Orari i ri nė shkolla; Dy muaj mė pas, pro dhe kundėr skemės



Shkolla 9-vjeēare Edith Durham
Nga data 1 shkurt nxėnėsit e shkollave 9-vjeēare nė vend, po mėsojnė mbi njė orar tė ri mėsimor, qė dikton zhvillimin e 3 lėndėve nė 6 orė. Duke sjellė njė praktikė tė re tė organizimit tė lėndėve nė arsimin shqiptar.


Po ēfarė mendojnė nxėnėsit pėr skemėn e re, mbi 2 muaj pas zbatimit tė saj nė shkolla?

“Mė duket pak mė e vėshtirė se, po pate njė mungesė tė ikin kot 2 mėsime. Lėndėt mė duken mė tė gjata. Do preferoja mė shumė skemėn e vjetėr, sepse p.sh kemi muzikė, e kemi njė herė nė dy javė. Pėr dy javė harrohen gjerat qė kemi marrė. Duhen mėsuar dy tema pėrnjėherė, do bėhen dyfish detyra. Sistemi nuk ia ka arritur qėllimit tė tij, kemi dy herė mė shumė ngarkesė. Mėsimi bėhet monoton dhe mund tė harrohen pas dy javėsh”, janė disa prej komenteve tė nxėnėsve kundėr.

Por, skema e re 3 lėndė nė 6 orė nuk ėshtė pritur njėsoj nga tė gjithė nxėnėsit. Tė tjerė fėmijė kanė vlerėsim pozitiv.

“Tani i bėj tė gjitha dhe mė ngelet mė shumė kohė pėr tė luajtur. Mėsimi ėshtė mi thjeshtė, pėrqendrohemi vetėm nė 3 lėndė. Edhe ēantėn e kemi mė tė lehtė. Kam mė shumė kohė pėr tė bėrė mėsimet”, thonė nxėnėsit qė janė pro skemės sė re.

Po prindėrit si e shikojnė ecurinė e fėmijėve? Ata vetė, janė lehtėsuar?

“Djali ėshtė i kėnaqur, ngarkesa ėshtė mė e lehtė nė shtėpi. Jemi lehtėsuar goxha, edhe fėmijėt janė lehtėsuar goxha nga ēantat. Kur vijnė nė shtėpi thonė se janė mė tė kėnaqur”, shprehen disa prej prindėrve.

Ai qė nuk dihet ende ėshtė qėndrimi i mėsuesve, tė cilėve iu ėshtė dashur tė ribėjnė orarin mėsimor, megjithėse nė mes tė vitit shkollor. E sigurt ėshtė qė brenda kėtij muaji ata do tė dorėzojnė nė ministrinė e Arsimit, rezultatet e para tė zbatimit tė skemės sė re, njė nga mė tė kontestuarat nė arsim.

Top Channel