RUGOVA DHE DEMAĒI, KĖTA VĖLLEZĖR SIAMEZ

dema-768x579.jpg


Nga Fadil LEPAJA

Afėr njėri tjetrit, vetėm disa metra larg, sot pushojnė tė qetė, nė tokėn e Kosovės, dy vigan tė cilėt pėr shkak tė dilemave historike pėr rrugėn qė duhet ndjekur populli ynė, kishin shprehur shpeshherė edhe mospajtime publike mes vete. Kjo kishte prodhuar pastaj emocione tė fuqishme ndėr aktivistėt dhe qytetarėt me pasoja serioze, nganjėherė deri edhe konfrontime politike.

Mospajtimet, publikisht, kryesisht i kishte shprehur Adem Demaēi, sepse Rugova kishte preferuar gjithnjė tė mos polemizoj dhe tė ndjek njė rrugė tė veten, pa komentuar shumė, pėrpos konferencave tė rregullta tė premten ku ai shprehej pėr rrugėn qė duhej ndjekur.

Dikush do tė mė shaj edhe pėr renditjen. Do tė thonė si Rugova pėrpara Demaēit, e dikush mbase edhe do tė e pėlqej kėtė. Sido qė ta marrėsh, angazhimi i tyre intelektual dhe politik, pėr tė artikuluar, orientuar dhe udhėhequr popullin solli rezultatet qė i kemi sot. Pas tyre ishte rreshtuar njė armatė e tėrė intelektualėsh, veprimtarėsh, pa dyshim atdhetarėsh tė vėrtetė, tė cilėt jo gjithnjė mendonin njėjtė, por mendonin mė tė mirėn pėr Kosovėn dhe pėr veten.

Kosova ende nuk ėshtė ashtu si e kanė ėndėrruar, por gjithsesi ėshtė mė mirė se kurrė mė parė, dhe mė afėr vizionit tė kėtyre dy burrave tė mėdhenj tė kombit. Pėr arsye tė pėrfitimeve politike dhe pėr interesa tė huaja, ende ka pėrpjekje pėr tė vazhduar polemikėn mes tyre, madje edhe pėr tė mbajtur njėlloj nė mos konflikti atėherė gjithsesi njėfar “lufte tė ftohtė” nė mes tė ashtuquajturės vijė tė luftės dhe lėvizjes paqėsore. Kjo, pa dyshim paraqet agjendė serbe, dhe bėhet pėr tė penguar pėrmbushjen e asaj pėr ēka luftuan edhe njėri edhe tjetri.

Kėndezėve politik, lokal e nacional, do tė u tingėlloi pak a shumė si njė blasfemi, por ata pėrfundimisht nuk ishin personalitete tė pėrmasave lokale dhe nuk mund tė maten me arshinin e tyre, pra edhe nuk duhet shqetėsuar pėr garėn primitive se cili ishte mė i madh, apo cili ishte mė meritor, garė kjo qė ende zhvillohet nėpėr kafene lokale, por edhe nėpėr media nacionale me mendėsinė e njėjtė.

Ne, sot, kur ata nuk janė mė nė mes nesh, duhet parė kontributin e madh dhe tė pėrbashkėt tė kėtyre burrave tė cilėt pavarėsisht fjalėve tė rėnda nė ēaste tė dilemave tė mėdha historike, prapė se prapė bashkė e sollėn rrotėn e madhe tė fatit kolektiv tė popullit tonė. Tė vihet nė pikėpyetje angazhimi i tyre i sinqertė pėr lirinė, ėshtė ēmenduri dhe hipokrizi e llojit tė vet.

Nė vitin 1990, pėrmes kanaleve konspirative, njė grup i tė burgosurve politik nga burgu i Zenicės, nė Bosnjė dhe Hercegovinė, i kishim dėrguar njė letėr Ibrahim Rugovės, asokohe kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Aty shprehnim pėrkrahjen tonė tė plotė dhe e trimėronim tė artikulonte edhe mė qartė synimet politike dhe kombėtare tė kėsaj lėvizjeje gjithė popullore, e ēlirimtare, e cila po nxirrte nė sipėrfaqe tėrė energjinė dhe vullnetin e shqiptarėve tė Kosovės pėr liri.

Nga konferenca e rregullta pėr shtyp, tė premten, nga selia e Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės. Rugova ishte pėrgjigjur krejtėsisht sinqertė dhe modest, si dinte tė ishte vetėm ai. Pasi i kishte pėrshėndetur, tė burgosurit politik shqiptarė nė burgun e Zenicės, ai na siguronte se po punon shumė seriozisht, lidhur me rekomandimet nga letra e jonė. Kėtė pėrgjigje ne lexuam nė gazetėn kryesore boshnjake, asokohe dhe me gėzim tė madh, kėtė lėvizje demokratike po e njihnim si vazhdim tė punės tonė dhe shumė gjeneratave para nesh.

Mund tė burgoseshin aktivistė dhe pjesėtarė tė organizatave konspirative, patriotike, por nuk mund tė burgosej njė popull i tėrė dhe kjo lėvizje popullore e demokratike qė po lindte prej inteligjencės shqiptare, po e vėrtetonte kėtė. Vetė organizimi shtetėror dhe politik i shqiptarėve, asokohe ishte produkt i leximit tė menēur tė pėrvojės historike tė shqiptarėve gjatė shekujve, nga ana e Ibrahim Rugovės dhe bashkėpunėtorėve, dhe aplikim i kėsaj pėrvoje, tė jetės paralele me pushtuesin, tė kombinuar me rezistencėn paqėsore aktive, me theks nė ndėrkombėtarizimin e ēėshtjes shqiptare, paraqet kontributin e tij madhor dhe njėherėsh formulėn pėr ndėrkombėtarizimin e ēėshtjes shqiptare tė Kosovės, tė cilėn deri atėherė, lėvizja jonė konspirative nuk po arrinte ta gjente dhe as tė e bėnte, as pėrkundėr sakrificave tė mėdha.

Demaēi duke e parė energjinė tė cilėn e kishte nxjerrė nė sipėrfaqe kjo lėvizje, do tė bėhej pjesė e sajė, nė formėn mė origjinale, duke qenė korrektuesi i saj, kur ajo kishte momentet e sajė tė lodhjes apo mungesės sė kurajės.

Fjala e Ibrahim Rugovės nė pritjen qė Shoqata e Shkrimtarėve tė Kosovės, qė i organizoi Adem Demaēit pas daljes sė tij nga burgu, tregon pėr kėtė respekt dhe dashuri tė thellė, njerėzore, intelektuale tė z. Rugova pėr gjithė ata mijėra e mijėra njerėz qė ishin burgosur, pėr tė njėjtat ideale sikurse edhe ato tė lėvizjes sė re demokratike. Loja e vazhdueshme e pushtuesve serb asokohe, e besa edhe sot, ishte tė luaj nė kėtė letėr tė pėrēarjes dhe armiqėsimit, tė qytetarėve tė Kosovės, duke futur idenė e hakmarrjes pėr tė kaluarėn, dhe duke futur frikėn pėr tė ardhmen nė rast se kjo apo ajo vijė, qė vazhdonin tė mbaheshin artificialisht, do tė fitonte.

Rugova, e kishte kuptuar, ashtu si do ta kuptonte edhe Demaēi, se pa pėrkrahjen ndėrkombėtare, shqiptarėt nuk kanė fuqi edhe pėr njė kohė tė gjatė tė ēlirohen nga aleanca historike ruso-serbe. Pa bashkimin e brendshėm, i cili po qonte sinjale tė fuqishme drejt botės, nuk do tė kishte rezultatet qė i solli kjo lėvizje nė tė cilėn u bashkuan tė gjithė qė e donin lirinė e Kosovės.

Pra, Rugova dhe Demaēi, janė vėllezėrit sijamez tė luftės tonė pėr ēlirim, tė cilėt nuk arrinin tė ndaheshin as kur kjo bėhej e dhimbshme pėr shkak tė lėvizjeve nė drejtime tė ndryshme.

Gjeneratat e reja, e kanė kuptuar kėtė dhe janė indiferent ndaj thirrjeve pėr luftė tė brendshme dhe hakmarrje qė trumpetojnė kėndezėt politik, mbi plehun e tyre tė vogėl. Edhe njė kohė do tė ketė nga ata qė do tė pėrkulur para njėrės pllakė varri, duke parė shtrembėr tjetrėn, por e gjithė kjo do tė mbetet vetėm refleks individual ndėrkohė qė dilemat historike qė i ngritėn Rugova dhe Demaēi tashmė po pėrmbyllen, ngadalė por sigurt, dhe jo gjithnjė pa dhembje.


(gazeta-Shqip.com)