Fundjavė e acartė, temperaturat deri nė -14 gradė

pr-650x358.jpg

I ftohti polar ka zbritur nė tė gjithė territorin e vendit tonė. Duke nisur nga mesnata e sė mėrkurės, temperaturat kanė rėnė ndjeshėm dhe zonat veriore e juglindore tė vendit janė pėrfshirė nga reshjet e dėborės dhe ngricat.

“Temperaturat mė tė ulėta janė shėnuar nė mėngjes, me -7 apo -8 gradė nė Korēė, Ersekė, Pukė dhe Kukės, ndėrsa maksimalja pritet tė shėnohet nė mesditė, kur termometri nuk do tė tregojė mė shumė se 9 apo 10 gradė nė zonat bregdetare si Saranda”, tha Adiola Bani, meteorologe.

Por, nė orėt e pasdites pritet njė rėnie tjetėr e temperaturave, sa nė zonat malore ato do tė zbresin nė -14 gradė Celsius dhe e premtja me tė shtunėn do tė jenė edhe mė tė ftohta.

“Temperaturat nė zonat malore do tė shėnojnė nga -13 gradė, kryesisht nė Bajram Curri dhe Ersekė, ndėrsa maksimumi nė kėto zona nuk do tė shkojė mė shumė se zero apo 1 gradė. Edhe nė zonat e ulėta do tė shėnojnė vlera negative, me -1 apo -2 gradė, madje edhe zonat bregdetare si Saranda, Vlora apo Durrėsi, me vlerat maksimale qė do tė arrijnė deri nė 7 apo 8 gradė”, tha Adiola Bani. Temperaturat pritet tė ngrihen fillimin e javės qė vjen.

“Nga e hėna pritet njė rritje graduale e vlerave termike nė tė dyja ekstremet, duke rikthyer vlerat normale tė dimrit, me temperatura jo mė shumė se -5 apo -6 gradė nė zonat malore dhe maksimumi 10 apo 12 gradė nė zonat e ulėta”, tha meteorologia.

Meteorologėt shpjegojnė se i ftohti i kėtyre ditėve ėshtė si pasojė e masave ajrore polare qė kanė prekur Ballkanin, pėrfshirė edhe vendin tonė.

(gazeta-Shqip.com)