Raporti Shqipėri-Greqi, ministri helen gjen ‘fajtorin’: Ka ftohje tė klimės, por…

ministri.jpg

“Furtuna” nė qeverinė Rama, ku u shkarkuan 7 ministra, duke u zėvendėsuar me emra tė rinj, jo shumė tė angazhuar nė Partinė Socialiste apo politikė, ėshtė komentuar edhe nė Greqi. Mediat greke janė ndalur kryesisht te pasojat qė do tė ketė zėvendėsimi i ministrit tė Jashtėm, Ditmir Bushati me Gent Cakajn, nė marrėveshjet qė janė planifikuar pėr t’u firmosur nga tė dy vendet, ku mė me rėndėsi shihet “Pakti pėr Detin”.

Lidhur me kėtė ēėshtje, ka folur ministri plotėsues i Jashtėm i Greqisė, Jorgos Katrougkalos, duke thėnė se marrėveshja mes palėve kishte arritur nė nivele tė kėnaqshme, por sipas tij ėshtė lėnė pas dore.

Mediat greke duke ju referuar njė interviste radiofonike tė Katrougkalos, shkruajnė se raporti i Greqisė me Tiranėn zyrtare ėshtė ftohur pas vrasjes nga RENEA tė minoritarit grek Konstandinos Kaēifas nė Bularat, por po punohet pėr arritjen e njė zgjidhje pėrfundimtare.

“Aty ku prisnim tė kishim konkludimin e kėtij progresi tė mirė, nė festėn e 28 tetorit, qė pėrveē pėrvjetorit festiv kombėtar do tė nderonim edhe tė rėnėt nė luftėn italo-greke nė Shqipėri, qė pėr herė tė parė gjetėn paqe pasi u varrosėn me nderime pas 70 vitesh, ndodhi ngjarja e trishtuar me Katsifėn. Pėr arsye qė kryesisht kanė tė bėjnė me politikėn e brendshme tė vendi fqinj, sipas vlerėsimit tim, kemi pasur njė ftohje tė klimės, por qė mendoj se ėshtė plotėsisht e riparueshme. Pėrpjekja jonė ėshtė pikėrisht tė risjellim nivelin e diskutimit, aty ku ishte, dhe tė shkojmė drejt zgjidhjes pėrfundimtare tė ēėshtjeve”, ka thėnė ai.

(gazeta-Shqip.com)