Skandali i azilantėve, 18 mijė pranime do tė verifikohen sėrish



Thellohet skandali me aprovimet e kėrkesave pėr azil tė aprovuara nė mėnyrė tė jashtėligjshme nga Zyra Federale pėr Refugjatėt dhe Emigrantėt nė Gjermani.

Ministria e Brendshme nė kėtė vend do tė rishikojė 18 mijė aplikimet e pranuara nga Zyra Rajonale e Bremenit.

Drejtuesit e saj janė vėnė nė qendėr tė skandalit tė madh, pasi muajin e kaluar u konstatuan parregullsi nė tė paktėn 1 200 kėrkesa tė pranuara pėr azil.

Bėhet fjalė pėr aplikime tė bėra nga azilkėrkues qė hynė nė Gjermani me valėt masive tė refugjatėve dhe emigrantėve tė viteve 2013-2016. Ekspertėt e Ministrisė sė Brendshme gjermane dyshojnė se nė skandal janė pėrfshirė 70 punonjės tė zyrės sė Bremenit.

Nė kėmbim tė ryshfetit, ata mėsohet se kanė manipuluar tė dhėnat e azilkėrkuesve qė nuk i plotėsonin kushtet. Shumė azilkėrkues nga vende qė konsiderohen tė sigurta janė paraqitur si sirianė me dokumente tė falsifikuar, pėr tė pėrfituar strehim nė Gjermani, shkruan Tv klan.

Mbi 80 mijė aplikime janė ende nė shqyrtim. Skandali ēoi nė dorėheqjen e drejtueses sė zyrės sė Bremenit. Ndėrsa Ministri i Brendshėm Horst Zehofer, kundėrshtar i hershėm i politikės sė dyerve tė hapura pėr refugjatėt tė aleates sė tij politike, kancelares Merkel, tha se do i shkojė deri nė fund zbulimit tė abuzimeve me statuset e azilantėve nė tė gjithė Gjermaninė. /albeu.com/