vitin 1956 shkoi ne Rome ,ku vazhdoi studimet e larta dhe shkroi nje doktorate mbi gjuhen e Buzukut.Bashkepunetor i ngushte i Koliqit,Valentinit,K.Gurakuqit,etj. Behet kryeredaktor i “shejzave” qe per 13 vjet do te ishte revista kulturore me e rendesishme e diaspores shqipetare.Ne fillim te viteve ’60 zhvendoset ne Universitetin e Mynihut ku si lektor me pas si profesor krijon katedren e albanologjise ,deri me sot e vetmja e ketij lloji ne vendet e gjuhes gjermane.Krahas veprimtarise “zyrtare” fiogjike krijon me intensitet vepra te shumta ne poezi e proze,edhe pse ne mungese te publikut te mirfillte.Kjo veper,vecanerisht poezia qe i kalon per nga rendesia kufijte e letersise sone,eshte nje ure lidhese midis veriut letrar shqiptar dhe poezise moderne evropjane.Mjeshter gjuhe i nje kalibri prej Bogdani a Fishte,shkeputet dalengadale prej vargjeve tradicionale te poezise sone per t’u nenshtruar imazheve te veta .Bota e Camajt eshte sa shqiptare per nga natyra ,shenjat ,mitet qe percon ,po aq kozmopolite per nga trajta e saj. Vendqendrimi i tij i fundit do ishte Lenggries,vetem ai qe e ka pare Bavarine e eperme dhe fshatrat malore te saj ne nje dite te ngrysur dimri,e kupton pse Martin Camaj zgjodhi pikerisht kete vend per te ngrysur ditet e fundit te jetes se tij te gjate prej mergimtari.Zona malore e Bavarise te sjell ndermend Alpet e Shqiperise ,dhe meqenese Camaj e kishte te ndaluar kthimin ne vendin e tij keshtu qe ishte munduar te gjente dicka te ngjashme me malet e tij.Pas endjeve te shumta Camaj kuptoi se ai ishte i lire te shetiste cdo vend me perjashtim te vendit te vet.Dhe ndoshta zgjedhja e fshatit malor bavarez eshte konsideruar prej tij si kthim ne vendlindje.Pamundesia e autorit per tu kthyer ne vendlindje ka rezukltuar tragjike per jeten personale te poetit por fatlume per letersine shqipe.Sepse ate qe s’ka mundur ta beje fizikisht e ka arritur nepermjet artit te tij.Vepra e tij eshte deshmia me e mire e perpjekjes per te mos e humbur atdheun,vendlindjen.Camaj u be vazhduesi me i denje i vepres se autoreve te letersise shqipe ne gegerisht nga Budi tek Mjeda e Koliqi,ndoshta i vetmi autor modern shqiptar i denje per te vazhduar trashegimine e ndritur te tyre.E zhvilluar ne menyre te natyrshme dhe jashte presionit te letersise dogmatike te realizmit socialist,vepra e Camajt eshte niveli me i larte i zhvillimit te letersise moderne shqipe ose me sakte eshte ana tjeter e painfektuar.Nese vepra e Camajt paraqet nje univers te tere qe ngelet per t’u eksploruar nga nga lexuesi shqiptar,jeta e tij perben nje model qe i duhet sugjeruar shoqerise shqiptare.Camaj eshte intelektuali dhe krijuesi shqiptar qe e realizon vepren e tij pavaresisht rrethanave ose qe me sakte nuk i perdor kurre ato si justifikim per mosrealizimin e saj.Ai vazhdon te botoje ndonese e di mire se ato vepra per nje kohe te gjate do ishin larg lexuesit shqiptar.Komuniteti i vogel i emigranteve shqiptare qe e ka njohur Camajn e pershkruan ate si nje intelektual tejet te kulturuar ,te qyteteruar,e njerezor por te patjetersuar nga te jetuarit gjate ne perendim.Ai ishte krenar per vendlindjen e tij.Koleget shkrimtare shqiptare dhe institucionet e kultures shqiptare e denigruan dhe e fyen shpesh here,por ai nuk u soll kurre ne te njejten menyre me ta.Camaj vdiq ne mars te vitit 1992,ne Lenggries te Bavarise dhe ne nje konference qe dha pak dite para vdekjes la keto fjale per bashkatdhetaret e tij :
    “Te dashun miq e vllazen shqipetare,intelektuale...gezohem pa mase se keni vendose te vleresoni vepren time:Ky vleresim na afron.Bate burrnine te me shtini ne rreshtin tuej.Ndonese te ndame prej nje gjysme shekulli,une jam i jueji e ju jeni te mijt.”
    Ne vitin 1993 ne Lenggries u themelua shoqata “Martin Camaj”,nepermjet se ciles do te vazhdohet puna ne fushen e albanologjise ,bere nga ai,sidomos ne afirmimin dhe njohjen e letersise shqiptare ne qarqe boterore>Shoqaten e udheheq,gruaja e tij , Dr.Erika Camaj,e cila ne forma te ndryshme po ben afirmimin e kultures tone.


    VEPRA NE GJUHEN SHQIPE:
    · Nji fyell

    nder male (Prishtine 1953)
    · Kanga e verrinit (Prishtine 1954)
    · Djella (Rome 1958)
    ·

    Legjenda (Rome 1964)
    · Lirika mes dy moteve (Munchen 1967)
    · Rrathe

    (Munchen 1978)
    · Njeriu me vete e me tjere (Munchen 1978)
    · Dranja (Munchen 1981)
    ·

    Shkundullima (Munchen 1981)
    · Poezi 1953-1967 (Munchen 1981)
    · Karpa

    (Munchen 1987)
    · Pishtaret e nates (Prishtine 1991)
    · Nen hijen e gjarpnit (Prishtine 1991)
    ·

    Palimpsest (Munchen 1991)
    · Kandili i argjendit (1993)
    · Djella(version i perpunuar)

    (Prishtine 1994)



    VEPRA TE PERKTHYERA
    · Poesie
    · Selected poetry
    · Gedichte


    · Palimpsest
    Heren e fundit u redaktua nga Katia; 10-12-2011 ne 21:32.
    Je SHQIPTAR? Po?
    Duaje SHQIPERIN si atdhetar...
    Jo si politikan apo Fetar.

  2. #2
    Veri investigatio fv Avatari i alfonci
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Perpara kompjuterit
    Postime
    3,045
    Post Thanks / Like fv
    Forca e Rrespektit
    83

    Martin Camaj (1925 - 1994)

    Lindi nė vitin 1925 nė Temali, rrethi i Shkodrės. Regjistrohet sė pari nė gjimnazin "Xaverianum" nė Shkodėr, ndėrsa pas njė karriere tė shkurtėr si mėsues, shkon pėr studime nė Beograd mė 1949, ku studion gjuhėt sllave dhe romane. Me 1956 u detyrua, pėr arsye politike tė shpėrngulet pėr nė Romė, ku punon pėr ngritjen e tij akademike, sė bashku me profesor Xhiuzepe Ungareti. Nė vitin 1969 studion albanologji nė Universitetin e Mynihut dhe mė 1970 fillon punė si pedagog. Martin Camaj vdiq mė 12.03.1992, duke lėnė pas njė vepėr shumė tė ēmuar artistike dhe shkencore.

    -- Tre letra tė Camajt, dėrguar Prof. Krist Malokit --

    Mbramja nė nord
    Eci e eci gjeti blerimin.
    Tingujt e kumbonareve lanė pishat
    e bredhat e shkuen me bujtė nė qiell.
    Qetsija e syve t“kaltėr rrokulliset
    nėpėr pullaze t“thepisun e bahet
    pasqyrė e dritave tė kandilave
    tė shekullit t`kaluem.

    Eci e eci muzgu me plaēka nė krah
    e para se me hy mbrenda,
    e uli barrėn skaj deres tue lanė shej
    pėr ta gjetė nė terr me njė t“prekun,
    para agimit.

    Larg atyne qė flasin si unė
    Fishkllin erė ndėr shelqe tė ngime
    me ujna prrojesh
    veshtroj, te zanafillja, truemje
    se si falen dreqit shpirt e korp,
    be tė forta
    mbi gur, qiell e dhe.

    Jam larg atyne qė flasin si unė
    sa hana qė bie prej rrezje nė rreze
    e pi qumėsht n“vedra lanun jashtė
    pėr me vu mazė.

    Hutini i shkambit n“agim
    dhe guri n“ujė pėrpijnė tingullin
    e kuvendit tė keq: n“agim
    njeriu bekon diellin si unė!

    Njė zog lėngon
    libri i besimit te shpendeve thote:
    cdo zog shtrin krahet e vdes mbi bar,
    ndeshkim pse preku kufijte e ndaluem
    mes qiellit e dheut.
    Nji zog lengon per vdekje mbi bar:
    gjethet nder lisa jane zogj e shoke
    te pamberrishem
    e losin me drite e diell
    larg dy gur mullinjsh qe bien
    si mbas ligjit njeni mbi tjetrin
    pa za.

    Nata e koncertit
    As bora nuk asht e bardhe ne kete muzg.
    Gjindja me kambe te randa vrapon
    kah dritat e tingullit.
    Ne sallen e koncertit edhe diktatoret
    marrin vesh masen e instrumentave.
    Ndegjuesit veshe-imet mbyllen syte
    e kapen currila pullazesh te lashta,
    djegje qytetesh e drush te thata.
    Ne tempone dyte gzhatshem era
    perkuli grurin deri ne toke.
    Ne sallen e koncertit edhe dirigjenti
    symbyll s'pau tjeter pos tingujsh
    te ndezun brenda nji rrotulle terri.

    C'ka i duhej Uliksit Itaka pa grue
    Malli, deshire e perjetes
    e jo mallengjimi, gurgull frymeshkurte
    e joshi Uliksin me kthye i kulluem
    atje kah ishte nise.Ne ravgime te paskaje
    shtjeri edhe te mbramin petk qe kishte
    amzen e pashlyeshme te vegeve ullini
    dhe te duerve te grues. Shtjeri edhe petka tjera leshi e lini
    e fjeti nder tesha te hueja, Uliksi,
    kur harroi amzen.
    Homerit s'i erdhi n'goje me thane
    perse Penelopa endte per te me duer te veta
    petkun magjik te kthimit.
    Homeri i perngeshem u kull kujtueshem e tha:
    Uliksi e Itaka pa grue-dy krena binjake dhie
    me nje bri te thyem: pune e pakryeme.

    Gjarpni e grueja
    Ajo mbrame harroi trupin e vet
    zbuluet
    e ne megjes e gjeti pikture te varun
    ne murin e gjane dhete pashe:
    e kqyri e e kqyri dhe u zhduk.
    Petkat e saj teren buze detit
    me kemishen e gjarpnit mbi gure.
    Shterpia tha se vjen prap, ajo,
    deri mbasdite.
    Mbasdite vone, gjarpni i rrejtun
    doli prej nengurit
    e iu zgerdhesh vetmise ndersy,
    veshi kemishen e vjeter e shkoi
    me fjete.

    Nder mija trajta ideja
    Prej dite ne dite nji tingull
    treqind e gjashtedhete here
    prej zgjimi ne zgjim
    fryme mali n'pullaz
    ose trumcaku lypes meli
    ne dritare...

    Valle Rugove
    Shkyenje qiellin, zurla,
    e kaltersia e sferave te nalta
    le te bije mbi ne si shi.

    Kamba e tupani cajne token e me duer
    vrikllojme na shpatat e me duer sutat
    ne mal i kapim ne pike te vrapit.

    Mos e ulni zanin, kangtare, pse me bie
    nder gjuj lodhja e moteve dhe ritmi i ndalun
    dyshe m“a ndan krahnorin.

    Nji ditė e ka edhe korbi
    Erdhi nje korb te dheu i bute nen shkrepa.
    Ai s“dinte me ndjekun vallet e pllumbave
    pale e pale nen hijen e ullive.
    -->
    -->
    E u ruente mos me lshuemun za
    mes gazullimit te pergjithshem
    per mos me prishe
    ritmin e flatrave nder valle.
    Kur te e vona pllumbat kthyen ne banesa,
    e ndiu vehten korbi pellumb ne shpirt.

    Dita e malit tem
    Dheu im āsht i pėrmendun
    pėr humneret e thella
    ndėr banorėt e malit e tė fushės
    deri nė dét. Mbramjeve atjč
    ndėgjohet klithma e grizhlės
    ndėr kthetrat e shqipes e shpirti i sįj
    u flijohet hijevet.
    Atje lot drita nė sytė e njerzve tash e parė
    e epshet s'i njeh kurrkush me emėn.
    Shpagimi me gjak āsht, pėr shembull,
    gjarpėn nėn gśr e gjarpni vetė
    na qenka mende femne
    nėn rubėn e bardhė ose tė kuqe.

    Nė muzg atje secili prek ballin e vet
    e ndien ndėr gishta fillin e jetės
    e gėzohet.

    Gjakmarrja
    Vetmia ka thithė erėn e bjeshkės
    dhe fije bari as fletė nuk lņt.

    Tė mnershėm janė korbat e zčz
    nė pushim mbi qarrat e vjetėr
    maje mali nė vapė.

    Mendja e njeriut nėn hije shestņn
    udhė gjaku
    e sosjen e pagjės nė mak e vrrī.

    Hija e lisit
    Dielli i rį pėr skīthi lisit tė madh
    e i zbuloi nėn hije eshtnat e njérit
    si cokla, si drū.
    Hija e tij ā e qetė si tis
    mėndafshi tė zķ nė faltore.
    Gjingallat mbi dega gjimojnė
    njiheri nė vapė sikur vajtore
    me ftyra t'gėrvishuna n'gjamė.

    Kur dielli don me shkue
    hija e lisit rritet e kapet pėr mal
    - gjarpėn nėpėr rremb:
    hija e lisit ā e zezė,
    hija e lisit na tremb.

    Mė falni diēka
    Mė falni diēką qė mė kėnaq
    si puthja e nanės nė ballė;
    mė gėzoni nji herė
    si gėzohet gjethi i njomė nė puhķ,
    mė shikoni si hana nėpėr rremba
    e kam me u falė gjithēka:
    mordjen do tė puthi ndėr buzėt e ngrime
    dhe nė zgavrrat e synit tė sįj
    do tė derdhi lņt.
    Avitu, njerķ!
    Nga palci i urrejtjes dėshiroj me dalė
    si bima prej fare nė pranverė.

    Fill i gjetun
    Natėn qė shkoi u fikėn dritat e mbeti
    qyteti nė terr deri n'agim.

    Amvisat kėrkuen llampat vojguri
    e s'i gjetėn nė terr.

    Nė nadje ra dielli e zbeu
    faqet e rrokaqiellėve.

    Nė nadje vrejta rrethin e andrrave
    nė truell
    e gjeta fillin e tretun
    nė pikėn e ndaljes sė dritės.

    Mospėrfillje
    Mbas mesnate hana derdhi rrezet
    prej majes sė shkambit deri nė lumė.
    Mbasi qė u ngi me gjumė
    kėndon qokthi ndėr rreze:
    sytė, dy pika uji, ndrisin dhe kanga
    pikon nė luginė, nė terr.

    Dikush buzė lumit n'agim gjeti
    sqepin e thyem tė qokthit e tha:
    dam! Kqyre kėtė tingull qė ra
    e plasi nė gurė.

    Dimėn
    Flokėt e borės ndėr grykcat e lisave
    e krahnjerri i pėrjargun ndėr degė.
    Syni kėrkon flakėn e fshehtė,
    vjedulla strofullin
    nė gjijtė e rrajėve dhe kujton
    ngrohėsinė e frymės
    nėn lėkurėn e delės sė bardhė.

    Iriqi me therra tė nguluna n'mish
    digjet pa flakė
    mbrenda katėr ballnave tė dheut.

    Fragment
    Niset pėr gurbet punėtori
    me nji copė qielli nė krah
    e krypė deti nė kutia pishe.
    Nė dorė mban nji bahe
    e gur lumejsh nė gojė
    nė vend tė bukės.

    Rruga i zdrit prėpara
    me gaca zjarmi nė sy.

    Krymbi i mėndafshit
    Fijet e bardha te mendafshit ndahen prej zemres se krymbit qe vdiq vetem ne pallatin mbas malit. Ashte koha e korrjeve: edhe ara xhveshet perpara dimnit plak e jo ma nusja perpara djalit te ri! Ashte koha e pleqnimit me vete.
    Nuk jane caqet qe percaktojne kohen, por mosha e njeriut te urte! Rremimi fillon me nje gjalm dy ngjyrash: bardh e zi. Dhe ankohet i urti: askush s'me ndihu te shoh me kohe fillimin e sosjen e fijeve ne gjalm e mbata nen hijen e sendeve. Ne vjeshte kundrova beselidhjen mes jetes e vdekjes prej punevet te pareve mij qe ruenin petkat e mira per mort dhe hynin ne nje vorr brez mas brezi.

    Diella (fragment)
    Kudo shkoj marr me vete njė arkė me rraqe nė vete tė pavlerė, e kjo asht i vetmi trashėgim qė mė lanė prindet.
    Njė ditė tue kerkue diēka nė te, gjeta kutinė e duhanit tė tim et, ende i vinte era duhan, njė amė aromatike si me i pasė ruejtė nė dozė konserve. Kutinė, ime amė e pat pėrdorė shum gjatė mbas vdekjes sė shojt, kur pat fillue me e pshtjellė nga nji cigare "prej merzie", thonte ajo. Kutinė e mbante gjithnjė nė gji.
    Vizat e shkrojat mbi mademin e bardhė tė kutisė me lidhin edhe sot me plot kujtime. Lajlat e vizimet nė siprinė m'u mbresen nė tru si miset e fytyres sė tyne, thom me qėllim "fytyres", ne njėjės sepse prindėt e mij nė kujtesėn teme kanė njė fytyrė tė vetme. Ato gresa ne metal paraqesin nė kujtesė edhe fajet e tė dy palėve, nė njė anė, e tė miat, nė tjetrėn.
    Nėse nuk i kam dashtė sa duhet prindet (mirė qė ka njė emen tė pėrbashkėt pėr tė dy!) asht faji i sime ame. Unė pėr atė isha vetėm i biri i tim et i cili duhej rritė e ba i zoti i vetes, posepo, por kryekreje pėr tė mbajtė Plakun. PLAKU ose KY, dmth. im atė ishte pėr te shtylla e familjes, dikur lulja e djelmise e sot burrnija e bujaria e mishnueme dhe ma i urti njeri nė botė, andaj fjala e tij duhej ēue ne vend me ēdo kusht!
    Nė mbramje, posa im atė hynte nė deren e kurtit, ime amė hopte nė kambė as me qene ajo pesembedhetė vjeēe: - Qe, erdh - pėshpėriste tue me shty nė krah. - Ēoja fitilin kandilit qė tė shohė shpinė e ndritun pse nuk a tue hi nė shpellė, por nė plang te vet. Largoje shkamin prej rruge, ndėrsa unė po qes ujin e nxehtė tė lahet kambėsh...
    Kambėt mandej ia lante ajo!
    Shpesh me binte nė sy si ajo e ruente kafshatėn ma tė mirė pėr mundimtarin e shpisė.
    Njiqind herė me ka shkue mendja me i vjedhė dratė e tėlyenit nė magje. Kurr nuk e harroj, tue ndejė rreth votre, i pata kundėrshtue pėr tė parėn herė tim et.
    - Mire - me tha ai - flasim ma vone. M'u avit, me mori librin qė isha tue e lexue dhe nisi me i sjellė faqet nė mėnyrė nėnvleftėsuese, si t'ishte libri im njė sendegja si lodėr. Ishte i acaruem, po e mbante veten:
    Dishroj me kuvendue me ty si me njė shoq, por ndoshta nuk kemi me mujtė asnjani. Unė kam vjetet, ti ke shkollen, ti pėr mue je im birė, unė pėr ty malok. Nė plot raste qesh nėn mustak pėr padijen time, pėr shembull, kur para disa vjetėsh pata shikue librin tand, a tė bie ndermend?
    "Po, ti me pate ra shpute dhe, sigurisht, te kujtohet se nuk t'u pata idhnue. Bile, tė lypa tė falun, nėse kujtohesh".
    "Ma bane edhe ma zi kur me lype tė falun... Nė familje nuk lypet tė falun: skjarojmė fytyren me nji buzqeshje e harrohet gjithēka... Por a mundesh me mė thaėe pse pate qeshė?"
    "Shikoshe librin e sjellun pėr sė mbrapshtit..."
    "E disha se ishte per sė mbrapshtit. Deshta me te provue se ēka ban ti. A nuk e ke pa kur une e qes firmen me emen e mbiemen nė leter kur e do puna? I njoh tė gjitha gėrmat por s'mundem me i lidhe si gurt apo tullat nė mur".
    Bante nji gaz te keq tue picrrue sytė. Nė atė levizje buzėsh, zbulova se atij i vinte keq qė mė kish dhanė rrugėn e shkollės. "Unė e kam fajin qė mė doli djali dore", do tė ketė thanė me vete.
    Nė atė moment edhe unė jam kujtue se kisha humbė pėrgjithmonė miqėsinė e shokun ma tė afėrt qe mund ta kisha pasė nė jetė.
    "Shiko kėtu, kjo nuk asht zeja ime. Sa pėr kaq, bane se nuk dij send nė kėtė punė, sall fjalet e mia mos i ban n'asgja. I riu si veriu, beson gjithmonė nė vedi. Merret vesht: ke kendue plot libra e storina, por unė kam pa e ndie ma tepėr se ti, a di sa? sa kėtu e deri ne Stamboll ma teper se ti". Ai fliste e unė veresha kokėrr ndėr sy qė tė kishte pėrshtypjen se jam tue ndigjue me bindje.
    Ishte e para here qė e pėrqendrosha krejt vėmendjen nė fytyren e tim et. M'u duk se hyna ne shpirtin e tij e gjeta pjesėn e palatueme, t'ashpėr e tė shėmtueme tė vetes, dhe ketij njeriu i thashė:
    Ma jep dorėn, lamtumirė! Nė kėto katėr mure ku nėpėr dritare tė vogla hyn kaq pak dritė, asht mbretnia jote dhe e sime ame. Ēdo send qė lėviz kėtu mbrenda duhet tė marrė frymė si ju, nė tė njėjtin ritėm, por i vetmi pinjuell qė ju lindi e ju rrnoi, dalė nga dalė tue u rrite, prej djalit u shndėrrue nė dashamirė, prej dashamirit nė njė tė njoftun tė largėt dhe, pėr mos me u ba armik, tash del e tret dikah. Due ajėr dhe botė tė hapet, pa skaje.
    Shum vjet ma vone, para njė pamje dimnore, tue pėrkujtue vetminė dhe atmosferen e ngushtueme t'atyne kohėve, me qenė shkėputė prej shpirtit kėto vargje me njė dobėsi te habitshme, ashtu si bie prej peme njė fryt i stėrpjekun:

    Plepi ka mbete i thatė si shtize:
    Si fryn tash era nė gardh!
    Si loton hardhia e preme me kizė!
    Si lari te lumi u mardh!

    Sa druja u dogj ndėr votra simjet.

    Me fletzen e dushkut na ēo n'ajer, moj erė,
    Na sjell, na pshtjell e qitna njiherė
    Nė ndoj verri pa dimen.

    "Hajt, ve vesh pa i ēue turijt, - me shkundi im ate. - Shoh edhe se ke fillue me i ba n'asgja disa urti e doke, ruejtė brez mbas brezi ne trojet tona si malėsore si jemi. Para nji jave kje kėtu Culi, per Zotin burre per t'u nderue e i mire mjaft! Kur u ēue me shkue, nuk e pėrcolle deri te dera. Ti edhe pak e ke me ua dhane dorėn gjindjes ndejun, si nė Evropė. Kajherė e ve dorėn ne tamth e pyes: kur djali sot ndrroi kėshtu, po nipi? Sikur, ka me i ardhe marre me thanė se i nipi i kuj asht. Shkurt, djalo, me duket se si me qenė tue shkue me qiri fiket"!
    Kėshtu ishte puna pėr sė gjalli tė prindeve tė mij, por kur ata u zhduken, vetmia u dyfishue. Atėbotė me kaploi malli i ndrydhun me mote ta kthej kohėn prapė pėr tė jetue njė jete familjare tė re, me prind. Fytyra e tyne u zdrit para syve tė mij si t'ishin gjallė: nė kujtesė lėmosha me dashuni tė papėrjetueme rrudhat e ballit tė sime ame, por buza e saj nuk qeshte. Pėrgdheljet e mia ishin te vona, tė palandė, mendim qe s'gjen kurrkun fjalė, i thatė.
    Butėsia birnore e mirėnjohja me shtyne ma vone, mbasi qė ranė nė fashė mallėngjimet e pėrflakta, tė shkruej:

    Dy gjana print mė thanė kur ishin gjallė:
    Poqese shkel ti buken gand,
    Ēoje prej toke, puthe e vene nė ballė!
    Ndigjo ti djalė, pse na jemi pleq.
    Kur te rrijsh te votra mbėshtetė tue pi duhan,
    Mos pshtyj nė zjarm
    Mos pshtyj nė dritė, se a keq!

    Harrova plot sende qė thanė print
    Plot tjera mėsova e dola ndoshta i larm,
    Por bijve t'mij unė kam me u thanė tu'u rritė:
    Mos pshtyni nė zjarm,
    Mos pshtyni nė dritė.

    ("Penda e Artė" e vitit, akorduar nga Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve)
    Dranja
    Madrigale mbi fatin e njė frymori tė papėrsosun

    Si doli emni prej guri

    Ata qė presin barin me drapij dhe kosa tė shkurta, posaēe pėr livadhe me gur nė bjeshkėn e Cukalit, janė njerėz tė heshtun dhe vetėm nė dukje tė qetė: dhimba u bren kocat natėn e i kap si pika nė mėngjes nė muskuj e gjymtyrė kur sjellin sė pari rreptas hekurin nė bar. Nė parzmin e leshtė u fshehet frika e gjarpnit qė pret tue njehė nė ritėm afrimin e krismės sė drapnit nė tėrfojė.
    Mbledhėsit e barit flejnė nė vapėn e ditės mbėshtetė pėr trungun e ahut nėn hije e shohin andrra syēelė. Ma i riu i zgjoi njėherė e i tregoi atė qė kishte gjetė, diēka tė gdhendun, gungė e madhe ngjyrė ashti, rrashtėn e breshkės e mbi atė gjarpnin dredha-dredha, gjithēka tė bamun gurė! Mirė - thanė ata - na e dimė qėmoti se nema e Orėve ndėrron nė shkamb ēdo gja, edhe bariun me tufė pėrpara, po puna ashtė: si erdhi breshka deri kėtu, kaq nalt? Njeni sish shpjegoi me buzė nė gaz:
    "Unė kam helm nė gjak pse gjarpni mė zuni tri herė , andaj unė di nė kėtė mes pakėz ma tepėr se ju. Breshka - tha ai - e pruni deri kėtu nė shpinė gjarpnin. Shikoni, si janė tė ngrimė mė njė si tė ishin dy frymorė! Si pela, Dranja, e unė mbi tė kaluer."
    Mandej folėsi mori briskun e me maje ia shkoqi gjarpnin breshkės nga rrashta mbi tė cilėn gjeti gėrresa dredha-dredha, si ravė qė pėrshkon gjysmėn e globit. Dranja, e quejtėn njėzani ata breshkėn nė gurė, pa gjarpėn.

    Parandjenjė largimi

    Vrapoja nė andėrr e zhgjandėrr trok mbi shpinėn e breshkės. Ajo ishte e madhe si nė kohėn e artė tė racės sė vet, para pėrmbytjes sė dheut.
    Edhepse vetėdija gjithnjė nė mue mjegullohej, shihej qartė ēdo send, si tė ishte mbėshtjellė gjithēkaja mbrenda njė indi rrezesh. Ndija deri ajrin pėrvlues nė fyt, si kur digjen therra bri are e sheh me sy tė ikin andej shpend e shtėrpij.
    Kur kujtoj kėtė jerm, nuk lyp shpjegim andrre, por mė jepet me rėmue mbi sende e frymorė tė mbrumė me tharmin e gjakut tim.
    Vetėdija ashtė njė shkėputje qė dhemb si ndamja e mishit prej ashtit.

    Miqėsi e ligshtė

    Jam takue nja disa herė me Dranjen shtegut me bar, i cili ēon ndėr mendulla rranzė malit. Por ajo ēdoherė ma mori anėn. Shtegu ku u ndeshėm ashtė tepėr i ngushtė dhe nuk kalohet nga dy vetė tue ecė krahas.
    Sytė e breshkės nuk kanė vetulla, kėshtu qė kur Dranja mė ndien, sjell kokėn e mė shikon tėrthoras me kokėrdhokė jashtė, sikur t'i kishte mbi rrashtė.
    Verėn e kalueme ndėrroi gjendja. Si vajzė qė rritet shpejt, dhe shpejt don me i qitė fat vetes e me dalė nuse, ajo mė lė lėshoi njė shikim tė shkriftė. U mat dy-tri herė, nxori njė kambė prej rrashtės, prapė u rrudh, dhe kur i pati nxjerrė tė dyja, mbylli ashkėzėn e syve me pjekėt e veta prej lėkure sė gjallė, e uli kryet si me dashė me mė thanė: jam nė dorė tande, mė pre, po deshe!
    Miqėsia jonė mbahet prej njė peni tė kalbėt qė s'do ngrehė prej asnjenit tepėr.

    Me shijen e sisorėve nė gjuhė

    Breshkės, nga natyra, nuk i mohohet pimja e qumėshtit, as me ngranė vezė zogjsh kur bien pahiri nga ēerdhja e kėlluqen mbi gurė. Kėtė e di mirėfilli edhe biologu.
    Deri atėherė, Dranja ushqehej kudo e sido, kur, qe, se rrethana e mėsoi ndryshe. Nė rininė e parėasaj i kandeshin ma sė forti tomatet e kuqe dhe pinte rrallė ndonjė pikė ujė nė pėrrue nėse bante fort vapė. Por nė moshėn e pjekun erdhi e iu mpreh shija.
    Ishte verė e natė e shėndritun kur i ra nė hundė njė erė si e vezėve tė breshkave tė ēeluna. E ndoq deri nė strehėn e njė tėbane, hypi pėr njė dėrrasė qė ishte zgripi i njė korite e ra nė qumėsht. Si atij qė ashtė tue u mbytė nė Drin, i shkuen padashė disa cirka nėpėr gėrlac e iu kand; ma vonė u mėsue nė tė.
    Tash Dranja ia ndien amzėn atij langu kur sheh ēdo shtazė qumėshtore, pa qenė ajo pllé apo gjiplote. Gjedheve, sidomos, u vehet mbrapa si thithlopa rrėshqanė dhe i ēohet goja lang derisa qė sisat zhduken prej horizontit tė saj.
    Qysh se pi qumėsht, nė bebėzat e syve tė Dranjes ka ndėrrue pakėz edhe ngjyra e sendeve. Rri shtang pėrpara njė lulje livadhi sikur me pasė harrue me marrė frymė.

    Udha e breshkave

    Kur njė brezni apo popull i tanė e humb drejtimin, s'ka zot qė e ndih.
    Tue ecė udhės mes mėllezave e ama e Dranjes ashtė e bindun se nuk sos me krye nė shkamb, nė shteg-pa-shteg, pėrndryshe fisi i saj tash mija e mija vjet nuk ia kish mbajtė prore nė atė krah. Ajo quhet Udha e Breshkave, thonė banorėt e vjetėr tė trevės, kah garendėn popullata e tyne me shekuj pėr tė gjatė mjegullės ose tė motit tė mirė me tė njėjtėn barrė nė shpinė, me besimin e ngultė, tė gdhendun nė asht se kurrė nuk do tė humbasė raca. Dhe kur kalojnė ato pėrmes dheut tė shthurun, pa prita e me erė tė ngrime ndėr degė, sy-zbrazėt e pa mallin qė ka Dranja vetė pėr largėsina tė fshehta, ua lėshon gjithkush rrugėn.
    Dranja, pėr skotėn e vet fare e humbun, rri mb'anėsh dhe kėqyr. Ajo i pėrngjan timtės ma tė vogėl tė minutit nė tė tashmen qė veēohet nga koha e tanė dhe shkimbet para suve tonė si flakė qiriu.

    Vėrshimi

    Dranjes s'i kalbet ashti dhe mishin s'ia ha askush ndėr ne. Prandej, kur na sheh, sado lėkurė murmė tė jemi e tė parruem, s'i ngjethet shtati puēėrrizė nga frika. Por akulli i dimnit tė papritun nė gjumė, njė herė nė gjymtyrė, mandej nė qafė e krye e deri nė zemėr, ia qet kėsi dheu mbarė farėn! Ashtu edhe Drini.
    Mbasi ky lumė e then qafėn atje ku e then, u zgjanue atė mot pėr rrafsh, vėrshoi andej e kėndej katunde e ara, pėrmbysi lisa me rranjė e damtoi gjithēka.
    Kur u paque, si bishė krenare, i ngimė me dhé e ēmos, tregoi prenė e bame rrak: shtylla telefoni, derra e shtazė tjera tė ajuna, dhe qiti nė breg, si me i pasė rradhitė dikush me dorė, varg e varg njė morķ breshkash. Ngjanin, ashtu tė shtrime nėn diell, si njerėz tė gjykuem pėr vdekje e mandej tė vramė pėr t'i shti gjindjes tmerrin! Katundarėt, me brakesha tė gjana shpėrvjelė deri nė gju, hapėn njė hulli nė fund tė arės e i mbuluen me botė. Por kur ndodhi kėta, Dranaj i pat lanė hijen atij vend e Drinit tė dalun mendėsh! Por, akullit, jo.

    Qindresa

    Qysh se e humba sysh, e kėrkova pa nxitje kudo ngapak, tue i lanė shteg edhe rastit tė ndeshemi papritmas tė dy tue ecė pa udhė nė ndonjė lak mali, ose fushoreve bri lumejve.
    Dhe s'ka si tė jetė ndryshe, kur njeriu tė tėhujet dita-ditės edhe prej farefisit. Qet atėherė nė harresė shllime e ndjesi mbi punė e sende qė i kish pėr zemėr, mun i dalin andje edhe veset e hershme; e jo ma se po pėrpushet se u zhduk njė breshkė prej faqes sė dheut!
    Atėherė kur e pata ndeshė sė pari, isha i unshėm e sy-kuq si zjarmi qė flakron nė murrlā. Pėr ēdo krismė mbi rrugė, ēoja veshėt nalt si egėrsinė mali. Era mė merrte me vete, dhe pėr njė za tė hollė, qė klithi si me e pasė therė gjarpni nė gji, kisha lanė mbrapa, kambė, dhena mbas dhenash.
    Ikėn mote. Njė ditė ndėgjova befas mbi katundin arbnor njė fishkėllimė fryme ndėr shkurre e gjineshtra: ndėr fletėza e nė ēdo bishtajzė tringėllonte njė shpirt i thamė. Mbrendė, ndėr rranjė tė ngėrthyeme sa llana e krahut, zbulova ashtin e Dranjes.
    E kėqyra dhe e kėqyra, ngathshėm. Mirė, thashė, se e gjeta;
    po si ta libroj unė fatin tim, pa hekur, prej vargojve tė kalesės?

    Vetmia nuk len me marrė frymė kohėn

    Tisi, breu e pisha janė druj virgjėn dhe e lypin vetminė. Por zogjtė nuk i lanė tė qetė. Kėta dinė mirėfilli si ua merr dielli lulen e vajznisė ndėr grykėza, si turpnohen degėt kur u shkon e u vjen mushti nėn lėvore e si ato i mjekojnė plagėt e veta me rrėshinė.
    Nė vetmi ashtė shumė ma lehtė me njehė nė rrashtėn e Dranjes, si nė varzat e brinit tė sqapit, motet.

    Bota e njė gjuhe

    Plasi dielli nga reja, vetimė, nė rrashtėn e Dranjes mes librash. U ndez anekand vendi flakė, bimėsia jashtė, shqimthi i derės, mbrendė balli i votrės e unėt qė ishin fikė nė tė.
    Currila tė dlirun, rrezet tringėlluen ndėr kthina tė ashtit, thellė, dhe lindėn fekse, pėrmbas, nė mur trajtash tė mbytuna shqim nė dritė, gjithēka nė miniaturė, gjithēka dyfish: krena gjarpijsh me qinda gjuhė pėrjashta - nė njė anė, e nė tjetrėn - barna secila me emnin e vet e shėruese, fije e fije tė panjehuna, duer mbas duersh me gishta tė kallun flakė. Rrashta e tanė dukej si me qenė nė diell.
    Shikue pėrjashta, mbarė ashti kish shembllesė grueje, ngėrthye me fjalė, sa mizė pėr kėrcunė, nė krye e nė tru qė i rridhnin asaj vijė e vijė, gjak dragojsh nėpėr gjuhė. Ngadhnjim, ngadhnjim i frymės sė ashtit, ngadhnjim! Por pėrmes asaj drite shihej se pėrmbrenda rrashtės, mbrendė nė anin e grues, kalbej fara e kuptimit tė fjalėve nė gjumė para se me u zgjue. Andaj nuk kishin as tinguj.

    Prozat e mėsipėrme poetike janė shkėputur nga pėrmbledhja me tė njėjtin titull nga botimi i Mynihut 1981
    -- Gazeta Shqiptare, dhjetor 2002
    - Faqe e pergatitur nga Ledia Dushi
    Udha e mbarė se erdh pranvera, shko, dallėndyshe tue fluturue, prej Misirit n'dhena tjera, fusha e male tue kėrkue; n'Shqipni shko, pra, fluturim, shko nė Shkodėr, n'qytetin tim. - Filip Shiroka

    "Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia" - Isa Boletini

    Shqiperise nuk i ka ardhur asgje e mire nga lindja; pervec diellit.

  3. #3
    Veri investigatio fv Avatari i alfonci
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Perpara kompjuterit
    Postime
    3,045
    Post Thanks / Like fv
    Forca e Rrespektit
    83
    Vepra letrare e Martin Camajt:
    1953 - Nė Prishtinė boton vėllimin e parė me poezi me titull "Nji fyell ndėr male".
    1954 - Del vėllimi i dytė me poezi, "Kanga e vėrrinit".
    Mā vonė, autori distancohet nga dy vėllimet fillestare dhe konvencionale.
    1958 - Nė Romė botohet "Djella", roman me intonim poetik dhe i pėrshkuem me vjersha.
    1964 - Nė Romė dalin "Legjendat".
    1967 - Nė Munih dalin, si botim i autorit:
    "Lirika mes dy moteve", kryesisht vjersha tė pėrpunueme nga faza e māparshme
    "Rrathė", roman
    "Njeriu mė vete e me tjerė", poezi.
    1981 - Poashtu si botim i autorit dalin nė Munih:
    "Shkundullima", novela dhe nji dramė
    Poezi 1953-67, vjersha tė zgjedhuna
    "Dranja. Madrigale". Prozė poetike.
    1985 - Me titull "Poesie nė Palermo" botohet pėrkthimi mjeshtėror i librit "Njeriu mė vete e me tjerė" nga Francesco Solano.
    1987 - Nė Munih, Camaj boton librin "Karpa", nė tė cilin eksperimenton me elemente tė romanit fantastik.
    1990 - New York. Nė edicionin shqip-anglisht (pėrkthyesi: Leonard Fox) Selected Poetry botohen pėr herė tė parė dy ciklet poetike "Nema" dhe "Buelli".
    1991 - New York-Munih: "Palimpsest", poezitė e fundit tė botueme nga Martin Camaj, prapė si botim dygjuhėsh shqip-anglisht me pėrkthimin e Leonard Fox.
    1991 - Nė Munih del vėllimthi "Gedichte", botimi i parė nė gjermanishte.
    1993 - Nė Cosenza (Kozencė) tė Italisė botohet drama "Kandili Argjandit", nė tė cilėn Martin Camaj punonte akoma nė shtratin e vdekjes.
    1994 - Nė Prishtinė del "Djella", version i pėrpunuem nga Camaj i romanit tė vjetit 1958.
    1996 - Nė Tiranė botohen pesė vėllime me nji pjesė tė veprave tė Martin Camajt. Edicioni āsht parapa me pėrfshī nantė vėllime. Botimin e pėrkrah Ministria e Kulturės. Kėshtu merr fund anatemizimi i disa dekadave i Martin Camajt.
    Mbas fitores sė Partisė Socialiste nė zgjedhjet parlamentare mė 1997 thuhet se: »Martin Camaj nuk botohet mė«.
    1998 - Nė Munih del pėrkthimi gjermanisht i "Palimpsestit", pėrkthye nga albanologu prof. Wilfried Fiedler.
    1998 - Nė Tiranė, Martin Camajt i jepet post mortem nderimi mā i nalt letrar i Republikės sė Shqipnisė, Penda e Artė. Ēmimi Penda e Artė jepet nga Ministria e Kulturės dhe Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve e Shqipėrisė. Martin Camaj āsht laureati i parė.
    Nji ditė para dhanies solemne tė Ēmimit, njoftohet tėrhjekja e tij, dmth. se Ēmimi nuk i jepet Martin Camajt.
    1999 - Nė Klagenfurt del pėrkthimi gjermanisht i vėllimit "Njeriu mė vete e me tjerė".
    2000 - Nė Pejė, redaktue nga Rexhep Ismajli, del vėllimi "Lirika", botimi gjer mė tani mā i plotė i poezive tė Martin Camajt
    2000 - Vepra e Martin Camajt pėrfshihet nė ekspozitėn "Fremd(w)orte. Schreiben und Leben – Exil in Muenchen" nė arkivin letrar tė qytetit Munih, "Monacensia".
    Udha e mbarė se erdh pranvera, shko, dallėndyshe tue fluturue, prej Misirit n'dhena tjera, fusha e male tue kėrkue; n'Shqipni shko, pra, fluturim, shko nė Shkodėr, n'qytetin tim. - Filip Shiroka

    "Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia" - Isa Boletini

    Shqiperise nuk i ka ardhur asgje e mire nga lindja; pervec diellit.

  4. #4
    Veri investigatio fv Avatari i alfonci
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Perpara kompjuterit
    Postime
    3,045
    Post Thanks / Like fv
    Forca e Rrespektit
    83
    MARTIN CAMAJ, ENDE I PAZBULUEM

    -- nga Hans-Joachim Lanksch

    Nė nji shkrim tė viteve tetėdhjetė, i ribotuem mė 1994 te revista »Hylli i Dritės«, me titull KUTELI ENDE I PAZBULUEM, Martin Camaj kishte shkrue, ndėr tė tjera: »Kuteli na paraqitet si letrar e njeri kulture si vetje fort komplekse. Si i tillė, nuk i pėrket asnjė rryme letrare plotėsisht apo mbetet mik tri ditėsh, vetėm pėr kalim, kudo tė vendoset mbrenda kallėpeve tė –izmave. (...) Vepra e tij nė tanėsi mbetet e pazbulueme, nėn hijen e vet.«
    Nėn hijen e vet mbetet edhe vepra e vetė Camajt. Mbas heshtjes kambėngulėse gjatė tanė periudhės sė sundimit tė Realizmit Socialist nė Shqipni, lexuesit shqiptarė ndigjonin pėr shkrimtarin, gjuhėtarin dhe njeriun shqiptar me kulturė Martin Camaj (1925-1992) pėr herė tė parė nė vjetėt e parė tė »tranzicionit«. Dhe, sapo u kujtuen pėr nji pėrfaqėsues tė madh tė kulturės shqipe nė botėn e jashtme, ky ndėrroi jetė. Plot habi pėr asi »kolosi» tė kulturės shqipe diku larg trojeve shqiptare e tė pa hetuem nga publiku shqiptar, gazetarėt, publicistėt etj. shkruejshin shumė pėr tź, sidomos mbas vdekjes sė tij tė papritun. Mė 1996 nė Tiranė u botue nji pjesė e madhe e veprės sė tij letrare nė nji botim tė kujdesshėm e serioz. Megjithatź, botimi i pjesės sė mirė tė veprės letrare tė Camajt duket se mbeti pa jehonė tė fortė, ashtu si dhe botimet jo tė shumta tė pėrkthimeve nė gjuhė tė hueja. Poezia e Martin Camajt nuk e pushtonte terrenin e antologjive ku, fjala vjen, vargjet e Ismail Kadaresė dhe Ali Podrimjes zėnė shumė mā shumė vend sesa vjershat e Martin Camajt. Nė veprat linguistike vazhdoi heshtja pėr emnin e albanologut Camaj, me ndonji pėrjashtim tė rrallė siē āsht, bie fjala, »Dialektologjia« e Jorgji Gjinarit dhe Gjovalin Shkurtajt. Nė periodikun letrar u ripėrhapej heshtja e māparshme.
    Nga nji anė, njeriu s'ka qejf pėr me i ndryshue adetet. Gazetaria dhe publiku lexues ishin tė mėsuem me ushqim letrar qė kapėrdihet mā kollaj dhe jo me poezi sikurse āsht ajo e Camajt – apo e Zef Zorbės a Primo Shllakut – qė thotė shumė sepse flet pak. Gjuha e Martin Camajt mund tė jetė nji si pengesė tjetėr nė pėrceptimin e veprės sė tij e cila nga shumėkush apostrofohet si ikonė e lashtė dhe e vyer, por njihet bukur pak. Gjuha e kėsaj vepre, ndonėse āsht nji gegnishte mjaft e moderueme, prapėseprapi e ballafaqon lexuesin jo vetėm me pasuninė e pazakontė tė frazeologjisė sė gegnishtes, por nė radhė tė parė edhe me jo pak lekseme pak tė njohuna a tė panjohuna – kjoftė nga leksiku i letėrsisė sė vjetėr shqiptare, sidomos i asaj tė arbėreshėve tė Italisė, apo kjoftė edhe neologjizma tė krijuem nga vetė Camaj.
    Nga ana tjetėr, Camaj, larg tė bamave dhe klaneve letrare shqiptare, nuk e kishte reklamėn qė e kishin – dhe kanė – »emnat« e takėmit letrar tė Shqiptarisė. Camaj nuk ka kenė »disident« zyrtar apo diē tjetėr qė mund tė trumbėtohet nėpėr pazaret e vatanit e tė botės dhe qė mund tė profilohesh me tź a tė pėrfitosh prej asaj.

    Dromca kujtimesh pėr Martin Camajn

    Ēdokush qė merret me figurėn e shkrimtarit Martin Camaj has nė surpriza tė cilat janė, nė tė shumtėn e herave, e kundėrta e asaj qė pritej dhe »dihej« pėr tź. Personi i Martin Camajt ishte i qetė, paksa timid, i padukė e modest, me plot dinjitet dhe krenari tė natyrshme, shpesh ishte ndėrdyzash, e kėrkonte vetminė. Nga ana tjetėr, i njźjti Martin Camaj, djalė bariu nga katundi mbishkodran Temal, e ēau rrugėn e vet me energji dhe vullnet tė rrallė. I ndiqte dhe i diplomonte studimet universitare dy herė, luftonte me kambėngulje derisa ia arriti qėllimit me themelue dhe instalue nė Munih profesurėn e albanologjisė nė kohė kur studime albanologjike universitare pėrveē nė Shqipninė moniste kishte vetėm nė Itali, Leningrad dhe SHBA, nė kohė kur nė Gjermani nuk kishte interesim pėr kopshtin shkambor tė Europės, tė panjohun e tė bllokuem nė aventura ekzotiko-groteske tė nji diktature tė luejtun mendsh.
    Me gjithė dėshirėn e tij pėr qetėsi, Martin Camaj nuk mund tė rrinte i ngujuem nė izolim, i nevojiteshin kontakte tė shumta me njerėz – me shokė, kolegė, bashkatdhetarė. Nji pjesė tė mirė tė kohės sė tij i kushtonte letėrshkėmbimit tė gjanė dhe kohės sė telefonave. Ai ishte, nė tė vėrtetė, Njeriu mė vete dhe me tjerė siē e thotė titulli i pėrmbledhjes sė tij qendrore poetike.
    Dihet se nė Shqipninė e pjesės sė dytė tė shekullit XX kishte njerėz qė hidhnin poshtė ēdo mendim kritik pėr veprėn e vet tue potencue se kźnkan autorė »me famė botėrore«. Ja, cili ishte qėndrimi i Martin Camajt. Autori i kėtyne rreshtave, si student, kishte fatin e bardhė me mėsue shqipen nga Martin Camaj. Nji ditė prej ditėsh, gjatė pushimit dhetė minutash mes dy kursesh, tue u shėtitė nė korridor para auditorit dhe tue bisedue pėr ēkamos, profesori e pyeti studentin – me ēka merreni nė kohėn e ngesė? Kur ky tha se me pėrkthimin e poezisė, Martin Camaj tha – punė interesante. Mbas nji pauze shtoi, me zā tė ulėt – unė shkruej. Mbas nji pauze tjetėr, studentit tė shastisun i tha – jam shkrimtar shqiptar.
    Martin Camaj ishte bashkėbisedues pėr mrekulli. Nė radhė tė parė, ai dinte ende artin pothuej tė shuem me ia vū veshin tjetrit. Nuk mbahej si profesor, por si mik. Pėr hallet personale tė studentėve e bashkėpunėtorėve shpesh kėrkohej kėshilla e tij. Nė ēdo situatė ai e gjente fjalėn e qėllueme ngushėlluese, inkurajuese a paralajmėruese. Si nė poezi – ku nė fazėn e pjekunisė sė tij krijuese e peshonte ēdo fjalė e ēdo rrokje – ashtu dhe nė bisedė a diskutim Martin Camaj ishte fjalėmatun. Para se me u pėrgjigjė, shpesh binte nė heshtje, mendohej pėr nji copė tė mirė here, pleqnohej me vete dhe, mā nė fund, jepte pėrgjigje kryekėput tė papritun, jokonvencionale, origjinale. Ashtu si poeti Martin Camaj nuk merrej me tė shkruemit tė cekėt, nė bisedė personale kurrė nuk mori ndonji qėndrim tė pamedituem, tė pamenduem a tė pėrciptė.
    Ai ishte nji qenie rebeluese qė i ēmonte traditat, vėrtet, dhe nuk i duronte konvencionet. Nė poezi, mbas librit tė parė bukoliko-konvencional, "Nji fyell ndėr male", Camaj filloi me u ēue nė kambė kundėr kallėpit tė poezisė sė traditave tė vyshkuna dhe arriti shpejt te vargu i lirė tė cilin e pėrpunonte, zhvillonte, kultivonte, lėmonte deri nė shkallėn e pėrsosmėnisė. Nė jetė private, thoshte shpesh se i urrente thellėsisht konvencionet dhe mendjengushtėsinė e »filistinjve«. Ai vuente nga horizonti mendjendryshkun i njerėzve mikroborgjezė. I pėrshtatej mjedisit tek gjindja llafoseshin me orė tė tana pėr gjana, tė cilat ai i sqaronte me nji fjali tė vetme; i pėrshtatej asi mjedisi, por me zor dhe me mall pėr gjanėsinė madhėshtore nėn kupėn e qiellės sė pafund mbi bjeshkėt mbishkodrane.

    Camaj i epitetizuem

    Martin Camaj nuk iu pėrgjigj shabllonit prej »emigranti«. Kishte nji qėndrim bukur tė kjartė rreth komunizmit, por nuk ishte i mbrujtun nga konservatorizmi syplasun, siē donin qarqe tė pėrcaktueme me e paraqitė atź. Nuk birrte kohė, si ca e ca tė tjerė, me tė shkruemit e shkrimeve aq tė flakta sa dhe tė kota pėr punė politike e patriotike. Simbas bindjes sė tij »nuk jam njeri i politikės, por jam njeri politik«, u rrinte larg grupimeve, rrymave e partive politike tė mėrgatės. Nuk andėrronte pėr Shqipninė e Madhe, as pėr Mbretninė e Shqipnisė dhe as pėr zbarkime parashutistash. Vetėm kah fundi i jetės, i lodhun nga pėrjetimi shumėdekadash i sundimit tė paligjshmėnisė si nė Shqipni ashtu dhe nė Kosovė, shpresonte fort te forcat politike qė vetes ia vunė emnin »demokrat« dhe atyne u sinjalizonte simpati. Camaj nuk ishte i detyruem tė shihte se ēfarė kishte me u bā mā vonė nga kėto forca dhe pėrēapjet e tyne politike – mbas rrėzimit zyrtar tė monizmit u shue jeta e tij mu nė kohė kur viheshin filizat e para tė reja mbas regjimit, i cili e kishte bā Camajn me e lėshue vendin e vet amė.
    Si poet, mbas pėrpjekjeve fillestare deri nė moshėn pėrafėrsisht njizetvjeēare, nuk jepej mbas nostalgjisė anakroniste kronike sikurse e ka zakon shumėkush nga radhėt e shkrimtarėve nė mėrgim.
    Nė kėtė mes ia vlen me pėrmendė mendimin bukur tė ēuditshėm tė nji eksperti gjerman. Kur ishte fjala pėr botimin eventual tė veprės "Njeriu mė vete e me tjerė" pranė nji shtėpie botuese nė Austri, botuesi kėrkoi mendimin e nji specialisti gjerman nė fushėn e letrave shqipe, i cili e vlerėsoi librin nė fjalė si letėrsi tė demodueme, tė prapambetun e tė parandėsishme rurale. Nė vend tė veprės sė Martin Camajt u botue nji varg librash tė shkrimtarit kolosal Kadare. Nė librin e refuzuem, Martin Camaj kishte shkrue nji vjershė "Nji poeti tė sotėm". Vjersha, me tė vėrtetė, mund tė zbatohet pėr vetė autorin e saj, ku thotė, ndėr tė tjera:

    Vargjet tua janė pėr t'i lexue nė heshtje
    e jo para mikrofonit
    si tė ēetės sė poetėve tjerė,

    zemra
    ndonėse nėn shtatė lėkura
    akull

    akull
    ndonėse nėn shtatė lėkura.

    Jo vetėm nė lidhje me poezinė »rurale« Martin Camajt i janė ngjitė epitete, etikete dhe klishe nga mā tė ndryshmet e tė pavėrteta.
    Poeti »folklorik« – ky vlerėsim dhe as nuk meriton ndonji koment pėrveēse me ua hedhė nji sy pak mā serioz pėrmbledhjeve "Njeriu mė vete e me tjerė", "Nema", "Buelli", "Dranja" (poezi nė prozė) dhe "Palimpsest". Camaj »patriotik« – kategorizim ky qė āsht jashtėzakonisht pa vend dhe i pamend. Martin Camaj ishte njeri normal, e donte vendlindjen dhe e kishte mall, por jo vetėm se nė jetėn private nuk merrte pjesė nė organizime, tubime, kuvende etj. patriotike, por as si poet dhe prozator nuk merrej me trumbėtimin e kumtimeve patriotike. Pėrkundrazi, edhe shumė mā shumė nga konvencionet shoqnore i urrente, siē e formulonte vetė, »fjalėt e mėdha«. Patriotizmi, dihet, fjalėt i ka tė mėdha. Camaj nuk e pėlqente fort pompozitetin e frazave patriotike.
    Vepra e tij e fazės sė pjekurisė sė plotė krijuese, vėrtet, duket me kźnė e ndėrthurun me erėn e bjeshkėve tė vendlindjes sė Camajt. Mirėpo, poeti s'na e parashtron inventarin e peizazhit a tė jetės nė botėn reale tė Dukagjinit, pėrkundrazi, aso elementesh ka pak nė poezinė e Camajt, por gjuha qė e pėrdor e rrezaton atmosferėn e mjedisit ku flitet ajo. Dhe, edhe mā tepėr, vetė formulimi i tė folunit poetik, zani i pėrqendruem eliptik, lakonik dhe lapidar i poezisė sė tij, vetvetiu na e shfaq frymėn e tė qenunit malėsor shqiptar. Ky tipar i poezisė camajane jo vetėm qė s'ka gjā me bā me patriotizmin shqiptar, por āsht njźna e shtresave – nji shtresė e randėsishme, vėrtet – tė poezisė shumėshtresore tė Martin Camajt. Lirikat e tij mundet me i shijue edhe lexuesi dashamirės i poezisė qė nuk ka as habėr pėr Shqipninė dhe as qė s'interesohet pėr tź. Pėr cilin ndėr »emnat« e sotėm nė letrat shqipe mund tė thuhet qė ka lexues potencialė universalė, d.m.th. shkėputė nga informimi resp. interesimi pėr hallet shqiptare?
    Martin Camaj nxehej kur po botohej diku edhe nji herė vjersha e tij e vetme me frymėzim »patriotik«, "Vendit tem". Zemėrohej sepse e merrnin para sysh mu atė vjershė, tue i lanė mbas dore tė tjerat. Kur u botue antologjia e parė dhe e vetme e poezisė shqipe nė gjermanishte, ku ai u pėrfshī me nji vjershė tė vetme d.m.th. me »Vendit tem«, tha se u shti mbrenda pikėrisht »vjersha ime mā atipike«.
    Shkrimtari »katolik« - rreshtim qė tingėllon bukur, por nuk qėndron. Martin Camaj ka kźnė katolik, i ka pėrkitė traditės katolike dhe ka kźnė nxanėsi i kolegjit jezuit dhe shkrimtar. Ai ka kźnė i brumosun me dijeninė dhe kulturėn e klerit katolik, prej fratėnve jezuitė kishte mėsue kjartėsinė e tė menduemit. Klerikėt katolikė, ndėr tė cilėt ka pasė shumė shokė e miq, ia kanė kthjellue mendjen dhe ia kanė hapė rrugėn nė botėn e shkencės e tė artit. Mā shumė lidhje me katolicizmin nuk ka. As nė poezi dhe as nė prozė nuk ka shfaqė ndonji orientim qė mund tė quhej »katolik«, pa lėre qė do tė kishte pėrfshī ndonji tematikė katolike. Si person, nuk fliste pėr fenė, gjā qė nuk duhet me kźnė kuptimplote. Sepse, pėr gjānat qė i kishte nė zemėr mā sė shumti, ai fliste mā sė pakti. Pėr kėso gjānash, Martin Camaj thoshte vetėm nji fjalė a gjysmėfjali. Kėshilla mā me peshė qė mė ka lanė amanet ishte katėr-rrokjeshe dhe e tha me zā shumė tė ulėt, memzi e ndigjova – mos m'u pėrlye.
    Ta shtrojmė edhe nė kėtė mes pyetjen, se cili ndėr »emnat« e sotėm tė mėdhenj e tė vegjėl...?!
    Poeti Camaj »i ndikuem« nga Ungaretti. Duket se puna e »ndikimit« ungarettian ende s'āsht studiue si dhe sa duhet pėr me dallue se sa dhe cilat ndėr dukunitė e »hermetizmit« camajan rrjedhin nga ndikimi i Ungaretti a Quasimodo dhe sa a cilat rrjedhin nga themeli i poezisė sė Camajt, nga traditat gojore tė mbishkodrės, tue u puqė me procedeun poetik tė Ungaretti.
    Po japim veē nji kujtim anekdotik e tė vėrtetė. Nji ditė prej ditėve, kur kemi kźnė tue ndejtė dhe tue folė pėr poezinė e tij, ia tregova nji vjershė tė poetit Giovanni Pascoli, sė cilės i ngjan dukshėm poezia e Camajt "Mospėrfillje". Pėrputhjet janė tė forta. Ai qe i hutuem, heshtte, mejtohej dhe tha – nuk dij, nashta e paskam lexue dikur, herėt, nė shkollė, dhe m'ka mbetė si reminishencė kėndimi.
    Pa marrė para sysh nėse āsht fjala pėr nji rast poligjeneze a pėr shkrimin e Mospėrfilljes mbi sfondin e nji reminishence tė pavetėdijshme, Mospėrfillja āsht poezia e Martin Camajt me gjuhė e strukturė tė ligjėratės sė tij poetike.

    Poeti i dihotomisė

    Nė jetėn e Martin Camajt kishte plot kontraste, shpeshherė pėrjetonte kontradikta, thyemje dhe tė qenėt Mes dy botnave. Qysh nė ditėt e djelmnisė, Camaj e lėshoi familjen dhe botėn qė e njihte.

    Dheu im āsht i pėrmendun
    pėr humneret e thella
    ndėr banorėt e malit e tė fushės

    Nga bjeshkėt zbriti nė fushė, katundin e shkėmbeu me qytetin dhe jetonte jo mā nė kulturėn e katundit malor por nė mjedis urban, nė botė qė ishte e huej pėr tź. Mbas shkollimit, u kthye prapė nė malet e mbishkodrės dhe punonte mėsues nė shkollėn fillore qė e kishte themelue ai vetė. Pas pak kohe, mori malet dhe mbas disa muejsh mori dheun ndėr sy. Prapė jetonte nji kohė nė botėn malore, nė Mal tė Zi, dhe prapė iku nė fushė, nė ambient urban tė Beligradit. Mbas disa vjetėsh iku prapė mā larg, nė Romė tė Italisė. Atje hasi nė nji si kokėrr vendlindje nė personin e Ernest Koliqit dhe, gjatė qėndrimeve tė shpeshta nė Kalabri dhe Siqeli, tek arbėreshėt e Italisė. Mirėpo, nuk ngulitej as atje, por u nis edhe nji herė pėr nė stacionin e fundit nė kėrkimin e nji votre tė jetės sė tij. Aty, nė Munih dhe Lenggries tė Bavarisė u rrumbullaksue rrethi i jetės prej shtegtari dhe kėrkuesi e gjurmuesi, jetė kjo qė kishte fillue nė malėsi mbishkodrane si djalė bariu. Mė 12 mars 1992, mori fund jeta e kapacitetit ndėrkombėtar nė shkencat albanologjike dhe poetit mā tė madh shqiptar nė pjesėn e dytė tė shekullit tė kaluem.
    Martin Camaj i pėrjetonte kontrastet mes botės sė njohun dhe tė huej, mes veriut dhe jugut, mes ngrohtėsisė dhe ftohtėsisė, dritės dhe territ, mes tė qenunit mbarė e tė qenunit prishun. Mbas mureve tė kolegjit jezuit nė Shkodėr e pėrjeton kontrastin mes gjallėsisė e qetėsisė, mes aktivitetit dhe kontemplacionit, tėrhjekjes dhe ecjes pėrpara. Parimi binar me dalė pėrjashta nė mes tė tė tjerėve dhe me u tėrhjekė nė vete ka me u bā njźni i elementeve mbizotnuese tė poezisė sė tij.
    Nė gjimnazin klasik, Martin Camaj has dhe nė kontrast mes sė lashtės dhe sė resė, mes gjuhėve antike dhe moderne, letėrsisė sė traditės dhe tė sė tashmes. Mā vonė, nė studimet e doktoraturės, pėrsėri has, kėsaj here shumė konkretisht, nė polaritet tė sė resė me tė vjetrėn: ai merret me palimpseste tue kėrkue nėn kapakėt e librave tė rinj dėshmitė mā tė vjetra tė shqipes sė shkrueme.
    Nė poezi, Camaj e kapėrcen kundėrshtimin mes sė vjetrės e sė resė tue u mbėshtetė mbi struktura dhe trajta arkaike traditash gojore shqiptare dhe tue i pėrdorė si katalizator tė modernitetit tė poezisė sė tij »hermetike«. Kah fundi i jetės, Camaj u kthye edhe nji herė te tema e sė resė e sė vjetrės tue ia kushtue nji pėrmbledhje vargjesh me titull kuptimplotė "Palimpsest".
    Parimi dualist nė veprėn e Martin Camajt pasqyrohet edhe nė preokupimin e tij tė dyfishtė me dukuninė e gjuhės, nga nji anė nė fushėn e shkencės dhe, nga ana tjetėr nė atė tė artit. Mirėpo, jo vetėm se me gjuhėn merret me bipolaritet gjuhėsi-letėrsi, por nė laminė e letėrsisė merret edhe me dyformėsinė poezi-prozė. Dy vepra, Djella dhe Dranja, priren kah simbioza a sintheza e dy zhanreve. Nė raste tjera, nė njźnin zhanėr shprehte se ē'nuk mund tė shprehte nė atė tjetrin (Njeriu mė vete e me tjerė / Rrathė).
    Pėr poetin nga bjeshkėt e Temalit, bota ishte nji si arsenal shenjash, kurse letėrsia pėr tź ishte nji mjet pėr me u dhanė shenjave nji tingull nėpėrmjet fjalės. Camaj ishte nji poeta doctus, i cili e dinte mirė qė gjāsendet kanė nga nji emėn. Nė saje tė gjuhės sė poezisė sė tij, ai donte me ua dhanė zā emnave. Nė poezinė Synkopė (nga pėrmbledhja Nema) tingėllon -

    zani nė fjalė
    nė njė teh brisku
    germa t'imta
    thnegla varg
    nė njė fill pźni
    jetė mbas jete.

    Nė ēiftet binare SHENJĖ / TINGULL dhe EMĖN / ZĀ hasim dy fjalė kyēe tė poezisė camajane. Fjala »tingull« ishte fjala mā e preferueme e Camajt. Pėr fjalėn »zā« shkruen nė hymje tė Palimpsesit: »Pėr botėn nga vi unė zani ishte gjithēka, sinonim me pėrjetėsinė, kujtesėn, me kangėn ...« dhe e thekson »papajtimin e zanit me shenjat apo ēka janė shkrojat e nji libri tė lashtė, qė nė tė vėrtetė e pėrjetėsojnė zanin e shuem para sa e sa shekujsh«.
    Tue marrė para sysh numrin e madh polaritetesh, s'āsht ēudi nėse nė lirikat e Camajt prapė e prapė duken motive tė ndamjes me dyshė: »gjysma akull e gjysma diell«, »Zemra ime asht e ndame dyshė / dyshė mes dy dhenash / dyshė mes dy kohnash / dyshė mes dy shijeve«, »Ēdokush ka dy shtigje para«. Ndamjen mė dyshė – ndamjen mes integrimit nė dheun e huej dhe shkėputjes nga dheu i vet – e tematizonte disa herė nė poezitė pėr mėrgimtarin.

    UNTERFUEHRUNG

    Erdhi pa e thirrė
    kushedģ se kąh

    Nė natė e rroku galeria
    me katėr krahė muresh
    nė dy anė, njė poshtė
    e njė nąlt,

    katėrfish e ndritun
    krejt flakė.

    Dż kambė e njė hap
    pa hije pėrbri
    e pėrcjellin nėn tokė
    npėr shkam,
    qytčt nė qytčt.

    Nė njźnėn sosh, poeti e citoi tekstualisht fjalėn gjermane Unterfuehrung. Camajn e fascinonte kompozita »unter-fuehren« (»kalon nėn tź«). Fascinimi i fjalėve, tingujve dhe tonaliteteve tė gjuhės na ēon deri te thelbi rreth tė cilit qarkullonte jeta dhe puna e Martin Camajt. Pėr tź, gjuha ka kźnė jo vetėm hallka mes artit letrar dhe shkencės gjuhėsore, por edhe hallka ndėrlidhėse me vendlindjen. Nė letėrsi, Camaj nuk i krijonte vetes njifarė surrogati vendlindjeje dhe as ndonji mitifikim me ngjyrosje folklorike. Vendlindjen e sillte ndėr mend me anė tė dendėsimit tė poezisė sė tij tė kristalizueme nė trajta eliptike. Vendlindjen e gjente kudo nė botė nė rrājėt qė s'mund t'i shkulė asnji regjim nė botė: nė gjuhė. Vjersha e poetes gjermane Rose Auslaender Mėmėdhe:

    Vatani mė vdiq
    dhe e varrosėn
    nė zjarr

    Po jetoj
    nė mėmėdheun tim
    nė fjalė

    pėr Camajn mund tė modifikohet nė mėnyrė qė pėr tź vendlindja e vėrtetė ishte gjuha amtare.
    Nė ēdo moment dhe nė ēdo vend, pėr Martin Camajn gjuha ka kźnė edhe nji lloj kthimi. Vjersha e fundit e pėrmbledhjes sė fundit poetike tė Camajt na e vė nė dukje kthimin te zanafilla:

    DIPTIK

    Ishte koha me kthye andej kah erdha te zanafilla dhe e mbylla librin si mbyllen dż flegra dritaresh dhe mė doli para kuadri diptik i thyem midis prej njė kurrizorje ashti njeriu

    dhe nė tź pasqyra e jetės ndį pėrgjysė poezķ nė dy fletė ku ēdo fjalė rrinte nė shėrbim t'idesė ”palimpsest”.

    shkoder.net
    Udha e mbarė se erdh pranvera, shko, dallėndyshe tue fluturue, prej Misirit n'dhena tjera, fusha e male tue kėrkue; n'Shqipni shko, pra, fluturim, shko nė Shkodėr, n'qytetin tim. - Filip Shiroka

    "Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia" - Isa Boletini

    Shqiperise nuk i ka ardhur asgje e mire nga lindja; pervec diellit.

  5. #5
    -=EdoLorEli=- fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i METi
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Small|Berlin [MiTroCity]
    Mosha
    30
    Postime
    1,005
    Post Thanks / Like fv
    Forca e Rrespektit
    43
    Ka vdekur mė 1992 apo 1994 ?!
     

  6. #6
    Hmm kureshtar-e? fv Avatari i Katia
    Antarėsuar nė
    May 2011
    Vendodhja
    Kete moment?...Ne trurin tend me siguri ;)
    Postime
    3,311
    Post Thanks / Like fv
    Forca e Rrespektit
    1294

    Pe: Martin Camaj (1925 - 1994)

    Nji vjete...

    Shkove nė pranverė

    kur kumbullat lulojnė mbi kodėr

    e shelgjet gjethen nė lumė.

    Mani n’oborr asht pjekė si tjera herė

    e prroni nėn shpi u tha,

    xhingalla mbi plep ka britė e britė

    e ti s’e ke ndie as pa.



    Vjeshta kur erdh

    e strehėt e pullazit lėshuen

    ujin n’oborr nė kusi,

    unė ndeja te dera tue mendue pėr ty.



    Kur era nga bjeshka ia behi

    e prroni nėn shpi u tha,

    dorėn qė nė zjarm isha tue nxe

    e prapova tue mendue ty

    tė ngrime nėn dhe.
    Une jam endrra ne sirtar, une jam fluturimi qe gjithnje ke deshiruar...
    Jam mendimi qe te ben te vuash. Une jam guri qe bie, veshtrimi i larget, jam zjarri, akulli, uji qe rrjedh, jam lufte, paqe dhe dhimbje...
    Jam mendafsh dhe gjemba trendafili, oaz dhe shkretetire. Une jam zemer, shpirt dhe tru. Jam fjale dhe heshtje, rruge, lum dhe mal.
    Jam poezi dhe dhimbje, mekatare dhe shenjtore. Jam perendimi dhe fundi. Une jam ajo qe ty te le pa gjume...
    Une jam femer!

  7. #7
    Kohe & Stine fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    34,738
    Post Thanks / Like fv
    Blog Entries
    7
    Forca e Rrespektit
    10

    Martin Camaj



    Martin Camaj u lé nė Temal tė Dukagjinit me 21 korrik tė vjetin 1925. Nė Shkodėr ka qenė nxanės i shkollės sė jezuitėve italianė, Collegium Xaverianum. Mbas shkollimit punote mėsues nė fshatnat malėsore. Camaj merrte pjesė nė rezistencėn kundėr partizanėve komunistė dhe mbas nji kohe qe i detyruem me jetue nė ilegalitet deri sa ia arriti me ikė nė Jugosllavinė fqinje.Prej 1949 deri mė 1955 studionte pėr sllavistikė, romanistikė dhe albanologji nė Beograd.Filloi me punue disertacionin mbi Buzukun. Me ndihmėn e ish mėsuesve italianė u shpėrngul mė 1956 nė Romė ku e mbaroi, mė 1960, disertacionin. Prej vjetit 1961 punote pedagog albanologjiet nė universitetin e Mynihut, prej 1971 deri mė 1990, si titullar i profesurės sė albanologjisė tė cilėn ai e kishte themelue.AI diq po nė Mynih, me 12 marc 1992.


    Martin Camaj ka shkrue poezi, prozė dhe punime shkencore mbi shqipen dhe dialektologjinė shqiptare.Dy vėllimet e para poetike e kanė pį dritėn e botimit qysh nė Beograd. Vepra letrare e Martin Camajt pėrfshin gjithsejt nantė vėllime poetike, tre romane dhe nji vėllim novelash. Poezia e Martin Camajt u pėrkthye nė gjuhėt italiane, angleze dhe gjermane.



    Me vepren e Tij fiogjike Camaj, sadoqė nė thelb shkrimtar, rradhitet ndėr albanologėt kryesorė tė kohės.
    Ndėrsa si shkrimtar, kryesėpari si poet i kalon pėr nga randėsia kufijtė e letėrsisė tonė. Camaj pėrfaqėson uren qė lķdh shkollen letrare tė Veriut shqiptar me poezinė moderne evropiane.
    Mjeshtėr gjuhe i nji kalibri prej Bogdani a Fishte, shkėputet kadalė-dalė prej vargjeve tradicionale tė poezisė sonė, pėr m'e nėnshtrue nėn vargjet e veta edhe vargjet mā tė pabinduna.


    Bota e Camajt āsht sa shqiptare pėr kah natyra, shźnjat, mitet qė tejēon, po aq kozmopoite e origjinale pėr kah trajtat e saj.


    "Poezinė e M. Camajt e karakterizon themeli i saj natyralist, ku kujtesa antike ndėrthuret me ndodhitė e jets sė pėrditshme.
    Me vargjet e Tij Martin Camaj na shfaqet si poeti shqyptar mā evropian me rranjėt tė nguluna thellė nė kujtesen e nji toke tė pasun me mite e legjenda...
    Poezia e tij āsht nji muzikė sugjestive e nėndheshme, qė ballafaqohet me modulet dhe mnyrat shprehėse tė lirizmit evropian e prendimor, afėr poetvet tė mdhaj tė shekullit tonė."

    Vepra shkencore e Martin Camajt

    Il "Messale" di Gjon Buzuku. Contributi linguistici allo studio della genesi, Shźjzat, Roma 1961.

    Albanische Wortbildung. Die Bildungsweise der älteren Nomina, Harrassowitz, Wiesbaden 1966.

    Lehrbuch der albanischen Sprache Lehrbuch der albanischen Sprache, Harrassowitz, Wiesbaden 1969.

    La parlata albanese di Greci in provincia di Avellino, Leo Olschki, Firenze 1971.

    Racconti popolari di Greci (Katundi) in provincia di Avellino e di Barile (Barili) in provincia di Potenza, "Studi Albanesi" pubblicati dall'Istituto di Lingua e Letteratura Albanese dell'Universitą di Roma, Vol. III, Roma 1972.

    Albanische Märchen. Herausgegeben und übersetzt von Martin Camaj und Uta Schier-Oberdorffer, Diederichs, Köln-Düsseldorf 1974.

    Die albanische Mundart von Falconara Albanese in der Provinz Cosenza, Albanische Forschungen 16, Trofenik, München 1977.

    Cuneus Prophetarum a Petro Bogdano, Patavii, MDCLXXXV (Mit einem Beitrag von Giuseppe Valentini und Martin Camaj), München 1977.

    Albanian Grammar with Exercises, Chrestomathy and Glossaries (Collab. on and translated by Leonard Fox), Harrassowitz, Wiesbaden 1984.

    La parlata arbėreshe di San Costantino in provincia di Potenza, ISBN 8886067070 La parlata arbėreshe di San Costantino Albanese in provincia di Potenza, Centro Editoriale e Librario dell'Universitą della Calabria, Rende 1991.

    Krahas me kėto monografi, nė periodikun shkencor Martin Camaj botoi mbi 150 kontribute pėr gjuhėn dhe letėrsinė shqipe.


    Nga letrat e Martin Camajt, drejtuar miqve

    Lenggries, 27. 8. 81


    I dashtuni Atė Danjel, megjithėse kaloi fort gjatė pa ndigjue pėr njeni tjetrit (n), sigurisht s’jemi harrue! Dhe s’kemi se si tė harrohemi. Petraqi me tė cilin nė kohėt e fundit kam mbajtė gjithnji kontakte edhe pėr punė tė korrekturave tė shtypajve tė librave mė ka dhanė lajme se je mirė me shėndet e punė. Sė fundi mė dha adresėn tande nė telefon. Padėr, si je? A e di se pėrpara rrumbullak 33 vjetėsh jemi ndeshė pėr tė parėn herė nė Valbonė? Mė duket si me pasė qenė nė nji tjetėr jetė. Shpresoj se do tė mė shkruesh gjanė e gjatė tue mė kallėzue si i ke punėt. Tash po tė tregoj pėr vete, ma tepėr pėr punė, mbasi kėshtu po kalon jeta. Kemi zanė vend nja 50 km larg Münchenit, nė hymje tė alpeve; ndėrtova nji shpi ma tepėr pėr tė strehue librat se u shumuen aq sa askush s’jepte me qefė banesė mbasi thonė se librat janė tė randė pėr katet e epra. Ka edhe asish kėtu qė i shikojnė punėt tepėr hollė. Shkoj e vi pėr München kur kam mėsim ose tri herė nė javė, nė ēdo stinė.

    Kam pasė shum tė ēame kreje edhe nė ēashtje tė kathedrės sė albanologjisė, mbasi ishte ad personam e unė dosha kontinuitetin. Ka njerėz qė kam pregatitė me vjet dhe janė nė gjendje me ba punė tė mėdha. Tash pėr tash ashtė sigurue ekzistenca, por ligjėt dhe sistemet universitare janė tue ndėrrue dita ditės: gjithkund kursime prej kah rrjedh mandej edhe prioriteti i dishiplinave (Fächer). Albanologjia, thonė kėta edhe ndėr sy, e mbramja birė e kavallit. Po, disesi shpresoj se ndreqet puna pėrndryshej pa sigurinė e kontinuitetit jam i paralizuem e nuk mund tė zhvillohen programe afatgjata. Kėto janė vėshtirėsitė qė mė kanė lodhė ma tepėr se puna nė vetvete.

    Pėr nji kohė nuk kam qenė mirė as me shėndet: kisha nji aritmi tė fortė dhe mė kapi pak friga. Me tė thanė tė drejtėn (mes nesh) kjo mė qiti ndėrmend me i mbledhė tė gjitha dorėshkrimet letrare e me i vu pėr fije, me mend se nji ditė mund tė kėrkohen prej ndokuj dhe mos tė humbin. Kjo punė para 5 vjetėsh. Ndėrkaq kisha mbledhė landė tė madhe edhe rreth “standa(r)dizimit tė gjuhės”, kėndej doli edhe ideja, bile bindja, se tradita letrare e Veriut nuk asht aq e keqe sa mos tė lavrohet dikund: kisha marrė mėsim edhe prej historisė sė gjuhės tė teksteve tė vjetra prej Buzukut e kėndej (mbė kėtė pikė ma poshtė!), se ndihmesa kryesore asht me botue edhe nėse njeriu nuk asht i bindun qind pėr qind nė vlerėn e shkrimeve tė veta. Edhe nji rrethanė tjetėr mė dha zemėr me ia hy botimit tė njė pjese tė shkrimeve letrare: Erika si mjeke kishte kursye pak tė holla me mend me krijue nji nisjativė private ose me financue disa zgjanime nė shpi dhe pėr takamisje. Kėshtu qe rasti me i lanė mbasdore krejt kėto plane dhe u vendos me botue tė pesė vėllimet letrare. Pos punės shkencore e mėsimit mė doli tash edhe redaktimi e rendimi i kėtyne veprave. Kjo zgjati ma se pesė vjet, sistematikisht sė paku deri 5 orė nė ditė. Ndėrkaq, nė vend qė me vojtė ma keq me shėndet, u pėrmirėsova fare dhe tash jam nė rregull! Duhet ta njoh se Erika mė ka pėrkrahė gjithsesi nė kėtė punė, ndonėse ajo s’di aq shqip sa me marrė vesh se ēka pėrmbajnė kėto vepra. Prej disa pėrkthimeve “roh Uebersetzung” tash kupton ngapak edhe pėrmbajtjen...

    Me pėrzemėrsi Martini

    Vendit tem

    Kur tė vdes le te bahem bar
    nė malet e mija nė pranverė,
    nė vjeshtė do tė bahem farė.

    Kur tė vdes le tė bahem ujė
    e fryma eme avull,
    nė fusha do tė bie si shi.

    kur tė vdes le tė bahem gur
    nė skajin e vendit tem
    tė qindroj nė kufi.



    GJAKMARRJA

    Vetmia ka thithė erėn e bjeshkės
    dhe fije bari as fletė nuk lņt.

    Tė mnershėm janė korbat e zčz
    nė pushim mbi qarrat e vjetėr
    maje mali nė vapė.

    Mendja e njeriut nėn hije shestņn
    udhė gjaku
    e sosjen e pagjės nė mal e vrrī.
    Shkundullima: Proza

    MES SHĖNGJERGJAVE

    Nepėr palcin e eshtnave ndij
    frymėn e vdekjes.
    Pėr rreth digjet ajri
    e shikimi tret nė udhėn e pa skāj.
    Mė dhimben vetėm sżt:
    do tė shohin dhambėt e amshimit
    tue u mbyllė pėrpara.

    NJI POETI TĖ SOTĖM

    Rruga jote ā e mirė:
    Parkat janė fytyrat ma tė shėmtueme
    tė miteve klasike. Ti nuk shkrove pėr to,
    por pėr rrasa guri e ballė njerzorė
    me rrudha shum e pėr dashuninė.

    Vargjet tua janė pėr t’i lexue nė heshtje
    e jo para mikrofonit
    si tė ēetės sė poetėve tjerė,

    zemra
    ndonėse nėn shtatė lėkura
    akull,

    akull
    ndonėse nėn shtatė lėkura.

    MOTIV I VJETĖR NĖ KTHIM

    Shtatė vasha u ēuen peshė
    kur ngjyra e korbit fluturoi
    pėrmbi shtyllėn e jetės:
    sqepi i dukej i verdhė, gati i bardhė
    mes pendlave tė zeza.

    Shtatė vasha u ēuen peshė
    e u turrėn vrap me funda
    nė duer sa qethi mbas korbave
    e vetėm me za i tretėn si plafa tė murmė
    nėn karmat e vendit tim.

    Po s’erdhėt ju, vasha,
    kur tė zbardhen pusat e ujit
    nė lumė pėrpara agimit,
    ngurzohen ehde duert e foshnjeve
    nė palaré.



    VRASJA E POETIT

    Liria e fshehun ndėr vargje
    tė poezisė
    nuk ishte vetėm:
    para tyne rrishin galuc roje
    shpend mishngranės
    me fytyrė njerėzore.

    E ti ishe pėr ta nji bletė
    tue u rropatė ka drita nė qelq,
    andej kufijve tė botės
    njerėzore.

    SHKUSHULLIM

    Kush iu kujtue territ qė bie nė luginė mbas fikjes sė yjve
    para agimit?
    Shkatrruesi i vetes, nji krip-bardhė
    e gjeti se koha e mungėt
    mes dritave
    i hyn nė palcė gurit
    dhe ashtit njerėzor.

    Terrin mes dy dritave
    s’e duron ylli qė shkoqet,
    as njeriu.


    DALLĖNDYSHA

    Krahėt e zez i rrah
    mes flokėve tė borės
    mbi alpe dallėndysha
    mėrguese e vonueme
    pėr Jug.
    Lufton me flatra gjethi
    tė vjeshtės sė vonė
    kundra rrymave t’erės
    kah qafa ma e naltė.

    Ēdokush ka dy shtigje para


    SOSJA E VETMISĖ NĖ VAPĖN E DITĖS

    Vapa m’zuni te rranxa e qytetit
    nė shkamb qė sos me pallat nė maje.
    Vetmia shkallave guri ngreh hap mbas hapi
    korpin me avull pėrpjetė
    e nuk mbaron kurr.

    Qentė mbas dyerve gėrvishtin drunin
    e ciasin pėr t’i lirue dikush kėrcllatjesh
    telash tė ndryshkun nė shtrat.
    Nė mende tė pangjashme pėrlyhen
    linjat e ndeme pėr m’u terė n’ballkone
    kryq e tėrthoraz.

    Shģ nė maje, te pallati i lashtė,
    vetoi ndėr rreze faculeta e bardhė
    nė krye tė saj
    e krisi nji hap grueje n’shkamb
    me jehonė nė parzmin tim.
    e dallėndysha nji:
    me u ba e bardhė.

    NJI STINĖ E HUMBUN

    Verės sa nji mėngjes me vesė
    nuk ia pau kush ballin simjet
    me sy tė pėrlotun tė sjellun
    kah mali.

    Vjetit nuk i mungon asnji ditė
    nė kalendar e i dhimbet
    e mbramja pikė e dyllit nė djegie:
    e sotmja ka ndijen e dridhjes
    sė fletėve tė shqemes
    para dhambėve tė sutės.
     

  8. #8
    Kohe & Stine fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    34,738
    Post Thanks / Like fv
    Blog Entries
    7
    Forca e Rrespektit
    10
    LULE

    Sonte mė lajmėruen se ka vdekė njė njeri
    Prandej jam i trishtueshėm, Lule.

    Dashunia ashtė e vetmja shtyllė guri
    Kur andej gardhit fluturojnė
    Shėgjetat e akullit.

    Dy zemra bashkė janė ma rrufeprojse
    Se dy shpata tu pėr tu
    Me teha pėrjashta
    Ideja e sosjes, Lule,
    kur je ti pranė ik si shpend i egėr
    andej kah vjen terri.



    MBRAMJA ASHT LARG

    Mbramja ashtė larg
    e ti je atje mbi kodėr tė blerueme
    ku gurzit qė bashin zhurmė
    i pėrpiu dheu.

    Ti je atje me tė bijėn e heshtjes
    e me shoqe tjera e mendon pėr mue.
    Unė jam nė detin e tingujve

    e ndėr gjujt e mij ndieva
    peshen e tramit tue u ndalue me turr.
    Mandej i lėshova vendin njė tė vjetri
    e mes tallazit tė krahve thashė:
    mbramja ashtė larg e ti andej lumit.

    Heshtja prek qiellin me dorė
    E ti atje mbi kodėr tė blerueme
    njeh gjurmėt e diellit npėr qiell.
     

  9. #9
    Kohe & Stine fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    34,738
    Post Thanks / Like fv
    Blog Entries
    7
    Forca e Rrespektit
    10
    NATA E KONCERTIT

    As bora nuk asht e bardhė nė kėtė muzg.
    Gjindja me kambė tė randa vrapon
    kah dritaret e tingullit.

    Nė sallėn e koncertit edhe diktatorėt
    marrin vesh masėn e instrumentave.

    Ndėgjuesit veshė-imėt mbyllėn sytė
    e kapėn currila pullazesh tė lashta,
    djegie qytetesh e drush tė thata.
    Nė tempon e dytė gzhatshėm era
    pėrkuli grunin deri nė tokė.

    Nė sallėn e koncertit edhe dirigjenti
    symbyllė s’pau tjetėr pos tingujsh
    tė ndezun mbrenda nji rrotulle terri.


    RETE E OQEANIT

    Eci krahas me to
    Nėpėr ditėn e gjatė.
    Aty ku vete
    Asht skaji i kohės sė matun
    Me rrahje zemre milionėsh
    Nė kėrkim tė nji emni.

    Retė me rrajė thella nė det
    Rriten e bahen lisa:
    Ndėr gryckat e tyne fantazma
    Konkisdadorėsh
    Vjelin pemė.
     

  10. #10
    Anėtar i ri fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i ✧Ṃ!ṨҬ!Ḱ✧
    Antarėsuar nė
    Jan 2018
    Postime
    267
    Post Thanks / Like fv
    Forca e Rrespektit
    208
    Camajt e Mirdites kane qene Bajrak.
     

  11. #11
    Kohe & Stine fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    34,738
    Post Thanks / Like fv
    Blog Entries
    7
    Forca e Rrespektit
    10
    Martinin e di prej Dukagjini/Shkodret.
     

  12. #12
    Anėtar i ri fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i ✧Ṃ!ṨҬ!Ḱ✧
    Antarėsuar nė
    Jan 2018
    Postime
    267
    Post Thanks / Like fv
    Forca e Rrespektit
    208
    Camajt Fis i njohur ne Mirdite, mund te kete edhe ne Shkoder se fundja shqiperia eshte teper e vogel. Por mbaj mend Camajt e mirdites dhe kur me pyeten se tek kush shkon, i them tek Gjovalin Camaj; Po ti prit he burr se po te Ƨoj vete ne kulle me tha nje i ri muskuloz. I nderonin mjaft ne ato ane.
     

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Tema te Ngjashme

  1. Martin Luther Kingėt shqiptarė!
    Nga Cyber_Spartacus ne forum Diskutime shoqėrore
    Pergjigje: 18
    Postimi i Fundit: 19-01-2012, 15:55
  2. Hakersat sulmojnė Lockheed Martin
    Nga MasteR ne forum Informatikė
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-05-2011, 20:46
  3. Makina me e shtrenjte ne bote Aston Martin 77
    Nga con_uk ne forum Kuriozitete
    Pergjigje: 20
    Postimi i Fundit: 31-10-2008, 21:30

fv Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •