android
Thanks Thanks:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 3 nga 3
  1. #1
    KS - AL ethn.

    User Info Menu

    Fjalėt e njė mėsuesi pėrpara nxėnėsve tė stresuar

    Fjalėt e njė mėsuesi pėrpara nxėnėsve tė stresuar


    Kafe.jpg

    “Dikur njė mėsues la takim me disa nga nxėnėsit e tij tė mėparshėm pėr tė mėsuar se si po ia ēonin ata me jetėn e tyre. Ai kishte kohė pa i takuar ata dhe mendoi se duhet t’i takonte pėr tė folur mbi jetėn:

    - I pari tha se nuk po ia ēonte dhe aq mirė, sepse po haste nėpėr vėshtirėsi pėr t’u ngritur nė pozitė nė punėn qė bėnte.

    - I dyti tha se njė miku i tij kishte blerė njė makinė tė mirė, ndėrsa ai ndihej keq qė nuk kishte tė ardhura tė blinte edhe vetė njė makinė tė tillė.

    - Ndėrsa nė karrigen tjetėr ishte ulur njė vajzė, e cila u shpreh se dėshironte tė ndiqte njė master shkencor nė administrim biznesi nė mėnyrė qė njerėzit ta merrnin mė seriozisht kur kėrkonte punė, por nuk ia kishte dalė dot mbanė.


    Pastaj profesori ia ktheu: “Dukeni tė gjithė tė stresuar. Si thoni sikur tė bėjmė pak pushim, tė marrim disa kafe dhe ta vazhdojmė diskutimin tonė?”.
    Nxėnėsit e tij ranė dakord dhe ai solli nė tavolinė kafenė dhe disa filxhanė ēaji. Disa ishin tė thjeshtė, ndėrsa disa tė tjerė mė tė bukur.


    Nxėnėsit zgjodhėn tre filxhanėt e mėdhenj dhe tė bukur. Mėsuesi e vuri re kėtė gjė dhe ua dha njė mėsim.

    “Ju tė tre zgjodhėt filxhanėt mė tė bukur dhe mė tė shtrenjtė, duke i lėnė mėnjanė filxhanėt e thjeshtė. Ėshtė normale pėr ju tė kėrkoni mė tė mirėn pėr veten tuaj, si dhe zgjidhjen mė tė mirė pėr problemet dhe streset tuaja. Mirėpo, duhet tė kuptonit diēka. Ju dėshironit kafenė, jo bukurinė e filxhanit dhe njė filxhan i bukur nuk ia shton gjė shijen kafesė. Por vėmendja juaj u drejtua drejt bukurisė sė jashtme, nė vend tė kuptimit tė brendshėm”, u tha atyre.


    “Jeta ėshtė si njė kafe. Puna, paratė dhe pozita jonė nė shoqėri pėrfaqėsohen nga filxhanėt. Kėto janė thjesht pėrbėrės, tek tė cilėt ne bazohemi pėr tė jetuar jetėn tonė. Mirėpo cilėsia e filxhanit nuk e ndryshon dhe as e pėrcakton cilėsinė e jetės qė ne jetojmė. Ndonjėherė ne pėrqendrohemi kaq shumė tek puna, paratė dhe pozita jonė nė shoqėri, saqė harrojmė se ēfarė ka mė tepėr rėndėsi: Harrojmė esencėn, kafenė. Pra, harrojmė tė jetojmė jetėn. Duhet tė mbajmė nė mendje gjithmonė se njerėzit e suksesshėm jo gjithmonė janė tė lumtur, por njerėzit e lumtur janė gjithmonė tė suksesshėm”, shtoi ai.


    INs
    Kur i kulturuari hesht nga edukata,

    Injoranti mendon se e la pa fjalė.



    I Love Kosovo: Kosova ime, zemra ime....


    Bashkimi i Shqipėrisė Etnike gjindet duke ecur.... dhe JO duke pritur..…

  2. #2
    Kohe & Stine

    User Info Menu

    Mire do ishte te mesojme te shijojme me thellsisht shijen e gjerave te thjeshta dhe atyre qe jeta i afron per te gjithe,por syte tane shpesh duke nderruar perdet e shikimit, vlersimit ,nuk shikojme dot sic duhet.
     

  3. #3
    KS - AL ethn.

    User Info Menu


    mjafton te vleresojm gjerat ne mase te duhur.... aq edhe sa ia vlen....


    mjafton qe ka cdoher hapesire pozitive kudo qe kerkon...


    Kur i kulturuari hesht nga edukata,

    Injoranti mendon se e la pa fjalė.



    I Love Kosovo: Kosova ime, zemra ime....


    Bashkimi i Shqipėrisė Etnike gjindet duke ecur.... dhe JO duke pritur..…

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Tema te Ngjashme

  1. Pergjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-01-2018, 23:08
  2. Pergjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-09-2015, 19:52
  3. Pergjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-03-2014, 11:17
  4. Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2012, 15:01
  5. Nje femije ne dy eshte i stresuar
    Nga LeVoyageur ne forum Psikologjia
    Pergjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-11-2011, 18:27

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •