Shqiptar te Bashkuar
android
Duke shikuar rezultatet 1 ne 18 nga 18
  1. #1
    Hmm kureshtar-e? fv Avatari i Katia
    Antarėsuar nė
    May 2011
    Vendodhja
    Kete moment?...Ne trurin tend me siguri ;)
    Postime
    3,310
    Forca e Rrespektit
    1268

    Xhevahir Spahiu

    Xhevahir Spahiu lindi mė 1 mars tė vitit 1945 nė Malind tė Skraparit, ėshtė shkrimtar i njohur shqiptar.
    Studioi nė fakultetin histori-fiogji, dega gjuhė-letėresi shqipe.
    Qė nga viti 1968 ka punuar si gazetar nė gazetėn “Zėri i Popullit”, redaktor nė revistėn “Nėntori”, mėsues dhe libretist nė Teatrin e Operas e Baletit nė Tiranė.
    Ėshtė i nderuar me ēmimin “Migjeni” dhe dhe ėshtė fitues i ēmimit tė parė nė konkursin e 45-vjetorit tė ēlirimit tė Atdheut.
    Tituj tė veprave

    * Mėngjes sirenash (1970)
    * Ti qytet i dashur (1973)
    * Vdekje e perendive (1977)
    * Dyer dhe zemra tė hapura (1978)
    * Bashkohėsit (1980)
    * Agime shqiptare (1981)
    * Zambakėt e Mamicės (1981)
    * Kitaristėt e vegjėl (1983)
    * Nesėr jam aty (1987)
    * Heshtje s“ka (1989)
    * Dielli i lodrave (1990)
    * Poezia shqipe (1990)
    * Kohė e krisur (1991)

    Burimi: Wikipedia
    Une jam endrra ne sirtar, une jam fluturimi qe gjithnje ke deshiruar...
    Jam mendimi qe te ben te vuash. Une jam guri qe bie, veshtrimi i larget, jam zjarri, akulli, uji qe rrjedh, jam lufte, paqe dhe dhimbje...
    Jam mendafsh dhe gjemba trendafili, oaz dhe shkretetire. Une jam zemer, shpirt dhe tru. Jam fjale dhe heshtje, rruge, lum dhe mal.
    Jam poezi dhe dhimbje, mekatare dhe shenjtore. Jam perendimi dhe fundi. Une jam ajo qe ty te le pa gjume...
    Une jam femer!

  2. #2
    Hmm kureshtar-e? fv Avatari i Katia
    Antarėsuar nė
    May 2011
    Vendodhja
    Kete moment?...Ne trurin tend me siguri ;)
    Postime
    3,310
    Forca e Rrespektit
    1268

    Pe: Xhevahir Spahiu

    "Fjala"

    I thane fjales: tani je e lire
    Po fjala s’ kish fuqi t’u thosh : nuk me duhet
    E c’ me duhet
    kur s’ u thashe atehere kur duhet?
    Kam mbetur pa krahe ,
    Kam mbetur pa qiell,
    Jam jete pa enderr,
    Jam enderr pa jete.
    I thane fjales: je e lire
    Veshtire, tha fjala sa veshtire
    Te besosh se je e lire;
    Pasi ke ngrene rrokjet e tua,
    Pasi ke mbetur cung
    Dhe liria behet burg .
    I thane fjales: liria jeton.
    Fjala ua ktheu :
    S’jam si Kostandini qe pas vdekjes udheton
    I thane fjales: ti je liria
    Per ta kuptuar kete duhet fare pak
    Ajo e besoi,
    Ajo hapi gojen,
    Por ne vend te tingujve
    Prej saj doli gjak

    "Borxhet e mija"

    Do te vdes,
    do te vdes i mbytur ne borxhe,
    s'eshte asgje mbytja ne lum a ne dhomat e gazit
    I kam borxhe nenes qe s'ia ngrita varrin,
    i kam borxhe lisit qe s'ia hodha pjergullen,
    i kam borxhe dashurise qe ia vodha te dielen,
    i kam borxhe krimit qe s'i vura emer.
    Do te vdes,
    do te vdes i mbytur ne borxhe.
    I kam borxhe fjales qe s'e pashe ne enderr
    i kam borxhe korbit qe s'ia zbardha pendet,
    i kam borxhe vitit '13 qe s'ia mbylla plaget
    i kam borxhe ardhemrise qe ia lashe tek pragu
    terin e nje kohe te larget.
    Do te vdes,
    do te vdes i mbytur ne borxhe.
    U kam borxh te gjalleve,
    u kam borxh te vdekurve;
    gurin e varrit e shes
    te laj borxhet.

    Dhe ve piken ketu.
    Tani mund te flisni
    per borxhet qe me kini ju.
    Heren e fundit u redaktua nga Katia; 13-12-2011 ne 08:27.
    Une jam endrra ne sirtar, une jam fluturimi qe gjithnje ke deshiruar...
    Jam mendimi qe te ben te vuash. Une jam guri qe bie, veshtrimi i larget, jam zjarri, akulli, uji qe rrjedh, jam lufte, paqe dhe dhimbje...
    Jam mendafsh dhe gjemba trendafili, oaz dhe shkretetire. Une jam zemer, shpirt dhe tru. Jam fjale dhe heshtje, rruge, lum dhe mal.
    Jam poezi dhe dhimbje, mekatare dhe shenjtore. Jam perendimi dhe fundi. Une jam ajo qe ty te le pa gjume...
    Une jam femer!

  3. #3
    Hmm kureshtar-e? fv Avatari i Katia
    Antarėsuar nė
    May 2011
    Vendodhja
    Kete moment?...Ne trurin tend me siguri ;)
    Postime
    3,310
    Forca e Rrespektit
    1268

    Pe: Xhevahir Spahiu

    Dashuri e ndaluar


    Leshoje drerin Artemide.
    Harkoje harkun,
    shigjeten shigjetoje,
    piken e lotit qe shket nga syri i drerit,
    nese te ngushellon,
    qelloje.

    Leshoje drerin Artemide.
    Se dashuria ka uri,
    dhe vjeshta,vjeshta e llahtarisur ve kujen
    si te jete ne zi.

    Shigjeta e nisur kurre s'kthehet pas
    dhe mosha s'eshte gafore qe shkon praptas.
    Klapite e lindjes te tmerrojne?
    Rreshqit,
    rreshqit ne siperfaqen e jetes,
    gjahtare e vetvetes.

    Mbi koken tende rri mberthyer
    nje cerdha gjysmehene,
    nen driten e saj
    ne kopsht te Luksemburgut,
    pellumbat dashurohen gjersa cmenden.

    Leshoje drerin Artremide
    dhe mos e nis ate shigjete.
    Sorkadhja veshur me te zeza,
    kahmot pas blirit pret.

    Paris,1992
    Heren e fundit u redaktua nga Katia; 13-12-2011 ne 08:30.
    Une jam endrra ne sirtar, une jam fluturimi qe gjithnje ke deshiruar...
    Jam mendimi qe te ben te vuash. Une jam guri qe bie, veshtrimi i larget, jam zjarri, akulli, uji qe rrjedh, jam lufte, paqe dhe dhimbje...
    Jam mendafsh dhe gjemba trendafili, oaz dhe shkretetire. Une jam zemer, shpirt dhe tru. Jam fjale dhe heshtje, rruge, lum dhe mal.
    Jam poezi dhe dhimbje, mekatare dhe shenjtore. Jam perendimi dhe fundi. Une jam ajo qe ty te le pa gjume...
    Une jam femer!

  4. #4
    Hmm kureshtar-e? fv Avatari i Katia
    Antarėsuar nė
    May 2011
    Vendodhja
    Kete moment?...Ne trurin tend me siguri ;)
    Postime
    3,310
    Forca e Rrespektit
    1268

    Pe: Xhevahir Spahiu

    Shembja e nje nate dashurie

    Ktheva koken, mbajta hapat:
    binin tjegullat, binin traret,
    binte qielli i nje nate dashurie.

    Atje mbi papafingo, prane yjeve e pata puthur,
    shemben yjet tani, behen pluhur.

    Dritare s'ka, ka sy te zgavert,
    s'ka mure me plasaritje te etshme,
    skelete fjalesh ne gjysmerresire,
    skelete enderrash, premtimesh te neserme.

    Ngrihet tymi si nje mjegull e bardhe,
    nje grusht eshtrash te nje nate germadhe.
    Ne cep te rrenimit
    dy burra po pine qete-qete cigare.
    Ej, ju atje! Nuk degjoni si ulerijne brenda meje xhindet,
    edhe pak e llava do te dale jashte meje si tek vullkanet.

    Mos u kthe ne kujtim, i thashe
    mos u kthe ne harrim, me tha;
    botes i falem nje nate dashurie
    dhe kjo s'eshte pak.

    Nje nate. Dhe ēfare nate!
    Dora mbi sup,
    hena mbi mal,
    qielli i kalter i botes mbi krye...

    Mbajeni, mbajeni!
    Ajo po bie...po bie....

    Dhe ishte nje nate e paemer,
    siē ishin te paemert yjet.

    Kini meshire, mos e shembni ate nate!
    Eshte renkimi im apo klithma e saj?

    Kini meshire, kini meshire!
    Ajo ishte nje nate dashurie
    qe kurre s'duhej te kish gdhire.

    Kini meshire,
    ne mos po atje nen gure,
    nen peshen e nates se shembur do te shembem,
    i vrare jo nga urrejtja, po nga dashuria,
    qe, perjetesisht quhet dhembje...
    Une jam endrra ne sirtar, une jam fluturimi qe gjithnje ke deshiruar...
    Jam mendimi qe te ben te vuash. Une jam guri qe bie, veshtrimi i larget, jam zjarri, akulli, uji qe rrjedh, jam lufte, paqe dhe dhimbje...
    Jam mendafsh dhe gjemba trendafili, oaz dhe shkretetire. Une jam zemer, shpirt dhe tru. Jam fjale dhe heshtje, rruge, lum dhe mal.
    Jam poezi dhe dhimbje, mekatare dhe shenjtore. Jam perendimi dhe fundi. Une jam ajo qe ty te le pa gjume...
    Une jam femer!

  5. #5
    Hmm kureshtar-e? fv Avatari i Katia
    Antarėsuar nė
    May 2011
    Vendodhja
    Kete moment?...Ne trurin tend me siguri ;)
    Postime
    3,310
    Forca e Rrespektit
    1268

    Pe: Xhevahir Spahiu

    Sonte...

    Jetoj brenda syve te tu,
    ne syte e mi ti ke shtepine
    s'jemi vetevetja, seicili eshte tjetri
    Vera ime ka dy skaje:
    Njeri ne pranveren, tjetri ne vjeshten tende
    Ti hyn ne te djeshmen time,
    humb rrugen si ai qe ka humbur kujtesen.
    Une hyj ne te ardhmen tende,
    Humb rrugen si ai qe ne pyll s'ka kaluar asnjehere.
    Sa do doje te kishe ne duar te djeshmen time!
    Sa do doja te kisha ne duar te ardhmen tende!
    Ke te pyes?
    Cilin yll?
    Cilen kohe?
    -Per te djeshmen time ti mund te pyesesh nje lum, dy lisa, nje dem
    edhe varrin,
    varrin e nenes.
    Krejt e kote.
    Ti leme pyetjet.
    Pyetjet le te marrin nje sy gjume.
    Sonte jemi vetem e sotme.
    Une jam endrra ne sirtar, une jam fluturimi qe gjithnje ke deshiruar...
    Jam mendimi qe te ben te vuash. Une jam guri qe bie, veshtrimi i larget, jam zjarri, akulli, uji qe rrjedh, jam lufte, paqe dhe dhimbje...
    Jam mendafsh dhe gjemba trendafili, oaz dhe shkretetire. Une jam zemer, shpirt dhe tru. Jam fjale dhe heshtje, rruge, lum dhe mal.
    Jam poezi dhe dhimbje, mekatare dhe shenjtore. Jam perendimi dhe fundi. Une jam ajo qe ty te le pa gjume...
    Une jam femer!

  6. #6
    Hmm kureshtar-e? fv Avatari i Katia
    Antarėsuar nė
    May 2011
    Vendodhja
    Kete moment?...Ne trurin tend me siguri ;)
    Postime
    3,310
    Forca e Rrespektit
    1268

    Pe: Xhevahir Spahiu

    Nje rruge te shkurter kishim bere.
    Ky ishte fundi!
    C'kish mbetur tjeter pa u thene?
    Ky ishte fundi.

    Larg, shume larg,
    yjet rrinin ne nje perhumbje te plote
    ti the vetem dy fjale:
    Kam ftohte!

    Po ktheheshim ne te perkohshmit,
    gjymtyregjymtuarit nen peshe perjetesie.
    Ky ishte fundi.
    Ne gjysemterr njeri-tjetrit doren i dhame…

    dashuri me sa duket
    do te thoshte ndarje.

    Ish dimer dhe druret ishin zhveshur.
    Skajoheshin hapat, skajoheshin vitet.
    Dhe c'fund vjen pas fundit
    askush nuk e dinte.
    Une jam endrra ne sirtar, une jam fluturimi qe gjithnje ke deshiruar...
    Jam mendimi qe te ben te vuash. Une jam guri qe bie, veshtrimi i larget, jam zjarri, akulli, uji qe rrjedh, jam lufte, paqe dhe dhimbje...
    Jam mendafsh dhe gjemba trendafili, oaz dhe shkretetire. Une jam zemer, shpirt dhe tru. Jam fjale dhe heshtje, rruge, lum dhe mal.
    Jam poezi dhe dhimbje, mekatare dhe shenjtore. Jam perendimi dhe fundi. Une jam ajo qe ty te le pa gjume...
    Une jam femer!

  7. #7
    Hmm kureshtar-e? fv Avatari i Katia
    Antarėsuar nė
    May 2011
    Vendodhja
    Kete moment?...Ne trurin tend me siguri ;)
    Postime
    3,310
    Forca e Rrespektit
    1268

    Pe: Xhevahir Spahiu

    Te jesh me ty...

    Te prekesh heshtjen tende sic prek nje send,
    te shohesh thelle ne ata sy,
    ku dashuria hepohet si anije
    e te mos duash te jesh perhere me ty?

    Te ecesh me krahun mbi supet e tua
    e te harrosh oshetimen e kalter,
    limonat mbi krye,
    peshkarexhat si zjarre te nates?

    Te jesh me ty,
    tok me ty te qeshesh
    e mos kuptosh se si perpiqet deti
    te dale jashte guaskes se vetvetes?

    Te jesh me ty?
    Une jam endrra ne sirtar, une jam fluturimi qe gjithnje ke deshiruar...
    Jam mendimi qe te ben te vuash. Une jam guri qe bie, veshtrimi i larget, jam zjarri, akulli, uji qe rrjedh, jam lufte, paqe dhe dhimbje...
    Jam mendafsh dhe gjemba trendafili, oaz dhe shkretetire. Une jam zemer, shpirt dhe tru. Jam fjale dhe heshtje, rruge, lum dhe mal.
    Jam poezi dhe dhimbje, mekatare dhe shenjtore. Jam perendimi dhe fundi. Une jam ajo qe ty te le pa gjume...
    Une jam femer!

  8. #8
    Hmm kureshtar-e? fv Avatari i Katia
    Antarėsuar nė
    May 2011
    Vendodhja
    Kete moment?...Ne trurin tend me siguri ;)
    Postime
    3,310
    Forca e Rrespektit
    1268

    Pe: Xhevahir Spahiu

    Migjeni flet

    Nuk ėshtė sėmundja qė ma bren mushkėrinė;
    as brengė e dashurisė. As dhe fati.
    Jo, mos ma shkulni heshtėn qė nė brinjė
    ma nguli koha me sa fuqi qė pati.
    Ndodh qė poetit zemra t‘i pėrgjaket
    nga njė trishtim i vogėl, nga njė fjalė;
    po mua sot tullumbat e vocėrrakve
    kanė hapur gojėn dhe po mė hanė tė gjallė.
    Njė plumb i verdhė tejpėrtej mė mori:
    ah, s‘ishte plumb! Ishte njė kokėrr misri;
    nga thesi i grisur i ra njė malėsori
    dhe era s‘di nė ē‘barqe e gremisi.
    Nga ky mjerim dhe gurėt do tė qanin,
    s‘mund tė mos ēahej zemra si me plor,
    kėndoni pėr mustaqet e sovranit,
    poetė tė oborrit mbretėror.
    Kur gishti nis t‘i hakėrrohet zotit
    mė lind njė shpresė… Dridhuni, tiranė!
    Ma shkulni, shokė, atė shigjetė prej gjoksit
    me tė u bini atyre qė mė ranė!
    Une jam endrra ne sirtar, une jam fluturimi qe gjithnje ke deshiruar...
    Jam mendimi qe te ben te vuash. Une jam guri qe bie, veshtrimi i larget, jam zjarri, akulli, uji qe rrjedh, jam lufte, paqe dhe dhimbje...
    Jam mendafsh dhe gjemba trendafili, oaz dhe shkretetire. Une jam zemer, shpirt dhe tru. Jam fjale dhe heshtje, rruge, lum dhe mal.
    Jam poezi dhe dhimbje, mekatare dhe shenjtore. Jam perendimi dhe fundi. Une jam ajo qe ty te le pa gjume...
    Une jam femer!

  9. #9
    Hmm kureshtar-e? fv Avatari i Katia
    Antarėsuar nė
    May 2011
    Vendodhja
    Kete moment?...Ne trurin tend me siguri ;)
    Postime
    3,310
    Forca e Rrespektit
    1268

    Titulli: Xhevahir Spahiu

    Dil!

    Kur s'i qesh buza buzėqeshjes
    Kur dhe vetmia zė vetmohet,
    ti rri ngujuar brenda heshtjes,
    po tjetėrkush pėr ty ngujohet.

    Je gjeth i degės hijerėndė,
    Je dru i pyllit qė nuk sos,.
    Nga zėra njerzish rrafsh iu shembėn,
    Tė moēmit mure Jerikosė.

    Dikush pėr ty pėrbluan urinė,
    Mos ndjejnė uri as zogjtė as ti.
    Ti-njė shushamė njė suferinė-
    Ngujuar brenda vetes rri.

    Dil, sa pa rėnė nata e gjatė,
    sa pa tė marrė Harrimi osh.
    Nė kėtė botė tė pamatė,
    Tė rrosh pėrkthehet...Tė luftosh!
    Une jam endrra ne sirtar, une jam fluturimi qe gjithnje ke deshiruar...
    Jam mendimi qe te ben te vuash. Une jam guri qe bie, veshtrimi i larget, jam zjarri, akulli, uji qe rrjedh, jam lufte, paqe dhe dhimbje...
    Jam mendafsh dhe gjemba trendafili, oaz dhe shkretetire. Une jam zemer, shpirt dhe tru. Jam fjale dhe heshtje, rruge, lum dhe mal.
    Jam poezi dhe dhimbje, mekatare dhe shenjtore. Jam perendimi dhe fundi. Une jam ajo qe ty te le pa gjume...
    Une jam femer!

  10. #10
    βeℓℓe ā๓e fv Avatari i Love
    Antarėsuar nė
    May 2010
    Vendodhja
    A jamais ą toi.. A jamais ą moi.. A jamais ą nous..!!
    Postime
    8,597
    Blog Entries
    26
    Forca e Rrespektit
    5059

    Xhevahir Spahiu poet i klasit tė parė i elitės poetike

    Kredoja: “Jam ai qė s’kam qenė / Do tė jem ai qė nuk jam’’

    Ekzitojnė arketipe kritikash tė ndryshme e tė larmishme pėr gykimin e poezisė, prozės, artit dhe tė personales artistike tė autorėve. Unė aplikoj kritikėn tekstore komplekse dhe moderne, sfiduese e faktorėve jashtėletrarė. Sipas kėsaj kritike po analizoj vlerat dhe jovlerat poetike nė librat “Udha 1” dhe “Udha 2” tė Xhevahir Spahiut. Pėrzgjedhja e krijimeve poetike nga vetė autori, pėrfshirė nė kėto dy libra voluminozė, ėshtė njė punė fort e vyer qė i ka dhėnė lexuesit ato poezi qė i konsideron mė oėfaqsuese, duke kumtuar: gjykomėni nga teksti i kėtyre poezive: Unė jam Unė.

    2
    Duke zhbiruar nė shtresat dhe nėnshtresat polisemike tė tekstit letrar, s h q u a j se Spahiu ėshtė poet racional, lakonik dhe dramatik. Racionaliteti dhe lakonizmi i poezive tė tij, b u r o j n ė nga natyra poetike e tė menduarit dhe shprehurit artistikisht mbi esencat e qenieve njerėzore, tė dukurive, mjediseve, ngjarjeve dhe kohrave. Ky origjinalitet ėshtė element i rėndėsishėm, pėrcaktues, i personales artistike tė poetit i cili qė nė procesin e krijimit mėnjanon proliksitetin, hollėsitė e panevojshme dhe narracionin, ēka i jepet pėrparėsi subbstanciales dhe dramatikes, qė shfaqet me njė larmi formash tė ndryshme dhe me intensitet. Poezia “H i s t o r i ” si dhe te shumė tė tjera tė kėtij niveli, arrijnė vlerat e epėrme aristike dhe etetike. Citoj:

    Gjaku pikoi dhe hodhi rrėnjė mbi gurė,
    gjakun prej shpatave e fshimė me shajak;
    kur s’patėm armė,
    prej trupit shkulėm
    njerėn nga brinjėt dhe e bėmė shpatė.


    Kėto vargje lapidare, koncentratė poetike dhe shumė dimensionalė, janė metafora e simbole unikale me mendime, ide dhe nėntekst tė fuqishėm, tė pasur nė trope. E shestuar dhe e shprehur kėsisoj, poezia dimensionon marrėdhėniet e lexuesit me tekstin poetik prej tė cilit pėrftohen mesazhe tė rėndėsishme e tė guximshme historike, realiste dhe ekzistenciale.

    3
    G u x i m i poetik ėshtė tipar themeltar i poetit Spahiu. Nga analiza e tekstit letrar nė rrafshin e shqetėsimit qytetar dhe poetik, konstatoj se autori ėshtė sa i krisur, aq dhe rebel e kryengritės. Nė qasjen Xhevahir Spahiu qytetar dhe Xhevahir Spahiu poet kemi dy realitete: atė tė jetės dhe atė tė realitetit artistik ku epiteteti “i krisur”, “rebel” dhe “kryengritės” janė pothuajse identikė, shqetėsimi vjen nga pėrceptimi i dukurisė reale kur qytetari dhe poeti e pėrceptojnė dhe pėrjetojnė atė: tė padrejtė, mungesė lirie, dhunė, tė shėmtuar dhe regresiv. Nga shpirti i trazuar gjithēka shpėrthen natyrshėm, pa marrė parasysh asgjė: qytetari Spahiu kurajon poetin Spahiu i cili me vargjet-akuzė godet pa pyetur pėr pasojat, pa e ndjerė rrezikun. Me stil herė tė rrėmbyer, herė tė ashpėr e agresiv shfaq vetveten, kredon poetike: “Jam ai qė s’kam qenė, do tė jem ai qė nuk jam” qė do ta analizoj mė poshtė. Ndėrsa nė situata tė tjera, stili ėshtė mė i shtruar, mė i butė si nė poezinė “V i j a tė b a r d h a”. Kėtu shqetėsimi poetik qė jepet me vargje racionale, zien pėrbrenda:

    Vija tė bardha majtas,
    vija tė bardha djathtas,

    vija tė bardha para,
    vija tė bardha mbrapa;

    vija tė bardha, vija tė bardha, m a n x i tė j e t ė n....


    Vini re: gjysmėn e vargut tė fundit “ma nxitė jetėn” ! Ėshtė rebelim poetik guximēartun, i jashtėzakonshėm, pėr dhunimin e lirisė krijuese dhe tė lirisė nė tėrėsi, por edhe njė veēori artistike e poetit qė pėrshkon shumicėn e poezive tė tij opozitare ndaj realitetit socialist pa liri, tė cilat frymėzohen nga filozofia e ndryshimit, zhvillimit dhe pėrsosjes sė njeriut dhe realitetit, si sfidė ndaj vijave tė bardha dhe mureve ideologjike.

    4
    Shpirti kryengritės i poetit shpėrthen nė forma tė ndryshme, nė realitete tė ndryshme, nė ngjarje e situta tė jashtzakonshme, dramatike dhe tragjike, nė drama tronditėse dhe zezona tė frikėshme. Tė qėnit poet opozitar me tė keqen ėshtė nė thelb tė poezisė sė Spahiut, njė realitet organik brenda qenies qytetar dhe krijues, element thelbėsor formues i individualitetit artistik tė tij. Qė nė fillimet e krijimtarisė poetike, vihet re qėndrimi ndaj realitetit tė kohės. Kjo qasje poetike nė poezitė e para ėshtė e ndrojtur, pothuajse e padukshme, kurrėsesi si nė disa poezi rebele fillimviteve ’70, e sidomos nė vitet ’80, ku opozitarizmi poetik dimensionohet, merr ngjyra mė tė ndezura, bėhet mė agresiv, por me njė spirale sipas njė kurbe ngjitjeje dhe uljeje tė alternuar, herė i butė, herė rebel, kryesisht tropologjik; nė ndonjė rast tė veēantė edhe i drejtpėrdrejtė.

    * * *

    (Ndėrsa nė fillimet demokratike dhe veēanėrisht nė zezonėn e 1997-tės, opozitarizmi poetik siē do ta analizoj nė vazhdim, ėshtė i turbullt, i mjegulluar, i ēfrenuar, i pavetėkontrolluar).

    6
    Sinjalin e parė publik tė fortė, mospajtues me realitetin, poeti Spahiu e shfaqi nė poezinė “ J E T Ė ” botuar nė revistėn “Nėntori” nr. 12, 1972. Si poet kryengritės kėrkon tė thotė gjėra tė pathėna qė i ndjen pėrbrenda dhe nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme apo tė pandėrgjegjshme i shpreh poetikisht edhe nė kėtė poezi, duke iu kundėrvėnė realitetit “tė shndritshėm socialist”, totalitarist. Noshta ēensura nuk e kishte pikasur kėtė gjah tė majmė pėr tė ta, por heshti, mbasi Spahiu nė atė kohė shikohej si gazetar i besueshėm i regjimit dhe poet i shquar i realizmit socialist, por dy vargjet:
    “ J a m a i qė s’ k a m q e n ė / D o t ė j e m a i q ė n u k jam”,
    bėnė qė tė akuzohet prej Diktatorit tė Madh si poet ekzistencialist nėn ndikimin e Sartrit. Janė dy vargje poetikė shumėkuptimorė. Nga teksti dhe nėnteksti nxirren kuptimėsi tė ndryshme. Njeri prej tyre mund tė formulohet kėsisoj: heroi liriko-dramatik akuzon tė tashmen se e ka tjetėrsuar, i ka dhunuar atė qė ai ishte, ndaj me trimėri dhe guxim nuk e pranon pjesėn e tjetėrsuar brenda vetes: “Do tė jem ai qė nuk jam” rebelohet poeti, qė do tė thotė kėrkon vetėveten e vėrtetė tė cilėn e sheh nė tė ardhmen. Kėto vargje me mendime filozofike tė mishėruara poetikisht godisnin dhunėn ndaj njeriut dhe poetit, tjetėrsimin e tyre nė njeri ideologjik, skllav, pa liri, pa personalitet, pa identitet.

    * * *

    Ndėrsa nė njė poezi tjetėr heroi lirik e shpreh mė haptas, mungesėn e lirisė, trishtimin e jetės dhe letragjinė e shpresėn:

    “Pemė dua tė isha, /
    tė mbija ndanė lumit, /
    tė gjelbėronin shpresat, /
    tė binin fletėt e trishtimit...”.


    Poeti thėrret: “...zogjtė tė ikin nė liri...tė ikin...! ” Revolta qė zjenė bredna vedit dinamikėzohet dhe me njė hovėzim tė paparė shpėrthen nėpėrmjet metaforash dhe gjuhės poetike tropologjike:

    “Le tė vijnė druvarėt,
    trungun le ta presin,
    nėn tokė
    pėr rilindje,
    rrėnjėt tė mbesin.”


    Poezia kumton se operacioni i sė keqes duhet tė jetė drastik, duke prerė trungun dhe duke ruajtur rrėnjet thellė tokės pjellore qė tė rilindin filiza tė rinj.

    * * *

    Si leitmotiv pėrsėriten vargjet “Jam ai qė s’kam qenė, / Do tė jem ai qė nuk jam”. Vargjet pėrmbajnė kumtin e fuqishėm: e sotmja tė mos jetė e shkuara dhe e ardhmja tė mos jetė e sotmja. Semantika e poezisė dimensionohet, mezashet fuqizohen, censura tronditet. Por metaforat nuk e shpėtuan poetin, megjithėse diktatori kishte thėnė se kam dėgjuar qė ėshtė njeri i mirė, (nė atė kohė pėrkthehej: njeriu ynė, i partisė) I shpėtoi burgut po jo persekutimit. Lėvizjet e poetit nga njė punė nė tjetrėn, madje edhe tė rėndomta, madje edhe nė minierėn e Valiasit. Censuruesit e ndiqnin, e survejonin. Ishte e madhe trysnia psikologjike nė vetėdijen dhe lirinė krijuese, sa vėrtetė ia nxinė jetėn, siē thotė vargu i poezisė “Vija tė bardha”. Falė mikut tė tij Spiro Dedja nė maje tė piramidės, i cili guxoi dhe e shpėtoi kolegun poet, nga tė kėqijat mė tė mėdha qė do t’i kanoseshin....! Urtakut do tė thhoshte: mirė njė mik se njė ēiflik,

    7
    Me gjithė se ia nxinė jetėn, Spahiu nuk u mbyll nė vetvete. Poeti i vėrtetė kurrė nuk hesht, siē nuk heshti kurrė Xhevahir Spahiu. Ka shkruar poezi me art tė klasit tė parė pėr gėzimet e hidhėrimet e njeriut; pėr jetėn dhe vdekjen; pėr ėndrrat dhe shpresat; pėr bukuritė e natyrės, pėr malin e detin e erėrat; pėr agun dhe perėndimin e diellit; pėr Skraparin, Malindin e Tomorrin, pėr Kosovėn e Ēamėrinė. Ndėrnjet tyre herė-herė gjen edhe poezi entuziaste dhe euforike, ashtu siē ėshtė vetė poeti kur flet pėr Naimin, gjuhėn shqipe, Baba Tomorrin dhe atdhetarizmin. Dhe personaliteteve poetike tė kombit qė ua ka thurur poezi ashyu siē di tė bėjė ai. Herė-herė ėshtė edhe euforik dhe entuziast, qė do ta konsideroja element pozitiv poetik; kėtė frymė e ka nė gene, Njeriu i mirė dhe poeti i talentuar Xhevahir Spahiu.

    8
    Nė tė njejtėn kohė poeti shkroi edhe poezi qė i kundėrviheshin realitetit tė kohės ku dominuese bėhet metafora e natės, sidomos nė vitet ’80, siē dėshmojnė poezitė: “Njeriu pa emėr”, “Fjala”, “Vjeshta e gjyqeve”, “Nisja pakthim”, “Koka ime ēuditem me ty” etj. Metafora e natės ėshtė mjaft e pėrdorur nė forma e versione tė larmishme poetike. Kjo frymė poetike buron nga njė revoltė e brendėshme sa personale aq dhe sociale e qytetare qė e sfidonte frikėn.

    9
    Po siē e nėnvizova mė lart, revolta e poetit jo gjithnjė ėshtė e orientuar nė qasjen e duhur. Dy herė ėshtė larguar nga vetėvteja poetike nė ngjarje e rrethana tė jashtėzakonshme, ku vetėdija krijuese i ėshtė mjegulluar dhe errėsuar sa poezia ka shpėrthyer si dallgė rebele pa ditur se ku bie dhe kė godet. Kjo pėrceptohet nga teksti i disa poezive nė “Udha 1” dhe “Udha 2”, ku nė fokus janė nė dy realitete: ai i fillimeve demokratike nė vitet ’90 dhe realiteti tragjik nė pranverėn e zezonės sė tmerrshme tė 1997-tės.

    * * *

    Ėshtė sa e ēuditshme dhe absurde qė poeti shikon vetėm natė dhe dėshpėrim nė fillimet demokratike kur po pėrmbysej diktatura mė e egėr komuniste e Lindjes. Citoj:

    “Nata, ēdo natė,
    bujt shtėpive tona,
    Nata pus i thellė, nata gisht nė sy,
    ose ndyshe dėshpėrim;
    gjysma qytetėse e pushtuar sonte,
    gjysma tjetėr nesėr;
    si ta ngushėlloj,
    fytyrėn e parruar tė dėshpėrimit tė verbėr?

    (Nata e shiut tė ngjethur, 1992)

    Ėshtė e pashpjegueshme si poeti qė ka shpallur kredon poetike tė ndryshimit tė vetes dhe realitetit: qė e sotmja tė mos jetė e djeshme dhe e ardmja tė mos jetė e sotme, tė mos shehė as dritė, as shpresė gjatė pėrmysjes sė diktaturės gjakatare komuniste. Vėrtetė demokracia erdhi edhe me shkatėrrime edhe me rrėmujė, por erdhi pa gjak. Ishte urrejtja mė e madhe mbarėpopullore tė cilėn nuk e ka parė ky vend qė u derdh mbi kolerėn komunizėm. Shyqyr Zotit qė nuk u shndėrrua nė njė luftė tė tmerrshme civile shqiptari kundėr shqiptarit...Ėshtė e pa deshifrueshme kjo gjendje psikologjike, hutimi dhe revolta absurde e poetit nė kėtė moment historik, kur duhej tė ishte e kundėrta, duartrokitja poetike pėr agimin mėngjesor tė lirisė dhe demokracisė sė brishtė tė munguar.

    10
    Poetėt qė pėrjetojnė maksimalisht ngjarjet e mėdha tronditėse, janė kontigjente tė kalimit nė surealitet dhe absurd nga emocionet e mėdha dhe tė pakontrolluara. Kjo i ka ndodhur edhe Spahiut. Ėshtė njė moment psikologjik, traumatik, haluēinat qė as vete poeti nuk mud t’i japė njė domethėnie logjike natės qė ai sheh dhe dėshpėrimit qė ndjen... Megjithatė nė njė shoqėri tė hapur kritika nuk mund t’i kėrkojė poetit pse e ka parė ashtu realitetin. Ėshtė e drejta e tij ta pėrceptojė realitetin ashtu siē e sheh ai, kė quan ai tė vėrtetė; si t’i shpreh ndjenat e mendimet poetike?. E shoh tė pėrveēėm edhe nė kėtė qasje tė gabuar. Po, njė zė i brendėshėm miku dhe kolegu nė rrafshin e letrave, s’mė le tė qetė, mė urdhėron tė jem i sinqertė, me poetin idealist Xhevahir Spahiu, atdhetarin e flaktė si ai, poetin human si ai, i angazhuar tė luftojė me pendė kundėr padrejtėsisė, varfėrisė, dhunės si ai; poetin qė lirinė ka kryefjalė (siē del nga teksti poetik i “Udha 1” dhe “Udha 2” ; i dashuruar me tokėn, vendlindjen dhe njeriun e mirė; - pra, zėri i brendėshėm mė thotė t’i kujtoj fjalėt e Stendalit se nė ngjarje e situara tė jashtėzakonshme tė papėrballueshme “ zotėrimi i durimit dhe frenimi i zemėrimit tė turbullt” do tė ishin qasja e duhur. Heshtja meditative do tė ishte akumulim pėr tė gjetur rrugėn e humbur.

    * * *

    Kjo nuk ndodhi as mė 1997 me Xhevahir Spahiun. Pa ditur kush ėshtė fajtori e kush viktima, kush kish tė drejtė e kush nuk kish tė drejtė. Pa e ditur se ata qė prisnin me tufa mimozash mbrojtėsit e rendit kishin armė vrastare brenda tyre. Pa e ditur se kush ishte ndezėsi i zjarrit midis policisė dhe turmave tė dirigjuara apo tė tėrbuara e pakontroll e tė tjera e tė tjera, e shkrehu “armėn” poetike mbi njerėn palė, njė qasje e gabuar pėr poetin e talentuar. Po, ja qė edhe poetėt gabojnė. Krejt ndryshe e pėrcepton realitetin dhe shpreh e shpreh poetikisht nė poezitė ‘’Ballėpėrballė” dhe ‘’Pėrēartje” ku poeti nuk merr pėrsipėr gjykatėsin, nuk e rikrijon situatėn poetike sipas njėanshmėrisė, por krismat e armėve midis vėllezėrve shqiptarė i quan “pėrēartje tė marrėsh’’. Sipas meje i qortueshėm ėshtė arratisja nga vetvetja poetike e Spahiut nė fillimviti 1990 dhe 1997, megjithėse janė raste tė veēuara qė nuk i kam gjetur nė ndonjė poezi tjetėr. Kjo qasje e gabuar poetike, nuk ėshtė pėrsėritur mė, ēka e lexoj si refuzim tė poetit tė shkruarit kėsisoj.

    11
    Do tė rikthehem pėrsėri te poezitė pėrfaqsuese tė poetit, te vlerat e epėrme tė poezisė sė tij qė janė pėrcaktuese si poet i elitės poetike shqiptare. Xhevahir Spahiu ėshtė zė i veēantė poetik, origjinal dhe i spikatur. I p ė r v e ē ė m nė kredon poetike “Jam ai qė s’kam qenė, / Do tė jem ai qė nuk jam” qė shpreh dialektikėn e zhvillimit dhe ndryshimit tė qenies qytetar e krijues, me njė poezi qė arrin nivel tė lartė artistik dhe estetik, si te kjo poezi ku, kėndon-vajton kurbetin, duke prekur mrekulloren, ēuditoren dhe fantastiken:
    “Atje tek ujėt e zi, /
    oi, nėna ime, oi, /
    Fėmijėt e Malit tė Shenjtė, /
    as libra, as bukė nuk kanė, /
    as flasin, as qeshin, as qajnė, /
    uria ka vetė uri, /
    oi, o nėna ime, oi”

    (Tej maleve, detrave dhe oqeaneve vjen zėri i kurbetliut M.P.):
    “Jam larg e nuk mund tė vij, /
    oi, nėna imė, oi”.


    Kjo klithmė poetike ēan dhe gurin. Fantazi e jashtzakonshme, tablo dramatiko-tragjike, emocione tė forta e tė veēanta, gjithēka origjinale.
    I pėrveēėm Spahiu edhe kur dashuron edhe kur urren; i pėrveēėm edhe nė raportet e fjalės me lirinė dhe tė bukuėn. Lėvrimi i fjalės sė bukur shqipe qė nė rrafshin burimor, nė pėrzgjedhjen e saj dhe nė futjen nė marrėdhėnie fjalėsore tė reja, kanė dimensionuar kuptimėsitė e reja potente tė fjalės sė bukur. Tė bukurėn synon poeti si kredo poetiko-estetike nė funksion tė lirisė.

    12
    Si konkluzė:
    Poezia e Xhevahir Spahiut ėshtė poezi elitare, aq sa tė jep kėnaqėsi estetike aq dhe tė bėn tė mendosh, tė dialogosh me veten pėr tė bukurėn e tė shėmtuarėn, pėr tė madhėrishmen dhe tė ultėn, pėr lirinė, drejtėsinė dhe tė vėrtetėn; tė bėn monologosh me veten, tė dialogosh dhe tė debatosh nė distancė me kėtė poet kompleks e unikal, me talent tė fuqishėm dhe impresionues.. .
    “Jam ai qė s’kam qenė / Do tė jem ai qė nuk jam” ! qė do tė thotė: Unė jam Unė, XHEVAHIR SPAHIU!

    Nga: Mexhit Prenēi

    .................................................. .................................................. ...................... ღƸ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒღ The greatest show after the BigBang.... you, i & our baby ღƸ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒღ

  11. #11
    RDM33 fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i LeVoyageur
    Antarėsuar nė
    Jul 2011
    Vendodhja
    Me kembe te ngulura mire mbi......re :-)
    Postime
    7,153
    Forca e Rrespektit
    3318

    Xhevahir Spahiu boton poezitė e fundit

    Poeti i levizjes Xhevahir Spahiu e tejkaloi heshtjen. Nisi rrugėtimin dje vėllimi i poezive "Vetėtimė", i cili u promovua mes miqsh e kolegesh nė orėn 19.00 ne Kinema Millenium. Ai ndau dje me gjithė njerėzit e dashur heshtjen e pathėnė, vargjet e patreguara, qė i ka mbledhur kuptimin nė njė metaforė qė i pėrmbledh tė gjitha: syri i ujit. Nė parathėnie autori shkruan: "Syri i jetės, vetėtimeė Ndoshta atje, nė atė shoqėri poeteėh, brenda meje nisi pagėzimi i kėsaj pėrmbledhjeje me poezi tė pabotuara. Amin".

    ****
    A ka gjėkund ndonjė shitore
    A ndonjė tezgė kot mė kot,-
    Te ble me ca qin darka qorre,
    Jo bukė, po pak durim, o Zot?

    ***
    Drurėt
    ėndėrrojnė fluturimin,
    po rrėnjėt
    pranguar me dhe.
    Nė udhė tė pamundura
    Nisin
    Zogjtė
    Ėndrra dhe Re.

    Gazeta Shqiptare
    I live 'cause... i love!
    What does not kill me makes me stronger!!!

  12. #12
    Anėtar i Nderuar fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i PiNkY
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Postime
    4,491
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    2995

    Titulli: Xhevahir Spahiu

    Jetoj Brenda Syve Tė Tu

    Jetoj brenda syve tė tu,
    nė sytė e mi ti ke shtėpinė.
    S’jemi vetvete
    secili ėshtė tjetri.
    Vera ime ka dy skaje:
    njėri nė pranverė, tjetri nė vjeshtėn tėnde.
    Ti hyn nė tė djeshmen time
    humb rrugėn si ai qė ka humbur kujtesėn.
    Unė hyj nė tė ardhmen tėnde,
    Humb rrugėn si ai qė nė pyll s’ka kaluar asnjėherė.
    Sa do doje tė kishe nė duar tė djeshmen time!
    Sa do tė doja tė kisha nė duar tė ardhmen tėnde!
    Kė tė pyes? Cilin yll? Cilėn kohė?
    Pėr tė djeshmen time ti mund tė pyesėsh njė lumė,
    dy lisa, njė dem,
    edhe varrin,
    varrin e nėnės.
    Krejt e kotė.
    T’i lėmė pyetjet. Pyetjet le tė marrin njė sy gjumė.
    Sonte jemi vetėm e sotme.

    ######################################

    Babai

    Naten
    kur bota fle
    dhe deti pertyp pendimin per marrezite e dites
    kur pulebardhat ne skajet e kujteses klithin
    dhe yjet – sy qe s’mbyllin sy –
    ne heshtje zene e fiket
    del nga shushama
    dhe shalon nje kale
    shkel mbi asgjene
    dhe qaset ne rrethina
    S’eshte Kostandini i vetem. Eshte babai.

    Askush s’e sheh dhe nuk e njeh askush.
    Lidh kalin ne nje gardh me rreze hene
    shkund balten dhe avitet ne driatare
    prane gjumit te femijeve
    Zgjat doren, i mbulon me nje velenxe
    se shohin endrra dhe endrrat mund te ftohen

    Nje lemsh me brenga befas ia ze fytin
    po kollen mban
    femijet mund te zgjohen
    Sikur te ngrihen e t’i kerkojne buke: ai
    prej kohesh i ka harrruar perrallat
    Si heshtje del
    merr udhen drejt baneses qe nuk ia ze askush
    me sy i flet Karontit, pa u ndjere
    mos pikelloje te vdekurit e tjere
    Ah, shpirti i tij ia mbushi zgavrat e qiellit
    vec trupi eshte atje
    ne preher te nje nate te nendheshme
    ……………e vetmja nate pa yje
    Heren e fundit u redaktua nga PiNkY; 20-05-2014 ne 08:48.
    (Æ`•.•“Æ) (Æ`•.•“Æ)
    *`•.ø(Æ`•.•“Æ)ø.•“ ♥
    ☆ ŗ ♥ `•.ø.•“ ♥ŗ ☆

  13. #13
    Anėtar i Nderuar fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i PiNkY
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Postime
    4,491
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    2995

    Titulli: Xhevahir Spahiu

    Ora 6
    Akrepat si dy krahė tė hapur qė presin
    dhe ti s'po vjen
    ti s'po vjen as nė 6 e njė minutė
    nė 6 e dy minuta vetmia ish me mua
    unė isha me vetminė nė 6 e tre minuta
    nė 6 e katėr bota ishte po ajo
    6 e pesa i ngjante 6 e gjashtės si dy pika uji
    6 e shtatė, 6 e tetė, 6 e nėntė, 6 e dhjetė
    Ti s'po vjen
    S'po vjen
    S'vjen
    nė 6 e pesėmbėdhjetė
    hodha sytė si dy vetėtima nė fushėn e orės sė qytetit
    akrepat u thyen si dy krahė tė njė zogu
    qė s'ekziston
    Unė mora pikėllimin pėr dore
    dhe ika
    (Æ`•.•“Æ) (Æ`•.•“Æ)
    *`•.ø(Æ`•.•“Æ)ø.•“ ♥
    ☆ ŗ ♥ `•.ø.•“ ♥ŗ ☆

  14. #14
    Anėtar i Nderuar fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i PiNkY
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Postime
    4,491
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    2995

    Titulli: Xhevahir Spahiu

    Viti i Xhevahir Spahiut, vepra e
    poetit dhe intervista e munguar
    Me Spahiun nė 70-vjetorin e lindjes



    Trupi i tij duket si njė shtatore e gjallė, qė ecėn me njė ritėm valltari rebel rrugėve tė Tiranės. Koka lart. Buzėqeshja qė na fal e bėn tė duket si njė pikturė e ēmuar. Ėshtė e njėjta buzėqeshje e Xhevahir Spahiut qė na ka dhėnė edhe mė parė. Sėmundja s’ia ka ndryshuar dot. Vėshtrimi krenar. As syrit shigjetar, sėmundja s’ia ka dalė ta mroli.

    Mė 1 mars 2015 Xhevair Spahiu mbush 70-vjeē. Ėshtė fat qė poetin e kemi midis nesh, e kemi gjallė. Poeti i pėrqafon miqtė me atė dashuri dhe dhemshuri pėr tė cilėn tė merr akoma mė shumė malli. As te burimi i dashurisė sė tij sėmundja nuk depėrtoi dot.

    Xhevahir Spahiu ka pėsuar njė ishemi cerebrale para pak vitesh, por sikur tė mos e vuante aq shumė brengėn qė kujtesa s’e lejon tė shkruajė deri nė fund vargun e ri tė njė poezie, do tė ndjehej plotėsisht i shėruar.

    Nė kėtė 70-vjetor gjithė ngurim e vetėdijėsim se kujtesa e tij mund ta lėrė nė baltė, refuzon intervistėn pėr gazetarin. S’ka gazetar qė tė mos e pėlqejė atė. Ka qenė njė eskluzivitet gjithėherės ēdo intervistė e tij. E gazetari mezi pret njė intervistė, pėrpiqet ta bindė se duket shumė mirė, se flet mirė. Ai Xhevahir Spahiu i ēiltėr, duke picėrruar sytė mendueshėm, ku sapo i duket nė fytyrė njė refleks lumturie thotė: “Ndihem mirė vėrtetė, kam fat qė kam djalin mjek dhe mė ka ndihmuar shumė.

    Por s’flas dot, s’mund tė flas”. E meqė s’e kemi dot intervistėn e tij nė kėtė 70-vjetor, kemi poezinė. Nė rrethet letrare dhe akademike Xhevahir Spahiu ėshtė poeti mė i dashur, “ėshtė njė nga poetėt mė tė mirė qė ka Shqipėria”, thotė Dritėro Agolli. Duket se kanė vendosur qė kėtė 70-vjetor t’ia dedikojnė atij. Janė bėrė disa projekte qė do vijnė hap pas hapi, jo vetėm nė ditėn e lindjes sė poetit. Ky vit do tė quhet viti i Xhevahir Spahiut. Kanė nisur aktivitetet.

    Pėr 70-vjetorin sapo ėshtė ribotuar vėllimi poetik “Udha” i botuar nė 2005-n. Ky ribotim ka edhe disa poezi shtesė tė vėllimit tė tij mė tė fundit “Vetėtimė”, botuar nga shtėpia botuese “Poeteka”. I kemi disa nga kėto poezi, tė cilat edhe kur rilexohen, duken aq tė bukura e natyrale, si tė bėra nga dora e njė krijuesi tė pėrjetshėm.

    Tė hėnėn mė 2 mars Akademia e Shkencave do tė organizojė njė takim me shkrimtarin paradite. Ndėrsa “Poeteka” do tė organizojė nė sallėn e Teatrit tė Metropolit aktivitetin “Ora poetike” nė orėn 19.00. Ndėrkohė gazeta disa poezi tė vėllimit “Vetėtimė” dhe ccfarė kanė thėnė personalitetet pėr poetin ia pėrcjellė lexuesit nė vend tė intervistės sė munguar tė 70-vjetorit tė lindjes sė poetit.

    Kush ėshtė Xhevahir Spahiu

    Xhevahir Spahiu u lind mė 1 mars 1945 nė fshatin Malind tė Skraparit. Diplomohet nė vitin 1967 pėr letėrsi nė Universitetin e Tiranės. Qė nga ky vit e deri mė sot ai ka punuar si gazetar, mėsues, botues, skenarist. I cilėsuar si njė nga poetėt nė zė shqiptarė tė dalė nė vitet '70, Spahiu ka botuar njė sėrė vėllimesh poetike si "Ti qytet i dashur (1973)", "Vdekje e perėndive (1977)", "Dyer dhe zemra tė hapura (1978)", "Poezia shqipe (1990)", "Kohė e krisur (1991)"etj. Sė fundi ėshtė botuar vepra e tij e zgjedhur, krijimet mė tė mira ndėrmjet viteve 1965-2000.

    Janė dy vėllime me tė njėjtin titull, "Udha". Viti 1993 e gjen Spahiun sekretar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, struktura bazė e organizimit dhe orientimit tė artistėve nė 45 vite tė regjimit. Shumė shpejt ai emėrohet kreu i kėsaj strukture, funksion tė cilin e kryen deri nė vitin 1998. Ndėrsa Akademia e Shkencave gjatė zgjedhjeve tė saj tė fundit e vlerėsoi Spahiun duke e bėrė anėtar tė saj.

    Vlerėsime pėr poetin Xhevahir Spahiu

    “Xhevahir Spahiu ėshtė njė nga poetėt mė tė mirė qė ka Shqipėria, poet me njė shprehje tė fuqishme metaforike, me pėrplasje idesh, me njė frymė lirike dhe zhvillim dramatik tė vargut, me njė figuracion tė plotė, por kryesisht me ide tė thella, tronditėse.”
    Dritėro Agolli

    “Talenti i tij poetik luksoz e identiteti krijues i pakrahasueshėm, bashkon rreth vetes tematikėn me njė pėrsosmėri tė vazhdueshme tė gjykimit tė tij...”
    Ante Popovski
    Shkup, 1998

    “Energjiku Xhevahir Spahiu nuk ėshtė poet-murg dhomash tė mbyllura apo i njė vetmie tė humbur nė mendime. Poezia e Xhevahir Spahiut, e kėtij “enfant terrible” tė letėrsisė shqiptare ėshtė e fuqishme dhe solide, por njėkohėsisht ėshtė poezi e ngjyrimeve dhe shkallėzimeve kuptimore.”
    Robert Elsie (Historia e letėrsisė shqiptare, Nju Jork 1995)

    “Me kalimin e viteve, Xhevahir Spahiu ėshtė shndėrruar gjithmonė e mė shumė nė njė poet tė brendshėm, nga ai lloj i veēantė krijuesi qė ujėrat dhe dallgėt e tė folurės sė pėrditshme i kthen nė dritė poezish. I ngjashėm, por jo krejt njėlloj, me atė qė mbėshtet veshin pas tokės pėr tė dalluar lėkundjet, ky poet mbėrthen kryet pas gjoksit, nė pėrgjim tė ndjenjės njerėzore. Mes tyre ai ka veēuar gjithmonė njėrėn - Dashurinė, e cila te ky poet nuk ėshtė e vetme dhe njėfarėshe.

    Prej formave tė pafundme tė dashurisė, poezia e Xhevahir Spahiut shndėrrohet nė joshje, qė nxit dhe grish. Poeti, njėlloj si nė fillesėn e marrėdhėnies, gjen vendin nė botė. Poezia rifiton vlerėn e harruar. Ajo mund tė ndihmojė sėrish.

    Dikush kapėrcen vetminė. Dikush gjen fjalėn e duhur mes fjalėve tė humbura. Njė tjetėr mban mend vargje tė kthjellėt, tė fuqishėm, plot tingull dhe kuptim, ashtu siē i ndeshim nė poezinė e Xhevahir Spahiut. Falė origjinalitetit, kjo poezi na shtyn tė besojmė se ē’ishte e poetit ėshtė bėrė tashmė dritė brenda atij qė lexon apo mban vesh ato fjalė.”

    Arian Leka, poet e shkrimtar

    / shqiptarja.com /
    (Æ`•.•“Æ) (Æ`•.•“Æ)
    *`•.ø(Æ`•.•“Æ)ø.•“ ♥
    ☆ ŗ ♥ `•.ø.•“ ♥ŗ ☆

  15. #15
    Anėtar i Respektuar fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Artin
    Antarėsuar nė
    Apr 2017
    Postime
    1,331
    Forca e Rrespektit
    402

    Xhevahir Spahiu

    Nata e Vitit tė Ri

    O zemra ime, o vetmi,
    tė pimė sonte, gjithsesi.
    Njė mall, njė dhembje dhemb atje
    ku jemi dhe nuk jemi ne.
    Pas muresh kokė mė kokė kurthojnė
    harrimin e harrimit tonė.
    Po qoftė nė Dajt a Monparnas
    njė shishe vere tė ndjek pas.
    Sa vlen njė gllenjkė e saj nuk vlen
    as fama, as froni qė shkėlqen.
    E tha s’e tha Omar Khajami,
    stacioni i fundit: Varri i Bamit.
    O zemra ime, o vetmi
    tė pimė sonte, gjithsesi..
    Heren e fundit u redaktua nga Artin; 23-10-2017 ne 18:19.
     

  16. #16
    Anėtar i Respektuar fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Artin
    Antarėsuar nė
    Apr 2017
    Postime
    1,331
    Forca e Rrespektit
    402

    Xhevahir Spahiu

    Dreri

    Qėlloi mbi drerin
    Dhe i mori brirėt.

    Kaukazi nė zi.

    Brirėt si duar
    Mblidhnin yje.

    Nė pyje
    Njė pyetje sėpatash
    Si jehonė
    Pezull rri:

    Qėlloi mbi drerin
    A mbi veten e tij?




     

  17. #17
    Anėtar i Respektuar fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Artin
    Antarėsuar nė
    Apr 2017
    Postime
    1,331
    Forca e Rrespektit
    402

    Xhevahir Spahiu

    Ferrparajsa

    Pa pikė pezmi vdes qysh nesėr
    po fundja fatit pse t’ia prish
    Pushtoma shpirtin, verė e vjetėr
    mė lidh me pranga perėndish

    Shkėlqen parajsa pėrmatanė
    s’ka ferr e terr e tmerr pa fre
    Se nga tė gjithė qė shkuan e vanė
    asnjė s’u kthye prapė mbi dhe

    Por ēfarė mėrzie e pėrzishme
    rrafshirė e botės n’amėshim
    Pa pabesi tė befasishme
    pa njė pėrplasje, njė tundim

    M’u ndiz ne deje zjarr i parė
    me prush e afsh mė pėrkėdhel
    Njė mijė demonė ta heqin zvarrė
    i zmbraps ky dufi yt rebel

    Me yjet flet kur pret vetėm
    nė ferrparajsa gjithėsish
    Plugoma shpirtin, verė e vjetėr
    tė thyej pranga perėndish
     

  18. #18
    Kohe & Stine fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    37,793
    Blog Entries
    7
    Forca e Rrespektit
    11641
    Tė mbaj nė duar, dashuria ime… Xhevahir Spahiu sot 73 vjeē



    “Tė mbaj nė duar, dashuria ime/ Krijesė prej qelqi/ me shkėndijime yjesh/ Kam frikė/Kam frikė se mos mė bie dhe/ thyhesh”. I veshur me pardesynė e bardhė, syzet qė i dalloheshin nė portretin qė e jep imtėsisht atė lidhjen e tij tė thellė me letrat, e shihje gjithnjė me njė libėr nė dorė nė barin e ish-Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve. Kjo godinė qė deri pak muaj mė parė ishte shndėrruar nė Ministrinė e Kulturės, mban njė pjesė tė mirė tė jetės jo vetėm tė Xhevahir Spahiut, por tė njė plejade tė tėrė shkrimtarėsh dhe poetėsh qė krijimtarinė e tyre nisėn ta shkruanin pas viteve ’60.

    Pas viteve ’90-tė, bari nė oborrin e kėsaj godine nuk e kishte humbur ende atė ankthin e sė shkuarės. Ndėrtesa nga jashtė tė jepte tė njėjtėn ndjesi qė u kishte thėnė pėr gati gjysmėshekulli shkrimtarėve dhe artistėve, qė e shihnin atė si tempullin qė do tė certifikonte pėrgjithmonė krijimtarinė e tyre. Nė bar, bisedat e sė shkuarės vazhdonin tė ndiheshin nga njė tavolinė nė tjetrėn, pėrplasje miqsh, inate tė vjetra dhe dėshirė pėr ta pushtuar atė godinė qė dalėngadalė po shuhej pėrgjithmonė.

    Nė kėtė atmosferė dualizimi me tė shkuarėn, poeti shfaqej i heshtur, me poezitė e tij gjithnjė nė xhep, dhe pasionin pėr tė mbėshtetur ēdo tė ri qė donte tė ecte nė rrugėn e letrave. Poeti e dinte se gjithė ajo histori, qė shpesh mund ta kishte trazuar brenda asaj ndėrtese do tė mbetej pėrgjithmonė tek ai, si pjesė e njė rrugėtimi historik, qė ai bashkė me tė tjerė bėnė nė letrat shqipe para viteve ’90.

    Xhevahir Spahiu ngjiti shkallėt e ish-Lidhjes pėr t’u bėrė Sekretar i Pėrgjithshėm i saj nė vitin 1993, gati 23 vjet pas botimit tė librit tė tij tė parė me poezi “Mėngjes sirenash”. Tė qenėt i talentuar, dhe njė poet lirik do t’i kushtonte jo pak djaloshit tė ri nga Skrapari, tė cilit do t’i hiqej disa herė e drejta e botimit, pėr frymė antikonformiste. Pas botimit tė vėllimit tė dytė me poezi “Ti qytet i dashur” mė vitin 1973, ai nuk do tė botonte pėr katėr vjet rresht, pėr t’u rikthyer me njė libėr metaforik si “Vdekja e perėndive” mė 1977.

    Tė trazuara do tė ishin dhe fillimi i viteve ’90-tė pėr Spahiun, qė vazhdonte ta shihte poezinė tė shkėputur nga sistemi. Ai donte tė shkruante atė ndjenjė qė endej brenda tij, sa herė vesa e mėngjesit, apo mbrėmja i kujtonte njė orė tė bukur lumturie. Pas pėrfundimit tė studimeve pėr letėrsi, ai nis punėn si gazetar nė gazetėn “Zėri i Popullit”, por shpirti antikonformist i poetit do ta bėnte tė jetonte shumė pak nė njė punė tė tillė. Pas ndėrtesės sė “Zėrit tė Popullit” atė e pret puna nė minierėn e Valiasit. E njėjta gjė ndodh dhe me rikthimin sėrish nė Tiranė pėr tė punuar nė revistėn “Nėntori”.

    Vetėm pak kohė mė pas e heqin sėrish pėr ta ēuar mėsues tė thjeshtė nė shkollat e natės. Poeti nuk po mundte ta kuptonte fijen e hollė qė ndante vargjet e tij nga ideologjia. Dhe kur kėtė tė fundit pėrpiqej ta fuste nė to, sėrish poezitė ishin tepėr tė ndjera. Ai u kthye nė njė model tė tė pabindurit ndaj sistemit, gjė tė cilėn e pagoi me jetėn e tij gjithnjė nė ndryshim. Por kjo nuk e ndali penėn e tij. Ndaj kur pas viteve ’90, ai u emėrua si sekretar i Lidhjes sė Shkrimtarėve e deshi kėtė punė po aq sa vargjet. Nga Valiasi ai e kishte parė gjithnjė Lidhjen si tempullin e vėrtetė tė vargjeve.

    Dhe e tillė ishte ajo nė sistemin e kaluar, pavarėsisht kontekstit politik mbi tė cilin funksiononte. Nė vitin 1998 Spahiu do tė ishte kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, detyrė qė e mbajti deri nė vitin 2001, viti i cili shėnoi dhe rrugėn drejt njė rėnie pėrfundimtare tė rolit tė kėtij institucioni, qė do tė ndodhte disa vite mė vonė. Gjatė kohės nė krye tė Lidhjes, ai u pėrpoq tė mbante nė tė njėjtin standard gazetėn historike letrare nė vend “Drita”. Me njė politikė mė tė hapur ndaj krijuesve qė pėr vite me radhė u ishte mohuar botimi nė kėtė organ, Spahiu krijoi njė model tjetėr tė “Dritės”.

    Nė vitin 2002, Spahiu punoi si kėshilltar nė Ministrinė e Kulturės, mė vitin 2003-2006 do tė ishte kėshilltar i jashtėm pėr kulturėn i Presidentit tė Republikės. Prej vitit 2005 do tė ishte anėtar i Akademisė sė Shkencave. Tė qenėt i ndjeshėm ndaj ēėshtjeve politike shoqėrore qė po kalonte vendi, Spahiu ofroi kontributin e tij nė ēėshtjet e kulturės, ēėshtje qė i njihte aq mirė.

    Por poezia, ishte ajo qė ecte gjithnjė bri tij, pėr t’u shndėrruar nė varg sapo merrte stiapsin dhe shkruante mbi letėr. Nė vitin 2005 ai botoi pėrmbledhjen poetike “Udha”. Vargje po aq tė ndjera sa vite mė parė, duke ruajtur atė kontinuitetin e njė poeti tė pandryshuar. Me njė karrierė gati 40-vjeēare nė letrat shqipe, Xhevahir Spahiu ėshtė njė nga poetėt mė tė mirė qė i kanė ardhur vendit nė fund tė kėtij shekulli. Me jetėn e thjeshtė qė ēdo artist ka nė kėtė vend, ai qėndroi gjithnjė modest pėrballė asaj ēfarė vėrtet pėrfaqėsonte.

    “Eja tė vdesim, e dashur/ shpenzimet e varrimit i merr pėrsipėr shteti/ a s’e dėgjove nė TV si kryelajm?/ Eja tė vdesim/ e dashur/ s’ka rėndėsi nė rron si rob a zot/ arkivoli ėshtė gati/ dy metra vend gjithashtu/ makinė e funeralit/ kurora me lule artificiale: tė kuqe, tė bardha, blu/ Eja tė vdesim, e dashur/ ē’na duhet kjo jetė/e rėndėsishme ėshtė tė vdesėsh si zotni/ mbylle TV-nė/ tė vdesim qysh tani”, shkruan ai nė njė poezi tė viteve tė fundit. Vargje ku ndihet shqetėsimi i tij pėr brerjen morale tė shoqėrisė vitet e fundit.

    “Do tė vdes/ do tė vdes i mbytur nė borxhe/ s’ėshtė asgjė mbytja nė lum a nė dhomat e gazit/ I kam borxhe nėnės qė s’ia ngrita varrin/ i kam borxhe lisit qė s’ia hodha pjergullėn/ i kam borxhe dashurisė qė ia vodha tė dielėn/ i kam borxhe krimit qė s’i vura emėr/ Do tė vdes…”, shkruante ai nė njė tjetėr poezi vitet e fundit.

    Pėrmes vargjeve, poetėt parandiejnė tė ardhmen dhe nėse lexon vargjet e Spahiut duket sikur ai ka parandier njė pėrballje tė fortė mes tij dhe vdekjes, pėrballje qė duket se e ka fituar. Disa vite mė parė, ai kaloi njė periudhė tė vėshtirė me shėndetin. Kjo gjė e ka bėrė mė tė heshtur, por nuk ka mundur ta largojė nga e shkruara, ajo qė gjithnjė ka dashur mė shumė. Sot ėshtė 73 vjetori i lindjes sė tij. Njė pėrvjetor i rėndėsishėm pėr letrat shqipe, qė nuk mjaftojnė disa shkrime pėr tė vlerėsuar kontributin e tij nė historinė tonė letrare.

    “Tani qė jam gjallė, vjen poezia tek unė, nesėr kur s’do tė jem, do tė shkoj unė te poezia ime. Nėse kam bėrė diēka, nėse nga dhjetė marrėzira, qė thotė njeriu brenda ditės, kam thėnė njė fjalė tė mirė, kjo nuk ėshtė pak, ka tė tjerė qė mendojnė apo pandehin se nga dhjetė fjalė qė thonė, njėzet i kanė tė pėrndritura”, do tė shprehej poeti nė njė intervistė disa vite mė parė. Dje “Poeteka” e kujtoi pėrmes njė mbrėmje nė Teatrin e Metropolit poetin, po kėshtu dhe Akademia e Shkencave. Bashkė me orėn me poezi kushtuar poetit, u prezantua dhe 50 vjet krijimtari e tij e pėrzgjedhur nė dy vėllime.

    Dy librat janė quajtur “UDHA I” dhe “UDHA II”, dhe janė botim i plotėsuar me krijimtari tė re, me shėnime tė rėndėsishme bibliofilike pėr jetėshkrimin e autorit dhe fatin e veprės sė tij, tė tilla si ai qė lidhet me poezinė “Jetė”, e cila u botua pėr herė tė parė nė revistėn “Nėntori”, ku gjejmė kėtė shėnim: “Mė 9 janar 1973, kreu i atėhershėm i shtetit, e kritikoi publikisht autorin e poezisė pėr ndikime nga filozofia ekzistencialiste e Sartrit. Kjo e detyroi poetin ta tėrheqė dorėshkrimin e librit -“Bota ku eci” – i cili u botua pas pesė vjetėsh, i plotėsuar pa poezinė nė fjalė”.

    Njė ndėr shėnimet me interes ėshtė edhe ai qė bėn fjalė pėr vėllimin poetik “Zgjimi i thellėsive”, tė cilit iu ndalua shpėrndarja, u hoq nga qarkullimi dhe u bė karton. Tė tilla shėnime nuk janė dokumente pėr tė plotėsuar kujtesėn apo kėrshėrinė e lexuesit, por vihen gjithashtu nė shėrbim tė njė historiografie mė tė vėmendshme nė interpretime ndaj fakteve letrare. Mbajtja e shėnimeve ka qenė njė ves i bukur pėr poetin, po aq sa dhe hedhja nė letėr e vargjeve.

    Sot ato janė dėshmi e njė kohe qė poeti me shpirtin e tillė s’mund ta gjykojė, por thjesht na lė ta vėzhgojmė me gjuhėn e shėnimeve. Pas viteve ’90 poezia e Spahiut ėshtė botuar nė gjuhė tė ndryshme. Nė tetor 2011, nė Francė u pėrurua poezia e Xhevahir Spahiut me vėllimin “Lėshoje drerin, Artemidė”. Spahiu mban urdhrin “Mjeshtėr i madh” dhėnė nga Presidenti i Republikės, Tiranė 2005; Urdhri “Naim Frashėri” klasi II, 1982, Medalja “Naim Frashėri”, 1972 Medalja e Punės, 1974.


    gazeta-Shqip.com)
     

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Tema te Ngjashme

  1. Kreshnik Spahiu braktis Shqipėrinė!
    Nga legjenda ne forum Lajme nga Shqipėria
    Pergjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-06-2017, 21:27
  2. Xhevahir ne thesarin e botes, Venezuele
    Nga E3 ne forum Turizmi
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-08-2012, 00:24
  3. Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-06-2011, 09:23
  4. Blablanais…! nga Dr. Arsim SPAHIU
    Nga Bilderberg ne forum Analizė-Opinion
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-08-2009, 22:38
  5. Xhevahir Sukaj eshte lojtar i Vllaznise
    Nga alfonci ne forum Futbolli Shqipėtar
    Pergjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-01-2009, 09:19

fv Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •