Shqiptar te Bashkuar
android
Faqja 8 nga 8 I parėI parė 12345678
Duke shikuar rezultatet 211 ne 221 nga 221
  1. #1
    plak gjufurrak fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i kitrra 123
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    jam tu nxe i kusi me uje se du mej nrru teshat
    Mosha
    40
    Postime
    17,992
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    8305

    Smile Vjersha dhe fabula

    Nuk e zgjodha rastesisht, nen forumin bashkatdhetaret neper bote, per te hapur ketė teme. Me ca ketej jemi njohur e kemi llafosur, por, edhe pa llafosur fare kam pershtypjen se do ta njihnim njeri tjetrin po te takoheshim ne rruge, nga postimet dhe leximet qe i kemi bere njeri tjetrin. Jo pak nga ne ketu jemi edhe prind. Si prind qe jemi kam pėrshtypjen se secili nga ne nuk do kishte deshire te shihte aske me larte se veten perveq femijes se vet, andaj nje pjese te kohes ketu ndoshta do ishte mire tua kushtonim atyre. Duke pasur parasysh se shumica nga ne jemi te shperndar neper bote, me lindi ideja te hape nje teme ku do plasonim vjershat, tregimet, perrallezat e me te dashureve tane. Se paku te bejme nje bashkim kulturor te tyre ne kete menyre.
    Une do falėnderoja secilin per mundin qe do bente ketu ju garantoj se cupa ime do ju jet shume mirnjohes dhe do i mesoj te tera.

    Punė tė mbarė!


    STUFA

    Bie borė
    Kėndon stufa
    Nė stufė flaka
    Tufa, tufa

    Buēet zjarri
    Bu, bu, bu
    Mbushma gojėn
    Plot me dru
    - I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

    -Kashta noton e diamanti fundoset!


  2. #211
    Moderatorė fv Avatari i Natta
    Antarėsuar nė
    Nov 2014
    Postime
    12,330
    Forca e Rrespektit
    836

    Titulli: Vjersha dhe fabula

    Patat e vogla lahen liqen
    koken ulin poshte
    bishtin lart e ngrejne
    lahen pastrohen per bukuri
    pastaj mak mak mak shkojne ne shtepi

    :-D :-D
     

  3. #212
    Moderatorė fv Avatari i Natta
    Antarėsuar nė
    Nov 2014
    Postime
    12,330
    Forca e Rrespektit
    836

    Titulli: Vjersha dhe fabula

    Mirupafshim dallendyshe
    mirupafshim ,kthehu perseri
    mirupafshim mikja ime
    fat te mbare
    ne vendin tend te ri
     

  4. #213
    Moderatorė fv Avatari i Natta
    Antarėsuar nė
    Nov 2014
    Postime
    12,330
    Forca e Rrespektit
    836

    Titulli: Vjersha dhe fabula

    Sa shume deshire une kisha
    te ngrihem ne hapsire,
    si zog te fluturoja
    ne qiellin tim te lire.

    Nje zogu une iu luta
    qe krahet te mi jape.
    Nje here te fluturoja
    pastaj tja ktheja prape.

    U ngrita mes reve
    i lumtur shend-e-vere.
    dhe zogun e lashe
    une me krahe... te preeeeeeeeeere.

    Mu duk shume i merzitur,
    ndaj zbrita prape ne toke.
    Me mall e perqafova
    si mik edhe si shok.

    Dhe nisem te dy bashke
    ne me mijera fluturime.
    Ai me krah't e tija
    dhe une me kengen time.
     

  5. #214
    Moderatorė fv Avatari i Natta
    Antarėsuar nė
    Nov 2014
    Postime
    12,330
    Forca e Rrespektit
    836

    Titulli: Vjersha dhe fabula

    Vogelushja jone Elone
    ditelindjen sot feston
    vijne shoket shoqet vijne
    mbushin plot me gaz shtepine

    Ne nje goje te gjithe thone
    100 vjec u befsh Elone

    Sot dhe lulja e shqiponjes
    duket sikur i thote Elones
    Cfare kerkon te te dhuroj
    ja nje gjethe po e shtoj

    Si na shtohet ne blerimi
    ty Elone tu shtofte gezimi..
     

  6. #215
    Moderatorė fv Avatari i Natta
    Antarėsuar nė
    Nov 2014
    Postime
    12,330
    Forca e Rrespektit
    836

    Titulli: Vjersha dhe fabula

    Xhepi im i vogel,
    c'fare kerkon nga mua?
    Nje shami te vogel ,
    per hundet e tua.
     

  7. #216
    Moderatorė fv Avatari i Natta
    Antarėsuar nė
    Nov 2014
    Postime
    12,330
    Forca e Rrespektit
    836

    Titulli: Vjersha dhe fabula

    1-Shqiponja, sorra dhe bariu

    Nje shqiponje shigjetoi me vrull nga nje shkemb i larte dhe rembeu nje qengj. Nje sorre qe e pa, plasi nga zilia dhe deshi te bente edhe ajo te njejten gje. U ul me zhurme dhe qendroi mbi nje dash. Po iu pleksėn thonjte ne leshin e dashit, e nuk mundi te ngrihej. Rrahu ajrin me krahe me force, sa e pikasi bariu, i cili i shkoi prane, e zuri dhe i preu ca pende. Ne mbremje e mori me vete dhe ua shpuri femijeve.
    Kur ata e pyeten se c'lloj zogu ishte ky, ai iu pergjigj:
    - Eshte nje sorre, qe e mban veten per shqiponje.

    Morali dhe domethenia e fabules eshte ky: Kush shkon pa mend, per te arritur me te medhenjte se vetja, ben gjithfare marrezish, dhe pervec fatkeqesive qe peson, behet edhe qesharak.

    2-Peshkataret
    Disa peshkatare dolen per peshkim, po pasi u munduan nje kohe te gjate, nuk zune gje. Prandaj po rinin ne varke te merzitur. Ate cast, nje peshk i madh grabitqar, qe notonte me shpejtesi, u hodh gabimisht ne mes te varkes. Peshkataret e zune, e shpune ne qytet dhe e shiten.

    Domethenia e kesaj fabule eshte: Shpesh here, atyre qe nuk u ndihmon mjeshteria, iu sjell gezim fati


    3-Dhelpra me bark te fryre

    Nje dhelper e urritur, qe gjeti ne nje zgavėr lisi buke e mish, lene aty nga ndonje bari, hyri me shpejtesi brenda dhe i perlau. Por iu fry barku aq shume sa nuk mundi te dale dot prej andejdhe vuri kujen. Nje dhelper tjeter, qe e solli rruga ne ato ane, e pyeti se c'po ndodhte, dhe kur e mesoi, i tha:
    - Tani duhet te rrish aty brenda, derisa te behesh aq sa ishe kur hyre.Keshtu do te dalish fare lehte.

    Domethenia: Vetem koha i zgjidh problemet e veshtira


    4-Dhelpra dhe leopardi

    Nje dhelper u grind me nje leopard se cili prej tyre ishte me i bukur, e meqe leopardi nxori ne pah bukurine e trupit, dhelpra iu kthye e i tha:
    - Atehere, sa here me e bukur se ti duhet te jem une, qe kam nje mendje te ndritur?
    - Fabula tregon se bota e dijes eshte me e mire se bukuria e trupit



    5-Dhelpra dhe majmuni

    NJe dhelper dhe nje majmun po kalonin ne te njejten rruge dhe flisnin per bujarine e fisit te tyre. Thane sa deshen derisa mberiten ne nje vareze. Duke hedhur syte andej, majmuni psheretiu. Kur dhelpra e pyeti perse, majmuni, duke i treguar varret, i tha:

    - E si te mos perlotem, kur shoh mbi varre epitafet e paraardhesve te mi dhe te sklleverve te tyre.

    Thuaj genjeshtra sa te duash- i tha dhelpra- perderisa askush prej tyre s'mund te flase.

    -Fabula tregon se edhe njerezit genjeshtare behen teper te dyshimte kur nuk ka se kush ti kontrolloje per ato qe thone.

    6-Bretkosat!


    Kur shterroi pellgu, dy bretkosa u larguan prej andej, per te gjetur nje vend tjeter me uje. Sapo mberriten ne nje pus, njera prej tyre, pa u menduar, i tha tjetres te zbrisnin atje. Por tjetra i tha:

    - Po nese shterron uji qe eshte aty poshte, atehere si do te mundim te dalim jashte?

    * Fabula na meson te mos i marrim gjerat me mendjelehtesi


    7-Plaku dhe vdekja

    Njehere, nje plak preu nje barre me dru, i ngarkoi dhe mori nje rruge te gjate. I lodhur nga rruga, uli ngarkesen pertoke dhe i foli vdekjes. Vdekja erdhi sa hap e mbyll syte dhe e pyeti se perse e thirri:
    Te me ngreshe barren e druve- i tha ai.

    * Fabula tregon se cdo njeri e do jeten e tij, edhe kur eshte ne fatkeqesi.

    8-Bletė rritėsi

    Dikush hyri ne nje bletore, kur nuk ishte i zoti dhe vodhi mjalte e dyll. PAsi u kthye bleterritesi dhe i pa kosheret bosh, ndenji ne nje ane dhe po vrojtonte me kujdes.

    Bletet qe po ktheheshin nga kullota e pane dhe iu leshuan per ta thumbuar. Atehere ai tha:

    - Kafshe te pacipa, ate qe iu vodhi e late pa ndeshkuar dhe po me ndeshkoni mua, qe perkujdesem per ju.

    * Kjo ndodh edhe me disa njerez, qe, per shkak te mosnjohjes, nuk mbrohen nga armiqte, po iu largohen miqve, duke i gjykuar keta te fundit si mashtrues.

    9-Neperka dhe gjarperi i ujit

    NJe neperke shkoi ne nje burrim per te pire uje, por gjarperi i ujit e pengoi me zemerim, duke i thene se nuk i mjaftonte vendi qe kishte, po vinte edhe ne shtepine e tij.
    E meqe grindja arriti kulmin, rrane ne nje mendje, qe te ndesheshin midis tyre dhe fituesit t'i takonte edhe uji, edhe vendi.
    Se fundi, caktuan kohen dhe vendin e dyluftimit.
    Nga urrejtja qe kishin per gjarperin e ujit, bretkosat shkuan tek neperka dhe i dhane zemer, duke i premtuar se do te luftonin ne krahe te saj. Filloi beteja e neperka luftonte me gjarperin e ujit, ndersa bretkosat, meqe nuk mund te benin asgje me shume, ia dhane nje kuak-kuak me tere fuqine e tyre.
    Kur fitoi, neperka i qortoi se, megjithqe i kishin premtuarte merrnin pjese ne beteje, jo vetem qe nuk e ndihmuan, po kendonin pa prere se largu.
    Atehere ato i thane:

    - Po duhet te dishe se bashkepunimi yne nuk u arrit e duar, por me zė.

    * FABULA tregon se aty ku duhen duar, ndihma me fjale s'ka asnje vlere!
    10-Milingona dhe brumbulli

    Ne vere, nje milingone, shkonte neper ara, mblidhte kokrra elbi e gruri dhe i grumbullonte si ushqim per dimer. Nje brumbull, qe e pa, filloi ta tallte, duke i shprehur gjoja keqardhjen e vet, se po shpenzonte kohen, kur te gjitha kafshet e tjera e kishin lene punen dhe po shlodheshin. Ate cast, milingona nuk foli, po kur pllakosi dimri dhe bajgat u shkaterruan dhe u shperndane nga shiu, brumbulli, i drobitur nga uria, erdhi te milingona dhe i kerkoi ushqim,

    Kete here milingona i tha:

    - Neqoftese do te punoje atehere kur une robotohesha dhe ti argetoheshe, sot nuk do te te mungonte asgje.
    ** Ata qe nuk parashikojne te ardhmen ne kohen e mireqenies, e pesojne, kur ndryshojne situatat

    11-Kopshtari dhe qeni
    Qeni i nje kopshtari ra ne pus. Kopshtari, duke dashur qe ta nxirte prej andej, u fut edhe ai ne pus. Po qeni nuk e kuptoi perse i shkoi prane, e meqe e mendoi se i shkoi per ta mbytur, e kafshoi. Ai, i vene ne pozite te veshtire, i tha:
    - Mire m'u be, sepse u mundova te shpetoja dike qe u rrezua vete.
    ** Per njeriun e pakenaqur, qe gjykon keq mireberesin e tij
     

  8. #217
    Moderatorė fv Avatari i Natta
    Antarėsuar nė
    Nov 2014
    Postime
    12,330
    Forca e Rrespektit
    836

    Titulli: Vjersha dhe fabula

    Luani dhe miu

    Nje here duke fjeturnje luani i kaloi nje mi neper goje.
    Luani u zgjua dhe filloi te sillet nga te gjitha anet per ta gjetur miun.
    Ne ate cast e pa dhelpra se si gjithe ai luan u tremb nga nje mi i vogel.
    Kurse luani tha;
    Un nuk u tremba po me kapi inati per guximin e tij
     

  9. #218
    ELINDA fv
    Antarėsuar nė
    Nov 2014
    Vendodhja
    Kline
    Mosha
    18
    Postime
    79
    Forca e Rrespektit
    4

    Red face Titulli: Hena


    Hena porsi nuse,
    vezullon ne qiell,
    radhen ia leshon,
    te nesermen ,
    te bukurit diell.

    Nje yll nga qielli zbriti
    dhe ne vesh
    sikur me peshperit
    prit bukuroshe,
    prit tani ,
    hena do te fal,
    pakez drit.

    Henes nje lutje ia bera,
    henen e dashur mos prito,
    ndriqo dh ne erresir ,
    ti na shpeto.
     

  10. #219
    Moderatorė fv Avatari i Natta
    Antarėsuar nė
    Nov 2014
    Postime
    12,330
    Forca e Rrespektit
    836

    Titulli: Vjersha dhe fabula

    Ferit Lamaj

    Kanarina

    Bukuroshja kanarine
    ne kafaz rri e trishtuar ,
    sheh nje ujk qe ulerin ...
    ulerin si i terbuar ...

    Ahh moj bote ..bote e prapshte
    ke mbyll brenda dhe ke len jashte .

    Kravata

    Ai burre ka shkalluar
    e lidh gruan kembe e duar .
    Por kravaten burre ziu
    se lidh vet ja lidh komshiu .


    Ujku

    Ujku killer i vertete ..
    i ka vrare nja 7-8 vete
    Nje dite ujku veten vrau
    me nje pushke pau pau .

    Ja pret dhelpra : s“eshte i marre
    kushedi se sa ka marre ...
     

  11. #220
    ELINDA fv
    Antarėsuar nė
    Nov 2014
    Vendodhja
    Kline
    Mosha
    18
    Postime
    79
    Forca e Rrespektit
    4

    Red face Titull: Flamuri


    Flamuri yn
    kuq e zi
    ne zmer
    te qdo shqiptari
    je ti.

    Per ty u flijuan
    shum deshmor,
    Ismail Qemali
    te ngriti ne Vlor.

    Pelhura e kuqe
    ne mes shkaba e zez,
    je simbol kombetar
    i yni per qdo fest.

    Nje vajz e re
    e quajtur Marigon, e qendisi flamurin
    me shqiponj.
     

  12. #221
    Moderatorė fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Drejtori
    Antarėsuar nė
    Apr 2017
    Vendodhja
    Ne zemren e femrave te bukura..
    Postime
    5,393
    Forca e Rrespektit
    500
    me pelqeu kjo....



    BALADA e PLESHTIT

    Pleshtit nuk i vjen mėrzi.
    A je qen, apo njeri
    A e ke leshin t’ bardhe a t’ zi,
    Frrup...gjen vend pėr mrekulli.

    Ndonse kruhesh pa ja nda
    Gjithsekush njė plesht e ka!
    Bile thonė se rraca e pleshtit
    Mbijeton vetėm prej leshit.

    Kam ndigju se ka do pleshta
    Qė zen rrushi nepėr vreshta
    Ka dhe pleshta nepėr lopė
    Pleshta plehu nė ēdo gropė.

    Unė ksaj here kam mendu
    Pėr do pleshta tė tjerė me shkru
    Pėr kėtė rracė tejet mizore
    Qė bezdisė rracėn njerzore!

    Askėrkush nuk dėshiron
    Ta ketė pleshtin nepėr shtat
    Sepse pleshti frekuenton
    Nė veēanti leshin e gjatė.

    Ndaj dhe rruhen mbahen pastėr
    Mos me e rritė leshin ma shum’
    Sepse pleshti s’mban me hater
    Je nė qytet, a je nė katund.

    Me i ra shkurt pra miqt e mij
    Po u tregoj njė histori
    Qė i ka ndodhe pleshtit qyqar
    Tuj shetit kombin shqiptar.

    Pra ky plesht kishte ndigju
    Se nė Ballkan, qefli me u kru
    Janė shqiptaret nė troje tė veta
    Qė pėr lesh s’u dhimbset jeta!

    …Filloj pleshti punė pėr s’mbarit
    Me zgjedhė leshin ndėr shqiptarė
    Iu fut mjekrės sė Kryetarit
    Mjekėrkuqit, lesh pa larė!

    Por nuk mundi tė qėndronte
    As njė dite nė mjekėr tė tij
    Sepse leshi kundėrmonte
    Wischy, brandy dhe raki!

    Ku tė futej pleshti i ngratė!?
    Lesh tė dredhun kanė dhe gratė.
    Ndaj u fut nė Qeveri
    Qė t’a zgjidh hallin e tij!?

    Sallė luksoze, e mikrofon
    Kryeministėr kokė bidon
    Por pranė tij njė leshraverdhė
    Floku i saj, me dorė ish dredhė.

    Ah! - tha pleshti,- tė qofsha falė
    Se prej teje s’kam me dalė!
    Dhe u fut nė mes tė shalėve
    Qė ma mirė t’u ruhej fjalėve!

    Frrup! Frrup! Frrup mezi arriti
    Iu ngroh zemra, iu ngroh shpirti!
    ēfarė arome, oh ē’ deodorant!
    S’kishte lesh !… interesant!?…
    Pleshti ndenji diversant !!!!

    Aj soj vendit i preferuar
    Pėr dreq leshin e kish rruar!
    Ndaj dhe Pleshti mbet i habitur
    Qė ai vend, s’kish lesh tė rritur!

    Ban vaki,- mendoj i shkreti,
    Ndoshta kėto… i ka pushteti!
    Dhe e zuri pa e kuptuar
    Gjumi i embėl, nė lesh tė rruar!

    Pa kaluar as gjysėm e natės
    Sheh njė endėrr i turbulluar
    Qė leshverdhės, oh tė ngratės
    I vjen mjekrra lesh pa rruar…

    I del gjumi plesht fatziut
    Dhe gjen vehten pėr ēudi
    M’u tek mjekrra e njeriut
    Wischy, Brandy e Raki!

    Dreq o punė, - tha, - po kėtu isha
    Ndaj kėrkova transferim!
    Vėrtet leshin nuk e kisha!
    Ama kisha Qeverin!

    S’e kuptonte plesht hajvani
    Se ku ishte nė fakt sekreti!
    Pėr njė plesht digjet jorgani
    Rruhet leshi, e jo Pushteti!

    Ndaj ky plesht qe u zhgenjye
    Dhe kujtoj se gjet xhehnetin.
    Nga kish ardhur na u kthye
    S’kruhej dot…ai me Pushtetin!

    Agim Doēi
    Tė njohėsh tė tjerėt ėshtė menēuri. Tė njohėsh veten ėshtė urtėsia mė e madhe. Ti imponohesh vullnetit tė tė tjerėve ėshtė forcė. Ti imponohesh vetes ėshtė forca mė e madhe – (Une dora vet)

Faqja 8 nga 8 I parėI parė 12345678

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Tema te Ngjashme

  1. Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2017, 15:20
  2. Bejta (Vjersha) Meshkujt kundra Femrave
    Nga Quku ne forum Lojra
    Pergjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-12-2016, 19:40
  3. Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-11-2008, 12:47

fv Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •