Gjermania na merr 4.500 infermierė! 2.500 nė punė, 2.000 po aplikojnė

pagat.jpg

Prej rreth dy vitesh, mjekėt dhe infermierėt shqiptarė janė masivisht me sy e veshė nga Gjermania. Shoqata e Infermierėve deklaron shifra alarmante pėr mjekėt e larguar dhe veēanėrisht pėr ata qė presin tė ikin.

“Nė Gjermani kanė ikur rreth 2.500 infermierė aktualisht, qė nga koha e portalit. Gjithashtu ne kemi informacion se rreth 2.000 tė tjerė janė nė proces pėr tė ikur. 2.500 janė qė nga janari deri nė qershor. Shumica e tyre janė profesionistė qė kanė vite punė, nuk ėshtė se janė tė sapodiplomuar. Profilet qė kėrkohen mė tepėr janė kujdesi nė familje, nė spitalet gereatrike, qė e ka mė tė theksuar Gjermania, Pediatria dhe Reanimacioni”, thotė Elson Jaēaj, president i Shoqatės sė Infermierėve.

Pėr Shoqatėn e Infermierėve, problemi me kėta profesionistė nis qė nė universitet. Nė Shqipėri numėrohen mbi 10 fakultete, ku secili ofron 300 kuota pranimi, pra 3.000 tė diplomuar pėr infermier nė vit, ndėrkohė qė portali ofron punė vetėm pėr 400 infermierė. Por, shkaktarėt kryesorė qė i detyrojnė infermierėt tė ikin janė tė tjera:

“I gjithė personeli shėndetėsor, jo vetėm infermierėt, kanė njė stres shumė tė madh aty ku punojnė. Flas tė paktėn pėr QSUT-nė ku unė punoj. Infermieri bėn shumė punė, bėn punėn e psikologut, tė recepsionistit, tė sekretarit, sepse duhet t’i shėrbejė pacientit, duhet tė hape kartelėn qė ėshtė punė e mjekut, ta regjistrojė nė sistem qė ėshtė punė e njė sekretari dhe e gjithė barra bie mbi infermierin. Sė fundmi privati ka filluar tė ulė pagat, i merr infermierėt nė provė 3 muaj. Kur baza nė Shqipėri ėshtė 40 mijė lekė pėr infermierėt dhe rreth 65, 70 mijė pėr mjekėt, jashtė paga minimale ėshtė ėshtė 1.800 euro pėr infermierėt dhe 2.800 apo 3.000 euro pėr mjekėt”, shprehet mė tej Elson Jaēaj.

Infermierėt dhe mjekėt shqiptarė ikin pėr njė punė mė dinjitoze pėr veten, por lėnė pas pikėpyetje tė mėdha pėr shėndetėsinė qė na pret nesėr.

“Nuk e di ku do jemi pas disa muajsh, jo kohėsh. Nėse me kėtė ritėm tė gjithė do tė largohen, kush do tė ngelet kėtu? Sa profesionistė do tė jenė dhe si do tė jetė shėrbimi shėndetėsor nė vend?”, deklaron Jaēaj.
(gazeta-Shqip.com)