Spartak Ngjela hedh nė treg “Hakmarrjen e njė gruaje”

48418594_528739940962993_724236420746575872_n-1.jpg



Historia e njė gruaje qė kėrkon tė hakmerret. Kjo ėshtė fabula ku orvatet romani mė i ri i avokat Spartak Ngjelės i cili tashmė mund tė gjendet nė tė gjitha libraritė. Kjo nuk ėshtė pėrvoja e parė e Spartak Ngjelės me shkrimin.

“Tė gjithė e njohin pasionin e avokatit pėr letėrsinė por ky pasion i ka rrėnjėt nė njė komunikim tė hershėm qė ai ka pasur me shkrimin. Jam njohur me disa dorėshkrime tė shkruara gjatė kohės qė burgut qė sjellin profilin e njė shkrimtari qė shumė pak e njohim, dhe qė vetė Ngjela kėrkon ta tregojė shumė pak. Romani “Helena R” qė ai shkroi pas viteve 90-tė apo “Shpella e vdekjes” janė dy proza qė duhet ti rikthehen vėmendjes sė kritikės” , thotė Alda Bardhyli e cila ėshtė dhe redaktorja e librit mė tė ri.

Sipas saj i gjithė libri tregon historinė e njė gruaje qė quhet Sofie Rasku. “Sofie Rasku nuk ėshtė vetėm njė grua e bukur por dhe njė grua aspak e zakonshme. Pėrmes saj Ngjela evokon historinė e njė periudhe tė errėt siē ishte komunizmi nė Shqipėri duke e treguar kėtė periudhė pėrmes raporteve delikate njerėzore.

Pėrmes letėrsisė hidhet dritė pėr njė nga krimet mė tė forta tė bėra gjatė diktaturės siē ėshtė pėrdhunimi i femrave nga njerėz tė pushtetit. Shumė pak flitet pėr histori qė tė gjithė i kemi dėgjuar tryezave, por qė pėrmes historisė sė Sofie Raskut, Ngjela denoncon njė nga krimet mė tė shėmtuara”, thotė Bardhyli.

Sipas saj nuk ėshtė vetėm historia ajo qė e bėn kėtė roman interesant por dhe mėnyra e shkrimit laborimi i thellė i psikikės sė personazheve. Po ndaj kujt duhet tė hakmerret kjo grua Sofia? Ajo hakmerret ndaj pėrdhunuesit tė saj. Pas vdekjes tė sė shoqit ajo mendon vetėm kėtė gjė si tė hakmerret. E pėr ta kryer vrasjen kėrkon ndihmėn e njė burri qė gjithnjė e kishte dashur nga larg. Libri ka disa linja qė tė tėrheqin mė mėnyrėn e rrėfimit por dhe qė na njohin me personazhe qė nuk janė tė larg nė kohė.

Nuk mungon as erosi pasi sipas Ngjelės dashuria dhe krimi ecin paralelisht. “Nuk ka letėrsi tė mirė pa njė krim brenda dhe Hakmarrja e njė gruaje vjen nė tregun e botimeve si njė libėr qė jo vetėm do tė provokojė njė debat qė gjithnjė e kemi shmangur por edhe e bėn prozėn shqipe tė rikthejė vėmėndjen ndaj historisė”, thotė ajo.

(gazeta-Shqip.com)