Shqiptar te Bashkuar
android
Thanks Thanks:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 3 nga 3
  1. #1
    >>ILoveKosovo<< fv Avatari i Violetta
    Antarėsuar nė
    May 2011
    Postime
    6,676
    Forca e Rrespektit
    1437

    12 fjalė shqipe qė 90% i shkruajnė gabim

    12 fjalė shqipe qė 90% i shkruajnė gabim

    12 fjalė shqipe qė 90% i shkruajnė gabim e qė fanatikėt e gramatikės do t’jua “marrin shpirtin” pėr to!



    Shkruhet: agjensi

    Duhet: agjenci

    Fjalėt e huaja nga burimi latin e neolatin me c do tė shkruhen me c e jo me s. Po ashtu, fjalėt me burim grek a latin, qė kanė njė g pėrpara zanoreve i dhe e, shkruhen me gj (dhe jo me xh) ashtu si shqiptohen; p.sh.: agjenci, gjeografi, gjeometri, gjeneratė, gjenezė, gjimnastikė, higjienė, origjinė etj. Nė agjencitė turistike ku shkruhet si nė rastin e fotos, meritoni njė paketė “all inclusive.”


    Shkruhet: djath

    Duhet: djathė

    Shkruhet -ė-ja fundore te emrat mashkullorė dhe shumica e emrave mashkullorė qė pėrdoren edhe si asnjanės: atė, burrė, djalė, gjalmė, gjumė, kalė, lėmė, lumė; ballė (balli, ballėt), brumė (brumi, brumėt), djathė (djathi, djathėt), drithė, drithėra, dyllė, dhallė, dhjamė, gjalpė, mjaltė, ujė, ujėra etj.;



    Shkruhet: marrdhėnie, mardhėnie, marrėdhėnje

    Duhet: marrėdhėnie

    Emrat femėrorė foljorė me prapashtesėn -je e ruajnė j-nė nė trajtėn e pashquar dhe tė shquar tė njėjėsit dhe tė shumėsit; p.sh.: ardhje, derdhje, dalje, lidhje, marrje, mbėshtetje, pritje, shitje, tretje etj. Por ku bashkohet j-ja me n-nė, do tė shkruhen nie dhe jo nje; p.sh.: dhėnie, marrėdhėnie, parathėnie, etj. Kėshtu do tė shkruhet edhe gie dhe jo gje djegie (e jo djegje), shmangie, lagie etj. Me j do tė shkruhen edhe emrat femėrorė me -ijedhe -ijė, nė tė cilėt j-ja i pėrket temės sė fjalės dhe ndihet kudo; p.sh.: anije, anija, anijeje; fije, fija; shije, shija; bijė, bija; mijė, mija; vijė, vija, fėmijė, fėmija, fėmijėt a fėmi, fėmija, etj.



    Shkruhet: Lagja

    Duhet: Lagjja

    (Shpjegimi nė rastin e lagjes ėshtė si marrėdhėnie). Nė rast se do ndeshni njė tabelė nė qytet me Lagja “Luigj Gurakuqi”, shtojini edhe njė –j, pra Lagjja “Luigj Gurakuqi”. Dikush do ta fiksojė, patjetėr.



    Shkruhet: ēertifikatė

    Duhet: certifikatė

    Nė pajtim me shqiptimin e sotėm letrar, fjalėt me burim nga latinishtja a nga gjuhėt romane, si edhe nga greqishtja, tė cilat nė gjuhėn shqipe kanė njė c tė ndjekur nga zanorja e ose i, shkruhen me c dhe jo me ē apo me s: celebrim, celular, centralist, centralizoj, certifikatė, procedurė, proces, etj.;



    Shkruhet: e dielė

    Duhet: e diel (pa ė-fundore)

    Ditėn e shtatė tė javės, Zoti e bėri pushim. Edhe ė-ja fundore nė kėtė rast ėshtė gjithmonė pushim. Nuk shkruhet ė-ja fundore tek tė gjithė emrat, te tė cilėt grupi i zanoreve ie ndiqet nga njė bashkėtingėIlore e lėngėt (l, ll, r) dhe tė gjitha fjalėt e formuara prej tyre: e diel, diell, miell, qiell, etj.; diellor, pėrmiell, miellzim, qiellor, etj.;



    Shkruhet: Digjitalizim

    Duhet: Dixhitalizim

    Nė pajtim me shqiptimin e sotėm letrar, fjalėt qė burojnė kryesisht nga greqishtja, latinishtja e nga gjuhėt romane dhe qė nė shqipen kanė njė gj tė ndjekur nga njė e ose i, shkruhen me gj. Por dixhitalizim ėshtė njė fjalė, kryesisht e re e shqipes, dhe me dixhitalizimin e sistemit tė arsimit nė Shqipėri, pėrmes futjes sė tabletave nė shkollė, ka pasur konfuzion edhe nga vetė Ministria e Arsimit pėr rastin nė fjalė, meqenėse herė e shkruan digjitalizim e herė dixhitalizim. Pėr kėtė, nė njė deklaratė publike pak kohė mė parė, akademiku Jorgo Bulo ka thėnė: “Dixhitalizim ėshtė fjalė e re nė fjalorin e shqipes dhe ka krijuar konfuzion, por duhet tė shkruhet me “xh” dhe jo me “gj”, sipas rregullit tė drejtshkrimit tė shqipes, qė fjalėt e huaja shkruhen ashtu siē shqiptohen”.



    Shkruhet: vėnd

    Duhet: vend

    Sė bashku me qendėr – jo qėndėr, mendje jo mėndje; fle jo flė; qendėr jo qėndėr
    Shkruhen me e (dhe jo me ė) fjalėt ku kjo zanore ėshtė e theksuar dhe ndiqet ose ka qenė ndjekur nė tė kaluarėn nga njė bashkėtingėIlore hundore (m, n, nj). Me e shkruhen gjithashtu fjalėt e prejardhura ose tė pėrbėra tė formuara prej tyre, pavarėsisht nga lėvizja e theksit:
    (mė) dhemb, dhembje, femėr, femėrore, gjemb, e premte, rremb, shemb, shembull, shembullor, i shtrembėr, shtrembėroj, tremb, thembėr, zemėr, zemėroj etj.; argjend, argjendar, brenda, brendi, i brendshėm, mendje, mendoj, mendim, pėrmend, zėvendės, zėvendėsoj etj.; e enjte, gėshtenjė, ndenja, (i, e) ndenjur, shenjė (por shėnoj, shėnim), (i, e) shenjtė, (i, e) shtrenjtė etj.



    Shkruhet: Mirėsevini!

    Duhet: Mirė se vini!

    Mirė se erdhe! Mirė se vjen! Mirė se rrini! Mirė se ju gjeta! Mirė ardhsh! Mirė vafsh! Mirė mbetsh! Qofsh mirė! Ju bėftė mirė!”, shkruhen ndaras, jo bashkė, siē hasen zakonisht, sidomos nė institucionet arsimore, ku mėsohet gjuha shqipe. P.sh., thuajse nė tė gjitha shkollat, shohim “Mirėsevini, nxėnės tė dashur!”, e cila, sigurisht qė ėshtė shkruar gabim. Edhe nė hyrje tė shumė qyteteve, kjo shprehje gjendet e shkruar gabim: “Mirėsevini nė X qytet!”

    Kujdes! Kėto pasthirrma shkruhen bashkė vetėm kur ato kthehen nė emra, p.sh.: Pasi i uroi mirėseardhjen, e ftoi tė uleshin brenda. Fjala e mirėseardhjes. Darka (dreka) e mirėseardhjes. Nė shenjė mirėseardhjeje etj.



    Shkruhet: Qera

    Duhet: Qira

    Shumė njerėz e dinė se trajta e duhur ėshtė qera, madje ėshtė qesharake edhe kur korrigjojnė tė tjerėt kur e pėrdorin nė tė folur a tė shkruar qira. Nė fakt, kjo fjalė shkruhet me i dhe jo me e. I-ja nuk jepet me qira nė kėtė rast.



    Shkruhet: sėrisht

    Duhet: sėrish

    Sėrish hyn nė grupin e atyrė fjalėve, tė cilave u shtohen “bishta”, si, p.sh., thuhet Yzberisht, nė vend tė Yzberish apo garazhd, nė vend tė garazh (siē duket ngatėrrohet garazhi me grazhdin, shkruan Prof. Bejtja).



    Konica.al
    Kur i kulturuari hesht nga edukata,
    Injoranti mendon se e la pa fjalė.



    Bashkimi i Shqipėrisė Etnike gjindet duke ecur.... dhe JO duke pritur.
    Maybe it's not happy end? Maybe it's about the Story....

  2. #2
    Administrator fv Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    29,466
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    10
    Ka edhe te tjera
     

  3. #3
    Anėtar i Respektuar fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Aragon
    Antarėsuar nė
    Nov 2016
    Postime
    1,137
    Forca e Rrespektit
    88
    Po de po, si shqiptohen fjalet ne dialektin e PĆ«rmetit i bie kjo.

    Ka ngel tna mesojne Shqipen mizoret komunjare. Per ate jemi ngel bira e funit e kavallit ne Europe.
     

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Tema te Ngjashme

  1. Perkthimi fjale per fjale i qyteteve te botes
    Nga NeVertiti ne forum Turizmi
    Pergjigje: 6
    Postimi i Fundit: 01-05-2018, 17:09
  2. “Njerėzit me drama mund tė shkruajnė libra”
    Nga NeVertiti ne forum Letėrsia botėrore
    Pergjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-03-2018, 10:34
  3. Kristoforidhi, historia e njė fjalori tė gjuhės shqipe me 20 mijė fjalė
    Nga LeVoyageur ne forum Personalite tė shquara Shqiptare /boteror
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-12-2016, 09:05
  4. Pergjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-01-2016, 16:25
  5. Lapsa kompjuterikė qė shkruajnė leksionet
    Nga sweetzzinna ne forum Kuriozitete
    Pergjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-09-2008, 13:39

fv Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •