Shqiptar te Bashkuar
android
Duke shikuar rezultatet 1 ne 2 nga 2
  1. #1
    Kohe & Stine fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    38,512
    Blog Entries
    7
    Forca e Rrespektit
    11738

    SHBA nis sulmin me raketa ndaj Sirise (Foto+Video)

    SHBA nis sulmin me raketa ndaj Sirisė (Foto+Video)

    Pas paralajmėrimit tė presidentit Trump, se do tė marrė njė vendim mbi Sirinė, pritja ka marrė fund tashmė.


    Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė nisur ofensivėn ndaj Sirisė, para pak minutash.

    Nė mbėshtetje tė SHBA-ve janė rreshtuar edhe Britania e Madhe me Francėn, tė cilat po marrin pjesė nė kėtė ofensivė, ndėrsa Theresa May e konfirmoi edhe zyrtarisht praninė e flotės britanike nė sulmin ndaj Sirisė.

    Vetė presidenti Trump lajmėroi se ka urdhėruar njė sulm ajror me goditje preēize, pėr tė mos dėmtuar qytetarėt sirianė, ndėrsa besohet se kjo do tė jetė ofensiva mė e madhe e aleatėve, kundėr regjimit tė Assadit.

    “Njė operacion i kombinuar me forcat e armatosura tė Francės dhe Britanisė sė Madhe, ėshtė duke u zhvilluar tani”, deklaroi presidenti Trump para pak minutash.

    Objektivi i raketave tė aleatėve pėr momentin janė vetėm bazat ku dyshohet se regjimi i Assadit ruan armėt kimike, ndėrsa raportohet se shpėrthimet janė ndjerė edhe pranė Damaskut.

    Ky sulm vjen vetėm disa ditė pasi SHBA-tė akuzuan Sirinė pėr pėrdorim tė armėve kimike nė qytetin e Doumės, ndėrsa ende pritet me interes reagimi i Rusisė, qė kėrcėnoi me luftė, nėse sulmohet Siria.

    SHBA nis sulmin me raketa ndaj Sirise (Foto+Video) - Top Channel

    t.chanel
     

  2. #2
    Kohe & Stine fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    38,512
    Blog Entries
    7
    Forca e Rrespektit
    11738
    Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca fillojnė sulme ushtarake kundėr qeverisė sė presidentit Asad pėr shkak tė pėrdormit tė armėve kimike nga Siria kundėr banorėve tė saj.

    Sulmi i bashkėrenduar me Francėn dhe Britaninė, shėnon herėn e dytė qė presidenti Trump pėrdor forcėn ushtarake kundėr Sirisė.

    Presidenti Trump e njoftoi goditjen ushtarake tė premten nė mbrėmje gjatė njė fjalimi drejtuar vendit me televizion.

    Presidenti tha se sulmet synojnė t'i japin fund pėrdorimit tė armėve kimike nga qeveria e Sirisė.

    Javėn e kaluar tė paktėn 40 vetė u vranė dhe qindra u sėmurėn nė qytetin e Dumės, pėr shkak tė asaj qė Shtetet e Bashkuara dhe vende tė tjera besojnė se ishte njė sulm me armė kimike nga qeveria e Sirisė.

    Agjencitė e lajmeve Reuters dhe AFP njoftojnė se disa shpėrthime tė fuqishme janė dėgjuar nė kryeqytetin e Sirisė, Damask, nė kohėn qė presidenti Trump njoftoi fillimin e goditjes ushtarake.

    Presidenti Trump veēoi mbėshtetėsit kryesorė tė Sirisė, Rusinė dhe Iranin, qė nuk e ndaluan regimin sirian tė pėrdorte armė kimike.

    "Sulmet e ditėve tė fundit nga Asadi dhe reagimi ynė i sotėm, ėshtė pasojė e drejtpėrdrejtė e dėshtimit tė Rusisė pėr tė vepruar", tha presidentit Trump.
     

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Tema te Ngjashme

  1. Sulmi ndaj Sirisė, Trump kthehet nė hero pėr siriano-amerikanėt
    Nga NeVertiti ne forum Aktualiteti botėror
    Pergjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-04-2017, 21:04
  2. Pergjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-01-2017, 18:09
  3. Pergjigje: 4
    Postimi i Fundit: 14-11-2016, 19:53
  4. Sulmi i Izraelit ndaj Sirisė, Rusia mjaft e shqetėsuar
    Nga BoOoMBaStiCk ne forum Aktualiteti botėror
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-01-2013, 13:43
  5. Kinezėt me raketa ndaj shiut
    Nga *deliza* ne forum Kuriozitete
    Pergjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-08-2008, 10:30

fv Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •