7 grupe kriminale kontrabanduan 300 shqiptarė nė Britani, SHBA, Kanada



Pėrgjatė natės sė kaluar dhe gjatė orėve tė para tė mėngjesit ėshtė pėrmbyllur pjesa e dytė e Mega – Operacionit tė koduar “One If By Land”, nė kuadėr tė goditjes sė kontrabandimit tė personave me qėllim emigrimin drejt SHBA-sė, Kanadasė dhe Mbretėrisė sė Bashkuar.

I gjithė hetimi i zhvilluar me metoda speciale nga Policia e Shtetit, nėn drejtimin e Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda, ka zgjatur disa muaj. Nė datėn 17 mars 2018 u finalizua me sukses pjesa kryesore e kėtij operacioni ku u arrestuan 39 persona.

Ndėrkohė hetimi intensiv ka vazhduar edhe gjatė kėsaj periudhe nė koordinim me Agjentėt Special tė Shėrbimit Diplomatik tė Sigurisė tė Departamentit tė Shtetit nė SHBA, qė janė atashuar nė Tiranė, dhe qė kanė asistuar nė zhvillimin e hetimeve dhe realizimin e kėtij operacioni. Nė lidhje me goditjen e grupit tė strukturuar kriminal, i cili ka ushtruar veprimtarinė e paligjshme, pėr njė kohė tė gjatė, nė drejtim tė ”Dhėnies ndihmė pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit” dhe “Grup tė strukturuar kriminal” nėpėrmjet falsifikimit tė dokumenteve”, vepėr penale kjo e parashikuar nga nenet 298/a, 333 tė Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore tė kryera rezulton se 7 grupe tė strukturuara kriminale, tė cilat operonin nė Shqipėri, Bullgari, Spanjė, Francė, Republikėn Domenikane, Itali, Mbretėri e Bashkuar, SHBA, Kanada, kanė mundėsuar kontrabandimin e mbi 300 personave (shtetas shqiptarė) nė drejtim tė vendeve si Mbretėrisė sė Bashkuar, SHBA-sė dhe Kanadasė.

Pėr ēdo person paguhej nga 7000 paund pėr nė Mbretėrinė e Bashkuar dhe nga 25 000 – 30 000 dollarė pėr nė SHBA dhe Kanada. Pjesėtarėt e kėtyre grupeve kriminale pėrmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarė tė interesuar pėr tė emigruar nė mėnyrė tė paligjshme drejt vendeve tė mėsipėrme, duke falsifikuar dokumente udhėtimi dhe identiteti tė vendeve tė BE-sė.

Ata pėrdornin iteneraret :Shqipėri-Itali-Mbretėri e Bashkuar; Shqipėri-Francė- Mbretėri e Bashkuar; Shqipėri-Bullgari- Belgjikė – Republika Domenikane-SHBA/Kanada – Shqipėri-Spanjė- Amerika Latine-SHBA/Kanada.

Lidhur me provat dhe faktet e grumbulluara gjatė hetimit me metoda speciale nga hetimi, Prokuroria pėr Krimet e Rėnda Tiranė, pas ekzekutimit tė 39 masave tė sigurimit personal arrest nė burg nga Policia e Shtetit nė bashkėpunim dhe me shėrbimet e policisė gjyqėsore, por dhe partnerėt qė mbėshtesin kėtė operacion ka urdhėruar shpalljen nė kėrkim ndėrkombėtar pėr 12 shtetas shqiptarė dhe tė huaj.

Ndėrkohė pas vijimeve tė hetimit, nga bashkėpunimi midis SHĒBA, Oficerė tė Departamentit tė Policisė Kriminale dhe tė Institutit tė Policisė Shkencore, ėshtė bėrė e mundur qė tė identifikohen dhe mė pas tė arrestohen nė datėn 28 shtator 2018 si bashkėpunėtor nė kėtė grup tė strukturuar kriminal 2 punonjės policie me detyrė kontrollor (roje kufitarė nė PKK Rinas si dhe njė agjent i kompanisė ICTS nė aeroportin e Rinasit.

Mė konkretisht janė arrestuar me vendim tė Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda, punonjėsit e policisė : 1. Almir DODA, lindur nė Mirditė dhe banues nė Tiranė, pėr veprat penale tė “ Ndihmės pėr kalim tė paligjshėm tė kufijve” kryer nė formėn e grupit tė strukturuar kriminal. 2. Edmond Llaēini, pėr kryerjen e veprave penale tė “ Ndihmės pėr kalim tė paligjshėm tė kufijve” kryer nė formėn e grupit tė strukturuar kriminal.

Ndėrkohė si rrjedhojė e hetimit intensivė dhe bashkėpunimit ndėrkombėtar me kėrkesė tė Prokurorisė pėr Krime tė Rėnda, Gjykata e Shkallės sė Parė pėr Krime tė Rėnda ka nxjerrė masėn e sigurimit “Arrest nė burg” pėr 5 shtetas maqedonas, si dhe 1 shtetas shqiptar qė ėshtė punonjės pranė Kompanisė Security tė Aeroportit “Nėnė Terza” tė Rinasit dhe konkretisht : 1- B.V., lindur e banues nė Maqedoni, 2- A.D., lindur e banues nė Strugė-Maqedoni 3- G.D., lindur e banues Strugė –Maqedoni 4. Z.D., lindur e banues nė Strugė-Maqedoni 5- I.M., lindur e banues nė Ohėr-Maqedoni 6- E.S, lindur nė Durrės dhe banues nė Tiranė Nga hetimet e deritanishme rezulton se kėta shtetas kishin role drejtuese nė kėtė grup tė strukturuar kriminal.

Policia e Shtetit ka marrė tė gjitha masat ligjore dhe po bashkėpunohet me homologėt tanė, pėr ekzekutimin e kėtyre masave tė sigurimit personal pėr kėta shtetas.


(gazeta-Shqip.com)