Heronjtė e kohėve moderne, dy mėsues ndėrtojnė vetė shkollėn

don.jpg

Donald Dervishi dhe Borsion Spaho janė heronj tė kohėve moderne! Ata janė tė dy mėsues, ndėrsa ėndrrėn tyre e kanė bėrė realitet sė fundmi duke ndėrtuar vetė shkollėn nė zonėn e Vėndresh Mal, nė Skrapar.

Njė vit mė parė, dy mėsuesit morėn pjesėn nė programin “100 milionė” nė Top Channel, ku dolėn fitues tė 2.5 milionė lekėve tė vjetra, ndėrsa arritėn tė grumbullojnė edhe rreth 10 mijė dollarė si dhe materiale tė dhuruara nga kompani tė ndryshme, por edhe individė.
Falė kėtyre donacioneve dhe parave tė fituara nė “100 milionė”, ata bėnė tė mundur realizimin e ėndrrės sė tyre duke e pėrfunduar sė ndėrtuari shkollėn nė kėtė fshat. Tashmė Donaldi ėshtė edhe drejtor i saj.

Ata ishin tė ftuar ditėn e sotme nė “Ftesė nė 5” nė Top Channel ku rrėfyen aventurėn e tyre.

Ndėrsa jemi nė prag tė nisjes sė vitit tė ri shkollor, fshati i Skraparit tashmė ėshtė bėrė me njė shkollė tė re, ndėrsa drejtori i saj Donald Dervishi ka edhe njė mesazh pėr tė gjithė mėsuesit nė vend.

“Edhe mėsuesit e kolegėt tanė nė Shqipėri, duhet t’i shohin gjėrat mė ndryshe. Mėsues nuk quhesh se ke marrė njė diplomė, apo do marrėsh rrogėn nė fund tė muajit, por ke njė mision mė tė gjerė, duhet tė arrish qė nxėnėsit t’i bėsh dikushin nė jetė”, u shpreh Donaldi.