Shqiptar te Bashkuar
android
Duke shikuar rezultatet 1 ne 3 nga 3
  1. #1
    Kohe & Stine fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    38,877
    Blog Entries
    7
    Forca e Rrespektit
    11778

    Mesazhi i njė babai pėr vajzėn, qė e rriti i vetėm, nė ditėlindjen e saj. Thjesht fan

    Mesazhi i njė babai pėr vajzėn, qė e rriti i vetėm, nė ditėlindjen e saj. Thjesht fantastik. Duhet ta lexoni

    mesazhi-640x476.jpg

    “Nuk dua tė harrosh asnjėherė se sa shumė tė dua. Ne prindėrit shqiptarė jemi disi tė ftohtė si natyrė. Nuk i shprehim hapur ndjenjat qė kemi brenda nesh. Mendojmė se fėmijėt tanė e kuptojnė vetė dashurinė e fortė qė ne kemi pėr ta, por harrojmė se kur ndodhin keqkuptime dhe nuk i themi gjithė gjėrat qė mendojmė, dyshimet dhe pasiguritė mund tė lindin si tek ne, edhe tek fėmijėt tanė.
    Unė nuk dua qė ti tė ndihesh e pasigurtė. Pasigurive qė shoqėruan fėmijėrinė dhe adoleshencėn tėnde pa njė nėnė pėrkrah, u ka ardhur fundi me kohė. Dua qė kėto fjalė t’i kujtosh gjithmonė, sepse do tė jenė pėrherė aktuale dhe nuk do tė ndryshojnė asnjėherė. Ti je personi mė me vlerė nė jetėn time. Dua tė tė dėgjoj tė qeshėsh dhe tė tė shoh tė buzėqeshėsh. Jam krenar pėr personin qė ti je shndėrruar dhe pavarėsisht se ēfarė ndodh nė jetėn tėnde, unė besoj se ti do tė bėsh zgjedhjet e duhura.

    Nga dita kur nėna jote u nda nga jeta, mė dukej detyra mė e vėshtirė tė tė rrisja ty. Ti ishe vetėm dy vjeēe dhe unė duhet tė merrja pėrsipėr ēdo detyrė tė saj dhe ta vija nė praktikė me ty. Ti qaje shumė. Ndoshta nuk tė pėlqenin gjėrat qė gatuaja unė dhe nuk doje t’i haje. Qaje kur unė tė ushqeja. Pastaj u rrite dhe fillove tė bėheshe dalėngadalė njė vajzė e pavarur. Gatuaje vetė. I bėje vetė punėt e shtėpisė, ndėrkohė qė edhe mua mė bėje krenar me rezultatet e larta nė shkollė. U rrite dhe fillove tė mė shėrbeje mua pėr tė gjitha herėt qė unė isha kujdesur pėr ty. Je kujdesur pėr shtėpinė tonė dhe nuk i lije pas mėsimet e tua. U rrite dhe i mendoje mirė gjėrat qė bėje.

    Tashmė je njė vajzė plotėsisht e pavarur, e diplomuar dhe e punėsuar nė punėn qė pėrherė e ėndėrroje ta bėje. Ēfarė mund tė kėrkoj unė mė shumė si njė prind? Ēfarė mund tė kėrkojė ēdo prind mė tepėr se sa qė fėmijėt e tij tė rriten tė edukuar, tė kulturuar dhe tė pėrgjegjshėm?

    Vlera e njė prindi duket nė mėnyrėn se si i rrit fėmijėt e vet. Ndoshta me ty unė edhe kam gabuar diku. Ndoshta jam treguar edhe i ashpėr ndonjėherė, por dije se kurrė nuk e kam bėrė pėr tė keqen tėnde. Doja tė tė shihja kėshtu siē je tani. Njė femėr e aftė t’ia dalė mbanė e vetme pėrpara ēdo sfide nė jetė.

    Mos mendo se duke tė quajtur e rritur dhe e pavarur, nuk do tė kujdesem pėr ty. Do ta bėj pėrherė. Pėrherė do tė kujdesem, sepse ti do tė mbetesh gjithmonė e vogla ime. Gjithmonė do tė mė duket sikur do tė kesh nevojė pėr ndihmėn dhe kėshillat e mia nė jetė. Unė s’do ta lejoj asnjė qė tė tė lėndojė, sepse tė kam rritur me plot vuajtje dhe sakrifica, si ēdo prind shqiptar me fėmijėt e vet. Nuk dua tė shoh nė krahėt e dikujt qė do tė lėndojė, sepse ti meriton gjėrat mė tė mira nė jetė.

    Babi tė uron mijėra vite tė tjera me shėndet, lumturi dhe shumė suksese nė jetė! Bija ime e vogėl, kurrė mos e harro sa tė dua dhe se pėrherė do tė kujdesem pėr ty. Pėrherė do mė kesh pranė vetes. Uroj qė vitet tė mos na ndajnė kurrė! Edhe 100!” / bota.al
     

  2. #2
    >> << fv Avatari i Violetta
    Antarėsuar nė
    May 2011
    Postime
    7,128
    Forca e Rrespektit
    1500
    kjo ishte tema me e embel dhe me e bukur qe kam lexuar deri tani.


    edhe per mua, babai im eshte njeriu me i dashur ne bote. Gjithqka cfare deshiroja kisha nga ai, por edhe rregulla/dicipline shum.

    Nenen e kisha, por isha mesuar te vrapoj perher pas babait, qekur e vogel dhe tani edhe sot permbaj karakteret e tij teresisht.
    Mos ndrysho pėr tiu pelqyer tė tjerėve,
    ngase kush stė pėlqen kėshtu,
    nuk tė meriton as ashtu.

    Mua nuk mė trondit fuqia-shkatėrruese e njė bombe,
    por fuqia-eksplozuese e zemrave njerėzore pėr keq.



    Bashkimi i Shqipėrisė Etnike gjindet duke ecur.... dhe JO duke pritur.
    Maybe it's not happy end? Maybe it's about the Story....

  3. #3
    Moderatorė fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Passion
    Antarėsuar nė
    May 2010
    Postime
    9,180
    Forca e Rrespektit
    4529
    Dikur jashte Shqiperise ne pune njoha nje djale nga Erseka i cili ish babai i tre femijeve.

    I martuar me nje vajze nga Polonia,e me pas ishin divorcuar.

    Pas disa seancave gjyqesore qe kishin kryer,gjyqtaret kishin vendos qe femijte do ti mbante i ati.
    Kish dy djem,e nje vajze.
    Sa here i shihja ta kepusnin shpirtin si nje dege te thate ne nje peme.
    S'kam pare ne jeten time te tille prind.
    Djali i madh e ndihmonte ne profesionin e tij,e lodhej tejmase.
    Femije te dobet,te gjate,te thate,por me nje buzeqeshje si te skalitur ne fytyre.
    E pata ftuar asokohe shpeshhere per kafe,e pata dal e per te ngrene.
    Me shtepi ishin ne kryeqytet te atij vendi,por arsyeja e pune e hodhi nje sezon te vinte aty.
    Dinte tre gjuhe te huaja,e inteligjent djale,por jeta,,,,,,vjen!

    Ne mengjes e shikoja koken jo te krehur vajzes kur ngrihej ,e vishte c'gjente aty,se i ati ngrihej heret.

    Kish tre vite qe jetonte me femijte pa ndihmen e kujt.

    Ajo si me e vogla qe Kkish vec 8 vite,i rrinte vec ne kraharor te atit.

    Dy djemt me te medhenj absolute ne mesime.

    Ne jeten time une kam pare nje baba HERO!
    Unė nuk jam njė trashgimtar,por njė paraardhės.
    N B

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

fv Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •