Van Gogh, historia e dashurisė me njė prostitutė



Njė nga historitė mė tė bukura e dramatike tė dashurisė sė Van Gogh ėshtė ajo me prostitutėn Sien Hornik. Ai e takoi atė kur ishte shtatzėnė dhe i kėrkoi tė bėhej modele pėr pikturat e tij. Nė studion e artistit Sien hyri me trishtimin e njė gruaje pa njė zgjedhje pėr jetėn, e do tė dilte prej andej e dashuruar.

Fillimisht ai i propozoi asaj tė ishte ndihmėsja e tij, por do tė tėrhiqet nga heshtja e gruas dhe nis tė jetojė me tė. Kur fėmija i saj vjen nė jetė Vincent merr njė banesė mė tė madhe pėr tė jetuar Sien bashkė me fėmijėn. Duket se paqja qė i jep kjo grua e bėn artistin tė mendojė martesėn. Por njerėzit dhe familja e tij nuk mund ta lejonin tė bėnte njė veprim tė tillė.

Tė njėjtėn gjė bėjnė dhe familja e Sienit tė cilėt mendojnė se ai po e shfrytėzon dhe nuk do tė martohet kurrė me tė ndaj pėrpiqet ta kthejė atė kundėr tij. Atėherė Van Gogh i propozon asaj tė largohen nga vendi ku jetojnė dhe tė shkojnė diku tjetėr ku tė jenė tė lirė, por ajo nuk pranon. Pas ikjes sė Vincent jeta e Sien do tė zhytet nė depresion.

Janė tė njohura pikturat qė ai I bėri asaj, ku ndjehet dashuria e njė burri ravijėzuar kudo. Ajo mbeti njė nga pasionet e tij tė pėrhershme, fytyrėn e sė cilės u pėrpoq ta vizatonte nė ēdo pikturė. “Dashuria ėshtė e pėrjetshme – aspekti mund tė ndryshojė, por jo esenca.

Ekziston dallimi i njėjtė tek njė person para dhe pasi tė dashurohet, ashtu sikur njė llamb e fikur dhe njė qė ėshtė e ndezur. Llamba ishte aty dhe ishte njė llambė e mirė, por tani shpėrndan edhe dritė dhe ky ėshtė funksioni real i saj. Edhe dashuria e bėn njeriun mė tė qetė pėr shumė gjėra, e nė kėtė mėnyrė, dikush bėhet mė i pėrshtatshėm pėr punėn e vet”, shprehej Van Gogh.