Shqiptarėt vėrshuan kuq e zi rrugėve tė Manhattan sikur vėrshojnė Drini, Cemi, Valbona pėr t’u bashkuar nė Bunėn e Shqipėrisė Etnike.



Ishte mėngjes herėt kur shqiptarėt e parė filluan tė ecin grupe – grupe pėrgjatė 6 ave nė Manhattan, tė kapur dorė pėr dore me fėmijėt apo duke folur me zė tė lartė me njėri – tjetrin “shqiptarshe’. Makinat ishin rreshtuar edhe mė herėt dhe nėpėr floats po bėheshin pėrgatitjet e fundit.

Marko dhe Nick lėviznin sa ne njėrėn anė nė tjetrėn duke pėrshėndetur te ardhurit apo duke u kujdesur pėr detajet e fundit tė paradės. Dhe ishin po ata qė na vunė re mua dhe tim bir kur u afruam.

“Trikot e vajzave janė gati. I ke marrė akoma?” Kjo ishte pėrshėndetja e marinsit Marko Kepi pasi mė pėrqafoi. E si mund tė ishte ndryshe kur ai po pėrjetonte paraden, kur ne venat e tij rridhte kėnga shqip kėnduar masivisht nga pjesėmarrėsit?!

Pak nga pak, rruga mori ngjyrė kuq e zi cep mė cep dhe muzika shqiptare ushtoi nėpėr autopolantė.





Vajzat e Albanian Roots u tėrhoqėn ne njė anė dhe filluan tė pėrsėrisnin koreografinė. Djemtė u mblodhėn grup dhe me lejen e shoqatės “Dibra” fluturuan sikur shqipet nė fole mbi motorrat e rreshtuar varg pėrgjatė rrugės, disa duke pozuar pėr prindėrit e tyre, tė cilėt shkrepnin foto dhe disa tė mrekulluar nga zhurma qe mund tė krijonin me levizjen e njė ēelsi.



Sado qe thuhet qė djemtė duhen lėnė tė jenė djem, pėrsėri duke parė djemtė tanė mbi motorra kupton qė djemtė shqiptarė nuk tė lejojnė tė mos i lėsh tė jenė djem; atyre u vlon gjak shqiptari ndėr vena.

Nuk vonoi shumė qė njėri nga djemtė tė vraponte tek unė duke me tėrhequr nga bluza sepse njė prej tyre e kishte rrėzuar motorrin, dhe une vrapova me tė shpejtė, por buzeqeshjet e grupit Dibran, mė qetėsuan zemren e frikėsuar.

Floats u mbushėn me radhė njė nga njė plot me fėmije dhe tė rritur ndjekur nga lenset fotografėve dhe gazetarėve te cilėt shėtisnin sa nė njė vend nė tjetrin.





Kudo kishte kėngė, valle, kostume shumėngjyrėshe, triko me shqiponjėn e stamposur nė gjoks qe dukej sikur u thoshte emigrantėve tė shkėputur nga toka mėmė: “Kudo tė shkoni, unė kėtu do tė rri! Unė gjithmonė ju dua sepse nė gjokset tuaja kam ndėrtuar folenė time, prandaj ecni krenarė, kėndoni plot dashuri dhe kėrceni me zemrėn plot.”



Shqiptarėt vėrshuan kuq e zi rrugėve tė Manhattan sikur vėrshojnė Drini, Cemi, Valbona pėr t’u bashkuar nė Bunėn me degėt e saj tė Shqipėrisė Etnike.



Ėshtė kjo njė paradė qė e mori emrin “Parada shqiptare” pėr shqiptarėt, edhe pse nė tė vėrtetė ėshtė Parada Ndėrkombėtare e Emigrantėve, por nuk kishte si tė ndodhte ndryshe kur ēdo vit shqiptarėt mbushnin pėrherė e mė shumė rrugėt e Manhattan me ngjyrat kuq e zi.

Vjen kjo nė njė kohė polemikash dhe historish lufte qė tė bėjnė tė ulėsh kokėn para atyre qė luftuan me mish e me shpirt pėr lirinė e asaj toke tė larė me gjak.

Apo siē u shpreh Presidenti i Albanian Roots, zoti Marko Kepi: ”Kėta luftėtarė mund tė kishin jetuar jetėn pa probleme nė Amerikė, por ata iu pėrgjigjen thirrjes sė atdheut tė tyre Kosovės, dhe sakrifikuan gjithēka pėr lirinė e Kosovės dhe pėr njė Shqipėri tė Bashkuar.”



Prandaj dhe titulli “Grand Marshall” e kėsaj parade iu dha prindėrve tė tre vėllezėrve dėshmorė tė familjes Bytyqi, Mehmet, Agron dhe Ylli Bytyqi.

Sikur nė ēdo event tė rėndėsishėm ku flitet shqip, as dje nuk mungoi anėtari i Kėshillit tė Bashkisė, Z.Mark Gjonaj i cili pėrshendeti tė pranishmit sė bashku me senatorin Marty Golden, ish kongresmeni Joe DioGuardi, ish kongresmeni Micheal Grimm, ambasadorja e Kosovės nė USA, znj. Vlora Citaku, etj.



Vajzat e grupeve “Rozafati”, “Ana e Malit” etj. bėnė edhe muret tė kėrcejnė bashke me to mbushur me ngjyra te folklorit, kurse Albanian Roots Cheerleaders shpalosėn krenarinė e tė qėnit bijė shqiptare e lindur nė Amerikė, nėn tingujt e “Pushkė e ēifteli” tė Leonora Jakupit.



Flotat plot me shqiptare qė pėrfaqėsonin shoqatat e ndryshme si Federata PanShqiptare “Vatra”, Shoqata “Ana e Malit”, Fondacioni “Plave e Guci”, Shoqata Atdhetare “Dibra”, “Shqipėria e Bashkuar”, Shoqata “Kraja”, Shoqata “Malėsia”, “Kėshilli Shqiptaro-Amerikan”, Shoqata e Policve Shqiptare nė NYPD, Shoqata “Geg & Tosk”, i Motoēiklistėve tė shoqatės “Dibra”, i motoēiklistve “Son of Illyria”, Qendra “Nėnė Tereza” e Kishės Katolike Zoja e Shkodrės, Grupi “Rozafati”, Qendra Kulturore



Shqiptaro Amerikane nė Riverdale Neė Jersey, Revista “Votra”, shkolla shqipe “Alba Life”, “Ansambli Shqiptar”, “Hora e Arbėreshėvet”, SĖJ – B 32 etj. mbushėn 6 Ave me flamuj, me gumėzhima dhe zėrat entuziastė tė fėmijėve, prindėrve dhe me kėngė e me valle shqiptare.





Por ėshtė prania e gazetarėve dhe fotografėve tanė tė talentuar nė New York, tė cilėt punojnė mė orė tė tėra plot pasion, tė cilėt bėjnė shqiptarėt anembanė botės, pjesėmarrės tė eventeve duke i ndjekur nga shtėpitė e tyre, si Olsi Pėllumbi, Beqir Sina, Halil Mula, Alex Selimaj, Kozeta Zylo, Dritan Haxhia, Dalip Ndreca e tė tjerė kudo nėpėr paradė duke kapur caste, momente speciale, buzėqeshje fisnike nė fytyrat krenare shqiptare.

Aferdita Delaj

Fotografitė: Olsi Pellumbi