Shqiptar te Bashkuar
android
Duke shikuar rezultatet 1 ne 3 nga 3
  1. #1
    Banned fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Milano
    Postime
    3,745
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    0

    Hasan Zyko Kamberi

    Nga pėrfaqsuesit mė tė shquar tė letėrsisė shqipe me alfabet arab ėshtė Hasan Zyko Kamberi. Tematika qė trajtoi ai nė vjershat laike, paraqet interes tė veēantė, sepse i bėri jehonė gjendjes shpirtėrore dhe pakėnaqėsisė sė masave fshatare mbi tė cilat rėndonte pesha e vuajtjeve dhe shfrytėzimi i egėr feudal. Pėr jetėn e H.Z.Kamberit dihet pak. Ishte nga fshati Starje i Kolonjės. Siē del nga ndonjė vjershė e tij, ka kaluar njė jetė tė varfėr e tė vėshtirė. Ka tė ngjarė tė ketė mėsuar nė ndonjė medrese. Mė 1789 mori pjesė si mercenar nė luftėn turko-austriake mbi Danub. Nė kėtė fushatė jo vetėm qė s'e rregulli dot gjendjen ekonomike, por edhe vuajti shumė, siē do e tregojė nė vjershėn "Seferi humajun„ (Lufta mbretėrore). Vdiq nė fillim tė shekullit XIX. Nga krijimtaria e Hasan Zyko Kamberit njihen 50-60 vjersha lirike. Shkroi edhe poezi fetare.
    Rėndėsi tė veēantė kanė poezitė e tij me temė laike.
    Ndryshe nga bejtexhinj tė tjerė, tė cilėt shpesh poetizuan zakone e mendėsi tė jetės orientale tė qyteteve e tė mjediseve feudale, H.Z.Kamberi nė kėto poezi pasqyroi jetėn e fshatit shqiptar tė shekullit tė XVIII, vuajtjet, pasigurinė dhe pakėnaqėsinė e fshatarėve. Me nota realiste gjejmė nė tė edhe njė frymė tė theksuar kritike e mospajtimi me realitetin, gjejmė dhembjen e poetit pėr gjendjen e njerėzve, qė s'u ecėn fati.
    Njė nga vjershat me tipike ėshtė "Bahti im„ , ku autori shpreh pakėnaqėsinė ndaj jetės dhe ankohet pėr fatin(bahtin), qė s'e ndihmoi pėr tė marrė prona e pozita, siē ndodhi me disa tė tjerė.
    Zu Hasani e zihetė,
    me baht e tij po prihetė,
    vallė, ku rri e fshihetė,
    qė s'punon, more bahti im.
    Edhe vjersha "Seferi humajun„ (Lufta mbretėrore) shpreh po atė gjendje pakėnaqėsie e zhgėnjimi. Vėrtet kjo merr shkas nga pėrvoja e hidhur e vetė poetit nė fushatėn e vitit 1789, por, nė tė vėrtetė, nė tė zė vend njė shqetėsim mė i gjerė. Aty i bėhet jehonė pakėnaqėsisė sė pėrgjithshme tė vegjėlisė nga fushatat ushtarake tė osmanėve, qė njerėzve tė thjeshtė u sillnin vetėm fatkeqėsi dhe mjerim, kurse fitimet i pėrvetėsonin feudalėt e mėdhenj dhe komandantėt ushtarakė.
    Pėr jetėn e varfėr e tė rėndė tė vegjėlisė fshatare flet edhe vjersha "Trahani„. Duke e shkruar me ironi tė hollė e humor therės pėr kėtė gjellė tė tė varfėrve, autori s'e fsheh dhembjen pėr mjerimin e tyre, pėr faktin brengosės se ishte lumturi kur arrinin tė shuanin urinė me trahana.
    Tetė muaj gjithė ē'janė
    Qė e zjejnė dhe e hanė
    Fukarasė i mbanė hajanė(1)
    Dritė kush gjeti trahanė
    Notat e humorit, pėrzier me ankimin e poetit pėr fatin e tė rinjve, pėrshkojnė edhe vjershėn "Gjerdeku„. Nė tė cilėn pasqyrohen ēaste nga jeta dhe brengat e vajzave qė janė gati pėr martesė e qė s'e dinė ē'fat i pret, meqė i martojnė pa i pyetur. Por, veē kėsaj, ato i mundon edhe varfėria, ashtu siē i detyron edhe djemtė tė marrin rrugėn e kurbetit pėr tė siguruar tė hollat e nevojshme pėr martesė. Gjejmė nė tė edhe pėrshkrime zakonesh tė martesės, por mė tepėr shqetėsimin e tė rinjve dhe tė autorit pėr fatin e tyre.
    Cupatė po bėjnė fiqiri(2)
    "Vallė, ku e kemi takdir(3)?„
    I martojnė me pahir
    Se umur(4) ndė dorė s'kanė. Edhe nė vjersha tė tjera, si "Gratė e va„ , "Hasani bėn shiqojet„(ankohet), "Vasijetnameja„(Testamenti) H.Z.Kamberi vė gishtin nė plagė tė ndryshme tė shoqėrisė sė atėhershme.
    Por poezia e tij mė e fuqishme, ku prirja realiste e fryma kritike kanė gjetur shprehjen mė tė plotė ėshtė "Paraja„ ,
    ajo ėshtė njė satirė e fuqishme e gjithė sistemit politik feudal, e korruptimit tė tij tė gjithanshėm, madje edhe vlera e njeriut matet jo me cilėsinė e virtytet e tij, por me paratė qė ka.
    Kėto ide poeti is hfaq nėpėrmjet ironisė e sarkazmės therėse, qė godasin pa mėshirė gjithė piramidėn shtetėrore e shoqėrore, qė nga mbreti e veziri e gjer tek nėnpunėsi mė i thjeshtė.
    Mbreti q'urdhėron dynjanė,
    qė ka vėnė taraphanė(5)
    e i presėnė paranė,
    ia di kimenė parasė.
    Poeti nuk kursen as autoritetet mė tė larta tė fesė. Me sarkazėm tė guximshėm ai zbulon se prapa shenjtėrisė sė tyre tė shtirur fshihet njė shpirt i pangopur fitimi, qė i shtyn tė bėjnė padrejtėsi mė tė mėdha; e kanė ujdisur me djallin, siē shprehet poeti.
    Patosi satirizues e demaskues zgjerohet edhe mė tej, kur poeti zbulon se nė atė shoqėri tė shthurrur nuk ekzistonte as drejtėsia mė e vogėl, se njerėzit e ligjit, kadilerėt, e shtrembėronin kėtė nė mėnyrėn mė tė paturpshme, vetėm pėr tė shtėnė nė dorė sa mė shumė para.
    Kadiu, t'i rrėfesh paranė,
    ters e vėrtit sherihanė(6),
    pėr para ē'e shet t'anė,
    ia di kimenė parasė.
    Funksion tė dukshėm ideoartistik ka vargu "ia di kimenė parasė„. Qė pėrsėritet si refren nė fund tė ēdo strofe. Ai pėrforcon idenė se nė atė shoqėri ku merret nėpėr kėmbė ēdo virtyt, ku njerėzit robotizohen e vuajnė, paraja ėshtė epiqendra e jetės. Vjersha tingėllon si njė satirė e fortė qė shpreh zemėrimin e fshatarėsisė shqiptare kundėr shfrytėzimit tė saj nė kushtet e sistemit feudal nė shuarje e sipėr. Kuptohet qė protesta e poetit ėshtė spontane, nuk shkon larg dhe ai shpesh bie nė fatalizėm.
    Vjershat laike tė H.Z.Kamberit patėn pėrhapje tė gjerė nė popull, se ato prekėn plagė shoqėrore tė kohės. Veē kėsaj gjuha e tyre ėshtė mė e pastėr se e poetėve tė tjerė bejtexhinj. Vargu qė pėrdor, ėshtė tetėrrokshi i poezisė popullore.
    H.Z.Kamberi qe poet i talentuar. Krijimet e tij i njihnin dhe i ēmonin edhe rilindėsit: Naimi, Samiu, Vretoja. Naimi shkruante: "Nė mes tė vjershėtorėve tė Shqipėrisė ka zėnė kryen Hasani i Zyko Kamberit„.
    Me poezinė e H.Z.Kamberit, Z.Bastarit e ndonje tjetri duken shenjat e para tė realizmit nė poezinė shqiptare…


    SHPJEGUES
    1- Jetėn (shpirtin)
    2- Mendohen, vrasin mendjen
    3- Ku ėshtė thėnė pėr ne
    4- Jetė
    5- Institucioni qė pret monedhėn
    6- Ligjin, gjyqin
     

  2. #2
    Banned fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Milano
    Postime
    3,745
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    0
    Paraja
    Mbreti qe urdhron dynjane
    qe ka vene taraphane
    e i presene parane
    Ja di kimene parase

    Dhe veziri qeshte veqil
    ze sikur te benet adil
    e mos thot dot kaly-kil
    ja di kimene parase

    Sheh islami q'jep fetfane
    Qe di qitapete qthane
    nuk kacirdis parane
    Ja di kimene parase

    Myftiu e myderize
    edhe kyrra e vaize
    Kane ujdisur iblize
    ja di kimene parase.

    Dhe kadiu i.mehqemese
    qe rri siper sixhadese
    edhe shehuni teqese
    Ja di kimene parase.

    Dhe pashallare e bejlere
    edhe avame e te tjere
    Per para apene krere
    Ja di kimene.parase.
    Kadiut ti rrefesh parate terse verdit sheryan
    per para sa se shet tane
    Ja di kimene parase.

    Edhe foshjna qeshte ne djep
    Zgjat doren te thote ''nep''
    ta marre ta vere ne xhep
    ja di kimene parase.

    Eshe gala qe nuk flet
    leshoja njenpara ne dhet
    e merr e shpie ne folet
    ja di kimene parase.

    Paraja te ben sulltan
    paraja te kurdis divan
    paraja cdo hall derrmon
    ja di kimene parase
    (...)
    O paraja murdare
    Qe ben boten avare
    qe gjesdis porai zagare
    Ja di kimene parase.
     

  3. #3
    Banned fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Milano
    Postime
    3,745
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    0
    Bahti Im (Fati Im)
    Zu Hasani e zihetė,
    me baht tė ti po prihetė:
    vallė ku rri e fshihetė,
    qė s'po punon,more bahti im?

    Un' i mjeri kam bėrė aht
    tė tė pyes,ty more baht:
    sos u bėre vezir me taht,
    qė s'punon,more bahti im?

    Ndė je turk,ndė je me mėnt,
    as mė rrėfe yzrinė tėnt,
    as mos je haps nė ndonjė vėnt,
    qė s'punon,more bahti im?

    Ndė je ymmeti Muhamet,
    mė rrėfe ē'ėsht ky hiqmet.
    Mos je zaif e s'ke kyvet,
    qė s'po punon,more bahti im?

    Tė tė dije,mos je dembel?
    Mos je hokabaz,qė qit mel?
    Mos je shair e ēallidis tel,
    qė s'punon,more bahti im?

    A mos t'ėshtė zėnė mesi?
    Mos tė ka zėnė pėrdhesi?
    Mos t'ėshtė grisur thesi,
    qė s'punon,more bahti im?

    Vallė,mos kemi bedua,
    qė s't'ecėn as ty,as mua?
    Ndė je me din,as mė thua,
    qė s'punon,more bahti im!...

    Ah,bahti im rumbullaku,
    pse qenke ti kaqė ahmaku?
    Pse s'i ndihe kėti plaku,
    qė s'punon,more bahti im?

    Kur zėnė bota,punojnė,
    turli punėra,ndėrtonjė,
    ty valle ku tė dėrgojnė,
    qė s'punon,more bahti im?...

    Shokėtė punojnė me pluk,
    gjetnė mėndafsh e pambuk,
    ti pėshtille,kruhe si shup,
    qė s'punon,more bahti im?

    Shokė blenė iltizame,
    marinė arsa e ilame,
    ti po thua qysh tė hamė,
    qė s'punon,more bahti im!...

    More bahti im i ndyrė,
    i fėlliqur' e i pėshtyrė,
    tė dije se ku ke hyrė!
    As punon,more bahti im!...

    Vėshto,bahn,tė mos pėrtojmė,
    sa tė mujmė tė punojmė,
    se djemtė do t'i martojmė:
    As punon,more bahti im!

    - poezi nga Hasan Zyko Kamberi
     

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Tema te Ngjashme

  1. Hoxhe Hasan Tahsini
    Nga LeVoyageur ne forum Personalite tė shquara Shqiptare /boteror
    Pergjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-09-2016, 07:23
  2. Gazeta zvicerane: Islami dhe integrimimi shembull tek Shqiptarja Blerta Kamberi
    Nga legjenda ne forum Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2016, 20:37
  3. Si u vra Hasan Prishtina?
    Nga Love ne forum Historia
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2012, 15:51
  4. Hasan prishtina (1873 - 1933)
    Nga loyalx ne forum Personalite tė shquara Shqiptare /boteror
    Pergjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-11-2008, 19:25
  5. Dokumentar mbi Hasan Prishtinen
    Nga fcbesia ne forum Personalite tė shquara Shqiptare /boteror
    Pergjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-08-2008, 20:54

fv Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •