Shqiptar te Bashkuar
android
Thanks Thanks:  0
Likes Likes:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 2 nga 2
  1. #1
    Kohe & Stine fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    40,221
    Blog Entries
    8
    Forca e Rrespektit
    11799

    Kjo ėshtė domethėnia e shqiponjės dykrenore nė flamurin shqiptar

    Kjo ėshtė domethėnia e shqiponjės dykrenore nė flamurin shqiptar

    10615541_673399006087147_5194537898986466148_n-640x640.jpg

    Flamuri i Shqipėrisė pėrveē qė ėshtė shumė i vjetėr vlerėsohet si njėri ndėr mė tė bukurit nė mbarė botėn.



    Por, cila ėshtė domethėnia e kėtij flamuri, e ngjyrave kuqezi, e shqiponjės dykrenore?

    Pėrgjigje nė kėto pyetje jep historiani Muhamet Mala, i cili thotė se pėrdorimi i shqiponjės si simbol nė jetėn politike por edhe atė fetare, i ka fillet qysh herėt nė histori. Sipas tij, shqiponja nė vete ngėrthen shumė elemente fisnike, ēka e ka bėrė atė simbol tė adhuruar.

    “Qysh herėt nė histori ėshtė pėrdorur shqiponja nė jetėn politike e fetare, tek kjo e fundit tek besimet pagane. Shqiponja nė vete ngėrthente shumė elemente fisnike. Ajo paraqiste krenarinė, lirinė e forcėn. Nė kohėt antike madje thuhet se Zeusi ushqehej me qumėshtin e dhisė sė Amalfit qė ia sillte shqiponja, d.m.th. ishte ushqyese e zotėve… Mendohet se shqiponja ka qenė shpend, totem i adhurimit edhe nė mitologjinė e Zeusit, e kjo edhe pse ka tė bėjė me mitologjinė greke, lidhet edhe me sfondin pellazg. Shqiponjėn e pėrdor edhe Pirroja i Epirit, madje nė njė rast kur korr njė fitore nė Itali luftėtarėt i drejtohen me nofkėn ‘shqiponjė’ ndėrsa ai ua kthen: ‘Unė jam shqiponjė, por ju jeni krahėt e mi’. Prandaj, ai e pėrdorte shqiponjėn si simbol tė madhėshtisė sė tij. Shqiponjėn e hasim edhe nė Perandorinė Romake e atė Bizantine. Falė namit tė tyre, besohet se ėshtė pėrhapur edhe tek popujt e tjerė”, ka deklaruar Malaj.

    Sipas profesorit universitar, Skėnderbeu e mori kėtė simbol duke aluduar nė Pirron dhe rėndėsinė simbolike tė shqiponjės.

    “Shqiponjėn e gjejmė edhe tek shteti i parė i Arbrit nė vitet 1199-1216, kur pushtetin e ka Dinastia e Progonit me Gjinin dhe Dhimitrin. Ata ishin tė vetėdijshėm pėr kontinuitetin historik dhe tentonin t’i pėrdornin simbolet qė kishin krijuar njė lloj tradite. Traditėn e vazhdoi edhe shteti i Skėnderbeut me shqiponjėn e cila ishte stemė e Kastriotėve. Por, unė nuk mendoj qė Skėnderbeu atė e mori sepse ishte bizantine, sepse nė ato vite Bizanti ishte nė rėnie e sipėr. Ai e mori atė duke aluduar nė Pirron dhe rėndėsinė simbolikė tė Shqiponjės. Pėrdorimi i saj nuk ėshtė i rastėsishėm, por vazhdimėsi e pėrdorimit tė saj nga figura historike shqiptare. Pėrveēse strateg, Skėnderbeu ishte edhe njeri i dijshėm”, deklaron Mala.

    Versione tė ndryshme nga historianė e studiues jepen edhe pėr simbolikėn dykrenore tė shqiponjės me dy koka.

    “Disa mendojnė se simbolizon lindjen dhe perėndimin, pėrkatėsisht shikimin kah lindja dhe perėndimi. Mirėpo, atė e kanė edhe popuj tė tjerė. Nė kuptimin simbolik e etnografik, simbolizon forcėn e kontrollin nga tė gjitha anėt, mbajtjen nėn kontroll tė tėrė hapėsirės e shikimin. Pra, si shqiponjė dominuese qė dominon nga tė dy anėt e ja japin edhe njė forcė mė tė madhe mendore. Kėshtu e krijon edhe njė simetri dhe duket mė bukur. Por nuk ka shpjegim 100 % tė saktė”, ka deklaruar Mala.

    Sipas tij, ndėrrimi i formės sė shqiponjės nė flamur gjatė viteve nuk nėnkupton diēka qė duhet theksuar, por kjo mė shumė ėshtė bėrė pėr arsye stilistike.

    “Ju mund ta shihni se shqiponjėn e ka simbol edhe policia. Por, shqiponja e cila simbolizon kombin shqiptar, pavarėsisht se e ka ndryshuar formėn, nuk e ka ndryshuar bėrthamėn apo esencėn. Kjo mendoj se ėshtė bėrė mė shumė pėr arsye stilistike tė cilat janė bėrė nė mėnyrė institucionale e ligjore, qė tė duket mė mirė. Bazike ėshtė ngjyra dhe pėrmbajtja”, ėshtė shprehur historiani.

    Sa i pėrket ngjyrave tė flamurit, Mala thotė se nuk ka ndonjė shpjegim tė veēantė pėrveē asaj qė e kuqja paraqet gjakun dhe e zeza, ngjyrėn e shqiponjės. Por ai e jep edhe njė shpjegim tjetėr.

    “Mos tė dalim pėrtej rrafshit shkencor ku thuhet se e kuqja paraqet gjakun dhe e zeza-ngjyrėn e shqiponjės. Por, duhet theksuar se e kuqja dhe e zeza pėrputhen dhe krijojnė kontrast tė bukur, nė aspektin artistik. Nė aspektin historik, nuk ka shpjegim”, ka pėrfunduar ai. /zėri
     

  2. #2
    ◕‿◕ fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Hope
    Antarėsuar nė
    Mar 2018
    Postime
    587
    Forca e Rrespektit
    197
    Njofta sot nje trazovace 8 vj, nga Elbasani, e me tregoj qe ishte shqiptare duke bere simbolin e flamurit me dy duart
    ka lezet te degjosh shqip
     

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

fv Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •