Nėntė qytete alternative pėr njė udhėtim me kosto tė ulėt (FOTO)

Nga qyteti anglez Bristol nė Rethymno tė Kretės. Dhe Olomouc, nė Republikėn Ēeke, ėshtė njė ndėr mė tė pėrshtatshmit

Duke arkivuar pushimet verore dhe duke pritur pushimet e ardhshme tė Krishtlindjeve, shumė njerėz po luftojnė me planifikimin e udhėtimit tjetėr, e ku ka mė mirė sesa me njė buxhet tė kufizuar. Ja disa kėshilla. Pėr tė ndihmuar udhėtarėt nė dilemėn e zgjedhjes sė destinacionit ideal, platforma digjitale momondo ka analizuar tė dhėnat e saj dhe ka pėrpiluar njė listė tė nėntė qyteteve interesante, tė bukura, tė gjalla dhe mbi tė gjitha alternative pėr metropolet e mėdha europiane, tė afta pėr tė ofruar njė eksperiencė unike udhėtimi, nė njė atmosferė mė tė relaksuar dhe me ēmime tė reduktuara ndjeshėm, duke kursyer deri nė 34% nė strehim.







Bristol dhe Utrecht – Kontinenti i Vjetėr ėshtė i mbushur me perla tė vogla, tė pasura me histori, kulturė dhe shije pėr tė zbuluar, tė afta pėr tė pushtuar edhe udhėtarėt mė kėrkues. Por, cilat prej tyre duhet tė zgjedhim pėr tė kursyer sa mė shumė para? Sipas analizės sė momondo nė Mbretėrinė e Bashkuar dhe Holandė qytetet mė tė pėrshtatshme janė respektivisht Bristol dhe Utrecht, tė cilat lejojnė kursime prej 20 dhe 25 pėr qind nė krahasim me Londrėn dhe Amsterdamin mė tė popullarizuar. Bristol ėshtė pa dyshim interesant, me vende qė variojnė nga modernizmi i Republikės Popullore tė Stokes Croft nė historikun e Urės Clifton. Ndėrsa, ata qė duan bukurinė e qyteteve nė kanale, Utrecht ėshtė njė konkurrent i denjė i kryeqytetit holandez, si pėr plazhet e qytetit ku mund tė shijoni njė pije, ashtu edhe pėr qytetin interesant tė vjetėr, i cili ju lejon tė zhyteni nė tė kaluarėn e tij pėrmes kullės sė gotike Dom dhe rrethit tė muzeve.

Mė e leverdishmja nė Republikėn Ēeke
– Destinacioni alternativ me tė vėrtetė i arritshėm pėr ēdo buxhet ėshtė Olomouc – nė Moravia, Republika Ēeke – me njė mesatare prej vetėm 53 € pėr njė natė pėr qėndrimin nė hotel. Ky qytet ofron vepra arkitektonike spektakolare dhe gjithė gjallėrinė e njė qyteti universitar, sė bashku me disa bare dhe birrari tė vogla artizanale.

Qytete tė tjera tė bukura dhe ekonomike – Sė fundi, destinacionet europiane, ku mund tė kurseni mė shumė para nė krahasim me “motrat” mė tė famshme janė Trogir nė Kroaci, pranė Splitit, Nantes francez dhe Sevilja spanjolle, tė cilat krahasuar me Dubrovnikun, Parisin dhe Barcelonėn ofrojnė norma mesatare hoteliere pėrkatėsisht 34%, 32% dhe 30% mė tė ulėt. Por ėshtė edhe qyteti i lavdishėm i Leipzigut nė Gjermani, Evora nė Portugali dhe pėr ata qė e duan Kretėn kėtu ėshtė Retimo (Rethymno), po aq e bukur dhe intriguese sa Chania e famshme.

16 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)