Tė huajt pastrojnė plazhin e Durrėsit, thirrja nė rrjetet sociale



Kristina ėshtė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe jeton e punon prej 3 vitesh nė Durrės. Kėtė tė dielė ajo dhe vajza e saj iu bashkuan thirrjes qytetare pėr tė pastruar plazhet e Durrėsit.

“Plazhet duhet tė pastrohen. Janė plot me plastikė, mbetje urbane dhe spitalore. Ne tė gjithė kemi nevojė pėr plazhe tė pastra e pėr tė shijuar qėndrimin kėtu”, thotė Christine Loop.

Tė rinjtė dhe qytetarėt te angazhuar nė problemet e komunitetit janė gjithnjė e mė tė pakėt, por shembujt pozitivė nuk mungojnė dhe ftojnė pėr mė shumė pėrfshirje nė mbrojtje tė ambjentit dhe pėr njė turizėm cilėsor nė bregdet.

“Jemi nė plazhin e Currilave, njė nga plazhet mė tė frekuentuara nga durrsakėt, po gjendja ėshtė kėshtu. Jemi ndarė nė disa grupe dhe i ftoj tė gjithė tė angazhohen. Ta nisin nga lagjja e tyre pėr tė pastruar plazhet tona dhe jo vetėm”, shprehet Anna Nina, banore e Durrėsit.

E njohur si vajza e velave nė Durrės, Anna Ninės iu bashkuan nė kėtė nismė tė ndėrmarrė nė rrjetet sociale edhe shume tė tjerė, pėrfshirė fėmijė qė u bėnė pjesė e pastrimit tė plazhit tė Currilave, duke larguar prej aty shumė thasė me plastikė dhe mbetje tė tjera.

Sezoni turistik ėshtė afėr dhe plazhi i Durrėsit nuk ėshtė gati pėr tė pritur turistėt, tė paktėn nė gjendjen e tanishme.
(gazeta-Shqip.com)