Shqiptar te Bashkuar
android
Faqja 13 nga 13 I parėI parė ... 345678910111213
Duke shikuar rezultatet 361 ne 370 nga 370
  1. #1
    Anėtar i Respektuar fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i fcbesia
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Prishtinė-Shqipėri Etnike
    Mosha
    33
    Postime
    1,418
    Forca e Rrespektit
    51

    Poezi te ndryshme

    Naim Frashėri-Fjalėt e qiririt


    Ne mes tuaj kam qendruar
    E jam duke perveluar
    Qe t'ju ap pakez drite,
    Natene t'jua benj dite.
    Do te tretem, te kullohem,
    te digjem, te pervelohem,
    Qe t'ju ndrinj mir' e te shihni,
    Njeri tjaterin ta njihni.
    Per ju do te rri te tretem,
    As nje cike te mos mbetem,
    Te digjem, te qanj me lot
    Se deshiren s'e duronj dot.
    Une zjarrit nuk i druhem
    Dhe kurre s'dua te shuhem,
    Po te digjem me deshire,
    Sa te mundt t'ju ndrinj me mire.
    Kur me shihni se jam tretur
    Mos pandehni se kam vdekur :
    Jam i gjall' e jam ne jete,
    Jam ne dritet te vertete;
    Une jam ne shpirtit tuaj,
    Mos me kini per te huaj.
    Me eshte falur durimi,
    Andaj po digjem si trimi,
    Sa me kenda t'ju benj mire,
    Te mos mbeti n'erresire.
    Jakeni, rreth meje rrini,
    Flisni, qeshni, hani, pini
    Ne shpirtit kam dashurine,
    Pa digjem per njerezine...
    Me zjarr ta djek mushkerine
    E te tretem per njerine
    Une dua njerezine,
    Miresin'e urtesine.
    Ne behi shoke me mua,
    Ne me doni si ju dua,
    Njeri tjatrine ne doni
    Te paudhe mos punoni...
    Une, duke perveluar,
    Njerezit i kam ndrituar;
    Kam qene mik me njerine,
    Andaj i di e me dine...
    Dua shum fjale t'ju them,
    Po trembem mos ju benj ujem.
    E ku shkruhene ne karte
    Fjalet' e gjuhese 'zjarrte ?


    SHENIM:
    Qe te mos kete ngaterresa neper tema, po i levizim poezite ne dy tema te caktuara. Ketu mund te postoni poezi te huazuara, qe keni pelqyer diku neper internet, ose keni lexuar ne ndonje liber, poezi te autoreve te ndryshem, te njohur apo anonim dhe mos harroni ta shkruani origjinen nga eshte marre
    Heren e fundit u redaktua nga Aki; 27-05-2016 ne 13:56.


    Unė dua tė rroj deri sa tė shohė tė bukurėn,tė dashurėn Shqipėrinė tonė, tė lirė, tė bashkuar, dhe pastaj me gėzim le tė mė vijė vdekja!


  2. #361
    Moderatorė fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Passion
    Antarėsuar nė
    May 2010
    Postime
    8,305
    Forca e Rrespektit
    4563
    VITET QE VIJNE

    Kaq u shtuan poshtersite,
    Kaq u rriten marrezite,
    Kaq na mbyten ligesite,
    Sa kam frike se nje dite,

    Kur dhe ne te shohim drite,
    Kur te hapen krejt kufijte,
    Oh, kam frike ate dite,
    Ikjen e gjithe njerezise!

    Do te lene mall' e gjene;
    Do braktisin babe e nene
    E s 'do kthejne koken prapa,
    Po do ikin me te vrapa

    Larg qytetit, larg shtepise,
    Larg, me larg prej Shqiperise;
    Larg, me larg kesaj se mjeres,
    Sikur ikin prej koleres ...


    Petraq Kolevica!
    Unė nuk jam njė trashgimtar,por njė paraardhės.
    N B

  3. #362
    Moderatorė fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Passion
    Antarėsuar nė
    May 2010
    Postime
    8,305
    Forca e Rrespektit
    4563
    AUTOBUSET

    Autobuset e mengjesit
    -Autobuset urbane -
    Ngarkojne, shkarkojne ne cdo ane,
    Gra, qe cohen ne mengjes
    Me te lodhura se ne mbremje.
    Gra, qe shtyhen per femijet.
    Femije, qe shtypen ne barkun e tyre.
    Gra, me zernra te thyera,
    Zemra, ku endrrat e vyera
    Varen si lecka te shqyera.
    Gra, te reja,
    Te veja,
    Te moshuara,
    Gra te munduara,
    Te punuara,
    Gra, qe jeta u shkon huq,
    Fytyra te derrmuara,
    Laturisur me te kuq ...
    Autobuset e mengjesit
    -Autobuset urbane -
    Ngarkojne, shkarkojne ne cdo ane
    Burra, qe mbartin neper net
    Mendime kapites.
    Burra, qe mbytin me femet
    Mendimet e dites.
    Burra, me zemra te gjera,
    Zemra, ku ndryhen te tera:
    Klithma
    Dhe dridhma
    Dhe zera.
    Burra, me buze te mberthyera,
    Me nofulla te shtrenguara.
    Burra, me endrra te zhgenjyera,
    Me brenga te mbuluara
    Ne gjokset si shpella,
    Fytyra te parruara,
    Me rrudha te thella ...



    Petraq Kolevica!
    Unė nuk jam njė trashgimtar,por njė paraardhės.
    N B

  4. #363
    Moderatorė fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Passion
    Antarėsuar nė
    May 2010
    Postime
    8,305
    Forca e Rrespektit
    4563

    DHE PAK PRANVERE


    Ta pime nga nje gote vere
    Per jeten tone qe shkon nga fundi
    Se, dimer vjen e po fryn ere
    Dhe jetes sone gjethet ja shkundi

    Por esht'e bukur pem'e zhveshur
    Keshtu me bore e mbuluar
    Tek rri e qete dhe e heshtur
    Se pret pranveren e bekuar

    Pra mbushna gotat dhe nje here
    Sepse kam qejf kur i perplas
    Se ka per ne dhe pak pranvere
    Prandaj, ta presim buzagaz.

    Te kjo pranvere, mbi lendine
    Do rrime shtrire si njehere
    Dhe do kujtojme dashurine
    Ne me te bukuren pranvere

    Do rikujtojrne dashurine
    Dhe gjithe c'gezirne na pat fale
    Ndersa kujtojrne lurnturine
    Si flutur shpirti le te dale.

    Teksa flatron e bardha flutur
    Lart e rne lart, ku yjet rrine
    Prej jetes sone te keputur
    Do rnbijne lule ne lendine.

    N'ate lendine do te rrine
    Te rinj te tjere ne pranvere
    Dhe do shijojne dashurine
    Ashtu si ne te dy njehere.


    Petraq Kolevica!
    Unė nuk jam njė trashgimtar,por njė paraardhės.
    N B

  5. #364
    Moderatorė fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Passion
    Antarėsuar nė
    May 2010
    Postime
    8,305
    Forca e Rrespektit
    4563
    E rralla bukuri te ndjek qysh ne te rite
    Akoma dhe tani prej teje s`ndahet dot;
    Dhe koha qe skaliti fytyren tende drite,
    Shkelqimin e freskine ia ruan edhe sot.

    Ti fundin e cdo gjeje , pa pasur frike aspak,
    Veshtroje dhe pasqyres me mburrje hidhja syte;
    Te vetetin fytyra trendafili zambak
    Dhe dimri i jetes sate esht` vera jote e dyte.

    Po mua pleqeria sa poshte me ka shtene!
    E shoh se kesaj bote do t`i le shendene shpejt;
    Mezi me levrin gjaku, fuqite po me lene;
    Pa zjarr`e dashurise - do t`isha shuar krejt!.


    Fransua Mejnar!
    Unė nuk jam njė trashgimtar,por njė paraardhės.
    N B

  6. #365
    Moderatorė fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Passion
    Antarėsuar nė
    May 2010
    Postime
    8,305
    Forca e Rrespektit
    4563
    Doja tė tė dua

    Doja tė tė dua,sigurisht qė doja.

    Doja tė tė shihja, ty, si perėndi.

    Edhe pse e dija qė shumė po gaboja.

    Gabimi im i kėndshėm, mban emrin "dashuri"!

    Ti ishe njė "botė" tjetėr e unė aty jetoja.

    Aty nuk kishte ligje, kish' veē mirėsi.

    Kur dilja nė anė' tjetėr, mė thonin qė gaboja.

    E tek ty kur "hyja" ēdo gjė ish' mrekulli!

    Ajo "bota" jote nuk kishte pėrcaktime.

    E as fe nuk njihte, as mosh edhe as ngjyrė.

    Por ish "ana tjetėr", gjithė paragjykime.

    Aty ku tė gjithė zėrat kishin njė fytyrė!

    Her' kėtej e her' andej, tek ti folen e ngrita.

    Aty ku valėt sillnin plotė ndjenja dashuri.

    Aty ku edhe territ nuk i mungonte drita.

    Aty ku edhe hėna, nuk ndillte nostalgji!

    Her' kėtej e her' andej, njė ditė do vinte fundi

    Se ēdo gjė e bukur nuk mund tė zgjas pėrjetė.

    Gjithė ajo vajtje-ardhje, nė bindje mė lėkundi

    E zgjodha "botėn" tjetėr dhe pse se doja vetė!

    Tani kur mė sjellė rruga nė kufijtė e tua

    Pėrpara portės kyēur, me mall rri e vėshtroj.

    Ndizet prap dėshira mbushur plotė "tė dua",

    "Mė lini ju o njerėz, mė lini tė gaboj"!

    Doja tė tė dua, sigurisht qė doja

    Doja dhe tė kisha, ty, si perėndi.

    Mij'ra herė tė tjera, sikur t'a provoja

    Tė njėjtin gabim tė kėndshėm, do t'bėja pėrsėri!




    Bledi Ylli
    Unė nuk jam njė trashgimtar,por njė paraardhės.
    N B

  7. #366
    Kohe & Stine fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    36,036
    Blog Entries
    7
    Forca e Rrespektit
    11846
    MIHAI EMINESKU
    (1850-1889)

    Glosė (Glossă)

    Koha shkon, por edhe vjen,
    Gjithēka rri e re, e vjetėr;
    Ē’ėshtė mirė a keq, e gjen,
    Vraje mendjen veē, patjetėr;
    Mos ki shpresė e mos u ndruaj,
    Ē’ėshtė valė, do shkojė si valė;
    Nė ēdo ngasje, si i huaj,
    Rri i ftohtė dhe pafjalė.

    Gjėra plot para na dalin,
    E nė vesh na vijnė tė tjera,
    Por vėmendjen dot s’e ndalin,
    S’kemi nge, ndaj i merr era.
    Pangurrim qėndro mėnjanė,
    Tek vetveten e rigjen,
    Kur me zhurma anembanė
    Koha shkon, por edhe vjen.

    As akrepi i saj nuk pjerret -
    Kjo peshore e mendimit -
    Drejt momentit qė ze bjerret -
    Fli e maskės sė galdimit,
    Qė nga vdekja e saj merr lindje
    Edhe zgjat njė ēast, jo tjetėr,
    Pėr atė qė e njeh me bindje
    Gjithēka rri e re, e vjetėr.

    Spektator si nė teatėr
    Nė kėt’ botė pėrherė ji:
    Luan njėri dhe pėr katėr
    Ēirrja maskėn gjithsesi;
    Dhe nė nxjerrtė lot fytyre
    Rri nė qoshe, veten ndjen,
    Tė kuptosh nga arti i tyre
    Ē’ėshtė mirė a keq, e gjen.

    Ēka do vijė e ēfarė ka shkuar
    Janė dy pamje, veē njė fletė,
    Fillin ka pėr ta shikuar
    Bash nė fund kush nxė nė jetė;
    Gjithė ē’qenė e do tė vinė
    I shikojm’ me sytė e vjetėr
    Qė t’u njohėsh kotėsinė
    Vraje mendjen veē, patjetėr.

    Mbetkan pó tė njėjtat mjete
    Qė trysnojnė ēdo gjallesė
    Kanė rrjedhur mijra vjete,
    Bota njeh gaz e dėnesė;
    Tjetėr maskė, e njėjta pjesė,
    Tjetėr gojė, tė njėjtėt truaj,
    I zhgėnjyer, prerė nė besė
    Mos shpreso e mos u druaj.

    Mos shpreso kur ligėsitė
    Pėr ngadhnjim lidhen jo rrallė
    Ta kalojnė ndyrėsitė
    Dhe nė qofsh me yll nė ballė;
    Mos u tremb kur pėrsėri
    Ndėrlėvdohen me aq fjalė
    Me ta kurrė shok mos ji
    Ē’ėshtė valė, do shkojė si valė.

    Me njė kėngė prej sirene
    Bash kjo botė i ngre kurth dritės
    Qė tė ndrrojė aktorėt skene
    Me karrem tė josh drejt pritės;
    Atypari qėndro strukur
    Veshin fare mos e luaj
    Qė nga shtegu ku je futur
    Nė ēdo ngasje, si i huaj.

    Nė qėllofshin, bėj mėnjanė,
    Nė tė nėmshin, mos bėj zė;
    Se dhe fjalėt vlerė s’kanė
    U di kutin, ēfar’ pret mė?
    Le tė thotė gjithkush ē’tė dojė,
    Kush tė mundė, le tė dalė
    Qė mos lidhesh as me gojė
    Rri i ftohtė dhe pafjalė.

    Rri i ftohtė dhe pafjalė
    Nė ēdo ngasje, si i huaj,
    Ē’ėshtė valė, kalon si valė,
    Mos shpreso dhe mos u druaj,
    Vraje mendjen veē, patjetėr,
    Ē’ėshtė mirė a keq, e gjen;
    Gjithēka rri e re, e vjetėr;
    Koha shkon, por edhe vjen.
     

  8. #367
    Moderatorė fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Passion
    Antarėsuar nė
    May 2010
    Postime
    8,305
    Forca e Rrespektit
    4563
    Anna AHMATOVA

    * * *
    Kujtesa pėr diellin nė zemėr venitet.
    Bari u tha.
    Flokėboret e agut nė erė vėrtiten
    Paksa-paksa.

    Kanalesh tė ngushta uj’ nuk rrjedh mė -
    akull i prerė.
    Kėtu asnjėherė nuk ndodh mė asgjė, -
    o, asnjėherė!

    Qiellit shelgjishta hapej e tėra
    erashkė shqote.
    Ndoshta mė mirė qe qė s’u bėra
    gruaja jote.

    Kujtesa pėr diellin nė zemėr venitet.
    Terrin po kqyri?
    Ndoshta!... Brenda njė nate beh e avitet
    dimri.

    * * *

    E hėnė. Natė. Njėzet e njė.
    Konturet e qytetit - n'errėsi.
    Njėfarė harrakati shkroi se
    dashuria mbi dhe bėn vaki.

    Dhe prej pėrtese a prej mėrzie
    e besuan tė gjithė, dhe kėshtu jetojnė:
    presin takimet, frikė kanė ndarjet
    dhe kėngė dashurie kėndojnė.

    Po pėr tė tjerė misteri shfaqet,
    ata heshtja i ka bėrė gur...
    Unė u ndesha me tė rastėsisht
    dhe jam, qė atėherė, si e sėmurė
    Unė nuk jam njė trashgimtar,por njė paraardhės.
    N B

  9. #368
    Super Moderator fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    7,893
    Forca e Rrespektit
    4980
    Na Jane Mbaruar Fjalet

    Na jane mbaruar fjalet.
    Buzeqeshja ka mbetur ne mes te udhes.
    C'te bejme?
    te shkojme a te mos shkojme per nje kafe
    ne pallat te Kultures?
    Tavoline e zakonshme
    tej dritares qyteti vishet ne muzg.
    nje gote uje per te dy,
    kafja jote mbetur pergjysme,
    imja pire me fund.
    pergjysme, pergjysme, pergjysme,
    fjala,
    buzeqeshja,
    ledhatimi,
    si dy shina paralele perjetesisht te privuara nga ndarja,
    perjetesisht nga takimi.
    Sa here t'i puthja syte e bukur,
    papritur binte briri i kushtrimit.
    Kohe e ashper :
    Ne qe ishim aq te etur per njeri-tjetrin
    te ndare na duhej te vdisnim.

    - poezi nga Bardhyl Londo
    "beato colui che nella vita ha trovato lo scopo della propia"

  10. #369
    Super Moderator fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    7,893
    Forca e Rrespektit
    4980
    Ėndėrr


    Zemra ime ēlodhet ndanė burimit tė cemtė*
    (Mbuloje me fijet e tua,*
    Merimangė e harresės.)*

    Uji i pėshpėriste ulėt njė kantilenė tė ėmbėl*
    (Mbuloje me fijet e tua*
    Merimangė e harresės.)*

    Zemra ime qė u zgjua, pikėllimet e saj ia rrėfeu
    (Fshihe mirėbesimin e saj,
    Merimangė e heshtjes.)

    Ja, zemra ime po rrėshqet nė burimin e cemtė
    (O duar tė bardha, tė largėta
    Mbajeni ujin e lehtė.)

    Dhe, duke kėnduar me gaz, uji e tėrheq
    (O duar tė bardha, tė largėta,
    Uji mbeti i shkretė!)

    - Federico Garcķa Lorca
    "beato colui che nella vita ha trovato lo scopo della propia"

  11. #370
    Moderatorė fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Passion
    Antarėsuar nė
    May 2010
    Postime
    8,305
    Forca e Rrespektit
    4563

    Mos me braktis
    Me jep doren te shkruaj
    Te marre krahe mendimi.
    Me jep pulsin e zemres
    Mos te ngrij trishtimi
    Me jep buzet e tua
    Puthjen ta jap une
    Eja , nxito hapat
    Mos ke humbur udhe ?

    Shkretetire e bore , hena farfurin
    Vendi anembane , dergjur ne qefin
    Dhe meshtenkat qajne, pyjeve pa jete
    Kush keshtu ka vdekur ?
    Mos valle une vete ?


    SERGEI ESENIN

    Unė nuk jam njė trashgimtar,por njė paraardhės.
    N B

Faqja 13 nga 13 I parėI parė ... 345678910111213

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

fv Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •