Shqiptar te Bashkuar
android
Thanks Thanks:  0
Likes Likes:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 1 nga 1
  1. #1
    Kohe & Stine fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    41,222
    Blog Entries
    8
    Forca e Rrespektit
    11803

    Aplikacioni qė flet pėr ata qė s’kanė zė

    Aplikacioni qė flet pėr ata qė s’kanė zė







    Jeta e Vlastimil Gular ka marrė njė kthesė tė papritur njė vit mė parė pasi njė operacion i vogėl nė kordat e zėrit, ka rezultuar me kancer tė fytit, prandaj i ėshtė dashur tė largojė laringun. Bashkė me tė, ai ka humbur edhe zėrin. Mirėpo 51-vjeēari, baba i katėr fėmijėve, vazhdon tė flasė, duke pėrdorur zėrin e tij nė vend tė ndonjė zėri robotik, falė njė aplikacioni tė zhvilluar nga dy universitete ēeke. “Mė duket shumė i dobishėm”, ka thėnė Gular pėr agjencinė e lajmeve AFP, teksa ka qenė duke shkruar se ēfarė dėshiron tė thotė dhe mė pas me ndihmėn e aplikacionit, mesazhi i ėshtė kthyer nė zė.

    “Nuk jam shumė i mirė nė pėrdorimin e protezave zanore”, ka thėnė ai, duke prekur vendin ku ėshtė bėrė operacion nė fytin e tij dhe tani ėshtė bosh. Proteza, njė pajisje e vogėl e vendosur nė fyt u lejon njerėzve tė flasin duke prekur atė me dorė, ashtu qė tė ketė qarkullim tė ajrit dhe tė krijohet tingulli. Mirėpo, Gular preferon pajisjen e re teknologjike pėr zė. Ajo ėshtė krijuar pėr pacientė qė humbasin zėrin pas largimit tė laringut, procedurė me tė cilėn pėrballen personat qė kanė kancer tė fytit.

    Projekti i pėrbashkėt i Universitetit tė Bohemisė Perėndimore nė Pilsen dhe Universiteti i Karlit nė Pragė, ėshtė realizuar sė bashku me dy kompani tjera private dy vjet mė parė. Teknologjia pėrdor incizimet e zėrit tė pacientėve pėr tė krijuar njė fjalim sintetik qė mund tė pėrdoret nė telefona mobilė, tableta dhe laptopė. Ideale ėshtė qė pacientėt tė incizojnė mė shumė se 10,000 fjali, nė mėnyrė qė shkencėtarėt tė kenė material tė mjaftueshėm pėr tė prodhuar zėrin sintetik. “Ne punojmė me zėrat individualė, andaj na duhen shumė fjali”, ka thėnė Jindrich Matousek, ekspert qė merret me konvertimet tekst-zė, dhe drejton njė projekt nė Universitetin Pilsen.

    “Ēėshtje javėsh”

    Mirėpo, nė kėtė proces ka edhe disavantazhe, pacientėt qė pėrballen me largim tė laringut kanė mė pak energji pėr tė kryer incizimet pėr shkak tė trajtimit qė kėrkon kjo sėmundje. “Ėshtė zakonisht ēėshtje javėsh”, ka thėnė Barbora Repova, doktoreshė nė Spitalin Motol, e cila punon nė projektin e Universitetit tė Karlit.

    “Pacientėt duhet tė pėrballen edhe me ēėshtjet siē ėshtė situata ekonomike, jeta e tyre ndėrron shumė shpejt kur kuptojnė pėr sėmundjen dhe gjėja e fundit qė dėshirojnė tė bėjnė ėshtė incizimi i zėrit”, ka thėnė ajo pėr AFP-nė. Pėr tė adresuar kėto vėshtirėsi, shkencėtarėt kanė krijuar njė tjetėr mundėsi nė aplikacion, qė ėshtė mbėshtetur nga Agjencia pėr Teknologji nė Republikėn Ēeke.

    Duke punuar me mė pak fjali, zakonisht 3,500, mirėpo ndonjėherė edhe me 300, kjo metodė pėrdor modele tė avancuara statistikore, siē janė rrjetet artificiale tė neuroneve. “Ju pėrdorni modelet e fjalimeve me parametra tė caktuar pėr tė prodhuar fjalim sintetik”, ka thėnė Matousek. “Nėse kemi mė shumė tė dhėna, ėshtė mė mirė, mirėpo ju mund tė arrini kualitet tė mirė edhe me mė pak tė dhėna”.

    Kėto fjali janė pėrzgjedhur me kujdes dhe zėrat individualė janė incizuar disa herė, pasi fjalitė theksohen ndryshe, qoftė nė fillim apo nė fund tė fjalės pėrkatėse, ka shtuar ai. Deri mė tani, Universiteti Pilsen u ka incizuar zėrin 10 deri nė 15 pacientėve, sipas Matousek. Pėrveē gjuhės ēeke, shkencėtarėt kanė krijuar edhe shembuj nė gjuhėn angleze, ruse dhe sllovake.

    “Komplikimet gjatė incizimit”

    Gular, qė aktualisht ėshtė i papunė pėr shkak tė sėmundjes, ka incizuar 477 fjali pėr tre javė, nė kohėn kur ka kuptuar pėr sėmundjen e deri tek operimi. Mirėpo, gjatė asaj kohe, ai ka qenė i stresuar dhe nuk ėshtė aspak i kėnaqur me cilėsinė e zėrit t ėtij.

    “Pacientėt me kancer tė fytit zakonisht vuajnė nga tė ngjirurit e zėrit, andaj nė kombinim me mundėsi mė tė paktė pėr tė folur, kjo ndikon qė zėri tė mos jetė neutral”, ka thėnė Repova. Ndėrkohė, nė njė studio nė Universitetin Pilsen, sipėrmarrėsja, Jana Huttova ėshtė duke incizuar disa fraza.

    Nėnė e tre fėmijėve dhe 34-vjeēare, ajo ka humbur zėrin e saj pas njė intervenimi kirurgjik. “Unė kam fėmijė tė vegjėl dhe dėshiroj qė ata tė dėgjojnė zėrin tim, jo tė njė roboti”, ka thėnė Huttova.

    Lidhshmėria me trurin

    Matousek beson se nė tė ardhmen, pacientėt do tė jenė nė gjendje tė pėrdorin zėrin e tyre nė shtėpi, duke pėrdorur njė faqe interneti, qė do t’i udhėzojė ata pėr tėrė procesin. Madje ai shpreson se njė ditė kjo gjė do tė bėhet edhe mė e madhe. “Versioni pėrfundimtar ėshtė njė pajisje tejet e vogėl e lidhur me trurin, pėrkatėsisht me nervat qė janė pėrgjegjėse pėr tė folurit, andaj pacientėt mund tė kontrollojnė pajisjen pėrmes mendimeve tė tyre”, ka thėnė ajo. Kjo zgjidhje e avancuar do tė kėrkojė shumė vjet, ka thėnė Repova. “Ėshtė reale: mund tė mos ndodhė nė njė vit apo nė 10 vjet, mirėpo ėshtė e mundshme dhe ne jemi duke punuar nė tė”, ėshtė shprehur ajo.

    (gazeta-Shqip.com)/REL
    Heren e fundit u redaktua nga NeVertiti; 4 Dite me Pare ne 11:07.

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

fv Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •