Shqiptar te Bashkuar
android
Thanks Thanks:  0
Likes Likes:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 2 nga 2

Lajme nga Shqiperia , Lajme nga Vendi , Lajme nga Kosova , Analizė-Opinion , Zgjedhjet Parlamentare 2009 , Zgjedhjet Vendore 2011 , Zgjedhjet Parlamentare 2013 , Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare , Lajme kulturore , Tė fundit nga Bota e Spektaklit: Politika shqiptare si “han me dy porta”

  1. Antarėsuar nė
    Feb 2016
    Postime
    11,831
    Forca e Rrespektit
    3405

    Jump to Comments

    Politika shqiptare si “han me dy porta”

    1 Comments fv by Abis Published on 10-01-2019 22:38
    Pavarėsisht makiazhit politik qė bėn njėra apo tjetra forcė kur vjen nė pushtet, Shqipėria e ka tė pamundur tė ecė pėrpara pa nisur mė parė njė veting tė vėrtetė, tė plotė, tė thellė e tė pavarur nė tė gjithė sektorėt kryesorė tė vendit. Ėshtė e kotė t’i vijmė pėrreth me fjalė tė bukura, e tė pėrzgjedhura me kujdes, pėrsa kohė kjo ėshtė e vėrteta e madhe pėr tė cilėn ka nevojė sot njė shoqėri e zėnė prej fyti nga njerėz me xhepa tė thellė, qė ēuditėrisht nuk ju mbushen kurrė. Ata me siguri nuk njohin ideale, besojnė vetėm tek paraja dhe nuk i etiketon dot nėse janė tė njė partie apo tė njė tjetre, sepse janė shpėrndarė kudo si shushunja qė thithin ēdo ditė palcėn e kėtij vendi.

    Ky veting nuk duhet tė pėrkthehet e mjaftohet me nxjerrjen jashtė sistemit tė kėtyre njerėzve, por edhe nė hetime qė lidhen me pasurinė dhe asetet e tyre, hetim qė shpesh dėgjoj tė thuhet se duhet tė shtrihet edhe jashtė vendit, e ndoshta ata qė e artikulojnė diēka dijnė. Sigurisht kjo duhet tė pėrfshijė ata qė janė nė politikė por edhe ata qė tashmė qėndrojnė jashtė saj. Fjala aministi kaq shumė e dėshiruar nga qarqe tė caktuara nuk duhet tė ekzistojė dhe tė gjithė ata qė kanė abuzuar duhet tė shkojnė para drejtėsisė.

    Kėshtu duhet ta ndodhė nė politikėn tonė qė ėshtė bėrė si han me dy porta, ku nuk merret vesh se kush hyn e kush del, kėshtu duhet tė ndodhė nė arsim ku drejtuesit nė universitete janė fryrė sa nuk e di si nuk plasin, po kėshtu edhe nė shėndetėsi, padyshim edhe nė media e kudo. Metastazat janė pėrhapur nė trupin e kėtij vendi dhe duhen eleminuar nė thellėsi, ndryshe sėmundja do tė vijojė tė jetė aty, e fshehur dhe e gatshme tė pėrsėritet nė rastin mė tė parė.

    Pa veting tė vėrtetė e tė pavarur ky vend nuk mund tė ecė pėrpara, nuk mund tė ndėrtojė njė tė ardhme. Sigurisht kėto procese nuk duhet tė kenė ngjyra, duhet tė shkojnė pėrtej retorikės politike dhe t’i zėnė pėr zverku tė gjithė ata qė kanė abuzuar dhe sot fėrkojnė barkun e nginjur, krenarė pėr hajdutėrinė e tyre.

    Kjo ėshtė e vetmja zgjidhje dhe kjo nuk ndryshon duke hequr njė tė korruptuar e duke sjellė njė tjetėr, kjo ndryshon duke i treguar tė gjithė hapur nė dritė tė diellit.

    Diferencėn mė pas e kemi vetė ne dorė pėr ta bėrė!
    Nga Marin Mema


    🦂



    🐾

  2. Total Comments 1

    Comments

  3. #2
    Super Moderator fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv fv Avatari i Drejtori
    Antarėsuar nė
    Apr 2017
    Vendodhja
    Ne zemren e femrave te bukura..
    Postime
    6,753
    Forca e Rrespektit
    615
    Persa kohe politikanet zgjidhen me menyre si ra dakord Rama me Salen me 2008 jo han por shpelle me dy porta jane pasi nuk kane asnje pergjegjsi ndaj elektorait duke qene se zgjidhen me liste te propozuar nga kryetari.
    Tė njohėsh tė tjerėt ėshtė menēuri. Tė njohėsh veten ėshtė urtėsia mė e madhe. Ti imponohesh vullnetit tė tė tjerėve ėshtė forcė. Ti imponohesh vetes ėshtė forca mė e madhe – (Une dora vet)

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

fv Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •